Lajmet

Pritjet e gjata në Merdare dhe Morinë, KMLDNj: Shkelje e të drejtave të njeriut

Published

on

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut ka reaguar për kolonat e gjata që po krijohen në pikëkalimet kufitare të Merdares dhe Morinës.

Ky këshill thotë se përkundër arritjes së marrëveshjes midis Kosovës dhe Serbisë për lëvizje të lirë, qytetarët e Kosovës, sidomos bashkatdhetarët gjatë muajve të pushimeve verore apo festave të fundvitit për shkak të pengesave që iu bëjnë autoritetet serbe detyrohen të presin orë të tëra duke krijuar kolona të gjata derisa ta kalojnë kufirin.

“Për t’iu shmangur pritjeve të gjata deri në 10 orë, shtetasit e Kosovës detyrohen të korruptojnë policët dhe doganierët serbë dhe deri më tani nuk kemi ndonjë përpjekje serioze nga faktori – ndërmjetësuesi ndërkombëtar për tejkalimin e situatës së krijuar”, thuhet në reagim.

Derisa KMLDNj ka thënë se Kosova dhe Shqipëria duhet të gjejnë zgjidhje për problemin e krijuar në kufi nga masat e vendosura për parandalimin e pandemisë.

“Në pikëkalimin Kosovë-Shqipëri më parë ishte vendosur një rregull sidomos gjatë sezonit turistik që të mos ketë pritje të gjata e që funksionoi për mrekulli deri në kohën kur Kosova, për shkak të eskalimit të pandemisë të shkaktuar nga COVID-19 vendosi masa kufizuese për shtetasit e Shqipërisë që duan të hyjnë në Kosovë. Në momentin e vendosjes së masave kufizuese Kosova i vendosi këto masa në mënyrë të njëanshme duke e shkelur parimin e reciprocitetit që shkaktoi pakënaqësi te shtetasit e Shqipërisë që fillimisht protestuan e pastaj filluan ta bllokojnë rrugën. Si përgjigje, Shqipëria i vendosi po të njëjtat masa për shtetasit nga Kosova e që shkaktuan tollovi dhe radhë të gjata në pikëkalimin kufitar në Morinë duke krijuar kolona të gjata disa kilometra si dhe orë të tëra të pritjes”, thuhet mes tjerash.

KMDLNj-së i janë ankuar qytetarë të shumtë që kanë kërkuar që të ndërmerren masa urgjente të tejkalohet kjo gjendje.

“KMDLNj shpreh pakënaqësi dhe konsideron se qeveria e Kosovës si dhe e Shqipërisë, me veprime të ngutshme kanë përgjegjësi për krijimin e një kaosin në këtë pikëkalim dhe se kanë dështuar në menaxhimin e situatës së krijuar. Është e kuptueshme që në situata të rralla, kryesisht për shkaqe teknike apo pengesave të krijuara për shkaqe atmosferike mund edhe të krijohen probleme në lëvizje të qytetarëve, por KMDLNj e kundërshton këtë kufizim të lirisë së lëvizjes si shkelje e të drejtave të njeriut e që tani thuaja është shndërruar në rregull në pikëkalimet kufitare me Serbinë e që tash po veprohet ngjashëm edhe me Shqipërinë”, thonë nga KMDLNj.

KMDLNj ka ftuar qeverinë e Kosovës dhe të Shqipërisë të gjejnë një zgjidhje në mënyrë që të mënjanohen pritjet e gjata, deri në 6-7 orë në pikëkalimin në Morinë dhe t’i kursejnë nga maltretimet shtetasit e të dy shteteve që për arsye të ndryshme janë të detyruar ta shfrytëzojnë këtë pikëkalim. Edhe më parë ka pasur kufizime për shkak të pandemisë, mirëpo situata ishte menaxhuar më mirë dhe nuk ka pasë pritje të gjata.

