Lajmet nga UBT

Profesorët e UBT-së morën pjesë në aktivitete dyditore në Shqipëri në kuadër të projektit dypalësh Kosovë – Shqipëri

Përgjatë kësaj vizite, në ambientet e Universitetit Bujqësor të Tiranës u organizua punëtoria e dytë në kuadër të projektit dypalësh Shqipëri – Kosovë.

Published

on

Profesorët nga Departamenti i Shkencave të Ushqimit dhe Bioteknologjisë dhe Agrikulturës në kuadër të projektit dypalësh Kosovë – Shqipëri me qëllim “Vlerësimi i Indikatorëve të Monitorimit të Cilësisë së Ujërave të Shkarkimit që Gjenerohen nga Industria Agro – Ushqimore”, projekt ky i financuar nga Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit në Kosovë dhe Agjencia Kombëtare e Kërkimit Shkencor dhe Inovacionit (AKKSHI) morën pjesë në aktivitete dyditore në Shqipëri.

Me këtë rast grupi i UBT-së i përbërë nga dekani i Fakultetit Shkenca të Ushqimit dhe Bioteknologjisë dhe Agrikulturës, Fidan Feka, profesoresha njëherit koordinatorja e projektit për Kosovë, Emine Daci – Zejnullahu dhe profesoresha Luljeta Ajdini, vizituan industri ushqimore si industri të përpunimit të mishit, vajit të ullirit dhe kompaninë “Cola – Cola Bottling Shqipëria”.

Përgjatë kësaj vizite, në ambientet e Universitetit Bujqësor të Tiranës u organizua punëtoria e dytë në kuadër të projektit dypalësh Shqipëri – Kosovë, ku të pranishëm ishin edhe studentët e ciklit të dytë master profesional “Analizat e Ushqimit”, teksa fokusi i kësaj punëtorie ishte prezantimi i rezultateve të arritura në vitin e parë të implementimit të projektit dhe rëndësia në menaxhimin e mbetjeve industria ushqimore përmes zbatimit të praktikave të mira të prodhimit.

Gjatë këtij aktiviteti studentët shfaqën interes në lidhje me “Valorizimin e mbetjeve të gjeneruara nga industria ushqimore dhe rëndësinë e aplikimit të tyre si përbërës funksional në produkte ushqimore”, si dhe u diskutuan edhe format konkrete të bashkëpunimit për aktivitet në të ardhmen si në mes dy institucioneve arsimore në pjesën akademike dhe në mes të studentëve.

Lajmet

Publikohet në revistën ndërkombëtare “Pharmacoepidemiology” studimi i profesorëve të UBT-së për sigurinë e barnave të hipertensionit

Published

on

By

Një studim i ri farmakoepidemiologjik i realizuar nga profesorët e UBT-së, Arieta Hasani Alidema dhe Fitim Alidema, ka sjellë të dhëna me rëndësi mbi përdorimin, sigurinë dhe rivlerësimin e hershëm klinik të terapisë antihipertensive në kujdesin parësor shëndetësor.

Hulumtimi shkencor, i publikuar në revistën ndërkombëtare “Pharmacoepidemiology“, bazohet në analizën e 1,212 pacientëve të rritur me hipertension arterial, të trajtuar në kujdesin parësor gjatë periudhës janar 2024 – korrik 2026. Mosha mesatare e pacientëve të përfshirë në studim ishte 63.4 vjeç, ku 60.8% e tyre ishin gra dhe 80.1% banorë të zonave rurale, ndërsa mbi 82% e tyre vuanin nga hipertensioni i shkallës së dytë dhe të tretë.

Sipas gjetjeve të studimit, bari më i përshkruar nga mjekët ishte Losartani 40 mg në 56.4% të rasteve, i ndjekur nga Lisinoprili 5 mg me 25.7%. Reaksionet e padëshiruara nga barnat u dokumentuan te 25.2% e pacientëve, duke treguar dallime të ndjeshme statistikore ndërmjet klasave të ndryshme të antihipertensivëve. Në veçanti, analizat treguan se bllokuesit e kanaleve të kalciumit shoqëroheshin me mundësi më të larta për shfaqjen e efekteve anësore, ndërsa përdorimi i statinave dhe trajtimi kronik i rregullt lidheshin me një shkallë më të ulët të këtyre reaksioneve.

