Lajmet nga UBT

Profesionistë të fushës së mjekësisë ndanë punimet e tyre në aktivitetin e Shkencave Mjekësore

Secili sesion trajtoi tema interesante e me relevancë për pjesëmarrësit, ku fokusi ishte te çështjet e rëndësishme të shëndetit dhe mjekësisë.

Published

on

Në vazhdën e Konferencës Ndërkombëtare për Shkencë, Biznes, Inovacion dhe Teknologji, Shkencat Mjekësore zhvilluan aktivitetin e tyre që u strukturua në pesë sesione. Secili sesion trajtoi tema interesante e me relevancë për pjesëmarrësit, ku fokusi ishte te çështjet e rëndësishme të shëndetit dhe mjekësisë.

Hulumtimet dhe analizat e tilla ndikojnë në praktikën mjekësore dhe shëndetësore, si dhe ofrojnë rekomandime të dobishme mbi përmirësimin e kujdesit shëndetësor dhe mjekësor.

Kjo konferencë është akredituar nga Oda e Infermierëve të Kosovës, me ç’rast pjesëmarrësit aktiv u poentuan me 20 pikë akredituese, ndërsa ata pasiv me 15 pikë.

Në vijim gjeni punimet shkencore që u prezantuan në këtë aktivitet:

Sesioni i parë:

Chair: Fitim Alidema

Co – Chair: Naser Rugova

Keynote speaker:

Fitim Alidema – Dean of the Faculty of Medical Sciences

Margarita Gjepa – International professor

Gëzim Boqari – International professor

  • “Genealogical analysis of two names in the role of genes in albanian population”, Naser Kamberi, Hyzer Rizani & Vlera Sadikaj;
  • “Genealogical, genetic, biochemical analysis of bar’s body in hemophilia type A”, Naser Kamberi, Hyzer Rizani, Elsa Seferi;
  • “Relationship between diet and academic performance of high school students”, Adonis Breznica;
  • “Migraine headaches in pediatric ages: A study on prevalence, influencing factors, and manifestations in a group of students in Kosovo”, Adonis Breznica;
  • “AMH, FSH and Female Infertility”, Afrim Zeqiraj;
  • “IC– Medical Sciences and Nursing, 2023 The effects of the course on human sexuality on students’ knowledge and attitudes about sexual health”, Hajrullah Fejza, Ejona Icka, Albina Fejza & Fitim Alidema;
  • “Challenges Faced by Nurses during Night Shifts: A Literature Review”, Shqipe Agushi, Nafije Pajaziti & Denis Celcima;

Sesioni i dytë:

Chair: Hajrullah Fejza

Co – Chair: Fadil Kryeziu

  • “The influence of negative pressure in the treatment of wound infections”, Argjiro Alija & Njomza Shosholli Peja;
  • “Epidemic of acute gastroenteritis in deçan municipality, july 2021: challenges in research and management of the epidemic”, Naser Rugova & Brikenda Sharapolli;
  • “Child-Pough C patients with Liver cirrhosis and Proton Pump Inhibitors Use as Independent Risks of Spontaneous Bacterial Peritonitis”, Zaim Gashi, Fadil Sherifi & Arjeta Gashi;
  • “Proton Pump Inhibitors in the Treatment of Barrett,s Esophagus: Our experience”, Zaim Gashi, Arjeta Gashi & Fadil Sherifi;
  • “Conservative management of Lumbar Disc Herniation, literature review and case study”, Ardiana Hajdari & Arsim Hajdari;
  • “Managment of Intrahospital infections in the Orthopedic Clinic on QKUK”, Luljeta Osmani, Migena Tasholli & Ariana Zenuni-Cebeci;
  • “Factors Influencing Workload Levels Among Nurses in Surgical Clinics at QKUK”, Yllka Krasniqi, Fëllënza Spahiu & Shqiptar Demaҫi;

Sesioni i tretë:

Chair: Shqipe Agushi

Co – Chair: Shqiptar Demaci

  • “Lotus Petal Flap Reconstruction of the Labia Major and Perineum after Necrotizing Fasciitis Infection”, Zejnë Buja, Havushe Ramadani, Besnik Deliu;
  • “3 Colposcopy is being assessed as a potential diagnostic tool for cervix and vaginal pathology in primary care settings”, Hana Bejiqi, Besmira Morina & Blend Bejiqi;
  • “Barriers Affecting (Non)Reporting of Medication Errors by Nurses in Surgical Clinics at QKUK”, Fëllënza Spahiu1, Yllka Krasniqi & Besnik Elshani;
  • “Clostridium difficile infection following standard triple therapy for H. pylori eradication: a report of 3 cases”, Skender Telaku, Edmond Islamaj, Bajraktari Burim & Mimoza Telaku;
  • “Possibility of eye overdose during radiation therapy of head tumors”, Lulzim Thaçi;
  • “Nursing care in patients with pneumonia”, Trendeline Blakaj Pllana, Dhurat Salihu & Shpetim Blakaj
  • “Improving patient satisfaction through communication strategy”, Albana Hashani Berisha & Blerina Isufi Zejnullahi;

Sesioni i katërt:

