Lajmet nga UBT

Profesoresha nga Shqipëria, Raimonda Sallaku Nelku ndan përvojën e saj në fushën e gazetarisë me studentët e UBT-së

Tema e diskutimit të saj me studentët e UBT-së ishte: “Eksperienca njerëzore – Dokumentari dhe fuqia e tij televizive”, ku ndër të tjera u shfaq dhe dokumentari që ajo ka realizuar, “Sotiri – Fotografi midis dy botëve”.

Publikuar

Në Parkun Shkencor Inovativ të UBT-së në Lipjan qëndroi për vizitë profesoresha e Fakultetit të Historisë dhe Filologjisë në Departamentin e Gazetarisë dhe Komunikimit në Universitetin e Tiranës, Dr. Raimonda Sallaku Nelku, me ç’rast zhvilloi një diskutim të hapur me studentët e UBT-së.

Tema e diskutimit të saj me studentët e UBT-së ishte: “Eksperienca njerëzore – Dokumentari dhe fuqia e tij televizive”, ku ndër të tjera u shfaq dhe dokumentari që ajo ka realizuar, “Sotiri – Fotografi midis dy botëve”.

Gjatë diskutimit, studentët morën informacione të dobishme dhe u nxitën të eksplorojnë më tej botën e dokumentarëve dhe televizionit. Kjo ishte një mundësi e veçantë për ta bërë këtë, pasi profesoresha Raimonda Sallaku Nelku ka një përvojë të gjerë dhe një nivel të lartë të kompetencës në këtë fushë.

Lajmet nga UBT

UBT i vetmi institucion në rajon që zbaton Net O Energy

Publikuar

nga

Parku Shkencor Inovativ i UBT-së është i pari dhe i vetmi kampus në rajon që ka të integruar Net 0 Energy, përmes së cilës kombinohet efiçienca e energjisë dhe prodhimi i energjisë së ripërtritshme, tha Rektori i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi në Forumin për Investime të Qëndrueshme të organizuar nga Këshilli i Investitorëve Evropianë.

“Net 0 Energy Campus” do të mundësojë konsumimin e energjisë për aq sa prodhohet në vend nëpërmjet burimeve të ripërtëritshme, në këtë rast panelëve solar, pa pasur nevojë që të shfrytëzojë ndonjë burim tjetër të energjisë.

“Ky sistem i ri i energjisë, i gërshetuar me teknologjinë më të fundit që ka në dispozicion UBT, është një inovacion që ndihmon jashtëzakonisht shumë në efikasitetin, qëndrueshmërinë dhe produktivitetin në mësim dhe punë”, tha Rektori Hajrizi.

Në panelin me temë: “Mobilizimi i kapitalit publik dhe privat për të përshpejtuar investimet e qëndrueshme”, Rektori Hajrizi tregoi se UBT ka të akredituara programe dhe po nxjerr kuadro të cilët janë në gjendje të menaxhojnë tregjet e reja të energjisë në përputhje me nevojat shoqërore të këtij profili. Studentët në këtë institucion përfitojnë edukim cilësor në këtë fushë, po këta studentë kanë perspektivë në tregun e punës.

Vazhdo të lexosh

Lajmet nga UBT

Kongresi i Tretë i Forenzikës Kosovë – Turqi u mbajt në UBT – solli shumë të gjetura shkencore në fushën e forenzikës

Publikuar

nga

Kongresi i Tretë i Forenzikës Kosovë – Turqi u zhvillua në sesione të ndara në UBT, me qëllim të prezantimit të temave të ndryshme që kishin të bëjnë kryesisht me zhvillimin e shkencave mjekësore dhe forenzikës, në mes dy shteteve.

Sesioni i parë u hap nga Prof. Dr. Muhammet Fevzi Polat, Shef i Departamentit të Shkencave Bazë Mjekësore, Departamenti i Biokimisë Mjekësore në Universitetin “Yozgat Bozok”, në Turqi, si dhe Prof. Dr. Sevinç Polat, nga Universiteti “Yozgat Bozok”, Dekani i Fakultetit të Shkencave Shëndetësore – Shoqata e Shkencëtarëve Ligjor, Bashkëkryetar i Komisionit të Infermierisë Ligjore në Turqi.

