Lajmet

Profesori i UBT-së, Bahri Gashi, pjesë e rrjetit prestigjioz ndërkombëtar të recensimit shkencor në Taylor & Francis

Published

on

Profesori i Fakultetit të Studimeve të Sigurisë në UBT, Bahri Gashi, është ftuar të kontribuojë si recensues i punimeve shkencore ndërkombëtare në një nga platformat më prestigjioze botërore të botimeve akademike, Taylor & Francis, me seli në Mbretërinë e Bashkuar.

Në këtë rol të rëndësishëm, profesori Gashi do të angazhohet në recensimin e artikujve shkencorë në fusha strategjike si:

  • Inteligjenca dhe Kundërinteligjenca;
  • Siguria Kombëtare;
  • Mbrojtja dhe Politikat e Sigurisë.

Kontributi i tij do të jepet në kuadër të revistës akademike të specializuar “International Journal of Intelligence and CounterIntelligence”, një revistë e indeksuar në platformat më të larta ndërkombëtare të certifikimit shkencor, e cila gëzon reputacion të lartë në komunitetin akademik dhe profesional të sigurisë.

Ky angazhim i profesorit të UBT-së është një dëshmi e qartë se UBT po fuqizon gjithnjë e më shumë praninë e tij në skenën ndërkombëtare të kërkimit shkencor, duke rritur besueshmërinë e akademikëve të saj dhe duke kontribuar në zhvillimin e fushave të rëndësishme për sigurinë dhe mbrojtjen në nivel global.

Lajmet

​Murati pas takimit për pagën minimale: Rritja duhet të marrë parasysh kushtet e tregut

Published

on

By

Ministri në detyrë i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, ka zhvilluar sot një takim konsultues me dhomat ekonomike, me përfaqësues të sindikatave të punëtorëve të sektorit privat në kuadër të dialogut social për çështjen e rritjes së pagës minimale.

Murati ka shkruar në Facebook tha se nga ky takim ka dëgjuar propozimet dhe sugjerimet e përfaqësuesve të sindikatave të cilët e mbështetën rritjen e pagës minimale, e po ashtu edhe rekomandimet që erdhën nga përfaqësuesit e bizneseve që kishin të bëjnë me nevojën për më shumë konsultime dhe pagë minimale të përshkallëzuar.

Paga minimale është instrument i rëndësishëm që synon të mbrojë punëtorët nga praktikat jo të mira, por njëkohësisht rritja e saj duhet të marrë parasysh kushtet e tregut dhe kapacitetin absorbues të ndërmarrjeve,” ka theksuar Murati.

Ai rikujtoi se Qeveria aktuale e ka rritur pagën minimale për herë të parë pas më shumë se një dekade stagnimi dhe se rishikimi i saj do të bëhet çdo vit, sipas zotimeve të dhëna më herët.

Nga takimi dola më i informuar dhe do t’i kem parasysh të gjitha sugjerimet dhe rekomandimet kur të bëj propozimin e pagës minimale të re për miratim në Qeveri,” tha Murati, duke falënderuar pjesëmarrësit për kontributin e tyre në proces.

Aktualisht paga minimale në vendin tonë është 350 euro bruto. Kjo rritje u bë në gusht të vitit të kaluar, disa ditë pasi hyri në fuqi Ligji për pagën minimale, i cili parashihte një rritje të pagës minimale në 264 euro bruto. Deri në fuqizimin e Ligjit të ri, paga minimale në Kosovë ishte 130 euro për punëtorët nën 35 vjeç dhe 170 euro për punëtorët deri në 65 vjeç.

Ndërsa, më 26 tetor kryeministri në detyrë Albin Kurti në seancën e jashtëzakonshme ku dështoi formimi i qeverisë së re, përmendi edhe rritjen e pagës minimale në 500 euro./KP

Continue Reading

Lajmet

​Basha: Nuk ka dakordim për themelimin e komisioneve parlamentare

Published

on

By

Kryeparlamentari Dimal Basha ka thënë se në takimin e sotëm të Kryesisë së Kuvendit nuk është gjetur pajtueshmëri për t’i themeluar komisionet parlamentare.

Basha tha se për shkak të rrethanave të jashtëzakonshme, e ka parë të nevojshme për funksionalizimin e Kuvendit pavarësisht mos formimit të qeverisë së re.

Madje, Basha para mediave tha se kishte planifikuar që nesër të thërret seancë të jashtëzakonshme.

Po rrezikohet buxheti për RTK-në, si buxheti për vitin 2025 për komunën e Prishtinës, Gjilanit dhe Zubin Potokun, e po ashtu buxheti i shtetit për vitin 2026”, tha Basha.

Kryesia e Kuvendit u takua sot, një ditë para takimit të ftuar nga presidentja Vjosa Osmani, me liderët e partive politike, pas dështimit të formimit të qeverisë nga Lëvizja Vetëvendosje. E para e vendit duhet t’i jep shansin një kandidati tjetër për formimin e qeverisë dhe nëse kjo dështon sërish, atëherë sipas afateve kushtetuese duhet të shpallen zgjedhjet e reja brenda 40 ditëve./KP

Continue Reading

Lajmet

Haxhiu: Nesër marrim pjesë në takimin e presidentes, do të ketë Qeveri “Kurti 3”

Published

on

By

Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Vetëvendosjes, Albulena Haxhiu ka thënë se do të marrin pjesë në takimin të cilin e ka thirrur Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani. Ajo tha se do të ketë Qeveri “Kurti 3” dhe nuk mbështesin një qeveri teknike.

Nesër ne do të jemi në takimin e thirrur nga Presidentja Osmani. Nesër do ta japim qëndrimin e VV-së. Edhe nje here qëndrimin në raport me këtë do ta japim nesër”, tha ajo pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit.

E pyetur në atë se si nuk i kanë votat për Qeverinë, ndonëse ishin shprehur të bindur deri kur u përballën me 26 dhjetor në Kuvend me këtë, ajo insiston se do të bëhet  Qeveria “Kurti 3”

Ajo do të bëhet natyrisht që do të këtë qeveri Kurti 3”, tha ajo.

Sa i përket nënshkrimeve ajo ka thënë se, “Nuk ka nënshkrime, unë në as një letër nuk kam vendosur nënshkrimin përveç ne themelimin e grupeve parlamentare, unë e kam vendosur nënshkrim në këtë letër. Nëse do të këtë ndonjë veprim tjetër nga VV do të ju njoftoj deri tani kam vendosur nënshkrim për formimin e grupeve parlamentare”.

Ajo e ka bërë të qartë që nuk përkrahin qeverinë teknike.

Nuk e përkrahmi një qeveri teknike. Qytetarët e kanë vendosur, qytetarët e kanë votuara Kurtin. N qoftë se nuk do të këtë numra vendi do të shkojë në zgjedhje të parakohshme”, tha Haxhiu./EO

Continue Reading

Lajmet

Chelsea synon Panichelli që po shkëlqen në Ligue 1

Published

on

Me nëntë gola në dhjetë ndeshje në Ligue 1, Joaquin Panichelli ka tërhequr vëmendjen e klubeve më të mëdha evropiane.

Sulmuesi argjentinas, 23 vjeç, është duke shkëlqyer te RC Strasbourg, duke përfshirë së fundmi edhe një performancë të jashtëzakonshme kundër PSG.

Chelsea FC po punon për ta sjellë Panichellin në Londër në afatin e verës. Raportet e klubit londinez me Strasbourg mund ta bëjë transferimin më të lehtë./S.K/EO/

Continue Reading

Të kërkuara