Shëndeti

Problemet hormonale te gratë, si të riktheni balancën sipas ekspertëve?

Problemet hormonale ndodhin kur niveli i hormoneve është mbi ose nën nivelin normal në rrjedhën e gjakut.

Published

on

Problemet e disbalancës hormonale prekin pothuajse 70 – 80% të grave në të gjithë botën edhe pse shumica e tyre mund të jetojnë me këtë problem gjatë gjithë jetës pa e vënë re.

Problemet hormonale ndodhin kur niveli i hormoneve është mbi ose nën nivelin normal në rrjedhën e gjakut.

Hormonet janë kimikate që prodhohen nga gjëndrat e sistemit endokrin të cilat i tregojnë qelizave, indeve dhe organeve se çfarë duhet të bëjnë.

Ato janë përgjegjëse për rregullimin e shumë funksioneve të rëndësishme në trup si:

  • Humori
  • Temperatura e trupit
  • Metabolizmi
  • Ritmi i rrahjeve të zemrës
  • Gjumit
  • Ciklit të riprodhimit
  • Rritjes
  • Stresit

Nivelet e hormoneve në trupin e femrave pësojnë luhatje në periudha të caktuara si para ose gjatë menstruacioneve, gjatë shtatëzanisë apo menopauzës.

Disbalanca e hormoneve femërore është e zakonshme në hormonet e steroideve, adrenalinës, hormonet e rritjes, insulinë, estrogjen dhe progesteron, një hormon që prodhohet nga vezoret dhe ju ndihmon të flini gjumë.

Simptomat

Disbalancat hormonale mund të ndikojnë rehatinë, përqëndrimin, shëndetin, performancën në punë si dhe edhe marrëdhëniet me njerëzit tuaj të afërt.

  • Shtim ose humbje peshe
  • Fryrje barku
  • Sindroma para menstruale si dhimbje koke, luhatje humori etj
  • Gjendje ankthi, depresion apo artimi
  • Akne
  • Rënie ose hollim floku
  • Infertilitet
  • Djersitje gjatë natës
  • Pagjumësi
  • Probleme me përqëndrimin
  • Probleme me shikimin
  • Lodhje e tejzgjatur

Ekspertja e pyetur nga AgroWeb, Adja Angjeli tregon disa këshilla që duhet të ndiqni për të parandaluar këto simptoma.

Çfarë duhet të bëni?

Disa këshilla në lidhje me mirëqenien holistike per problemet hormonale bazohen ne katër shtylla kryesore:

Ushqimi i shëndetshëm, duke evituar dieta limituese.

Ushqim i mbushur me vlera ushqyese si perimet plot proteina dhe karbohidrate të mira.
Marrja e suplementëve nga jashte me çajra dhe produkte organike të certifikuara bio që ndihmojnë në problematikat hormonale si për shembull Vitex Agnus Castus ose Inositol.
Ushtrime fizike të buta si për shembull pilates, joga, noti, ushtrimet me pak pesha, etj.
Reduktim i niveleve të stresit dhe ankthit të cilat janë të shpeshta tek gratë me probleme hormonale.
Këto këshilla janë mundësuar nga Adja Angjeli e cila është një Trajnere Shëndeti profesionise e certifikuar si “Life Coach” nga Noble Manhatan ltd dhe “Health Coach” nga Udemy ltd.
Disbalancat hormonale janë problematika të cilat nuk duhen neglizhuar, pasi pasojat mund të jenë të ndryshme.

Katër shtyllat më sipër janë hapat bazë që do t’ju ndihmojnë të riktheni balancat dhe të jetoni shëndetshëm duke parandaluar një sërë problemesh shëndetësore./AgroWeb

Shëndeti

Pse duhet t’i shmangni bananet në smoothie?

Published

on

Shtimi i një bananeje në një smoothie zvogëlon në mënyrë drastike përthithjen e flavanoleve të shëndetshme për zemrën – deri në 84 për qind, për shkak të enzimave që përmbajnë bananet.

Studiuesit kanë zbuluar se përzierjet vetëm me manaferra janë një mundësi shumë më e mirë për smoothie.