Tema e cila u trajtua në këtë sesion ishte: “What is this Forensic Science?” – nga Prof. Dr. İ. Hamit Hanci, President i Asociacionit të Shkencave të Forenzikës në Turqi, si dhe nga Departamenti i Mjekësisë dhe Mjekësisë Ligjore në Universitetin “İzmir Kâtip Çelebi”.

Paneli tjetër në Kongresin e Tretë të Forenzikës Kosovë – Turqi, solli shumë të gjetura shkencore të rëndësishme në fushën e forenzikës. Ky panel ka tërhequr vëmendjen e studiuesve nga brenda dhe jashtë vendit.

Paneli u udhëhoq nga Prof. Dr. Blerim Krasniqi nga UBT dhe Ass. Prof. Cengiz Çesko, Drejtor i Institutit të Shkencave Ligjore në UBT. Gjatë këtij sesioni, u prezantuan disa punime të rëndësishme shkencore:

Prof. Dr. Edmond Hajrizi, Rektor i UBT-së, prezantoi temën “UBT Smart City as a Convergence Platform for Forensics Education and Research, UBT Institute of Forensics, Kosovo Forensic Toxicology”, ky punim diskutoi platformën e qytetit të mençur të UBT-së si një platformë konvergjente për edukimin dhe kërkimin në forenzikë. Kjo platformë mundëson integrimin e teknologjive të avancuara për të përmirësuar praktikat forenzike dhe edukimin e studentëve në këtë fushë.

Prof. Dr. Sinem Ezgi Turunç Özoğlu nga Fakulteti i Farmacisë në Universitetin “Izmir Kâtip Çelebi”, në Turqi, prezantoi temën “Forensic Toxicology”.

Prof. Dr. L. Didem Kozacı nga Fakulteti i Mjekësisë në Universitetin Yıldırım Beyazıt, Turqi, prezantoi një punim mbi “Forensic Fragrance”.

Prof. Dr. Ercan Seyhan, kolonel i pensionuar nga Xhandarmëria dhe profesor në Universitetin Hasan Kalyoncu në Gaziantep, Turqi, prezantoi temën “Post Blast Investigation”.

Paneli i dytë i Kongresit të 3-të të Forenzikës në Kosovë dhe Turqi u drejtua nga Prof. Dr. Ayşegül Taylan Özkan nga Fakulteti i Mjekësisë në “TOBB-ETÜ”, Departamenti i Mikrobiologjisë Mjekësore në Turqi, dhe Prof. Dr. Elmi Kelmendi nga UBT.

Punimet e prezantuara:

  • “Bite Mark Analysis” – Prof. Dr. İrfan Karadede, nga Fakulteti i Stomatologjisë në Universitetin “İzmir Kâtip Çelebi” dhe Assoc. Prof. Dr. Beyza Karadede Ünal, nga Universiteti “İzmir Kâtip Çelebi” në Turqi;
  • “Forensic Dentistry and Identification” – Dr. Dt. Müge Ağir – nga Ministria e Shëndetësisë në Turqi;
  • “Possible Misidentification Applying ‘Classic Identification Methods’” – Prof. Dr. Arsim Gërxhaliu – nga UBT, Kosovë;
  • “Current CBRN Threat on Balkan Countries and Proposals for an Effective Multinational Counter-Response” – Prof. Dr. Levent Kenar – Anëtar i Fakultetit të Degës Mjekësore CBRN të Universitetit të Shkencave Shëndetësore – Drejtues i Mbrojtjes CBRN – Kryetar i Komisionit CBRN të Shoqatës së Mjekëve Ligjor në Turqi.

Ky kongres ka ofruar një platformë të rëndësishme për ndarjen e njohurive dhe zhvillimeve të fundit në fushën e forenzikës, duke ndihmuar në avancimin e kërkimeve dhe praktikave në këtë disiplinë.