Chair: Xhevat Kurhasani

Co – Chair: Skender Dreshaj

  • “Prevalence of antibiotics in patients hospitalized in “isa grezda” general hospital in Gjakovo”, Fitim Alidema, Rina Shehu & Arieta Hasani Alidema;
  • “The level of nursing competences in different periods of the professional career – A systematic review”, Abdullah Gruda, Andrita Kurhasku & Arlinda Demaj;
  • “Integrated Health and Social Services for Aging Population 65+ with Chronic Noncommunicable Diseases in the Municipality of Lipjan”, Agim Krasniqi;
  • “The role of peripheral blood smear analysis in diagnosing the type of anemia”, Zafer Gashi, Fitim Alidema, Muhamet Kadrija, Fitore Gashi, Gentian Elezaj, Liridon Elezaj, Fitim Gashi & Shkelzen Elezaj;
  • “Male infertility caused by bacterial genital infections”, Zafer Gashi, Fitim Alidema, Muhamet Kadrija, Fitore Gashi, Gentian Elezaj, Liridon Elezaj, Fitim Gashi & Shkelzen Elezaj;
  • “A cross-sectional study, Prevalence of spinal degeneration in the population of Kosova”, Ilir Ahmetgjekaj, Kaltrina Goçaj & Arben Kutllovci;

Sesioni i pestë:

Chair: Albina Fejza

Co – Chair: Fellenza Spahiu

  • “The influence of social networks on adolescents”, Qendresa Demiri;
  • “Nosocomial infections”, Rexhep Gjyliqi, Behram Gjyliqi & Lirak Gjyliqi;
  • “Preferences of women in the municipality of Peja for methods of birth”, Xhevat Kurhasani, Bleona Uka & Rina Rexha;
  • “Implementation of information systems in public health programs – SIM-TB case study”, Xhevat Kurhasani, Njomza Mala & Rina Rexha;
  • “Myocardial infarction and the expansion of knowledge for patients with acute infarction”, Albana Hashani Berisha & Haxhrije Haxhija;
  • “An outbreak of food poisoning: A brief epidemiological investigation”, Fadil Kryeziu, Violeta Kryeziu, Violeta Emini, Lebibe Hashani, Afrim Krasniqi & Sejran Abdushi.

Lajmet

Mundësi akademike për profesionistët: UBT ndan bursa 20% për studimet Master

Published

on

By

Teksa po afrohen ditët e fundit të afatit për regjistrime në nivelin Master, UBT rikujton të gjithë profesionistët e angazhuar në tregun e punës se mund të përfitojnë nga iniciativa “Engaged Scholarship”, e cila ofron 20% bursë studimi për avancimin e tyre akademik.

Programi u dedikohet punonjësve në sektorin publik dhe privat që synojnë të ngrenë nivelin e tyre profesional. Përfitues të kësaj zbritjeje mund të jenë kategori të ndryshme, përfshirë zyrtarët e administratës publike, pjesëtarët e Policisë së Kosovës dhe FSK-së, gazetarët dhe zyrtarët e marrëdhënieve me publikun, avokatët, kontabilistët, si dhe stafi shëndetësor e teknologët e ushqimit.

Për t’ua lehtësuar procesin kandidatëve që janë në marrëdhënie pune, ligjëratat zhvillohen me orar fleksibil, kryesisht në orët e pasdites. Të gjithë të interesuarit kanë edhe pak ditë kohë për të shfrytëzuar këtë mundësi para përmbylljes zyrtare të afatit të regjistrimeve për këtë vit akademik.

 

 

 

 

 

Continue Reading

Lajmet

Profesori i UBT-së, Arian Kadriu, merr pjesë në Konferencën Ndërkombëtare Shkencore në Ukrainë

Published

on

By

Profesori i Fakultetit të Studimeve të Sigurisë në UBT, Prof. Dr. Arian Kadriu, ka marrë pjesë në edicionin e 14-të të konferencës ndërkombëtare shkencore dhe praktike “Ivan Ivanchenko Scientific School”, të organizuar në Ukrainë, ku ka prezantuar një punim shkencor në kuadër të sesionit plenar të konferencës.

Në këtë konferencë, profesori Kadriu, në bashkautorësi me eksperten Delfina Ertanowska, prezantoi punimin me titull “Strategic Friction and Interoperability Failure: The Communication Crisis in the Evolving Security Architecture of NATO’s South Eastern Flank”, i cili trajton sfidat strategjike, problemet e ndërveprueshmërisë dhe krizën e komunikimit në kuadër të arkitekturës së sigurisë në zhvillim të krahut juglindor të NATO-s.

Punimi trajton çështje me rëndësi për zhvillimet aktuale të sigurisë ndërkombëtare, duke vënë në fokus koordinimin strategjik, komunikimin ndërinstitucional dhe sfidat që ndikojnë në bashkëpunimin dhe ndërveprueshmërinë në kuadër të strukturave të sigurisë së NATO-s. Konferenca “Ivan Ivanchenko Scientific School” mbledh studiues, akademikë dhe ekspertë nga fusha të ndryshme shkencore, duke krijuar një platformë për prezantimin e kërkimeve, shkëmbimin e përvojave akademike dhe diskutimin e temave me rëndësi ndërkombëtare.