Përgatitja e smoothieve me manaferra të pasura me flavanole është e mirë për shëndetin e përgjithshëm, por shkencëtarët këshillojnë që duhet ta shmangni bananen në këtë kombinim smoothie frutash.

Një hulumtim më i ri sugjeron se shtimi i vetëm një bananeje mund të zvogëlojë ndjeshëm përfitimet shëndetësore të smoothieve me fruta. Një enzimë në banane zvogëlon përthithjen e flavanoleve

Shkencëtarët kanë testuar se si enzima natyrale, polifenol oksidaza, ndikojnë në aftësinë e trupit për të përthithur flavanolet. Kjo enzimë është përgjegjëse për nxirjen që ndodh kur frutat priten ose shtypen – për shembull, fetat e mollës marrin ngjyrë kafe pas prerjes ose bananet zhvillojnë njolla të errëta me kalimin e kohës.

Polifenol oksidaza gjendet në shumë lloje frutash dhe perimesh, por është veçanërisht i pranishëm te bananet.

Studimi, i udhëhequr nga studiues të Universitetit të Kalifornisë, me shkencëtarë nga Universiteti i Reading, Britani e Madhe, zbuloi se shtimi i një bananeje në smoothie me manaferra uli përthithjen e flavanoleve deri në 84 përqind.

Çfarë janë flavanolet?

Komponime natyrale të njohura për mbështetjen e shëndetit të zemrës dhe trurit. Akademia e të Ushqyerit dhe Dietologjisë rekomandon një konsum ditor prej 400-600 miligramësh flavanolësh. Mungesa e tyre, veçanërisht tek të moshuarit, shoqërohet me rënie njohëse dhe funksion të dobët kardiovaskular.

– Nëse nuk konsumohen flavanole të mjaftueshme, kjo ndikon negativisht në shëndetin kardiovaskular. Tek të moshuarit, mungesa e flavanoleve shoqërohet gjithashtu me rënie njohëse. E qartë se kemi nevojë për to, por pyetja është se si t’i marrim më mirë flavanolet nga ushqimet dhe pijet që konsumohen – thotë Gunter Kunle, profesor i të ushqyerit dhe shkencës ushqimore në Universitetin e Reading dhe bashkë-studiues i studimit.

Si e ndryshojnë përbërësit e smoothie-t përthithjen e lëndëve ushqyese?

Shkencëtarët donin të shqyrtonin, në nivel praktik, si ushqimet e përgatitja e zakonshme e vakteve, siç janë smoothiet me bazë bananeje, mund të ndikojnë në disponueshmërinë e flavanoleve që absorbohen pas një vakti.

Pjesëmarrësve iu dha një smoothie me banane dhe manaferra, një me vetëm manaferra të përziera ose një kapsulë flavanoleve. Studiuesit më pas morën mostra gjaku dhe urine për të matur nivelet e flavanoleve që në të vërtetë kalonin dhe hynin në trupat e pjesëmarrësve.

Ata zbuluan si nivelet e flavanoleve në smoothie, ashtu edhe nivelet e absorbuara nga trupi, u ulën kur përfshihej banane.

– Smoothiet janë një mënyrë popullore për të përfshirë frutat dhe perimet në rutinën tuaj të mëngjesit. Nga studimet e mëparshme e dimë që flavanolet mund të degradohen nga polifenol oksidaza. Efekti negativ i shtimit të një bananeje në smoothie është shumë i habitshëm – ajo kishte polifenol oksidazë të mjaftueshme për të shkatërruar shumicën dërrmuese të flavanoleve që gjenden në manaferra – shpjegon profesor Kunle.

Cili frut është burimi më i mirë i flavanoleve?

Flavanolet gjenden në ushqime që janë përbërës të zakonshëm në smoothie, të tilla si:

▪ mollat
▪ dardhat
▪ boronicat
▪ manaferrat
▪ rrushi
▪ kakao.

Lind pyetja nëse përzierja në një smoothie është mënyrë efikase për të marrë një burim të mjaftueshëm flavanolesh?

