Lajmet
Pritje deri në 60 minuta për hyrje në Kosovë te Dheu i Bardhë
Published
1 month agoon
By
UBTnewsQendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka njoftuar lidhur me fluksin e automjeteve në pikat kufitare të Kosovës.
Sipas përditësimit të të dhënave, në pikën kufitare te Dheu i Bardhë janë pritjet deri në 60 minuta për hyrje në Kosovë, derisa për dalje pritjet janë 05 minuta.
Në Jarinje pritjet për hyrje janë 10 – 15 minuta derisa për dalje 03-05 minuta.
Në pikat e tjera kufitare, gjendja paraqitet e qetë me fluks minimal të automjeteve dhe pritje më të shkurtra.
Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) me një ekip të Kibernetikës, ka marrë pjesë në ushtrimin “Cyber Unity 25” ku ka treguar aftësi të jashtëzakonshme dhe lidership të nivelit të lartë gjatë pjesëmarrjes në ushtrimin shumëkombësh “Cyber Unity 25”, i organizuar nga NATO.
Sipas njofitmit, ky aktivitet, i cili kishte për qëllim forcimin e bashkëpunimit dhe përgatitjes kundër kërcënimeve të avancuara kibernetike si dhe shkëmbimin e eksperiencave dhe forcimin e kapaciteteve ndërkombëtare.
“Ekipi Kibernetik i FSK-së, ka shfaqur aftësi në aspektin teknik, ashtu edhe në atë strategjik. Në pjesën teknike, ata demonstruan aftësi të larta në identifikimin dhe menaxhimin e incidenteve komplekse kibernetike, duke vendosur standarde të larta të punës ekipore dhe ekspertizës teknike. Ndërkaq, në nivelin strategjik, ekipi tregoi lidership dhe aftësi të shkëlqyera menaxheriale në skenarë të krizave kibernetike, duke marrë vendime të duhura nën presion dhe duke siguruar koordinimin efektiv mes veprimeve taktike dhe objektivave strategjike. Ky ushtrim ka theksuar rëndësinë e bashkëpunimit ndërkombëtar në luftën kundër kërcënimeve kibernetike, dhe Ekipi Kibernetik i FSK-së ka përfaqësuar Kosovën me profesionalizëm, përkushtim dhe dinjitet të lartë. Përformanca e tyre në këtë aktivitet jo vetëm që pasqyron përgatitjen dhe përkushtimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, por edhe forcon pozicionin e Kosovës si një kontribuese aktive në sigurinë globale kibernetike”, thuhet në njofitm.
Lajmet
30 vajza nga komuniteti Rom, Ashkali dhe Egjiptian fitojnë aftësi profesionale në teknologji nga UBT
Published
3 hours agoon
January 27, 2025By
UBT NEWSDepartamenti për Edukim dhe Zhvillim Profesional i UBT-së, në një ceremoni të organizuar me rastin e ndarjes së certifikatave për 30 vajza nga komuniteti Rom, Ashkali dhe Egjiptian, shënoi një moment të rëndësishëm për integrimin dhe avancimin e këtij grupi në fushën e teknologjisë dhe zhvillimit profesional.
Ky trajnim nga UBT kishte për qëllim zhvillimin e aftësive të vajzave në fushën e Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit (TIK), duke ofruar njohuri të avancuara për përdorimin e mjeteve dhe aplikacioneve të rëndësishme si Microsoft Word, Excel, PowerPoint, si dhe teknika të tjera të nevojshme për punësim.
Në fjalën e tij, Rektori i UBT-së, Edmond Hajrizi, theksoi rëndësinë e këtij trajnimi për vajzat e komunitetit dhe i inkurajoi ato të vazhdojnë përpjekjet për t’u zhvilluar profesionalisht. Ai e shprehu gëzimin për mundësitë që ofrohen sot dhe i nxitë ato të shfrytëzojnë mundësitë e shumta që janë në dispozicion, duke u ndalur gjithashtu në rolin e rëndësishëm që edukimi ka për prosperitetin dhe zhvillimin e shoqërisë.
“Edukimi është parakusht për stabilitet dhe prosperitet, dhe këto mundësi janë aty, duhet vetëm të keni guximin dhe dëshirën për t’i shfrytëzuar”, u shpreh Rektori Hajrizi.
