Lajmet

Procesi për Banjskën: Dëshmojnë Behramaj e Nedelkoviq

Published

on

Ka dëshmuar dëshmitari i Prokurorisë Speciale, Halim Behramaj në rastin “Banjska”, i cili është edhe polic hetues në njësinë e trafikut në Mitrovicë.

Dëshmitari i Prokurorisë Speciale ka treguar se rreth orës 02:00 përmes radiolidhjes janë njoftuar se në fshatin Banjskë është vendosur një barrikadë.

Në pyetjet e prokurorit special, Naim Abazi, Behramaj tha se në 21 vite përvojë pune në Polici të Kosovës, sulm të tillë nuk ka hasur.

Behramaj: “Shpërthim e të shtëna kuptuam se përballë kishim një grup të organizuar.Menjëherë kemi kuptuar që nuk kemi të bëjmë me një grup të thjeshtë kriminal, pasi pozita prej ku qëllonin dhe armët na bënin të kuptojmë që është një grup i organizuar. E kam vërejtur që rreshteri Afrim Bunjaku ishte i shtrirë në rrugë. Ne ishin diku rreth 30 metra larg dhe e kishin të pamundur të afroheshim”, tha ai.

“Në bazë të armëve të përdorura të cilat nga zhurma ke mujt me kuptu qe janë të kalibrave të ndryshëm, po ashtu ka pasur gjuajtje e armë edhe më të rënda. Pozita ku kanë qenë të vendosura, errësira qe ka qenë në fshat na ka bërë të kuptojmë qe është një grup i organizuar. Që qëllim ka pasur që të bëjë dëm sa më të madh”, shtoi më tej ai.

Në pyetjen e prokurorit, Naim Abazi, se “a e ndjen vetën të dëmtuar në këtë rast”, dëshmitari Behramaj tha se ndjehet i dëmtuar me vrasjen e rreshterit Afrim Bunjaku.

Në anën tjetër nën masa të larta të sigurisë janë sjell në gjykatore të akuzuarit Bllagoje Spasojeviq, Vladimir Toliq dhe Dushan Maksimoviq.

Në Gjykatën Themelore po dëgjohet edhe dëshmitari i Prokurorisë Speciale, Rade Nedelkoviq në rastin “Banjska”.

Ai para trupit gjykues tha se tash e 60 vjet jeton në fshatin Banjskë të Zveçanit dhe se natën kur ka ndodhur sulmi terrorist ka qenë roje e hotelit “Ranska Banja”, dhe se kanë dëgjuar zhurma, ku tha se edhe mysafirët nëpër dhoma kishin qëndruar afër dritareve.

Nedelkoviq: “Gjithë ata që kanë qenë në dhoma janë sjell rreth dritareve dhe ju kam thënë largohuni nga dritaret sepse dikush mund të ju gjuaj nga dritaret. Ashtu që ata më kanë dëgjuar dhe ata janë ulur… Kam dëgjuar gjuajtje me armë, asgjë tjetër. Kam thirrur në shtëpi, vajzën time sepse ajo ka katër fëmijë se në çfarë gjendje janë, dhe e kam thirrur gruan se ajo ka qenë vetë në shtëpi. Unë nuk jam frikësuar shumë nga këto gjuajtje, sepse një herë vdes njeri”, tha ai.

Avokati Naim Abazi ka pasur vërejtje në dëshminë e tij, duke thënë se i njëjti po iu ikë pyetjeve të prokurorit por edhe të tij.

Prokuroria Speciale e Kosovës më 11 shtator 2024 ka ngritur aktakuzë kundër Milan Radoiçiq dhe 44 të tjerëve për sulmin terrorist të 24 shtatorit 2023 në Banjska të Zveçanit, ku mbeti i vrarë rreshteri policor Afrim Bunjaku.

Të pandehurit ngarkohen për veprat penale kryerja e veprës terroriste, veprat e rënda kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Republikës së Kosovës, lehtësimi dhe financimi në kryerjen e terrorizmit dhe shpëlarja e parave.