Dimë pak për ndërveprimet mes ushqimit e lëndëve ushqyese, nund të kenë ndikim në përthithjen e lëndëve ushqyese e substancave bioaktive siç janë flavanolet. Me këtë hulumtim, mund të tregojmë se marrja e flavanoleve ndryshon më shumë se pesë herë në varësi të kombinimit të ushqimit. Bananet janë një përbërës i shkëlqyer në smoothie sepse ofrojnë një teksturë më të këndshme, por mund të ndikojnë në përthithjen e flavanoleve – shpjegon profesor Kunle.

A janë bananet domosdoshmërisht të dëmshme dhe si të rritet konsumi i flavanoleve në smoothie?

“Për të rritur marrjen e flavanolit nga smoothiet, kombinoni frutat e pasura me flavanole si manaferrat me ushqime që kanë aktivitet të ulët të polifenol oksidazës si ananasi, portokalli, mango ose kosi”, rekomandon Profesor Kunle.

Bananet duhen anashkaluar në smoothie për të rritur marrjen e flavanoleve, por janë ende frut i shkëlqyer e luajnë rol të rëndësishëm në shumë dieta të shëndetshme – përfundon profesori Gunter Kunle nga Universiteti i Reading.

Studimi u botua në revistën “Ushqimi dhe Funksioni”.

Continue Reading

Shëndeti

Sezoni i kumbullave jeshile, shurupi i rrallë që ju ndihmon për tretjen

Published

on

Kumbullat shahine i kanë bërë shoqëri njerëzimit prej shumë kohësh. Të dhënat shkencore konfirmojnë se këto kumbulla janë përdorur në mjekësinë popullore të qytetërimeve të ndryshme.

Muaji maj është ideal për të shijuar kumbullat shahine në çdo cep të Shqipërisë dhe gjenden me çmime mjaft të lira.

Duke qenë se në këtë periudhë këto kumbulla kanë shkëlqimin e tyre, ja një recetë e rrallë e shurupit të kumbullave.

Përbërësit:

1 kg kumbulla shahine

1 kg sheqer kaf

1 kavanoz qelqi ose një enë të madhe mjaftueshëm sa për të përballuar kumbullat dhe sheqerin

Udhëzimet:

Lani e kulloni kumbullat, nëse doni mund t’i shpërndani në një tepsi e t’i thani natyralisht.

Pastroni kumbullat nga bishtat a gjethet e mbetura, heqja e bishtave nuk është e detyrueshme, por në fund të procesit, lundrojnë në sipërfaqe e do të duhet ta kulloni shurupin për t’i hequr. Bishtat rrisin gjasat e formimit të mykut në shurup.

Hidhni kumbullat e kalbura se do prishin shurupin, sterilizoni kavanozin e qelqit duke e pastruar me ujë të valuar ose alkool. Hidhni sheqerin e kumbullat në shtresa në sasi të barabarta. Sheqeri duhet të hidhet mjaftushëm sa të krijojë shtresë të hollë sipër.

Mbuloni kavanozin me kapak dhe lëreni në një vend të freskët për 90 ditë, gjatë këtyre ditëve, përzini shurupin çdo dy ditë për rreth 7-10 ditë. Në këtë mënyrë, sheqeri do të shkrihet tërësisht në lëngun e kumbullës.

Përzierja duhet të vazhdojë në harkun kohor të 80 ditëve, nëse vini re se kumbullat kanë marrë ngjyrë të ndryshme ose njolla të bardha, përzini shurupin mirë. Sekreti i shurupit të mirë qëndron tek sasia e barabartë e frutave me sheqerin, por në varësi të madhësisë dhe lëngut të kumbullave mund ta ndryshoni recetën në 1 kg kumbulla me 1.5 kg sheqer.

Në vitet e fundit, studimet kanë treguar se :

• Sasia e madhe e acidit citric tek kumbullat e ndihmon organizmin të largojë acidin laktik, të shërohet më shpejt.

• Kumbullat shahine ndihmojnë sekretimin e gjendrave të gojës dhe enzimave të tretjes duke përmirësuar të gjithë procesin në tërësi.

