Shëndet

Problemet shëndetësore që vijnë nga mungesa e shtatë vitaminave kryesore

Mungesa e tyre shoqërohet jo me pak probleme.

Published

on

Një dietë e pasur ushqimore na mundëson të gjitha vlerat ushqyese, mineralet dhe vitaminat për të cilat organizmi ka nevojë. Mungesa e tyre shoqërohet jo me pak probleme prandaj kujdesi që duhet të tregojmë ndaj regjimit ushqimor duhet të jetë shumë i lartë.

Më poshtë do të lexoni të gjitha sëmundjet dhe shqetësimet që i kanosen shëndetit nëse trupi juaj do të ketë mangësi të vitaminave të ndryshme.

1. Dhimbje muskujsh, probleme me kockat apo dhëmbët – mungesë e vitaminës D

Për të marrë më shumë vitaminë D në dietën tuaj, provoni qumështin ose produkte të tjera të qumështit (si kos ose gjizë) peshk yndyror si salmoni apo toni (edhe pse jo më shumë se dy herë në javë).

2. Këmbë të mpira – problemet me ekuilibrin atëherë keni nivele të ulëta të vitaminës B12

Pse? Për shkak se vitamina B12 është e domosdoshme për shëndetin dhe funksionin e trurit dhe sistemit nervor. Hani më shumë ushqime me bazë shtazore si peshk, pule, produkte të qumështit dhe më shumë ushqime me bazë bimore

3. Vështirësi për të parë natën – probleme që lidhen me vizionin tuaj

Jeni duke vuajtur nga mungesa e vitaminës A. Një dietë e pasur me vitaminë A-pasur duhet të përfshijë perimet me gjethe jeshile, portokall, karota, patate te ëmbla, speca dhe vezë.

4. Reagoni me vonesë – keni reflekse të vonuara

mangësi e vitaminës E mund të shpjegojë “ngathtësinë” tuaj. Vitamina E është e nevojshme për shëndetin e nervave si dhe B12, ndihmon me komunikimin mes trurit dhe nervave që kontrollojnë muskujt tuaj dhe reflekset, këshillon Living. Konsumoni grurë, si dhe vezë, majonezë, mish, arra fara dhe avokado.

5. Plagët tuaja shërohen me vështirësi

Keni mungesë te vitaminës C (së bashku me vitaminë A dhe zink). Kjo është për shkak se qelizat e lëkurës dhe qelizat e tjera kanë nevojë për vitaminë C që të riprodhohen dhe të shërohen pasi janë dëmtuar. Për të marrë më shumë vitaminë C në dietën tuaj, shtoni agrume (si limon, limes dhe grejpfrut) perimet me gjethe jeshile (si spinaqi, arugula dhe lakër jeshile)

6. Luhatje humori

Jo të gjitha simptomat e mangësisë së vitaminave janë fizike. Nëse ndiheni i pikëlluar pa pasur arsye konkrete, keni mangësi të vitaminës B1. Si B12, kjo vitaminë është e nevojshme për shëndetin e nervave dhe trurit tuaj. Në qoftë se nuk keni mjaftueshëm B1 në trupin tuaj, këto qeliza nuk funksionojnë dhe shfaqin probleme psikologjike Përfshini në dietën tuaj mish të kuq dhe të bardhë, bizele, fasule dhe thjerrëzat.

7. Fryma e keqe

Fryma e keqe, mund të jetë pasojë e mungesës së vitaminës B3 e cila çon në keqfunksionim të mëlçisë. Kjo mangësi mund të shkaktojë nivel të ulët të energjisë. Në mënyrë që të merrni më shumë vitamine B3 në dietën tuaj, hani shumë peshk yndyror, fara luledielli dhe panxhar.

Shëndet

Si të ulni nepsin për ëmbëlsira? Këto ushqime ju vijnë në ndihmë

Published

on

Frenimi i nepsit është një nga sfidat më të mëdha si gjatë dietës, ashtu edhe në përditshmëri.

Dëshira për të konsumuar të ëmbla, karbohidrate a ushqime të yndyrshme shfaqet si mënyrë për të shtuar energjinë, edhe kur e dimë që ato nuk janë zgjedhja më e shëndetshme.

Megjithatë, ka alternativa të thjeshta që mund t’ju ndihmojnë ta kontrolloni këtë dëshirë.

Avokado

E pasur me minerale, vitaminë E dhe yndyrna të shëndetshme, avokado është një ushqim ideal për t’ju mbajtur të ngopur më gjatë. Mund ta konsumoni të thjeshtë me pak kripë e piper ose ta shtoni në sallata.

Vaji i kokosit

Përdorimi në vend të sheqerit në disa receta ndihmon në uljen e dëshirës për ushqime të përpunuara. Ai përmban yndyrna të shëndetshme që kontribuojnë në një ndjesi më të qëndrueshme ngopjeje.

Arra dhe arrorë të tjerë

Janë të pasura me yndyrna e proteina, mund të reduktojnë nepsin për të ëmbla apo karbohidrate. Zgjidhni versione natyrale, pa kripë dhe pa shtesa të tjera.

