Lajmet
Pritjet e Gjermanisë nga samiti Ballkani Perëndimor-BE
Gjermania është një nga vendet që e mbështet perspektivën e Ballkanit Perëndimor në BE.
Published
4 years agoon
By
Betim GashiSamiti BE-Ballkan Perëndimor në Brdo pri Kranju, Slloveni, synon të ruajë perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor. Çfarë presin ekspertët dhe politika në Gjermani?
Gjermania është një nga vendet që e mbështet perspektivën e Ballkanit Perëndimor në BE. Ministri i jashtëm Heiko Maas, kishte apeluar të hënën në kuadër të një takimi me homologun e tij nga Maqedonia e Veriut, Bujar Osmani për çeljen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, përkatësisht fillimin e konferencës së parë ndërqeveritare. Ky proces për momentin ka ngecur, për shkak të vetos bullgare. Maas tha se Samiti i BE-së me Ballkanin Perëndimor në Brdo pri Kranju duhet të “dërgojë në rajon mesazhin e qartë se anëtarësimi i shteteve të Ballkanit Perëndimor në BE është një synim i arritshëm.
Ekonomia gjermane për çelje të negociatave
Edhe kryetari i Shoqatës së Bizneseve në Lindje, Oliver Hermes , sipas një deklarate të publikuar në prag të samitit ka kërkuar nga qeveria gjermane të lobojë për çeljen zyrtare të negociatave të anëtarësimit me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, siç del në pah nga një dokument pozicionimi që nga ka nxjerrë në prag të samitit Shoqata e Bizneseve të Lindjes. “Presim nga qeveria e re që të vijojë angazhimin e deritanishëm dhe të investohet me vendosmëri në Bruksel për çeljen e negociatave me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, çfarë është miratuar qysh vitin e kaluar”, the Hermes.
Shkëmbimi i mallrave të Gjermanisë me rajonin është trefishuar në periudhën 2009 dhe 2019 në më shumë se dymbëdhjetë miliardë euro. Kompanitë gjermane kanë kryer investime në gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor, e sidomos në Serbi, ku numri i vendeve të punës të hapura falë investimeve gjermane ka arritur në 70.000, e në Bosnjë dhe Hercegovinë rreth 35 000 vende pune. Një shifër e ngjashme synohet të arrihet edhe në Maqedoninë e Veriut.
Te investohet në energji të ripërtërishme
Agora Energiewende, një think tank me qendër në Berlin, bën thirrje që në kuadër të axhendës së gjelbër, që është pjesë e Planit Ekonomik dhe Investitor të BE-së, të dilet nga përfitimi i ekonomisë nëpërmjet qymyrit. Në një studim të publikuar në prag të samitit, Agorawende thotë se dy minierat e qymyrit që janë planifikuar të ndërtohen në rajon janë destinuar të dalin me humbje. Kjo, pasi vetë nxjerrja e qymyrit është shumë kushtueshme, por edhe për shkak të rritjes së masave që duhen marrë për mbajtjen e ajrit të pastër, si edhe për faktin që do të vështirësohet shitja e energjisë së fituar prej qymyri në Evropë. Agora Energiewende kërkon që të fillohet që tani me kalimin në energji të ripërtërishme e cila sipas saj është e mundur te realizohet deri në vitin 2040.
Samiti i Sllovenisë
Ekologjizimi dhe digjitalizimi i ekonomive të Ballkanit Perëndimor janë pjesë Planit Ekonomik dhe Investitor të BE-së. BE-ja dhuron 9 miliardë euro, ndërsa synon të gjenerojë 30 miliardë euro të tjera përmes investimeve private.
“Plani ekonomik nuk do të sjellë rritje ekonomike”
Por një studim i përbashkët i Fondacionit gjerman Bertelsmann dhe Instituti Vjenez për Ekonomi të Krahasuar, publikuar në prag të samitit, e kritikon këtë strategji. Autorët Stefani Weiss dhe Richard Grieveson janë të mendimit se pakoja ekonomike e BE-së nuk do ta ndryshojë gjendjen e trishtë ekonomike në Ballkanin Perëndimor. Dhe se investime të tilla edhe në të kaluarën nuk kanë funksionuar.
Rritja e këmbimit tregtar brenda rajonit nuk e ka rritur mirëqenien për kokë të popullsisë së rajonit, i cili është ende 15 deri 20 herë më i ulët se ai i BE-së. Ata propozojnë integrimin ekonomik të rajonit me BE-në, duke hapur fondet strukturore dhe të kohezionit si edhe instrumente të tjera të financiare.
