Lajmet

​Procesi i votimit të diasporës nxit debat në mbledhjen e KQZ-së

Published

on

Në zgjedhje e parakohshme parlamentare të 28 dhjetorit, sa i përket votimit të diasporës do të jetë më ndryshe se në ato të 9 shkurtit, për shkak se nuk do të mund të votojnë në përfaqësi diplomatike por me opsionin me postë.

Në mbledhjen e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, të hënën, u tha se afatet e propozuara nga sekretariati i KQZ-së rrezikojnë votimin e mërgatës dhe se dërgimi i fletëvotimeve origjinale nga 12 dhjetori është pamundur të mbërrijnë me kohë për shkak të vonesave postare.

Anëtari i KQZ-së nga PDK-ja, Arianit Elshani tha se nuk është parapa në buxhet pjesa e dërgimit të zarfeve secilit votues.

Në rekomandimin e dhënë nga sekretariati nuk është parapa fare ky buxhet për të nda diasporës që atyre t’u dërgohet secilit personalisht zarfi me fletëvotime. Ne kemi kërkua që të kemi raporte të detajuara të komunikimeve dhe gjithçka tjetër në raport me këtë çështje, por edhe për anashkalimin që është bërë rregullës zgjedhore pra që duhet të ketë parasysh se procesi i votimit jashtë vendit organizohet në formatin që hapen përfaqësitë diplomatike për zgjedhjet parlamentare. KQZ obligohet që t’ua dërgoj zarfin të personalizuar secilit votues. Kërkoj që të parashihet buxheti për këtë aktivitet ashtu siç është parapa edhe në rregullin zgjedhor dhe të mos kthehemi mbrapa në historinë e 9 shkurtit, ne kemi edhe çështje që po shqyrtohen dhe po hetohen edhe prej organeve të drejtësisë në raport me keqpërdorimin apo manipulimin që është bërë me vullnetin e qytetarëve të diasporës”, tha Elshani.

Ndërsa, anëtari tjetër nga VV-ja, Alban Krasniqi tha se 12 dhjetori është data kur fillon votimi përmes postës, porse datat deri kur munden të mbërrijnë fletëvotimet origjinale do të jetë deri më 5 janar.

Sipas tij do të krijohet një lloj “komedie” me qytetarët e votuesit.

Opsioni i fletëvotimeve të rregullta nënkupton që deri me 5 janar të mos mundën të arrijnë te votuesit në mënyrë që ata të mund të dërgojnë përmes postës në adresa postare. Afatet që na ka dhënë sekretariati pamundësojnë votimin e mërgatës.. Opsioni i dytë nga sekretariati është opsioni i cili nënkupton format të avancuar të regjistrimit të votimit përmes postës, që janë marrë veprime shtesë për shkak të sigurisë së dërgesës së fletëvotimeve me kode përkatëse, por edhe masa të tjera. Gjithashtu duhet pasur parasysh që edhe ky opsion ka pengesat e tyre kohore sepse disa nga postat meqenëse është fundviti do të ketë vonesa në dërgimin e fletëvotimeve.. 12 dhjetori është data kur fillon votimi përmes postës por nga raporti dhe konfirmimi, datat deri kur munden me mbërri fletëvotimet origjinale do të jetë deri më 5 janar, plotë 7 ditë pas përfundimit të procesit, do kemi situata ku do të harxhojmë para, do të bëjmë një lloj komedie edhe me qytetarët e votuesit”, tha Krasniqi.

E anëtari tjetër i PDK-së, Ilir Gashi shtoi se KQZ-ja përcakton procedurat, afatet dhe rregullat për votimin me postë, ndërsa e drejta e votës bazohet në ligj.

Ai theksoi se për herë të parë në zgjedhjet lokale është zhvilluar një proces i diasporës me integritet, duke dërguar fletëvotime origjinale dhe duke respektuar plotësisht rregullat ligjore.