Rektori Hajrizi gjithashtu theksoi se në UBT do të kontribuohet më shumë në zhvillimin e grupeve dhe grave në përgjithësi, duke ofruar mundësi për edukim dhe trajnim të mëtejshëm. Ai theksoi gjithashtu faktin se 50% e studentëve në UBT janë vajza, të cilat tashmë janë pjesë e programeve akademike dhe profesionale të universitetit. Ky fakt tregon një ecuri pozitive për gratë në arsim, duke pasqyruar përparimin e rëndësishëm që ka bërë UBT në përfshirjen e grave në fushat akademike.
“Mesazhi im, si dhe i UBT-së është që ta shfrytëzoni këtë mundësi dhe të angazhoheni në punë, pasi tani ka shumë mundësi financimi dhe grante për zhvillim në fushën e teknologjisë, një mundësi që duhet të përvetësohet dhe shfrytëzohet. Si UBT, ne mund të japim një kontribut të rëndësishëm në zhvillimin tuaj profesional. Misioni ynë është të kontribuojmë për shoqërinë, dhe ndihma që ofrojmë për grupet që dëshirojnë të rriten dhe të avancojnë në profesionin e tyre është një kënaqësi e madhe për ne. UBT ka potencialin për të lidhur interesat e ndryshme, duke ofruar mundësi në edukim, arsimim, trajnime dhe bashkëpunime që mund të sjellin rezultate të shkëlqyera për të gjithë”, përfundoi rektori Hajrizi.
Profesor Besnik Skenderi, i cili ishte drejtues i projektit, foli për procesin e trajnimit, duke përmendur se ky ishte një hap i rëndësishëm për të gjithë pjesëmarrësit, duke përfshirë dhe mundësinë që pesë vajza nga komuniteti do të përfitojnë shkollim falas në një program të kualifikimit.
“Pesë vajza nga komuniteti do të përfitojnë shkollim falas në një program të kualifikimit të zhvilluesve të aplikacioneve, vlera e të cilit është 3000 euro për person dhe ofron mundësi të shkëlqyera për avancimin në karrierë. Po ashtu, një tjetër program trajnimi për shkencën e të dhënave do të ofrohet falas për vajza të tjera, si një mundësi për të zhvilluar aftësitë profesionale në një fushë të kërkuar”, u shpreh profesori Skenderi.
Fatlume Rexhepi, një nga vajzat që mori pjesë në këtë trajnim, e cila shprehu mirënjohjen për mundësinë që iu dha, tha se kjo ishte një mundësi e jashtëzakonshme për komunitetin e tyre, veçanërisht për ato që përballen me sfida të shumta. Ajo theksoi se trajnimet ishin shumë të dobishme dhe ndihmuan në zhvillimin e aftësive të nevojshme për tregun e punës, siç janë përgatitja e projekteve dhe prezantimeve, dhe se ky trajnim e ka lehtësuar punën për shumë vajza që tashmë punojnë në administratë dhe fusha të tjera.
Amanda Toska, Zyrtare e Lartë për Programin e Punësimit në VORAE, foli për rëndësinë e bashkëpunimit me UBT-në dhe për të ardhmen e këtij partneriteti. Ajo shprehu kënaqësinë e saj për këtë bashkëpunim të frytshëm dhe e vlerësoi si një mundësi të shkëlqyer për vajzat e komunitetit Rom, Ashkali dhe Egjiptas për të avancuar në fushat e punës dhe për të zhvilluar aftësitë e tyre profesionale. Toska përmendi se shumë nga vajzat tashmë po shfrytëzojnë aftësitë e fituara për të përpiluar projekte dhe prezantime në universitete dhe mjedise të tjera profesionale, një dëshmi e suksesit të këtij trajnimi.
Ky program i suksesshëm është një shembull i bashkëpunimit të frytshëm ndërmjet UBT-së dhe organizatave të tjera, që synon zhvillimin e aftësive profesionale të grupeve të margjinalizuara dhe ofron mundësi reale për një të ardhme më të mirë për vajzat dhe gratë nga komunitetet Rom, Ashkali dhe Egjiptas./UBTNews/D.E.