You may like
lajme
Kurti pret në takim lamtumirës ambasadorin e BE-së, Aivo Orav
Published
1 hour agoon
March 16, 2026By
UBTNews
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka pritur sot në një takim lamtumirës Shefin e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, ambasadorin Aivo Orav.
Gjatë këtij takimi, kreu i qeverisë shprehu mirënjohje të thellë për angazhimin dhe shërbimin e diplomatit evropian në Kosovë, që nga marrja e detyrës së tij më 1 shtator 2024.
Kryeministri Kurti e falënderoi ambasadorin Orav për bashkëpunimin korrekt, duke vlerësuar se përgjatë mandatit të tij, raportet ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian janë fuqizuar ndjeshëm, përkundër sfidave të shumta të periudhës.
Në mënyrë të veçantë, kryeministri potencoi përkushtimin e ambasadorit në procesin e lansimit të Instrumentit për Reforma dhe Rritje, si një hap kyç në rrugëtimin integrues të vendit.
Më tej, në fokus të bisedës ishin hapat e radhës që priten nga Brukseli në raport me Prishtinën zyrtare. Kryeministri Kurti theksoi rëndësinë që Bashkimi Evropian të vlerësojë progresin e arritur dhe të mundësojë marrjen e statusit të merituar të vendit kandidat për anëtarësim.
Në përmbyllje të takimit, Kurti i uroi ambasadorit Orav suksese në angazhimet e tij të ardhshme profesionale, duke e falënderuar sërish për kontributin e dhënë në avancimin e agjendës evropiane të Kosovës.
Lajmet
Interesim i jashtëzakonshëm për UBT International Smart Schools në Open Day – vazhdojnë regjistrimet e hershme
Published
3 hours agoon
March 16, 2026By
ubtnews
Qindra nxënës dhe prindër nga e gjithë Kosova morën pjesë në aktivitetet Open Day të organizuara nga UBT International Smart Schools në kampusin e Lipjanit dhe në Gjimnazin TIK në Prizren, duke treguar interesim të jashtëzakonshëm për edukimin modern dhe inovativ.
Vizitorët patën mundësinë të eksplorojnë ambientet bashkëkohore të mësimit, të njihen me drejtimet arsimore dhe metodologjitë që ndërthurin teknologjinë dhe zhvillimin e aftësive praktike. Në të njëjtën kohë, u njoftua se regjistrimet e hershme tashmë janë hapur, duke i ofruar nxënësve mundësinë të sigurojnë vendin e tyre në drejtimet më inovative dhe të kërkuara.
Interesim i veçantë u shfaq edhe për metodologjinë moderne të mësimdhënies, e cila ndërthur njohuritë akademike me përdorimin e teknologjisë dhe aftësitë praktike të nevojshme për të ardhmen.
Pjesëmarrësit patën gjithashtu mundësinë të marrin informacione rreth bursave që janë përfituar përmes Testit Provues të Arritshmërisë, si dhe për mundësitë e shumta që ofron ky institucion për zhvillimin personal dhe profesional të nxënësve.
Të gjithë të interesuarit mund të aplikojnë për t’u bërë pjesë e UBT International Smart Schools, përmes platformës së aplikimit online: Linku i Aplikimit Online




Vendi
Aksion kundër fajdesë në Prizren: Një i arrestuar dhe katër në kërkim për zhvatjen e mbi 1 milion eurove
Published
3 hours agoon
March 16, 2026By
UBTNews
Policia e Kosovës, në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore në Prizren, ka realizuar sot një operacion të gjerë policor të fokusuar në arrestimin e disa personave si të dyshuar për fajde, detyrim dhe privim të kundërligjshëm të lirisë.
Gjatë këtij aksioni, i cili përfshiu kontrolle në pesë lokacione të ndryshme në qytetin e Prizrenit, është arrestuar një person me inicialet B.K., ndërsa katër të dyshuar të tjerë (GJ.K., E.K., E.K. dhe E.R.) ndodhen ende në kërkim policor.
Sipas hetimeve të Drejtorisë për Hetimin e Krimit të Organizuar, ky grup dyshohet se ka shkaktuar një dëm fillestar prej rreth 700,000 eurosh ndaj viktimës, duke kërkuar edhe 450,000 euro të tjera në emër të kamatave të larta.
Në komunikatën zyrtarë thuhet se: “Të dyshuarit në mënyrë të vazhdueshme kanë detyruar viktimën të paguajë shuma të ndryshme parash si interes për fajde, duke përdorur forma të ndryshme të presionit dhe dhunës. Po ashtu, ata dyshohet se në raste të caktuara e kanë privuar viktimën edhe nga liria, me qëllim që ta detyrojnë të paguajë kamata të larta të fajdesë”.