Continue Reading

Vendi

UBT organizon Konferencën më të madhe shkencore për Mjekësinë Sportive, me pjesëmarrjen e profesionistëve botërorë

Published

on

By

UBT do të mirëpresë më 21 tetor, Konferencën e Dytë Ndërkombëtare për Mjekësinë Sportive – ICSM 2026, e cila do të bëjë bashkë profesionistë shëndetësorë, hulumtues, akademikë dhe ekspertë të sportit për të diskutuar zhvillimet e reja në mjekësinë sportive, inovacionin dhe qëndrueshmërinë në praktikën klinike dhe sportive.

Konferenca, e organizuar nga Instituti për Mjekësi Sportive i UBT-së, në bashkëpunim me International Federation of Sports Medicine (FIMS), SHAPE Project – Sport, Health, and the People dhe Kosovo Association of Sports and Exercise Medicine (KASEM), në Parkun Shkencor, Inovativ dhe Teknologjik të UBT-së, do të zhvillohet nën temën “Innovation and Resilience in Sport Medicine”, duke krijuar një platformë për shkëmbimin e njohurive shkencore, përvojave profesionale dhe praktikave bashkëkohore në këtë fushë.

Në kuadër të konferencës do të trajtohen tema me rëndësi për zhvillimin e mjekësisë sportive, përfshirë shëndetin funksional, radiologjinë, ortopedinë, teknologjitë e veshshme (wearable technologies), inteligjencën artificiale dhe mundësitë që sjell inovacioni teknologjik në përmirësimin e kujdesit shëndetësor dhe performancës sportive.

Konferenca synon të forcojë bashkëpunimin ndërmjet komunitetit akademik, profesionistëve shëndetësorë dhe sektorit sportiv, duke nxitur diskutimin mbi qasjet e reja shkencore dhe zbatimin e tyre në praktikë.

Konferenca është e akredituar nga Oda e Mjekëve të Kosovës (OMK), në kuadër të Edukimit të Vazhdueshëm Profesional (EVP).

Për më shumë informata rreth programit, të interesuarit mund të vizitojnë: LINKU.

Continue Reading

Vendi

Skenderaj: Qëlloi qenin me armë, policia ia sekuestron armën

Published

on

By

Një person është shoqëruar në polici pasi dyshohet se ka shtënë me armë zjarri në drejtim të qenit të një bashkëqytetari në Skenderaj. Ngjarja ka ndodhur të dielën, më 18 tetor, rreth orës 10:20.

Pas raportimit të rastit, Policia e Kosovës, në konsultim me prokurorin e shtetit, ka ushtruar kontroll në shtëpinë e të dyshuarit, ku ka gjetur dhe sekuestruar një armë gjuetie.

I dyshuari është intervistuar nga hetuesit policorë dhe më pas, me vendim të prokurorit, është liruar në procedurë të rregullt. Rasti po hetohet nën dyshimin për veprat penale “Përdorim i armës” dhe “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”. /E.A/

Continue Reading

lajme

Gjenden mbi 140 fishekë të vjetër në një fushë në Gjakovë

Published

on

By

Gjatë ditës së djeshme, në një fushë të hapur në Gjakovë janë hasur disa municione të vjetra.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, pas marrjes së informacionit, njësitet përkatëse kanë dalë në vendin e ngjarjes ku kanë gjetur dhe sekuestruar rreth 144 fishekë.

Lidhur me rastin janë iniciuar hetimet dhe autoritetet po kryejnë procedurat e nevojshme. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Zhduket një person në Gjakovë

Published

on

By

Një burrë është rapotuar i zhdukur në Gjakovë pasi është larguar nga shtëpia e tij dhe nuk dihet më asgjë për vendndodhjen e tij.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur më 13 tetor, rreth orës 07:00 të mëngjesit.

Familjarët kanë njoftuar autoritetet për largimin e tij nga shtëpia.

Policia e Kosovës bën me dije se rasti tashmë ka kaluar në procedurë hetimore dhe po ndërmerren të gjitha veprimet e nevojshme për gjetjen e tij. /E.A/

Continue Reading

Të kërkuara