Sesioni i tretë u udhëhoq nga Prof. Dr. Ercan Seyhan – kolonel i pensionuar nga Xhandarmëria dhe profesor në Universitetin Hasan Kalyoncu në Gaziantep, Turqi dhe Prof. Dr. L Didem Kozaci – nga Departamenti i Biokimisë Mjekësore, Fakulteti i Mjekësisë, Universiteti “Yıldırım Beyazıt”, në Turqi.

Punimet e prezantuara:

  • “Dental Age Assessment through Machine Learning Approach” – Dr. Valon Nushi – Universiteti i Lisbonës, Fakulteti i Mjekësisë, Diplomë në Kursin e Specializimit në Odontologji Ligjore në Universitetin e Lisbonës, Fakulteti i Mjekësisë;
  • “Forensic Science in Biology” – Prof. Dr. Fulya Tekşen – Universiteti i Ankarasë, Fakulteti i Mjekësisë, Turqi;
  • “Parasites as Biological Weapons” – Prof. Dr. Ayşegül Taylan Özkan – TOBB-ETÜ Fakulteti i Mjekësisë, Departamenti i Mikrobiologjisë Mjekësore, Turqi;
  • “Psychological Disorders in Women Who Commit Crimes” – Prof. Dr. Hatice Demirbaş – Ankara, Universiteti Haci Bayram, Departamenti i Psikologjisë.

Sesioni i katër u udhëhoq nga Prof. Dr. Levent Kenar – Anëtar i Fakultetit të Degës Mjekësore CBRN të Universitetit të Shkencave Shëndetësore – Drejtues i Mbrojtjes CBRN – Kryetar i Komisionit CBRN të Shoqatës së Shkencëtarëve Ligjor dhe Ass. Prof. Hyrije Koraqi – nga UBT, Kosovë.

Punimet e prezantuara:

  • “Forensic Chemistry and Forensic Biochemistry” – Prof. Dr. M. Fevzi Polat – Universiteti “Yozgat Bozok”, Fakulteti i Mjekësisë, Departamenti i Biokimisë Mjekësore, Shef i Departamentit të Shkencave Bazë Mjekësore, Turqi;
  • “Forensic Science” – Prof. Dr. Elmi Kelmendi – UBT, Kosovë;
  • “Sentencing “Crimmigrants” Turkish and EU Perpectives” – Lawyer Selin Örsçelik, Oda e Avokatëve të Ankarasë, Turqi;
  • “Estimating Muzzle-to-Target Shooting Distance with 7.62X39 mm Cartridges on Target Fabrics: A Confirmation Protocol Using SEM-EDS and FTIR” – Assoc. Prof. Dr. Bayram Yüksel – Departamenti i Mbrojtjes dhe Sigurisë së Pronës në Universitetin Giresun, Turqi.

Sesioni i pestë u udhëhoq nga Prof. Dr. Arsim Gërxhaliu – nga UBT, dhe Dr. Hüseyin Bekir, nga Greqia.

Punimet e prezantuara:

  • “Investigation of the Effect of Pesticides Used in Apple Cultivation Through PPO Enzymatic Activity” – Ass. Prof. Cengiz Çesko – Drejtor i Institutit të Shkencave Ligjore, UBT, Kosovë;
  • “Historical Process of the Special Court Established for War Crimes in Kosovo” – Bayram Pomak, Kosovë;
  • “Service Dogs Areas and Training Process” – Prof. Dr. Emine Ümran Örsçelik – “Kırıkkale University”, Fakulteti i Departamentit të Anatomisë Veterinare, Turqi;
  • “An Evaluation of Web3 Concepts and Technologies and Relation with Digital Forensics” – Prof. Dr. Blerim Krasniqi – UBT, Kosovë.

Sesioni i gjashtë u udhëhoq nga Prof. Dr. Sinem Ezgi Turunç Özoğlu – nga “Izmir Kâtip Çelebi” Fakulteti i Farmacisë, Shef i Departamentit të Biokimisë, Turqi dhe Dr. Dt. Müge Ağir – nga Ministria Turke e Shëndetësisë.