Lajmet
IPK-ja lë fajtor policin për aksidentin tragjik me 3 viktima
Published
4 hours agoon
January 27, 2025By
UBTNewsInspektorati Policor i Kosovës ka njoftuar se sipas hetimeve të para, aksidenti tragjik që ndodhi në rrugën rajonale Mitrovicë – Pejë, në fshatin Çubrel, ku humbën jetën tre persona ka ndodhur si pasojë e mospërshtatjes së shpejtësisë së vozitjes me kushtet e rrugës nga drejtuesi i automjetit zyrtar të policisë.
Ky automjet, sipas informacioneve, ka kaluar në shiritin e kundërt dhe ka goditur një veturë civile.
Në lidhje me këtë ngjarje, Inspektorati Policor ka njoftuar se ka rekomanduar suspendimin e policit që ka drejtuar automjetin në momentin e aksidentit.
“Si pjesë e procedurave administrative dhe për të siguruar zhvillimin e hetimeve, IPK-ja ka propozuar pezullimin e zyrtarit policor që ishte në timon gjatë aksidentit, ndërkohë që hetimet lidhur me rastin janë duke vazhduar në koordinim me prokurorin kompetent,” thuhet në njoftimin e IPK-së.
Lajmet
Në mungesë së pajisjes me shkresa të lëndës, shtyhet seanca për vrasjen e Liridona Ademajt
Published
4 hours agoon
January 27, 2025By
UBTNewsNë Gjykatën Themelore në Prishtinë sot pritej të mbahej shqyrtimit fillestar ndaj Naim Murselit, Granit Plavës, Kushtrim Kokallës dhe Tom Dodajt, të cilët akuzohen për rastin e vrasjes së Liridona Ademajt më 29 nëntor 2023. Ndërsa, me vendim të kryetares së trupit gjykues, Fatime Dermaku, seanca u shty për 31 janar 2025, me fillim nga ora 11:00.
Deri te shtyrja e seancës së shqyrtimit fillestar kur të akuzuarit pritej të deklaroheshin rreth fajësisë, erdhi pasi që avokati i Kushtrim Kokallës, Ndrec Dodaj dhe ai i Tom Dodajt, Agron Kuçi, nuk ishin pajisur me shkresa të lëndës.
Të akuzuarit në gjykatore u sollën nën masa të rrepta të sigurisë.
Përveç të akuzuarve dhe mbrojtësve të tyre, në sallën e gjyqit ishin të pranishëm edhe familjarët e të ndjerës, Liridona Ademajt.
Prokurorja e rastit, Javorka Perlinçeviq tha se të gjitha palët janë pajisur me shkresat e lëndë, përveç avokatit, Agron Kuçi mbrojtës i Tom Dodajt.
Sipas saj, avokati Kuçi nuk ka pas qasje në email.
“Të gjithë mbrojtësve të të akuzuarve u kemi dërguar shkresat e lëndës, vetëm një problem ka qenë me avokatin, Agron Kuçi të cilit disa herë ia kemi dërguar shkresat e lëndës me email, mirëpo na është lajmëruar se emaili i tij është i mbushur. Jemi dëgjuar nëpërmjet telefonit dhe i kemi thënë se i kemi dërguar shkresat dhe para seancës na ka lajmëruar se nuk ka mund ta hap emailin. Mirëpo, kopjen e aktakuzës ia kemi dorëzuar në formë fizike. Dhe sa i përket të pandehurve të tjerë të gjithë i kanë pranuar shkesat e lëndës”, tha ajo.
Ndërsa, avokati i të akuzuarit, Kushtrim Kokallës, Ndrec Dodaj tha se sot nuk janë plotësuar kushtet për t’u mbajtur kjo seancës, pasi sot 10 minuta para se të nis seanca e sotme është pajisur me shkresat e lëndës.
“Gjyqtare, unë sot i ka pranuar shkresat e lëndës 10 minuta para se të hyjë në sallë, është fakt se më datën 22 apo 23 më ka thirr dikush prej Prokurorisë unë kam qenë në gjykim dhe nuk kam pas mundësi me ardhur deri në Prokurori, një koleg i imi Skënder Gojani më duket i ka marrë dhe mi ka dorëzuar sot, unë nuk e di përmbajtën e atyre CD se çka ka dhe në këtë situatë çfare jemi nuk kam arritur me lexua as aktakuzën. Në këtë situatë çfare jemi nuk mund ta kryej obligimin tim ndaj klient…As nuk jam në gjendje me këshillua klientin tim qysh me u deklaruar as nuk jam në gjendje as vetë me deklaruar pa e ditur gjendjen e provave”, thotë Dodaj.