Continue Reading

lajme

Mundësi mobiliteti Erasmus+ KA171 në Sapienza University of Rome – Itali

Published

on

By

UBT hap thirrjen për studentët e nivelit Bachelor nga programet Menaxhment, Biznes dhe Ekonomi, Juridik, Psikologji, Inxhinieri e Mekatronikës, Studime të Sigurisë, Shkenca Politike, Shkenca Kompjuterike, Arkitekturë, si dhe Media dhe Komunikim, për mobilitet studentor në Sapienza University of Rome, Itali, në kuadër të programit Erasmus+ KA171, për semestrin pranveror të vitit akademik 2026/2027.

Sapienza University of Rome është një nga universitetet më të mëdha dhe më të njohura publike në Itali, me traditë të gjatë akademike dhe një gamë të gjerë programesh studimore dhe kërkimore.

Linku për aplikim

Afati i fundit për aplikim: 02.11.2026

Kujdes: Thirrja do të qëndrojë e hapur vetëm për 4 ditë!

Pas përfundimit të afatit, aplikimet do të shqyrtohen sipas kritereve të përcaktuara. Kandidatët që kalojnë fazën e parë të vlerësimit do të ftohen për intervistë, ndërsa studentët e përzgjedhur do të nominohen zyrtarisht nga UBT për mobilitet në Sapienza University of Rome.

Ftojmë të gjithë studentët nga programet përkatëse që të shfrytëzojnë këtë mundësi për të studiuar në një nga universitetet më prestigjioze të Italisë, për të fituar përvojë ndërkombëtare dhe për të zhvilluar më tej kompetencat e tyre akademike dhe profesionale.

Për informacione shtesë, mund të kontaktoni Zyrën për Marrëdhënie Ndërkombëtare në: [email protected].

Continue Reading

Lajmet

Një dashuri e shkruar në letra dhe e ruajtur nga historia

Published

on

By

Në Reporting House, në Prishtinë, ekspozita “Një mur na ndan ” sjell para vizitorëve një histori të veçantë dashurie, përkushtimi dhe idealizmi përmes mbi 50 letrave të shkëmbyera ndërmjet çiftit të UÇK-së, Xhevë Krasniqi-Lladrovci dhe Fehmi Lladrovci, si dhe eksponateve të tjera që dokumentojnë rrugëtimin e tyre. Letrat u shkruan kryesisht gjatë kohës kur Fehmiu vuante dënimin si i burgosur politik në burgun e Stara Gradishkës në Kroaci.

Përmes fjalëve të shkruara, Xheva dhe Fehmiu ndanin mallin, emocionet dhe ëndrrat për një jetë të përbashkët, pavarësisht largësisë që i ndante. Letrat, të zbukuruara me lule të vizatuara, shkronja të shkruara me ngjyra kuqezi, poezi dhe prozë, dëshmojnë jo vetëm dashurinë e tyre të thellë, por edhe formimin intelektual, bindjet dhe përkushtimin ndaj Kosovës.

Ato pasqyrojnë dy njerëz që, krahas lidhjes personale, i bashkonte edhe ideali për lirinë e vendit. Një element i veçantë i ekspozitës është edhe kostumi i kuq i Xhevës, të cilin ajo e veshi kur u vendos në familjen Lladrovci në Gllanasellë të Drenasit, pas vendimit për ta pritur Fehmiun gjatë viteve të burgimit.

Kjo veshje shënon një moment të rëndësishëm të jetës së tyre dhe e lidh historinë personale të çiftit me rrugëtimin e tyre atdhetar. Përveç letrave dhe veshjes, ekspozita përfshin edhe eksponate të tjera, ndër to intervistën e Fehmi Lladrovcit të vitit 1998 dhe pamje të burgut ku ai kaloi pesë vjet. Së bashku, këto materiale sjellin një dimension më njerëzor të historisë, duke zbuluar ndjenjat, mendimet dhe përvojat e dy figurave që shpesh kujtohen vetëm përmes rolit të tyre në luftën çlirimtare.

Xhevë Krasniqi-Lladrovci dhe Fehmi Lladrovci u vranë më 22 shtator 1998, gjatë luftës në Kosovë. Sot, përmes letrave të tyre të ruajtura dhe të ekspozuara në Reporting House, historia e tyre vazhdon të rrëfehet, duke ndërthurur dashurinë personale me idealet dhe përkushtimin ndaj vendit.

Ekspozita “Një mur na ndan” na kujton se pas figurave historike qëndrojnë njerëz me ndjenja, shpresa dhe ëndrra.

Letërkëmbimi i Xhevës dhe Fehmiut mbetet një dëshmi e rrallë e një dashurie që i rezistoi ndarjes, kohës dhe rrethanave të vështira, si dhe e një lidhjeje të ndërtuar mbi barazinë, besimin dhe idealet e përbashkëta.

(Autore: Adile Muli, studente e vitit të dytë në Fakultetin Media dhe Komunikim në UBT)

Continue Reading

Të kërkuara