• Shurupi i kumbullës shkatërron bakteret e dëmshme e ndihmon kundër diaresë duke përmirësuar funksionin normal të zorrëve.

Pirja e shurupit të kumbullave me ujin përmirëson ndjeshëm tretjen, sidomos pasi e keni tepruar me të ngrënit, forcon imunitetin dhe jep energji të madhe për organizmin.

Vlerat e kumbullave:

Frutat e kumbullës kanë vlera të larta ushqimore. Ato përmbajnë 8-20 për qind sheqer natyral, acide dhe pektinë.

Kumbulla shahine përmban kripëra minerale të kalciumit, kaliumit, magnezit e hekurit, është e pasur me kalori, proteina dhe vitamina A, C, B6 dhe D. Kumbulla përmirëson sistemin tretës e forcon trupin të jetë rezistent ndaj sëmundjeve.

Ruan shëndetin e zemrës, parandalon ngritjen e kolesterolit në gjak, atakun në zemër, çrregullimet e rrahjeve të zemrës.

Këto fruta ndihmojnë sistemin tretës, lëvizjen dhe pastrimin natyral të zorrëve. Përmirëson shikimin, ngrënia e tre kokrrave të kumbullës në ditë, zvogëlon rrezikun e degradimit molekular e formimin e perdeve të syrit.

Kumbullat mbrojnë oksidimin e kolesterolit në enët e gjakut dhe aktivizojnë punën e veshkave.

Ato ndihmojnë formimin e qelizave të kuqe të gjakut dhe ndalojnë aneminë. kumbullat Shahine largojnë toksinat nga trupi dhe lodhjen. Ato janë të dobishme për të sëmurët me diabet dhe funksionojnë edhe si parandaluese e tij.

Kumbulla ndihmon për shëndetin dhe formimin e kockave, përmirësojnë densitetin e tyre që shkaktohet nga mosha.

Continue Reading

Shëndeti

Pse ju dalin puçrra pikërisht në ballë dhe si ta ndalni këtë?

Published

on

Puçrrat në ballë  janë të zakonshme e mund të shfaqen për disa arsye të ndryshme, shpesh të lidhura me lëkurën, hormonet, higjienën.

Shumë ekspertë kanë hetuar mbi faktin pse dalin puçrrat në zonën e mjekrës dhe arsyet janë zhgënjyese, motivet pse dalin puçrrat në ballë janë histori tjetër.

Puçrrat e ballit nuk janë vetëm tregues të një stili jetese jo të shëndetshëm, megjithëse edhe kjo luan një rol të rëndësishëm, ato mund të jenë po aq të vështira sa çdo problem tjetër i parandalueshëm i lëkurës, ndaj gjithçka duhet të dini është këtu!

Çfarë i shkakton këto puçrra?

Ekzistojnë aarsye prapa puçrrave të vazhdueshme të ballit, disa prej tyre janë jashtë kontrollit disa brenda nesh.  Aknet e bardha apo pikat e zeza që pllakosin ballin mund të kenë të bëjnë me ciklin tuaj menstrual, si dhe me hormonet, veçanërisht nëse jeni nën 25 vjeç.

Puçrrat në ballë ka të ngjarë të jenë më pak hormonale sesa puçrrat e mjekrës, pasi është sinonim me raste të puçrrave hormonale. Kjo do të thotë se pjesa më e madhe e puçrrave të ballit qëndron në kontrollin tonë, dhe ka gjasa që ju po bëni gjëra të gabuara për të cilat as që jeni në dijeni.

Si mund t’i parandaloni ato?

Për dallim nga puçrrat e mjekrës, ato të ballit zhduken lehtësisht duke bërë ndryshime delikate në stilin e jetës tuaj. Lënia e çdo zgjedhjeje jo të shëndetshme të jetesës do të bëjë padyshim çudira për parandalimin e akneve, duke përfshirë edhe sigurimin e gjumit tetë orë në natë dhe konsumimin e ushqimeve të rënda me zink si peshq dhe arra, si dhe yndyra të shëndetshme.

