Lajmet

​Prodhimi në Gjermani rritet për herë të parë në nëntë muaj

Kjo është rritja e parë në nëntë muaj dhe më shumë se rritja e pritur prej 0.6 për qind.

Published

on

Prodhimi industrial i Gjermanisë rrit me një për qind me bazë mujore në janar, sipas të dhënave nga Enti Federal i Statistikave të Gjermanisë (DESTATIS). Kjo është rritja e parë në nëntë muaj dhe më shumë se rritja e pritur prej 0.6 për qind.

Rimëkëmbja vjen pasi prodhimi industrial ra me dy për qind në dhjetor 2023. Ai shënon gjithashtu rritjen më të shpejtë të prodhimit industrial që nga shkurti 2023, i nxitur kryesisht nga rritja në industrinë kimike (4.7 për qind), ushqimin (5.9 për qind) dhe mirëmbajtjen dhe montimin e makinerive (11.1 për qind).

Nga ana tjetër, industria e automobilave ra me 7.6 për qind. Prodhimi është rritur për produktet e ndërmjetme (4.4 për qind) dhe për produktet e konsumit (4 për qind), ndërsa rënie ka shënuar për mallrat kapitale (2.1 për qind) dhe për energjinë (3.7 për qind). Në gjithë vitin 2023, industria prodhuese ka shënuar rënie 1.5 për qind. Të gjitha të dhënat janë rregulluar për ndryshimet e çmimeve.

Krahasuar me janarin e vitit të kaluar, prodhimi industrial në janar të këtij viti është ende 5.5 për qind më i ulët, i korrigjuar për diferencën e çmimeve dhe kalendarike dhe i përshtatur sezonalisht, dhe 6.3 për qind më i ulët se prodhimi industrial mesatar mujor në vitin 2021.

Në ndërtim, situata paraqitet edhe më keq, megjithëse në janar është rritur me 2.7 për qind krahasuar me dhjetorin 2023. Por krahasuar me mesataren mujore të vitit 2021 dhe pas përshtatjes me variacionet kalendarike, është 7.4 për qind më e ulët.

Prodhimi në degët industriale me energji intensive në janar 2024 u rrit me 2.8 për qind krahasuar me dhjetorin 2023, i rregulluar sezonalisht dhe kalendarik. Rritja e industrisë kimike kontribuoi ndjeshëm në këtë rritje.

Krahasimi i periudhës tremujore tregoi se në industritë me intensitet energjie, prodhimi në periudhën nëntor 2023 deri në janar 2024 ishte 1.4 për qind më i ulët se në tre muajt e mëparshëm. Krahasuar me janarin 2023, prodhimi në industritë me intensitet energjie u ul me 4.3 për qind në janar 2024.

Degët më intensive të energjisë të industrisë janë industria kimike dhe metalike. Sektorë të mëtejshëm ekonomikë me energji intensive përfshijnë prodhimin e koksit dhe produkteve të naftës të rafinuar dhe prodhimin e qelqit, qeramikës, letrës dhe produkteve të letrës.

Këto industri kanë kërkesa veçanërisht të larta për energji në lidhje me vlerën e tyre të shtuar bruto. Në vitin referencë 2021, ato së bashku përbënin 77 për qind të konsumit të përgjithshëm të energjisë industriale. Pjesa e tyre në vlerën e shtuar bruto të industrisë ishte 17 për qind. Në vitin 2021, pak më pak se një milion njerëz (929.599) ishin të punësuar në 6.986 impiante industriale të kompanive që operojnë në industri me intensitet energjie në Gjermani.

Lajmet

Dyshohej për varrezë masive në ish-shkollën teknike në Obiliq, Policia: U tentua të kultivohej drogë

Published

on

Gjatë pastrimit të ish-shkollës teknike në Obiliq, punëtorët e Ndërmarrjes Publike Pastrimit “Kastrioti” në bodrumin e shkollës, kanë hasur pamje që kanë ngritur dyshime dhe shqetësim.

Fillimisht është dyshuar për varrezë masive, por sipas Policisë, më pas u kuptua se në këtë objekt është tentuar kultivimi i disa substancave narkotike.

Pastrimi i objektit pati filluar të bëhej pas vendimit të kryetarit të Obiliqit, Halil Thaçit që kjo shkollë të rikthehet dhe të fillojë mësimi përsëri.

Në bodrumin e objektit, shihen thasë të mbushur me materiale të panjohura, të varur në tavan, ndërsa në hapësirat e bodrumit është evidentuar edhe një gropë e madhe.

I pranishëm ishte edhe kryetari i komunës, i cili kishte thënë se rasti po hetohet nga Policia dhe Prokuroria.

