Teknologji

Problemet e një kompanie nxjerrin internetin offline

Ofruesi i shërbimeve cloud Fastly, infrastruktura e të cilit përdoret nga shumë shërbime dhe uebsajte online, tha se ishte shkaktari i problemeve.

Published

on

Një ndërprerje madhore e internetit prekur disa uebsajte të profilit të lartë përfshirë Amazon, Reddit dhe Twitch.

Ofruesi i shërbimeve cloud Fastly, infrastruktura e të cilit përdoret nga shumë shërbime dhe uebsajte online, tha se ishte shkaktari i problemeve.

Firma tha se kishte pasur probleme me rrjetit CDN ndërsa u adresuan vetëm gjatë natës. Fastly ofron një shërbim të quajtur “Edge Cloud” që mbron uebsajtet nga sulmet DDoS dhe përmirëson shpejtësinë e hapjes së tyre.

Uebsajte të tjera të cilat u prekën ishin PayPal, Shopify, HBO Max dhe Vimeo. Probleme të ngjashme kanë prekur Amazon Web Services dhe Cloudflare në të kaluarën, dy gjigantë të shërbimeve cloud.

Përllogaritet se një orë offline ju kushton kompanive deri në 250 mijë dollarë. /PCWorld Albanian

Teknologji

Google Maps prezanton funksionin inteligjent për gjetjen e karikuesve të lirë

Published

on

Google ka publikuar një përditësim të ri për aplikacionin Maps, i cili sjell disa vegla të dobishme, përfshirë mundësinë për të kontrolluar nëse karikuesit për automjetet elektrike janë aktualisht të lirë.

Deri tani, aplikacioni tregonte vetëm vendndodhjen e stacioneve të karikimit, pa ofruar informacion për disponueshmërinë e tyre.

Kjo nënkuptonte se përdoruesit arrinin në stacion e përballeshin me radhë të gjata. Përditësimi shfaqë “sa karikues ka gjasa të jenë të disponueshëm kur të mbërrini”, duke përdorur kombinimin e teknologjisë së AI-së e të dhënave në kohë reale për të parashikuar disponueshmërinë e karikuesve.

Kjo veçori do t’i ndihmojë përdoruesit të shmangin pritjet dhe të kursejnë kohë. Funksioni do të jetë i aksesueshëm nga java e ardhshme nëpërmjet Android Auto dhe automjeteve që kanë të integruara shërbimet e Google.

U ridizajnua kartela Explore, e cila e bën të thjeshtë gjetjen e listave të rekomanduara nga influencues lokalë e partnerë si OpenTable.

Me një rrëshqitje të ekranit lart, përdoruesit zbulon restorantet, aktivitetet dhe atraksionet më të njohura pranë tyre.

Ky version i ri i Explore do të jetë i disponueshëm globalisht gjatë këtij muaji për Android dhe iOS.

Google po thellon integrimin e Gemini në Maps. Chatbot-i ofron këshilla të tipit “çfarë duhet të dini para se të shkoni” për restorante, hotele, salla koncertesh dhe destinacione të tjera. Sipas kompanisë, Gemini do të funksionojë si një “udhërrëfyes ekspert”.

Ky funksion është tashmë i disponueshëm për shumë përdorues në SHBA, si në Android ashtu edhe në iOS.

Në një përditësim tjetër, recensuesit ndryshojnë emrin e shfaqur kur lënë komente për biznese lokale. Google sugjeron emra krijues si “Eager Elf” ose “Julia Loves Sweets”. Megjithatë, komentet mbeten të lidhura me llogarinë personale të Google.

Ky është vetëm një nga disa përditësime të fundit që kompania ka sjellë për Maps. Aplikacioni ka shtuar edhe udhëzime live për korsitë e vozitjes për përdoruesit e Polestar 4, dhe së shpejti do të jetë i disponueshëm edhe në orët e mençura të Garmin. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Teknologji

Elon Musk: Brenda 20 viteve puna tradicionale mund të zhduket

Published

on

Miliarderi i teknologjisë, Elon Musk, bëri një deklaratë të guximshme mbi të ardhmen e punës dhe shoqërisë gjatë Forumit të Investimeve SHBA-Saudite në Uashington.

Ai tha se përparimi i inteligjencës artificiale dhe robotikës humanoide do të ndryshojë ekonominë globale, në një mënyrë që brenda 10 deri në 20 viteve, puna tradicionale nuk do të jetë më e domosdoshme.