Nëse keni provuar të gjitha opsionet e nuk keni pasur dobi, Medical News Today thotë se ka mjete tjera që mund t’i keni në shtëpi e mund t’i përdorni për të ndihmuar zhdukjen e puçrrave nga balli si edhe inflamacionet. Peroksidi i benzolit, acidi salicilik dhe retinoli janë disa nga mënyrat më efektive për të shmangur puçrrat e ballit, shumë prej të cilave gjenden në produktet e bukurisë së përditshme.

Ilaçet janë zgjidhje për acarimin e akneve të ballit, sigurohuni të konsultoheni me një profesionist të lëkurës para se të angazhoheni në këtë gjë.

Continue Reading

Shëndeti

A janë të sigurta pijet me kafeinë për personat me diabet?

Published

on

Personat me diabetë duhet të tregojnë shumë kujdes me ushqimin ashtu si edhe me lëngjet. Ata duhet të heqin dorë nga ëmbëlsirat e përpunuara dhe karbohidratet tjera të rafinuara, që rrisin ndjeshëm nivelet e sheqerit.

Nga ana tjetër ka disa ushqime e pije të përditshme, të cilat është e pamundur t’i shmangesh aq lehtë.

Miliona njerëz në botë tregohen më dorëlëshuar kur vjen puna te pijet me kafeinë, sepse ndryshe nga sheqeri, kafeina supozohet të jetë më pak e dëmshme për personat me diabetë.

A janë të sigurta pijet me kafeinë për personat me diabetë?

Kafeina ul ndjeshmërinë e insulinës dhe rrit nivelin e sheqerit në gjak tek njerëzit e diagnostikuar me diabet të tipit 2, një studim i vitit 2017 shpjegoi se kafeina rrit nivelin e glukozës dhe e mban lart atë për shumë kohë.

Kjo nuk duket diçka e mirë e megjithatë, studimet tjera thonë se disa aspekte të kafeinës janë mirëbërëse për njerëzit që vuajnë nga diabeti. Nëse nuk vuani nga diabeti, ekspertët thonë se nuk duhet të hiqni dorë nga kafeja.

Pirja e dy filxhanëve në ditë ul rrezikun e diabetit të tipit 2 me 12 përqind, sipas studiuesve si kafeja dhe çaji kanë vlera shtesë për shkak të antioksidantëve të cilat mbrojnë trupin dhe rrisin aftësitë mbrojtëse të sistemit imunitar.

Çaji jeshil mundet të ulë rrezikun e shfaqjes së diabetit të tipit dy, është i pasur me antioksidantë. Ky çaj është shumë i mirë për rënien në peshë sepse mbipesha është problem për diabetikët.

Pijet më të mira dhe më të këqija për personat me diabet:

Pijet e gazuara dhe me kafeinë nuk duhen konsumuara, thonë specialistët.

Këto pije kanë më shumë sheqer se sa kafeinë.

Një pije e gazuar ka 37 gramë sheqer ose 9 lugë çaji sheqer dhe vetëm 33 miligram kafeinë.

Pijet me ëmbëlsues artificialë rrisin rrezikun e sëmundjeve të metabolizmit dhe diabetit të tipit 2.

Pijet energjike apo ato pije që pretendojnë të kenë vitamina janë të tmerrshme. Një kanaçe përmban 27 gramë sheqer dhe 28 gramë karbohidrate, duke u kthyer në tmerr të vërtetë për diabetikët dhe jo vetëm.

Vitaminat dhe mineralet merren më mirë nëpërmjet ushqimit e jo pseudo pijeve të shëndetshme.

Sasia e duhur e kafeinës të prekurit me diabet dhe jo vetëm, kur vjen puna tek sasia, ajo nuk është e njëjtë për çdo njeri.

Niveli i sheqerit në gjak rritet ndryshe nga njëri tek tjetri, ndaj i takon njerëzve të mbajnë nën vëzhgim racionet dhe sasitë e pijeve që konsumojnë dhe pasojat që lënë pas. Pirësit e rregullt të kafesë duhet të mbajnë nën kontroll edhe kolesterolin.

Continue Reading

Të kërkuara