KQZ përcakton procedurë, afatet dhe rregullat me procesin me postë. E drejta për të ushtruar votën bazohen me ligj. Ajo çka më vjen mirë është se për herë të parë në zgjedhjet lokale kemi pasur një proces zgjedhor të diasporës me integritet dhe nuk kemi asnjë ankesë të vetme sa i përket rezultati dhe mënyrës së votimit, pa çka nëse dikujt s’i ka shkuar fletëvotimi, kemi pasur një proces me integritet. Për herë të parë kemi dërguar fletëvotime origjinale në adresa të mërgimtarëve dhe ata kanë votuar siç e do rendi dhe ligji. Unë nuk do të doja të mendoja me u rikthy te 9 shkurti, te një proces i kontaminuar, me integritet të rrënuar, manipulativ”, tha ai.

E anëtari i VV-së, Sami Kurteshi theksoi se dërgimi me postë do të jetë problematik për shkak të vonesave që nuk varen nga KQZ por nga operatorët e jashtëm.

Kurteshi tha se procesi zgjedhor do lëndohet nëse ndodh që fletëvotimet të jenë përmes email.

Do të ishte absurde me fut në buxhet diçka, që e dinë që ka saktësisht rezultatin zero vetëm me shpenzu kot.. Nuk e di pse duhet me shpenzu kot, meqenëse është kështu, detyrë e sekretariatit dhe KQZ-së, është me gjet metoda të mos lëndohet procesi, ne jemi pajtuar që në shkurt ka pasur manipulim të votave, nuk është diçka që fshehët, mendoj që pa marrë parasysh herë pajtohemi e herë nuk pajtohemi, vendimet e gjykatave, ato janë zbatuar. Disa nga përfaqësuesit e subjekteve janë kundër çfarëdo veprimi që janë jo të parapara në rregullore.. Po shihet se dërgimi me postë do të jetë problematik për shkak të vonesave që nuk varen nga ne, nuk po mundemi me i detyrua operatorët e jashtëm. Do të lëndohet procesi nëse ndodh që fletëvotimet të jenë me email”, ka thënë Kurteshi.

Në këtë mbledhje, u miratua buxheti për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 28 dhjetorit, i cili do të jetë 7,771,486.56, euro./KP

Botë

Britania e Madhe dënon deklaratat e ministres serbe Snezhana Paunoviq për Kosovën

Published

on

Mbretëria e Bashkuar ka dënuar deklaratat e ministres serbe Snezhana Paunoviq, të cilat kanë nxitur reagime të shumta pas komenteve të saj lidhur me Kosovën.

Përmes një deklarate të publikuar nga Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Zyra për Punë të Jashtme e Britanisë theksoi se referencat për spastrimin etnik të Kosovës janë plotësisht të papranueshme dhe nuk kanë vend në shoqërinë e sotme.

“Ne i dënojmë deklaratat e ministres serbe Snezhana Paunoviq, përfshirë referencat për spastrimin etnik të Kosovës. Ato janë tërësisht të papranueshme dhe nuk kanë vend në shoqërinë e sotme”, thuhet në deklaratë.

Autoritetet britanike vlerësuan se deklarata të tilla rrezikojnë të rihapin ndasitë e së kaluarës dhe të nxisin tensione në rajon, në një kohë kur vendet e Ballkanit Perëndimor po punojnë për një të ardhme paqësore, të qëndrueshme dhe multietnike.

“Në një kohë kur vendet e Ballkanit Perëndimor janë të përqendruara në ndërtimin e një të ardhmeje paqësore, të qëndrueshme dhe multietnike, deklarata të tilla synojnë të rihapin ndasitë e së kaluarës dhe të nxisin tensione. Udhëheqësit politikë të përgjegjshëm duhet ta refuzojnë këtë gjuhë qartë dhe pa asnjë mëdyshje”, thuhet më tej.

Në deklaratë, Mbretëria e Bashkuar mirëpriti edhe faktin që presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i ka hedhur poshtë komentet e ministres Paunoviq./A.K/

Continue Reading

Vendi

Arrestohen dy persona në Prishtinë, konfiskohen 147.7 gramë substancë e dyshuar si kokainë

Published

on

Hetuesit e Njësisë së Drejtorisë për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë (DHTN) në Prishtinë kanë arrestuar dy persona të dyshuar për përfshirje në shitblerje të substancave narkotike.