Karrotat dhe selinoja

Janë të pasura me fibra, ju ngopin natyrshëm e ju ndihmojnë të shmangni ushqimet e panevojshme. Mund t’i konsumoni si snack, në sallata ose bashkë me një çaj të ngrohtë.

Pini mjaftueshëm ujë

Trupi ngatërron etjen me uri. Duke pirë rregullisht ujë gjatë ditës, mund të zvogëloni nepsin dhe të përmirësoni hidratimin. Këto zgjedhje mund t’ju ndihmojnë të kontrolloni dëshirat e papritura për ushqime jo të shëndetshme dhe të mbani një rutinë ushqimore më të balancuar. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Shëndet

Sekreti i çokollatës së zezë për një trup më të ri

Published

on

Një studim i ri ka gjetur një lidhje mes teobrominës, një përbërësi natyral i çokollatës së zezë, dhe ngadalësimit të plakjes biologjike.

Studiuesit analizuan mbi 1,600 persona në Britani dhe Gjermani dhe vunë re se ata me nivele më të larta teobromine kishin një moshë biologjike më të ulët se mosha reale.

Mosha biologjike mat gjendjen reale të trupit duke u bazuar në qelizat, indet dhe organet, dhe lidhet me faktorë si stili i jetesës, mjedisi dhe gjenetika.

Studiuesit përdorën ndryshimet në ADN dhe gjatësinë e telomereve për këtë matje.

Ekspertët theksojnë se nevojiten më shumë studime për të kuptuar ndikimin e teobrominës dhe paralajmërojnë që sheqeri dhe yndyra në çokollatë mund të ulin përfitimet.

Shija e çokollatës mund të shijohet në sasi të vogla dhe rrallë. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Shëndet

Varianti K: Mutacioni më infektues që po përhapet shpejt në botë

Published

on

Virusi i gripit AH3N2 ka pësuar mutacion dhe transmetueshmëria e tij është më e lartë.

Varianti K i këtij virusi ka rritur numrin e të shtruarve në spitale në vende të tjera të botës.

Në Shqipëri nuk ka vend për panik, thonë ekspertët, pasi ky virus ka qarkulluar në vendin tonë edhe më parë, dhe edhe pse ka një ndryshim, mbetet brenda të njëjtës familje.

Viruset e gripit pësojnë ndryshime për variantin e ri K nuk duhet të ketë panik, dhe pse nuk është në përbërjen e vaksinës për 2025–2026.

Vaksina na mbron gjithsesi duke rritur imunitetin. Në vende të ndryshme, varianti K i AH3N2 ka rritur numrin e të shtruarve në spitale dhe të atyre që rendin për t’u vaksinuar. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Shëndet

Kombinimet e rrezikshme të suplementeve! Çfarë nuk duhet marrë kurrë bashkë?

Published

on

Përdorimi i pakontrolluar i suplementeve mund të sjellë më shumë dëm sesa përfitim, paralajmërojnë mjekët.

Ata theksojnë se suplementet duhet të merren vetëm kur vërtetohet mungesa e një vitamine apo minerali dhe nën këshillim profesional.

Kombinimet e gabuara mund të zvogëlojnë efektin e njëri-tjetrit ose të shkaktojnë mungesa të rëndësishme ushqyese.

P.sh., konsumimi i kafesë me suplemente hekuri ul ndjeshëm përthithjen. Dr. Karan Rajan shpjegon se edhe marrja e sasive të mëdha të kalciumit ndikon negativisht në përthithjen e hekurit. Po ashtu, disa kombinime të suplementeve mund të shkaktojnë komplikime.

Kombinimet që duhet shmangur:

Kalcium dhe hekur – Nuk rekomandohet të merren njëkohësisht; duhet një interval prej së paku dy orësh. Hekuri përthithet më mirë me vitaminë C, ndërsa kalciumi nuk duhet marrë me ushqime të pasura me hekur.

Zink dhe kalcium – Konkurojnë për përthithje në zorrë, ndaj duhet të merren të ndara me të paktën dy orë diferencë.

Zink dhe hekur – Dozat e larta të hekurit (mbi 25 mg) ulin përthithjen e zinkut. Zinku duhet marrë pas disa orësh.

Çaji jeshil dhe hekuri – Ulin përthithjen e hekurit. Konsumimi i tepruar i çajit jeshil mund të çojë në mungesë hekuri.

Vitamina C dhe vitamina B12 – Vitamina C në doza të larta zvogëlon përthithjen e B12. Duhet të merren të ndara me disa orë.

Zink dhe magnez – Zinku në doza të larta pengon përthithjen e magnezit, prandaj rekomandohet marrja në kohë të ndryshme të ditës.

Mjekët këshillojnë që suplementet të përdoren me kujdes dhe vetëm kur janë të nevojshme, për të shmangur probleme shëndetësore të panevojshme. /A.Z/UBT News/

 

Continue Reading

Të kërkuara