Lajmet

Pritjet në pikat kufitare Jarinjë dhe Bërnjak vetëm deri në 10 minuta

Këto dy pika kufitare janë liruar për qarkullim pasditën e së hënës pas heqjes së barrikadave.

Published

on

Pritjet në pikat kufitare të Kosovës me Serbinë, mëngjesin e së martës kanë qenë të shkurta, ndryshe nga ditët e tjera. Si në hyrje ashtu edhe në dalje të pikave kufitare, Jarinje, Bërnjak, Merdare, Dheu i Bardhë e Muçibabë, pritjet janë vetëm 10 minuta.

Pritjet në vendkalimet kufitare të Kosovës me Serbinë, për dallim nga ditët e tjera, të martën e dy gushtit nuk janë të gjata.

Raporti i Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, ka njoftuar se pritjet për hyrje janë vetëm 10 minuta, në përjashtim të pikës kufitare në Jarinjë që raportohet të jetë deri në 20 minuta.

Edhe në dalje të pikave kufitare, pritjet nuk janë të gjata.

Sipas Qendrës kombëtare për menaxhim kufitar në asnjë prej pikave kufitare nuk paraqiten kolona të automjeteve.

Ndryshe, të hënën e një gushtit pritjet më të gjata janë regjistruar në pikat kufitare në Merdar dhe te Dheu i Bardhë.

Në hyrje të pikës kufitare në Merdar, pritjet në hyrje janë deri në një orë, ndërsa në dalje deri në 180 minuta, ndërkaq kolona e automjeteve është deri në 1000 metra.

Kurse në hyrje të pikës tjetër kufitare te Dheu i Bardhë, pritjet deri në 90 minuta, ndërkaq kolona e automjeteve është deri në 1000 metra.

Në vendkalimet e tjera kufitare të Kosovës, si në Muçibabë, me 30 minuta pritje me 250 metra kolona.

Ndërkaq, të dielën e 31 korrikut, vendkalimet kufitare, Jarinjë e Bërnjak kanë qenë të mbyllura për shkak të zhvillimeve të fundit në Veri të Mitrovicës, si pasojë e reciprocitetit të targave dhe atij të dokumenteve, me Serbinë.

Këto dy pika kufitare janë liruar për qarkullim pasditën e së hënës pas heqjes së barrikadave.

Lajmet

Ambasadori britanik dhe përfaqësues të shoqërisë civile diskutojnë për ngërçin politik në vend

Published

on

By

Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves, ka theksuar rëndësinë e zgjidhjes së ngërçit politik në vend.

Përmes një njoftimi në Facebook, Hargreaves ka bërë të ditur se ka mirëpritur në Rezidencën Britanike një grup organizatash të shoqërisë civile për të diskutuar gjendjen e demokracisë në vend, shkruan KosovaPress.

Ambasadori Hargreaves ka shprehur mirënjohje për përvojën dhe ekspertizën e OJQ-ve, duke vlerësuar rolin e tyre kyç në nxitjen e llogaridhënies politike.

Unë e admiroj angazhimin e shoqërisë civile me politikanët e Kosovës për t’i inkurajuar ata që të marrin përgjegjësinë për të zgjidhur këtë ngërç në mënyrë që një Kuvend dhe Qeveri e re të mund të formohet dhe të vazhdojë me biznesin jetik në interes të popullit të Kosovës”, ka shkruar ambasadori britanik në Facebook.

Të martën, ka dështuar për herë të 33-të konstituimi i Kuvendit të Kosovës.

Të gjitha vazhdimet e deritanishme të seancës konstituive kanë dështuar, pasi Lëvizja Vetëvendosje, Guxo e Alternativa nuk kanë arritur të sigurojnë votat e mjaftueshme për zgjedhjen e kryetarit të ri të Kuvendit.

Continue Reading

Lajmet

Pa deklaratë për media, Bislimi përfundon intervistimin në rastin Peci

Published

on

By

Zëvendëskryeministri në detyrë Besnik Bislimi doli nga prokuroria, ku u intervistua për rastin Peci. Bislimi në përfundim të intervistimit nuk iu përgjigj mediave.

Zëvendëskryeministri në detyrë, Besnik Bislimi, është paraqitur në Prokurorinë Speciale të mërkurën për intervistim lidhur me hetimet rreth dhënies me qira të fabrikës për përpunimin e nënprodukteve shtazore nga Ministria e Bujqësisë.

Ministri në detyrë i Bujqësisë, Faton Peci, e ka përmendur Bislimin për çështjen e funksionalizimit të kësaj fabrike.

Në fund të majit, Prokuroria Speciale urdhëroi bastisje në katër lokacione të ndryshme në Prishtinë e Ferizaj lidhur me dyshimet për keqpërdorim të kontratës për dhënien me qira të këtij impianti. Ministri Peci ishte intervistuar në cilësinë e të dyshuarit. Pos tij, qe intervistuar edhe kryeshefi i Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinës, Bekim Hoxha.

Pas intervistimit, Peci pati thënë se ka vepruar në interes të publikut.

Continue Reading

Lajmet

Jep dorëheqje nënkryetari i VV-së në Skenderaj: S’ka joshje, as forcë që më bind

Published

on

By

Xhevat Nebihu, nënkryetar i degës së Lëvizjes Vetëvendosje në Skenderaj, ka bërë të ditur se ka dhënë dorëheqja nga subjekti politik që ka përfaqësuar deri më tani.

Nebihu me anë të një shkrimi të gjatë ka treguar edhe arsyet e largimit, ndonëse s’është treguar shumë specifik.

Me mirëkuptim, dua t’ju njoftoj publikisht që, ka kohë që kam dashur , por tani i erdhi momenti që unë të vendosë të mos jem më anëtar i asnjë partie , e as që kam dashur të jem , bile për hirë të vërtetës me është bërë lutje e madhe që të anëtarësohem ne VV, ku pasi kam menduar goxha mirë kam pranuar, arsyet e bindjes kanë qenë disa kolegë të respektuar, me qëllimin kryesor që të kontribuoj me aq mundësi që kam patur, për një ndryshim sadopak në shoqëri, dhe rrethin ku jetojmë, dhe të mirën e vendit, sikurse edhe në përiudhat tjera , edhe familjarisht”, ka shkruar ai.

Continue Reading

Lajmet

Arrestohet një person për armëmbajtje pa leje në Vushtrri

Published

on

By

Policia e Kosovës ka arrestuar një person nën dyshimin për armëmbajtje.

Policia në Vushtrri mbi dyshimin për posedim ilegal te armës kanë identifikuar të dyshuarin, ku gjatë kontrollit te i dyshuari kanë gjetur një armë e llojit pistoletë të cilën e kishte pasur në brez dhe një sprej.

“Arma dhe sprej janë konfiskuar dhe do të procedohen si prova materiale”, thuhet në raport.

Sipas policisë, i dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit, ndaj tij është iniciuar rasti për veprën penale; ‘Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’ ndërsa me vendim të prokurorit të njëjtit i caktuar masa e ndalimit policor prej për 48 orësh.

 

Continue Reading

Të kërkuara