Vendi

Kuvendi ratifikon me 81 vota marrëveshjen me Suedinë për transferimin e të dënuarve

Published

on

By

Kuvendi i Kosovës ka miratuar me 81 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, Projektligjin për Ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Mbretërisë së Suedisë për Transferimin e Personave të Dënuar.
Gjatë prezantimit të projektligjit para deputetëve, ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, theksoi se marrëveshje të tilla përbëjnë një hap të rëndësishëm në bashkëpunimin evropian dhe forcimin e kapaciteteve shtetërore për zbatimin efektiv të ligjit.
Ajo sqaroi se, meqë marrëveshja ndërlidhet me të drejtat dhe liritë themelore të njeriut, ratifikimi i saj nga Kuvendi është i domosdoshëm në bazë të nenit 18 të Kushtetutës.
Përkrahje për këtë marrëveshje ndërkombëtare kanë dhënë edhe grupet parlamentare opozitare, përfshirë PDK-në, LDK-në dhe AAK-në, duke mundësuar kalimin e saj me konsensus të plotë në seancën plenare. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Shtyhet sërish seanca ndaj Xhevat Krasniqit, mungojnë prokurori dhe e dëmtuara

Published

on

By

Ka dështuar të mbahet seanca fillestare në rastin e ish-profesorit të Universitetit të Prishtinës, Xhevat Krasniqi, i akuzuar për ngacmim seksual ndaj studenteve të Fakultetit të Mjekësisë. Seanca e radhës është caktuar për datën 24 dhjetor, në orën 09:30.

Gjykatësi i rastit, Bujar Ahmeti, ka bërë të ditur se shkak për shtyrjen ka qenë mungesa e prokurorit të Shtetit, e cila nuk ishte e arsyetuar, si dhe mungesa e njërës prej të dëmtuarave, Donika Veseli. Sipas tij, në mungesë të palëve kryesore, nuk ishin plotësuar kushtet ligjore për zhvillimin e seancës.

Kjo shënon vonesën e radhës në këtë proces gjyqësor, pasi më parë janë shtyrë edhe nëntë seanca të tjera të planifikuara gjatë muajve shtator dhe tetor, për shkak të kërkesave të ndryshme të palëve në procedurë.

Krasniqi ishte denoncuar nga 27 studente të Fakultetit të Mjekësisë për ngacmim seksual. Sipas aktakuzës së Prokurorisë së Prishtinës, ngacmimet e pretenduara kanë ndodhur përgjatë periudhës janar 2022 – dhjetor 2023, brenda hapësirave të Fakultetit të Mjekësisë.

Prokuroria pretendon se profesori Krasniqi është përfshirë në sjellje joverbale joetike të natyrës së ngacmimit seksual, me qëllim cenimin e dinjitetit të studenteve, duke shfrytëzuar pozitën e tij si profesor universitar. Në aktakuzë janë listuar katër të dëmtuara.

Krasniqi aktualisht ndodhet nën masën e pezullimit nga puna në Universitetin e Prishtinës, me vendim të rektorit Arben Hajrullahu, deri në përfundimin e hetimeve nga Prokuroria. /Ekonomia Online/

Continue Reading

lajme

Rrahje mes katër personave në Vushtrri: Arrestohen dy të dyshuar, dy të tjerë në arrati

Published

on

By

Dy persona janë arrestuar nga Policia e Kosovës në Vushtrri nën dyshimin për përfshirje në veprat penale “Sulm” dhe “Asgjësim apo dëmtim i pasurisë së luajtshme”, pas një rrahjeje mes katër personave të ndodhur në rrugën “Ismajl Qemali”.

Sipas njoftimit zyrtar të policisë, njësitë policore kanë ndërhyrë në vendin e ngjarjes ku kanë arritur të ndalojnë dy prej të dyshuarve, ndërsa dy të tjerët janë larguar në drejtim të panjohur.

Pas ofrimit të tretmanit mjekësor dhe intervistimit në stacionin policor, me vendim të prokurorit kompetent, dy të arrestuarve u është caktuar masa e ndalimit policor prej 48 orësh. Ndërkohë, policia bën të ditur se ka identifikuar edhe dy personat e arratisur dhe të njëjtit ndodhen në kërkim policor. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Probleme globale me Microsoft: Pa qasje në Outlook edhe në Kosovë

Published

on

By

Si pasojë e problemeve të mëdha teknike që kanë prekur shërbimet e Microsoft në nivel global, edhe në Kosovë nuk ka qasje në platformën e postës elektronike Outlook.

Ndërprerja ka pamundësuar hapjen e emaileve dhe ka shkaktuar vështirësi në komunikimet zyrtare dhe punën e përditshme, njëjtë sikurse në shumë vende të tjera të botës.

Ekipet teknike të kompanisë janë duke punuar për identifikimin dhe rregullimin e defektit, ndërsa ende nuk ka një afat të saktë se kur do të rikthehet funksionaliteti i plotë i shërbimeve. /E.A/

Continue Reading

Të kërkuara