Punimet e prezantuara:

  • “Forensic Nursing in Disaster Situations” – Prof. Dr. Ayşe Gürol – Universiteti Teknik “Erzurum”, Drejtor i Institutit të Shkencave Shëndetësore, Turqi;
  • “Violence in the School Environment and the Role of the Nurse” – Prof. Dr. Sevinç Polat – Universiteti “Yozgat Bozok”, Dekan i Fakultetit të Shkencave Shëndetësore- Shoqata e Shkencëtarëve të Mjekësisë Ligjore, Bashkëkryetar i Komisionit të Infermierisë Ligjore, Turqi;
  • “Chemical Analysis of Addictive Substances” – Büşra Besler – Universiteti “Ege”, Fakulteti i Shkencave, Departamenti i Kimisë, Student i vitit të dytë, Izmir, Turqi.

Sesioni i shtatë u udhëhoq nga Prof. Dr. İrfan Karadede – nga Universiteti “İzmir Kâtip Çelebi”, Fakulteti i Stomatologjisë, Turqi, dhe Ass. Prof. Beni Kizolli – nga UBT, Kosovë.

Punimet e prezantuara:

  • “Savaşlar, Savaş Cerrahisi ve Savaşlar da Hekimin Sorumluluğu” – Prof. Dr. Gürkan Ersoy – Departamenti i Mjekësisë Emergjente, Spitali Universitar Dokuz Eylül, İzmir, Turqi;
  • “The Role of the Community Health Nurse in Prevention Juvenile Delinquency” – Prof. Dr. Yurdagül Erdem – Universiteti “Kırıkkale”, Dekan i Fakultetit të Shkencave Shëndetësore – Shoqata e Shkencëtarëve të Mjekësisë Ligjore, Kryetar i Komisionit të Infermierisë Ligjore, Turqi;
  • “Forensic Interview Rooms and Child Monitoring Centers” – Assoc. Prof. Dr. Özge Hanci – Shoqata e Avokatëve të Izmirit, Turqi;
  • “Consent in Forensic Cases” – Infermierja “Nutiye Kapan” – İzmir, Turqi.

Sesioni i tetë u udhëhoq nga Prof. Dr. Fulya Tekşen – nga Universiteti i Ankarasë, Fakulteti i Mjekësisë, Turqi dhe Prof. Dr. Hatice Demirbaş – nga Universiteti “Haci Bayram”, Departamenti i Psikologjisë nga Ankaraja e Turqisë.

Punimet e prezantuara:

  • “Kosovo’da Kamulaştırılmış Mülkün İadesi (Restitütasyon)” – Dr. Altay Suroy;
  • “Tümörlerde, Yanlış Teşhis,Yanlış Evreleme, Aileyi Yanlış Bilgilendirme” – Dr. Hüseyin Bekir, Greqi;
  • “Afetlerde Kimliklendirmede Adli Antropologların Rolü” – Tuğçe Elgün – Ankara, Turqi.

Prezantimi i parë verbal u udhëhoq nga Prof. Dr. Ayşe Gürol – Drejtor i Institutit të Shkencave Shëndetësore në Universitetin Teknik “Erzurum”, Turqi, dhe Ass. Prof. Hyrije Koraqi – UBT, Kosovë.

Punimet e prezantuara:

  • “Forensic Translation” – Fatma Zehra Nur Polat;
  • “Çok Dalga Boylu Işık Kaynakları ile Parmak İzi İnceleme” – Erdem Kara;
  • “Forensic Serology” – Betül İşiner, Prof. Dr. L. Didem Kozaci;
  • “The Investigation of The Relationship Between Fingerprint Patterns and Crime Types” – Fatma Ela Nur Polat.

Prezantimi i dytë verbal u udhëhoq nga Prof. Dr. Emine Ümran Örsçelik – nga Departamenti i Anatomisë Veterinare të Universitetit “Kırıkkale”, Turqi, dhe Bayram Pomak – Kosovë.