Sipas Musk, njerëzit do të punojnë vetëm për kënaqësi, ashtu siç luajnë sporte ose lojëra kompjuterike.

Ai shtoi se teknologjia e avancuar do të eliminojë varfërinë, duke e kthyer mungesën e mjeteve në problem inxhinierik e jo shoqëror.

Robotët do të kryejnë shumicën e punëve, ndërsa njeriu do ketë luksin të zgjedhë nëse dëshiron të punojë apo jo. Ai e krahasoi të ardhmen me mundësinë për të blerë gjithçka në dyqan ose për të rritur vetë ushqimet në oborr, thjesht për kënaqësinë e procesit.

Në të njëjtën konferencë, Musk njoftoi një partneritet strategjik teknologjik: kompania xAI bashkëpunon me Humain, firmë e mbështetur nga shteti saudit, për të ndërtuar qendrën më të madhe të të dhënave të xAI jashtë SHBA-së.

Projekti, i zhvilluar me Nvidia, ka kapacitet deri 500 megavat energji elektrike, duke treguar intensifikimin e garës globale për inteligjencën artificiale. Vizioni i Musk është optimist, ai pranoi se ky ndryshim kërkon kohë, infrastrukturë të re dhe riorganizim të shoqërisë.

Sidoqoftë, drejtimi është i pandalshëm: shoqëria do të evoluojë drejt një realiteti ku puna fizike nuk do të jetë e detyrueshme dhe ku koncepti i parasë mund të humbasë gradualisht rëndësinë.

Nëse këto parashikime realizohen, brezat e ardhshëm mund të jetojnë në një botë ku punë për kënaqësi dhe zgjedhja personale do të jenë norma, duke shënuar një revolucion të ri shoqëror dhe ekonomik. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Teknologji

Teknologjia që rrit jetën e baterisë deri në 6 orë shtesë

Published

on

Shkencëtarët kanë gjetur një mënyrë për të zgjatur jetën e baterisë së telefonave dhe tabletëve edhe për disa orë.

Ata shpjegojnë se nëse përdoruesit transferojnë të dhënat e aplikacioneve të tyre të preferuara në shërbimet cloud, bateria mund të zgjasë deri në 60% më shumë.

Teknologjia identifikon pjesët e aplikacioneve që konsumojnë më shumë energji dhe i zhvendos ato në cloud duke përdorur një teknikë të quajtur “code-offloading”.

Me këtë metodë, smartfonët mund të zgjasin jetën e baterisë deri në 6 orë shtesë në rastet më të favorshme.

Shkencëtarë kompjuterikë nga Aston University në Birmingham kanë zhvilluar një softuer prototip që ruan të dhënat në një kombinim hibrid, si në cloud ashtu edhe në aplikacion.

Kur aplikacioni ekzekutohet me pjesët që harxhojnë më shumë bateri nga cloud, pajisja nuk përdor komponentët e veta, duke kursyer energji dhe duke zgjatur jetën e baterisë. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Teknologji

Apple humbet dizajnerin kryesor të iPhone Air

Published

on

Abidur Chowdhury, një nga dizajnerët kryesorë që kontribuoi në zhvillimin e iPhone Air, është larguar nga Apple për t’u bashkuar me një startup të paidentifikuar të inteligjencës artificiale.

Chowdhury u bë i njohur për publikun pasi u shfaq në videon prezantuese të iPhone Air.

Edhe pse ai nuk ishte i vetmi përgjegjës për drejtimin e projektit, largimi i tij ka lënë boshllëk të ndjeshëm në ekipin e dizajnit të kompanisë.

Ai i’u bashkua Apple 6 vjet më parë, në një periudhë të afërt me largimin e dizajnerit Jony Ive, i cili themeloi agjencinë kreative, LoveFrom.

Një tjetër projekt i lidhur me Ive, i quajtur io, u ble nga OpenAI, megjithëse Ive dhe LoveFrom vazhdojnë të operojnë si entitete të pavarura.

iPhone Air raportohet se po përballet me shitje të dobëta, por burimet thonë se kjo nuk lidhet drejtpërdrejt me largimin e Chowdhury.

Më herët qarkulluan thashetheme se iPhone Air 2 mund të vonohet, por jo domosdoshmërisht të anulohet plotësisht. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Të kërkuara