Gjithashtu, studimi nxori në pah se rivlerësimi i hershëm klinik brenda 7 deri në 30 ditë u realizua te 96.9% e pacientëve me përcjellje të dokumentuar, çka dëshmon rëndësinë e monitorimit të afërt. Përmes këtij hulumtimi, profesorët e UBT-së nënvizojnë nevojën për një qasje të individualizuar dhe ndjekje të strukturuar të pacientëve në mjekësinë familjare, me qëllim optimizimin e trajtimit dhe rritjen e sigurisë shëndetësore.

Continue Reading

Lajmet

15 profesorë të UBT-së renditen të parët në Kosovë në Scholarly Index 2026

Published

on

By

UBT ka shënuar rezultate të rëndësishme në Scholarly Index Top1000 Scholar 2026, ku 15 profesorë të universitetit janë renditur në vendin e parë në Kosovë në të paktën një temë kërkimore.

Në mesin e tyre janë:

Alban Kuriqi, Hyrije Koraqi, Ridvan Peshkopia, Visar Krelani, Gazmend Temaj, Pajtim Bytyçi, Burhan Reshat Rexhepi, Milaim Berisha, Kujtim Lepaja, Demokrat Nuha, Xhevahire Millaku, Liridon Kryeziu, Alfred Marleku, Nuredin Lutfiu dhe Kristina Perkola.

Këto renditje mbulojnë fusha të ndryshme të kërkimit, përfshirë inxhinierinë, ujërat dhe mjedisin, biznesin, shkencat sociale, shkencat ushqimore, arsimin, gjuhësinë dhe fusha të tjera.

Në nivel ndërkombëtar, profesorët e UBT-së kanë arritur gjithashtu pozita të larta. Prof. Dr. Alban Kuriqi ka shënuar pozitën më të lartë globale në mesin e profesorëve të UBT-së të paraqitur në këto renditje, duke u renditur i 8-ti në botë në temën “Hydrology and Sediment Transport Processes” për periudhën 2021–2025.

Po ashtu, Kristina Perkola është renditur #71 në botë, ndërsa Burhan Reshat Rexhepi #81, në temat e tyre përkatëse.

Këto rezultate tregojnë një prani të fortë të profesorëve të UBT-së si në nivel kombëtar, ashtu edhe ndërkombëtar, dhe përforcojnë dukshmërinë e universitetit në kërkimin shkencor.

 

Continue Reading

Lajmet

UBT zhvillon sesion informues për Kualifikimin Profesional Zhvillues i Aplikacioneve me Integrimin e AI-së

Published

on

By

Në Parkun Shkencor, Inovativ dhe Teknologjik të UBT-së është mbajtur dje një sesion informues për Kualifikimin Profesional Zhvillues i Aplikacioneve me Integrimin e Inteligjencës Artificiale, ku studentë dhe të interesuar të tjerë u njohën nga afër me programin, mundësitë profesionale dhe infrastrukturën moderne që ofron UBT.

Studentët u mirëpritën nga Rektori i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi, si dhe Drejtori i Departamentit për Edukim dhe Zhvillim Profesional në UBT, Prof. Dr. Besnik Skenderi, dhe Drejtori i Infrastrukturës, Murat Retkoceri, ku prezantuan programin dhe mundësitë që ai ofron, ndërsa pjesëmarrësit vizituan ambientet e laboratorëve dhe u njohën nga afër me pajisjet dhe teknologjitë moderne që do të përdoren gjatë ligjëratave, ushtrimeve dhe punës praktike.

Programi i mbështetur nga Regional Challenge Fund, synon zhvillimin e aftësive profesionale në fushën e zhvillimit të aplikacioneve, duke e integruar Inteligjencën Artificiale në procesin e të nxënit dhe praktikës profesionale. Kualifikimi Profesional Zhvillues i Aplikacioneve është e orientuar drejt përgatitjes së profesionistëve për role në industrinë e teknologjisë së informacionit dhe zhvillohet në katër semestra.

Përmes këtij programi, studentët do të kenë mundësi të zhvillojnë aftësi praktike në teknologji, programim dhe Inteligjencë Artificiale, krahas studimeve të tyre, në një mjedis të pajisur me infrastrukturë moderne dhe teknologji bashkëkohore.

