Lajmet nga UBT

Profesoresha e UBT-së, Miranda Sejdiu – Abazi prezantoi në Kongresin e VII Ballkanik të Specialistëve Ortodont në Stamboll

Profesoresha Sejdiu – Abazi prezantoi rreth temës me titull: “A morphologic approach of lip prints in a sample of Albanian Population in Kosovo”.

Published

on

Profesoresha e UBT-së nga Fakulteti i Stomatologjisë, Prof. Ass. Dr. Miranda Sejdiu – Abazi, prezantoi në Kongresin e VII Ballkanik të Specialistëve Ortodont dhe Simpoziumin Internacional të Ortodontëve – BAOS Congress – “Interdisciplinary Orthodontics: Excellence Through Teamwork”, që u zhvillua në Stamboll të Turqisë.

Profesoresha Sejdiu – Abazi prezantoi rreth temës me titull: “A morphologic approach of lip prints in a sample of Albanian Population in Kosovo”, duke ofruar perspektivën e saj unike dhe në aspektet morfologjike të kësaj teme, posaçërisht në kontekstin e popullsisë shqiptare në Kosovë.

Puna e saj jo vetëm tregoi ekspertizën, por edhe kontribuoi në kuptimin më të gjerë të kësaj fushe, theksuar më tej rëndësinë e bashkëpunimit ndërdisiplinor në fushën e ortodontisë.

Rajoni

Rektori Hajrizi në vizitë zyrtare në Itali

Published

on

Rektori i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi, po qëndron për një vizitë zyrtare në Itali, ku do të zhvillojë një sërë takimesh dhe aktivitetesh me institucione universitare, organizata qeveritare, kompani dhe partnerë të tjerë me qëllim zgjerimin e bashkëpunimeve ndërkombëtare dhe promovimin e arsimit, shkencës, inovacionit dhe ndërmarrësisë ndërmjet UBT-së, Institucioneve të Kosovës dhe Italisë.

Në të njejtën ai po merr pjesë në Konferencën më të madhe të Teknologjisë për Mbrojtje dhe Siguri në Evropë.

Continue Reading

Rajoni

Gazetarja Vjosa Çerkini ligjëron në UBT për propagandën dhe rreziqet ndaj sigurisë kombëtare

Published

on

Në kuadër të aktiviteteve akademike dhe profesionale të Fakultetit të Shkencave Politike dhe të Studimeve të Sigurisë, gazetarja investigative me renome ndërkombëtare dhe fituese e disa çmimeve prestigjioze të gazetarisë, Vjosa Çerkini, mbajti një ligjëratë tematike para studentëve të programit Siguri dhe Mbrojtje, me temën: “Propaganda dhe rreziqet që paraqet për sigurinë kombëtare”.

E ftuar nga Prodekani i Fakultetit, Dr. Arian Kadriu, gazetarja Çerkini ndau përvojën e saj shumëvjeçare në terren, duke analizuar mënyrat se si propaganda, dezinformimi dhe lufta mediatike mund të ndikojnë në stabilitetin politik, sigurinë publike dhe perceptimin e qytetarëve.

Gjatë ligjëratës, ajo solli shembuj konkretë nga rajoni dhe skena ndërkombëtare, duke shpjeguar se si aktorë të ndryshëm përdorin propagandën si mjet për të ndikuar në opinionin publik, për të manipuluar narrativat dhe për të cenuar sigurinë kombëtare.

Në diskutim u theksua rëndësia e gazetarisë së përgjegjshme dhe të bazuar në fakte, si një nga mburojat kryesore kundër manipulimeve mediatike dhe ndikimeve të jashtme.

Prodekani Dr. Arian Kadriu vlerësoi pjesëmarrjen e gazetares Çerkini, duke theksuar se takime të tilla u japin studentëve perspektiva reale mbi lidhjen midis komunikimit, medias dhe sigurisë kombëtare, si dhe i ndihmojnë ata të zhvillojnë mendim kritik dhe profesionalizëm në fushën e sigurisë.

Ky aktivitet përbën një shembull të përkushtimit të UBT-së për të afruar ekspertë të njohur vendorë dhe ndërkombëtarë, duke pasuruar përvojën akademike të studentëve përmes praktikës, debatit dhe dijes bashkëkohore.

Continue Reading

Rajoni

Një kontribut shkencor për ruajtjen e trashëgimisë inxhinierike në Kosovë – Publikohet artikulli i profesorëve të UBT-së, Naser Morina dhe Hazir Çadraku

Published

on

Një studim i ri i realizuar nga profesorët Naser Morina dhe Hazir Çadraku, nga Fakulteti i Inxhinierisë së Ndërtimit dhe Infrastrukturës në UBT, është publikuar në revistën ndërkombëtare SSRG International Journal of Civil Engineering (Volume 12, Issue 10, October 2025), duke shënuar një tjetër hap të rëndësishëm në zhvillimin profesional dhe kërkimin shkencor të këtij institucioni.

Punimi me titull: “Structural Condition Assessment and Strengthening of the Reinforced Concrete Arch Bridge”, trajton një temë të rëndësishme për sigurinë infrastrukturore – analizën strukturore, vlerësimin e gjendjes aktuale dhe metodat bashkëkohore të përforcimit të urave me hark prej betoni të armuar.

Ky studim bazohet në analiza të avancuara numerike, inspektime vizuale dhe testime joshkatërruese të një ure të rëndësishme në rrugën kombëtare N2, Prishtinë–Blacë, duke theksuar rëndësinë e mirëmbajtjes dhe rehabilitimit të urave ekzistuese për të siguruar jetëgjatësi dhe qëndrueshmëri strukturore.

Sipas rezultateve, ura e ndërtuar në vitin 1967 paraqet dëmtime të konsiderueshme në mbistrukturë dhe nënstrukturë, për shkak të faktorëve si:

  • degradimi i betonit dhe korrozioni i armaturës,
  • mbingarkesat nga trafiku,
  • mungesa e mirëmbajtjes dhe drenazhimit adekuat,
  • lëvizjet e terrenit përreth themeleve.

Autorët kanë zhvilluar strategji të detajuara për rikthimin e kapacitetit mbajtës dhe përforcimin e elementeve konstruktive, në përputhje me standardet bashkëkohore evropiane (Eurocodes), duke kontribuar në ruajtjen e trashëgimisë inxhinierike dhe përmirësimin e sigurisë publike.

Ky botim përbën një kontribut të vlefshëm shkencor e praktik, që ndihmon profesionistët e fushës në planifikimin e ndërhyrjeve në strukturat ekzistuese dhe promovon qasjen moderne të inxhinierisë rehabilituese.

Publikuar në: SSRG International Journal of Civil Engineering, Volume 12 Issue 10, 230-236, October 2025

Continue Reading

Lajmet

Rektori Hajrizi zhvillon takim miqësor në Panama me diplomatin Pablo Garrido

Published

on

Gjatë qëndrimit të tij në Panama, Rektori i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi, është takuar me ish-ambasadorin e Panamasë në Portugali dhe Greqi, njëherit Drejtor i Akademisë Diplomatike, Pablo Garrido.

Në këtë takim miqësor, Rektori Hajrizi dhe Diplomati Garrido, ndanë pikëpamjet e tyre për mundësitë e thellimit të bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe Panamasë, me theks të veçantë në fushat e arsimimit, inovacionit, teknologjisë dhe diplomacisë ndërkombëtare.

Continue Reading

Të kërkuara