Me vendim të prokurorit të shtetit, ndaj të arrestuarit është lëshuar masa e ndalimit prej 48 orësh, ndërkohë që operacioni për lokalizimin e personave të tjerë po vazhdon me intensitet të lartë.
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se: “Aktualisht po ndërmerren veprimet e nevojshme hetimore me qëllim të arrestimit të të dyshuarit dhe zbardhjes së plotë të rrethanave të ngjarjes”.
Botë
Qeveria gjermane refuzon kërkesën e Trump-it
Published
4 hours agoon
March 16, 2026By
UBTNews
Qeveria gjermane ka hedhur poshtë kërkesat e Presidentit të SHBA-së për mbështetjen e aleatëve të NATO-s në sigurimin e Ngushticës së Hormuzit gjatë luftës në Lindjen e Mesme.
“Kjo luftë nuk ka të bëjë fare me NATO-n. Kjo nuk është lufta e NATO-s”, deklaroi zëdhënësi i qeverisë, Stefan Kornelius, në Berlin, raporton gazeta gjermane Bild.
Ai shtoi se aleanca është krijuar për mbrojtjen e territorit të vendeve anëtare dhe se aktualisht mungon një mandat për angazhimin e NATO-s në këtë rajon.
Në të njëjtën linjë u shpreh edhe Ministri i Jashtëm, Johann Wadephul (63, CDU). Duke pasur parasysh vazhdimin e luftës së SHBA-së dhe Izraelit kundër Iranit, Wadephul shtoi se kjo pyetje nuk shtrohet “në këtë moment”.
“Ne duam fillimisht të dëgjojmë nga Izraeli dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës se kur synojnë t’i arrijnë objektivat e tyre ushtarake në Iran”, tha Ministri i Jashtëm.
Sipas tij, vetëm pas kësaj, në një fazë tjetër, mund të definohet “një arkitekturë sigurie për të gjithë këtë rajon”.
Trump: Mund të jetë “shumë keq për të ardhmen e NATO-s”
Presidenti i SHBA-së kishte deklaruar në një intervistë për Financial Times se NATO do të përballet me një të ardhme të zymtë nëse partnerët e SHBA-së nuk ndihmojnë.
“Nëse nuk do të ketë reagim, ose nëse reagimi do të jetë negativ, mendoj se kjo do të jetë shumë keq për të ardhmen e NATO-s”, citohet të ketë thënë Trump.
I pyetur për këto kërcënime të Trump-it, zëdhënësi Kornelius u mjaftua duke thënë: “Ne i kemi marrë parasysh këto deklarata”.
Trafiku detar në Ngushticën e Hormuzit, një rrugë jetike për transportin ndërkombëtar të naftës dhe gazit të lëngshëm, praktikisht është bllokuar për shkak të luftës dhe kërcënimit të sulmeve iraniane. /Bild/
Kurti pret në takim lamtumirës ambasadorin e BE-së, Aivo Orav
Starmer: Po punojmë për rihapjen e Ngushticës së Hormuzit
Interesim i jashtëzakonshëm për UBT International Smart Schools në Open Day – vazhdojnë regjistrimet e hershme
Aksion kundër fajdesë në Prizren: Një i arrestuar dhe katër në kërkim për zhvatjen e mbi 1 milion eurove
Qeveria gjermane refuzon kërkesën e Trump-it
Agim Ademi takohet me Glauk Konjufcën për përgatitjet e kombëtares së Kosovës
REL: Bllokada në Kuvend rrezikon fatin e marrëveshjeve ndërkombëtare 121-milionëshe
Katër ekipet më të mira të Ligës Unike përballen në Prizren për trofeun e madh
Gjakovë: Një i vrarë dhe një i plagosur nga të shtënat me armë zjarri
Të kërkuara
-
Vendi3 months agoDizajneri grafik Berin Hasi ligjëron për studentët e Dizajnit të Integruar në UBT
-
Aktualitet3 months agoProfesori i UBT-së, Hazir S. Çadraku dhe bashkëpunëtorët publikojnë artikullin “Historia e Mbrojtjes së Shpellës në Kosovë” në SpeleoMedit Magazine
-
Lajmet3 months agoProfesorët e UBT-së publikojnë studim shkencor në revistën prestigjioze ndërkombëtare të indeksuar në Scopus (Q1)
-
Lajmet3 months agoProfesori Lulzim Beqiri përfaqëson UBT-në në mobilitetin akademik në Technische Hochschule Lübeck