“Sipas policëve dhe antidrogës shihet që është tentim i një kultivimi të disa substancave narkotike, por nuk dihet çfarë substanca, siç më tha eprori i policisë. Mirëpo, sido që të jetë, prokuroria edhe policia këtë punë e kanë në dorë dhe ato merren me rastin. Ndërsa sa i përket varrezës masive, unë nuk pashë, apo edhe policia qysh ma ka konfirmuar, nuk ka ndonjë dyshim për momentin”, ka dekalruar ai, raportoi EO.

Kjo shkollë që nga viti 1990, kur nxënësit ishin dëbuar nga forcat serbe, nuk kishte funksionuar më. /A.K/

Continue Reading

Lajmet

3 milionë euro për efiçiencë të energjisë, mbi 1,400 qytetarë do të përfitojnë

Published

on

Rreth 3 milionë euro do të investohen në masa të efiçiencës së energjisë, projekt nga i cili pritet të përfitojnë mbi 1,400 qytetarë në Kosovë.

Deri më tani, në kuadër të këtij projekti janë rinovuar 51 shtëpi të familjeve të cenueshme, me një investim prej rreth 610 mijë eurosh. Në mesin e përfituesve është edhe familja Dragidella në Prishtinë.

Para renovimit, kjo familje konsumonte mbi 85 MWh energji në vit, ndërsa pas përfundimit të punimeve pritet të kursejë rreth 74 për qind të energjisë.

Deri në fund të këtij viti, pritet të përkrahen 192 familje përmes renovimit të shtëpive të tyre, ndërsa deri në vitin 2028 numri i familjeve përfituese pritet të arrijë në 280, në të gjithë Kosovën.

Përfituese do të jenë familjet që marrin asistencë sociale, me përparësi të veçantë për familjet me pensionistë, personat me aftësi të kufizuara dhe prindërit vetushqyes.

Projekti po realizohet me mbështetjen e Qeverisë së Danimarkës, UNDP-së, Ministrisë së Ekonomisë dhe Fondit të Kosovës për Efiçiencë të Energjisë./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Kryeprokurori i Speciales takon shefin e ri të EULEX-it

Published

on

Prishtinë, 8 shtator 2026 – Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, Blerim Isufaj, ka pritur të martën në takim shefin e ri të EULEX-it, Antero Lopes.

Në këtë takim të parë njohës, Isufaj dhe Lopes kanë diskutuar për çështje me interes të përbashkët lidhur me punën, prioritetet dhe sfidat me të cilat përballet Prokuroria Speciale.

Gjatë takimit është vlerësuar rëndësia e bashkëpunimit institucional në funksion të forcimit të sundimit të ligjit.

Shefi i ri i EULEX-it, Antero Lopes, ka theksuar se misioni evropian do të vazhdojë të mbështesë punën dhe përkushtimin e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Kurti për varrimin e Mlladiqit: Serbia ka kaluar në glorifikim shtetëror të gjenocidit

Published

on

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka reaguar ashpër ndaj ceremonisë së varrimit të ish-komandantit të Ushtrisë së Republikës Serbe në Bosnje, Ratko Mlladiq, duke akuzuar Beogradin zyrtar për glorifikim shtetëror të një krimineli të dënuar për gjenocid.

Kurti ka krahasuar zhvillimet e fundit në Kosovë me ato në Serbi, duke përmendur 27-vjetorin e themelimit të Policisë së Kosovës, përvjetorin e vdekjes së Nënë Terezës dhe Ditën e Kushtetutës së Kaçanikut.

Në anën tjetër, ai ka thënë se Serbia fundjavën e ka kaluar duke u përgatitur për ceremoninë e Mlladiqit.

“Serbia fundjavën e kaloi në përgatitje të asaj që bëri dje: nderime të larta shtetërore për kriminelin e luftës, gjeneralin serb, Ratko Mlladiq, fajtorin e gjenocidit në Srebrenicë”, ka shkruar Kurti.

Ai ka theksuar se gjenocidi në Srebrenicë është fakt historik i dokumentuar përmes dëshmive, identifikimeve forenzike dhe dokumentimit të krimeve.

Kurti e ka krahasuar Mlladiqin me ish-presidentin jugosllav, Slobodan Millosheviq, duke e cilësuar atë si një prej figurave kryesore të aparatit ushtarak të tij.

Ai ka kritikuar gjithashtu ceremoninë e organizuar për Mlladiqin, duke thënë se Serbia ka kaluar nga mohimi i krimeve në glorifikimin e tyre.

“Kështu mohimi i gjenocidit kaloi nga deklarata politike në liturgji shtetërore”, ka shkruar Kurti.

Në fund, ai ka deklaruar: “Nga dita e djeshme, mohimi është fjalë e pamjaftueshme. Serbia ka kaluar në adhurim shtetëror të gjenocidit”./A.K/

Continue Reading

Të kërkuara