Continue Reading

Lajmet

Edhe pak vende të lira në UBT: 20% bursë në disa nga programet kryesore

Published

on

By

Edhe pak vende të lira në UBT: 20% bursë në disa nga programet kryesore

Të gjithë të interesuarit që synojnë të bëhen pjesë e UBT-së, institucionit lider të arsimit të lartë në Kosovë dhe platformës më të madhe arsimore e inovative në rajon — janë vetëm një hap larg fillimit të rrugëtimit të tyre akademik.

Në UBT kanë mbetur edhe pak vende te lira në disa nga programet me të kërkuara dhe inovative të momentit, më mundësi zhvillimi në karrierë.

Më qëllim për t’i mbështetur studentët e rinj, UBT ofron 20 për qind bursë studimi për të tri vitet e akademike në programe specifike si: Shëndet Publik dhe Shkenca Mjekësore, Menaxhimi i Patundshmërive dhe Infrastrukturës (Real Estate), Inxhinieri Ndërtimore dhe Infrastrukture, Inxhinieri e Energjisë, Artet dhe Mediat Digjitale, Media dhe Komunikim, Shkenca të Sportit dhe të Lëvizjes, Shkenca të Ushqimit dhe Bioteknologji, Turizëm, Shkenca Politike, si dhe në degën e Gjuhës Angleze.

  • Shëndet Publik dhe Shkenca Mjekësore – një nga sektorët më vitalë e me kërkesë të vazhdueshme globale.
  • Menaxhimi i Patundshmërive dhe Infrastrukturës (Real Estate) – i vetmi program i këtij lloji që përgatit profesionistë për tregun dinamik të punës.
  • Inxhinieri Ndërtimore dhe Infrastrukturës si dhe Inxhinieri e Energjisë – dy degë kyçe për zhvillimin e qëndrueshëm dhe teknologjik.
  • Artet dhe Mediat Digjitale – për të gjithë të apasionuarit pas dizajnit, komunikimit vizual dhe teknologjive kreative.
  • Media dhe Komunikim – një program që ofron punësim të garantuar edhe përbrenda UBT-së, në UBT News, UBT TV, Campus Radio dhe Media Group.
  • Shkenca të Sportit dhe të Lëvizjes – për të gjithë ata që kanë talent në ndonjë nga fushat e sportit dhe dëshirojnë të avancojnë tutje.
  • Shkenca Politike – për të rinjtë që synojnë të ndërtojnë karrierë në institucione publike, administratë, diplomaci, organizata ndërkombëtare, organizata joqeveritare dhe fusha të politikave publike.
  • Turizëm – program për ata që dëshirojnë të zhvillojnë karrierë në një nga sektorët me potencial të madh zhvillimi, duke u përgatitur për mundësi në hoteleri, agjenci turistike, menaxhim destinacionesh dhe industrinë e mikpritjes.
  • Shkenca të Ushqimit dhe Bioteknologji – për të rinjtë që duan të ndërtojnë karrierë në industrinë ushqimore, bioteknologji, laboratorë, kontrollin e cilësisë, sigurinë ushqimore dhe zhvillimin e produkteve të reja.
  • Gjuhë Angleze – program i cili u hap dyert studentëve për karrierë e mundësi ndërkombëtare.

Përveç në Prishtinë, kërkesë e lartë për regjistrim është shënuar edhe në kampuset rajonale të UBT-së, ku numri i vendeve të mbetura po shkon drejt përmbylljes së plotë të listave.

Veçanërisht në qytetin e Prizrenit, kanë mbetur vetëm edhe pak vende të lira në tre nga programet më të kërkuara: Shkenca Kompjuterike, Juridik, si dhe Arkitekturë dhe Planifikim Hapësinor.

Gjithashtu, procesi i regjistrimeve është drejt fundit edhe për një varg programesh të tjera me karakter të lartë praktik e aplikativ, si: Sistemet e Informacionit, Inxhinieria e Mekatronikës, Studimet e Sigurisë, si dhe në programin unik Muzikë Moderne, Produksion Digjital dhe Menaxhment.

UBT fton të gjithë maturantët dhe studentët e ardhshëm që të shfrytëzojnë këtë mundësi të fundit, të vizitojnë kampuset e UBT-së apo të aplikojnë online për të siguruar vendin e tyre në një nga universitetet më të meituruara për cilësi, infrastrukturë moderne dhe shkallë të lartë të punësimit të diplomuarve.

Eja dhe siguro vendin tënd, duke aplikuar tani online: APLIKIMI ONLIN

 

Continue Reading

Të kërkuara