Lajmet

Problemet më të përhapura shëndetësore në moshën 60 vjeçare

Artiti e bën të vështirë jetën e një 60 vjeçari.

Published

on

Me kalimin e moshës, thonë që njeriu bëhet më i mençur, ndërkohë që sa i përket shëndetit, ekspertët konfirmojnë se ai bëhet më i ngatërruar.

Në moshën e tretë ose në dekadën e tetë të jetës, njerëzit përballen me sëmundje nga më të ndryshmet.

Hipertensioni

Hipertensioni njihet si vrasësi i heshtur sepse shfaqet pa ose me pak simptoma.

Gratë dhe burrat në të shtatëdhjetat kanë 60% më shumë shanse të vuajnë nga tensioni i lartë i gjakut.

Njerëzit e kësaj grupmoshe duhet të kufizojnë kripën, të kryejnë aktivitet fizik, dhe të hanë më shumë fruta.

Kolesteroli i lartë

Kolesteroli i lartë dallohet vetëm nëpërmjet analizave të gjakut. Ai mund të shkaktojë atak në zemër dhe trombozë.

Aktiviteti fizik dhe ushqyerja e shëndetshme janë mënyrat më të mira për ta mbajtur nën kontroll edhe në të shtatëdhjetat.

Artriti

Artiti e bën të vështirë jetën e një 60 vjeçari dhe jo vetëm atij/asaj. Artriti, reumatizma apo osteoartriti kanë lidhje të fortë me inflamacionin dhe shfaqen kur imuniteti sulmon kyçet dhe indet.

Lëvizja dhe aktiviteti fizik janë thelbësore.

Perdja e syrit

Me kalimin e kohës, syri i një personi në të shtatëdhjetat formon perden e cila pengon shikimin.

Perdja e syrit mund të hiqet nëpërmjet kirurgjisë.

Humbja e dëgjimit

Humbja e dëgjimit është një faktor rreziku i demencias, depresionit dhe shumë sëmundje të tjera. Ajo mund të ndikojë jashtëzakonisht shumë në mënyrën e të jetuarit.

Rregulli kryesor është që veshët duhet të jenë të pastruar nga dylli.

Në këtë moshë, mbajtja e pajisjeve të dëgjimit është e paevitueshme megjithatë njerëzit duhet të sigurohen që janë pajisje cilësore.

Osteoporoza

Osteoporoza është një sëmundje që gërryen kockat dalëngadalë duke shkaktuar dëme të pariparueshme. Në moshën e tretë, kockat humbin shumë prej dendësisë së tyre.

Ekspertët e AgroWeb.org këshillojnë marrjen e vitaminës D në formën e suplementit.

Pagjumësia

Me kalimin e viteve, njeriu e ka të vështirë të bëjë një gjumë të mirë e të flejë 8 deri në 9 orë. Megjithatë, në të shtatëdhjetat kjo nuk është problem deri në momentin që njeriu ndihet i lodhur gjatë ditës.

Ekspertët nuk rekomandojnë ilaçe për gjumë, përveç melatoninës e cila është hormone i gjumit.

Rregulli i artë në këtë moshë dhe jo vetëm është që nëse nuk arrini të flini brenda gjysëm ore, atëherë mos rrini në shtrat dhe përpiquni sërish më vonë./AgroWeb.org

Vendi

Rritet numri i protestuesve para Kuvendit: Kërkohet votimi i ndryshimeve për Gjykatën Speciale

Published

on

By

Një numër i madh qytetarësh janë mbledhur para objektit të Kuvendit të Kosovës, duke mbajtur pankarta në duar dhe duke bërë thirrje që deputetët të votojnë ndryshimet në Ligjin për Dhomat e Specializuara.

Protestuesit kanë qëndruar para Kuvendit që nga mbrëmja e së dielës, në kuadër të thirrjes së iniciativës “Jo në emrin tim”, ndërkohë që në orën 09:00 është paralajmëruar edhe një protestë e re nga Organizatë e Veteranëve të Luftës së UÇK-së me të njëjtën kërkesë.

Këto zhvillime po ndodhin ndërkohë që Komisioni për Legjislacion po shqyrton Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar.

Pas përfundimit të mbledhjes së Komisionit, nga ora 09:00 pritet të nisë seanca plenare e Kuvendit, ku ky projektligj është përcaktuar si pika e parë e rendit të ditës. /E.A/

Continue Reading

Vendi

Komisioni për Legjislacion miraton ndryshimet për Specialen

Published

on

By

Komisioni për Legjislacion ka miratuar të hënën, në një mbledhje urgjente para seancës plenare, Projektligjin për ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara të Kosovës. Dokumenti u votua njëzëri nga 9 deputetët e pranishëm, pa asnjë votë kundër dhe pa asnjë abstenim.

Gjatë arsyetimit të nismës, deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Përparim Gruda, theksoi se përmes këtij ndryshimi të ligjit të zakonshëm synohet t’i hiqet një pjesë e juridiksionit Gjykatës Speciale, konkretisht ajo e krimeve të luftës, pa prekur Kushtetutën apo detyrimet ndërkombëtare.

Kryetari i Komisionit, Vigan Qorolli, konfirmoi mbështetjen e deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), duke cilësuar se lufta e UÇK-së është pjesa më e lavdishme e historisë dhe se katër krerët e saj duhet të prezumohen të pafajshëm.

Ndërkaq, Besnik Tahiri nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) vlerësoi se procesi gjashtëvjeçar dëshmoi se qëllimi i themelimit të kësaj gjykate është tejkaluar, duke shtuar se ligjet nuk janë të pandryshueshme dhe institucionet duhet të reflektojnë sipas nevojave të kohës. /E.A/

Continue Reading

Vendi

Kosova barazon me Austrinë dhe mbetet në vendin e dytë në Ligën e Kombeve

Published

on

By

Kombëtarja e Kosovës është ndalur në një barazim 1-1 kundër Austrisë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të xhiros së katërt të Ligës B në Ligën e Kombeve.

Pas një pjese të parë të tensionuar dhe me raste nga të dyja palët, “Dardanët” kaluan të epërsi në minutën e 70-të kur Fisnik Asllani shënoi pas asistimit të bukur të Edon Zhegrovës, ndërsa vetëm tre minuta më vonë Milot Rashica pati mundësinë të dyfishonte rezultatin por goditi shtyllën.

Kur dukej se fitorja ishte afër, Austria barazoi shifrat në minutën e 85-të përmes një goli me kokë të Lang nga rivendja anësore, duke bërë që ndeshja të mbyllet baras.

Me këtë pikë, Kosova ngjitet në kuotën e pesë pikëve si e dyta në grup, tri më pak se Austria, ndërsa ciklin kualifikues do ta mbyllë në nëntor me ndeshjen ndaj Izraelit në shtëpi dhe udhëtimin në Irlandë. /E.A/

 

Continue Reading

Lajmet

Kuvendi i Kosovës mblidhet sot në seancë të jashtëzakonshme për Ligjin e Speciales

Published

on

By

Deputetët e Kuvendit të Kosovës mblidhen sot në orën 09:00 në një seancë të jashtëzakonshme, ku pika kryesore e rendit të ditës është votimi i Ligjit për Specialen.

Ky zhvillim vjen pas mbledhjes së Komisionit për Legjislacion, e cila është caktuar për orën 08:00 për të shqyrtuar këtë projektligj në lexim të parë.

 

Continue Reading

Të kërkuara