Punimet e prezantuara:

  • “Infection Risks of Autopsy Personnel” – Tolga Nebi Yilmaz, Nisa Kocaman, Prof. Dr. Ayşegül Taylan Özkan;
  • “Toxic Food and Beverages Offered to Children” – Prof. Dr. Muhammet Fevzi Polat, Prof. Dr. Sevinç Polat, Ass. Prof. Ayşen Caniklioğlu, Assoc. Prof. Meral Ekim, Dr. Gökhan Doğukan Akarsu;
  • “Poison and Poisoning from The Past to The Present” – Rahime Cindoruk, Deniz Eylül Şenlik, Prof. Dr. Ayşegül Taylan Özkan.

Vazhdo të lexosh

Lajmet nga UBT

Studentët e UBT-së triumfojnë në disa kategori në Festivalin e Shkathtësive Digjitale në ITP

Publikuar

nga

Ekipi i UBT-së, i përbërë nga studentët Milot Morina, Arianita Gashi dhe Gent Jusufi, ka zënë vendin e parë në Hakathonin e Smart City Solution.

Vendin e parë e arritën edhe studentët Gerta Ahma, Klea Kasapolli, Anila Mati dhe Zana Shala, në kategorinë AI For Green.

Në kategorinë Securing the Digital World, vendi i tretë i takoi ekipit të studentëve të UBT-së, Dhurim Arllati, Lis Pruthi, Abian Morina dhe Sead Duraki.

UBT gjithashtu u shpall fitues në garën Hack for Green, duke zënë vendin e dytë dhe të tretin, ndërsa në garën IoT for Green Transition, UBT zuri vendin e tretë.

Vazhdo të lexosh

Lajmet nga UBT

UBT organizoi Hackathon-in e quajtur Smart City Solutions në Festivalin e Shkathtësive Digjitale në Prizren

Publikuar

nga

Në kuadër të eventit “Digital Skills Festival” që u organizua në ITP, UBT ka organizuar Hackathon-in e quajtur Smart City Solutions.

Në këtë hackathon morën pjesë ekipet nga UBT, si dhe nga universitetet e tjera.

Ekipet që morën pjesë në Smart City Solutions nga UBT janë:

  1. Milot Morina;
  2. Arianita Gashi;
  3. Gent Jusufi.

 

  1. Rilind Simnica;
  2. Loresa Gosha;
  3. Adea Piperku;
  4. Elona Hyseni;
  5. Drin Avdiu.

Përveç këtyre, kombinime të studentëve të UBT dhe institucioneve të tjera morën pjesë në garën e hackathon të organizuar nga UBT:

  1. Dhurim Çitaku;
  2. Diar Haxhimemeti;
  3. Erzen Çitaku.

 

  1. Lirim Ymeri;
  2. Altin Pajaziti;
  3. Blendi Limani;
  4. Denis Shala;
  5. Alma Hoxha.

 

  1. Donjeta Ramadani;
  2. Olti Krasniqi;
  3. Jona Mehmeti;
  4. Rita Mehmeti.

 

  1. Bleron Jashanica;
  2. Ali Misolli;
  3. Admir Hoxha;
  4. Erza Zeka.

Studentët e UBT-së gjithashtu morën pjesë në hackathon-at e organizuara nga organizatorët e tjerë:

Hackathon-i: Securing the Digital World

  • Dhurim Arllati;
  • Lis Pruthi;
  • Abian Morina;
  • Sead Duraki.

Hackathon-i: IoT for Green Transition

  • Rrezon Krasniqi;
  • Dea Sejdiu;
  • Anesa Haskuka;
  • Enes Paçarizi.

Në pjesën e jurisë, pjesëmarrësit ishin:

  1. Greta Ahma – Hack for Green;
  2. Elton Boshnjaku – IoT Smart Agriculture;
  3. Agim Zuzaku – Smart City Solutions;
  4. Behar Haxhismajli – Datathon;
  5. Elita Hajrizi – IoT for Green Transition;
  6. Vehbi Sofiu – AI for Green;
  7. Naim Llumnica – Young Innovators.

Për garën Smart City Soulution organizimi ishte nën mbikëqyrjen e Departamentit për Produkte dhe Zhvillime Profesionale, me drejtues Besnik Skenderi dhe Albiona Musa.

Vazhdo të lexosh

Të kërkuara