Sipas Policisë së Kosovës, pas një pune operative-hetimore, më 15 korrik 2026, në magjistralen Pejë-Prishtinë është lokalizuar i dyshuari F.P., i lindur në vitin 1992, i cili ishte duke udhëtuar me veturë.

Gjatë kontrollit në veturë dhe më pas në shtëpinë e të dyshuarit, janë gjetur dhe konfiskuar 147.7 gramë substancë që dyshohet të jetë kokainë, si dhe dëshmi të tjera relevante për rastin.

Policia ka bërë të ditur se është bastisur edhe shtëpia e të dyshuarit tjetër, Q.K., i lindur në vitin 1993, por gjatë kontrollit nuk është gjetur asgjë e ndaluar.

Ndaj të dyshuarve është iniciuar rasti për veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.

Me vendim të prokurorit, dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje për 48 orë./A.K/

Continue Reading

Aktualitet

Ministrja serbe kërkon falje pas deklaratës për “spastrimin etnik të Kosovës”

Published

on

Ministrja serbe e Administratës Shtetërore dhe Vetëqeverisjes Lokale, Snezhana Paunoviq, ka kërkuar falje pas reagimeve të shumta ndaj deklaratës së saj për “spastrimin etnik të Kosovës”, duke pretenduar se fjalët e saj janë nxjerrë jashtë kontekstit.

Në një paraqitje në televizionin serb Informer, Paunoviq tha se nga një emision i gjatë janë shkëputur vetëm disa sekonda dhe se kjo është përdorur si çështje politike.

“Kjo është historia ime, jo një deklaratë. Është e pakëndshme të shpjegosh se kjo nuk është politika e presidentit apo e qeverisë”, deklaroi ajo, ndërsa kërkoi falje ndaj presidentit Aleksandar Vuçiq, Qeverisë së Serbisë dhe kryeministrit Gjuro Macut.

Paunoviq tha se është krenare për mbështetjen që mori nga Partia Socialiste e Serbisë (SPS), por u shpreh e zhgënjyer me disa reagime nga brenda partisë.

Më herët, gjatë një paraqitjeje televizive, ajo kishte deklaruar se, po të ishte në vendin e Sllobodan Millosheviqit gjatë luftës në Kosovë, do të kryente pastrim etnik.

Pas kësaj deklarate, autoritetet e Kosovës e shpallën Paunoviqin person “non grata”. Ajo e ka cilësuar këtë vendim si paradoksal, duke pretenduar se bëhet fjalë për një “ndalim të përhershëm”./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Vdes punëtori i KEK-ut, nuk u mbijetoi plagëve nga aksidenti në vendin e punës

Published

on

Punëtori i Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK), Milazim Binaku, 58-vjeçar, ka ndërruar jetë pasi nuk ka arritur t’u mbijetojë plagëve të marra në një lëndim në vendin e punës.

Sipas njoftimit të KEK-ut, Binaku kishte pësuar lëndime më 8 korrik në Fabrikën e Pajimeve Xehtare në Palaj, ku ishte i angazhuar si “Axhustator” në Fabrikën e Pajimeve Xehtare “Kosovamont”, në kuadër të Divizionit të Prodhimit të Qymyrit.

“Pas trajtimit mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, fatkeqësisht nuk arriti t’u përballojë lëndimeve të marra”, ka njoftuar KEK-u.

Binaku ishte punonjës i KEK-ut për më shumë se 36 vjet, ndërsa kolegët e tij e kanë kujtuar për përkushtimin, përgjegjësinë dhe korrektësinë gjatë punës.

Varrimi i të ndjerit do të bëhet sot, më 16 korrik 2026, në varrezat e fshatit Lum i Madh në Komunën e Vushtrrisë./A.K/

Continue Reading

Të kërkuara