Më pas prokurorja e rastit, Javorka Perlinçeviq tha se avokati i Granit Plavës, Skënder Gojani i ka marrë shkresat e lëndës edhe për avokatin, Ndrec Dodaj.
Ajo tha se për këtë prokuroria ka dëshmi, dhe nuk e dinë marrëveshjen në mes të dy avokatëve.
“Normal që është ftuar ka thënë se është në seancë, pas kësaj më 22 janar 2025 në ora 11:35 avokati Skënder Gojani e ka marrë lëndën me pajtimin e Ndrec Dodaj për të gjithë lëndën gjë që vërteton edhe kjo shkesë e prokurorisë. Çfarë ka qenë marrëveshja avokatit Ndrec Dodaj dhe Skëndert Gojani këtë nuk e di”, tha ai.
Se shkresat e lëndës i ka marrë avokati i Plavës, Skënder Gojani e pranoi edhe vetë ai.
Edhe avokati i Tom Dodajt, Agron Kuçi tha se për shkak të telasheve me emailin e tij, sot është pajisur me aktakuzën.
“Është e vërtet që unë kam pas probleme dhe vazhdoj me pas probleme me email, sot e kam marrë aktakuzën shkresa tjera të lëndës, CD apo ndonjë gjë tjetër nuk kam. Ndonëse i mbrojturi im gjatë gjithë procedurave penale ka bashkëpunuar dhe ka pranuar fajësinë, mirëpo sot si mbrojtje nuk mund të deklarohem për pranimin e fajësisë“, theksoi ai.
Kryetarja e trupit gjykues, Fatime Dërmaku u shpreh se shtyrja e seancës së sotme të shqyrtimit fillestar për vrasjen e Liridona Ademajt nuk do të ndodh më.
Ajo tha se kjo sjellje e mbrojtëse të të akuzuarve, Kokalla dhe Dodajt tregon seriozitetin e tyre.
“KKGJ ia tërheq vërejtjen mbrojtësit të të pandehurit Kushtrim Kokallës avokatit, Ndrec Dodaj që të mos ta pengoj kryetaren e trupit gjykues të udhëheqë seancën konform dispozitave ligjore është vërejtje me shkrim. Ju e dini që kemi 15 ditë afat për të mbajtur shqyrtimin fillestar të pandehurit janë në paraburgim ne nuk mund t’i shkelim dispozitat ne jemi gardian të mbrojtjes së të drejtave të të pandehurve në proces penal…..është kërkuar një eksternal disk që duhet ta sjellni ju për t’ua bart të gjitha provat me u vendos të gjitha ndërhyrjet për hir të korrektësisë, nuk ka ndërprerje, nuk keni shkua me i marr me kohë… neve nuk mund të vazhdojmë me këtë shqyrtim fillestar meqenëse kemi pengesa dëmtohet mbrojtja e të pandehurve meqenëse avokatët, Ndrec Dodaj dhe Agron Kuçi.. Nuk është krejt pak me qenë mbrojtës jemi pjesë e sistemit dhe me thënë nuk punon email ju e dini që mbrojtja e të pandehurve për veprën penale që akuzohet i mbrojturi juaj parashihet një dënim mjaftë i lartë…. e mos të flasim për avokatin Dodaj që përfaqëson Kushtrim Kokallën për çfarë dënimi parashihet kjo tregon vetëm seriozitetin e juaj për mbrojtje”, theksoi ajo.
Të pajtimit që të vazhdohet me shqyrtimin fillestar ishin mbrojtja e Naim Murselit dhe Granit Plavës, ndonëse deklaruan se disa CD nuk janë hapur.
Për prishje të rendit dhe qetësisë, kryetarja e trupit gjykues, Fatime Dërmaku e dënoi me 500 euro gjobë avokati, Ndrec Dodaj.
Gjyqtarja Dërmaku kërkoi falje edhe për mediat të cilat nuk arritën të jenë të pranishme në sallë, ndonëse interesimi i tyre ishte i madh.
Sipas tij, për shkak të hapësirës së sallës në gjykatë nuk kanë arritur të gjitha mediat të jenë të pranishme.
Prokuroria Themelore në Prishtinë më 15 janar 2025 ka ngritur aktakuzë ndaj Naim Murselit, Granit Plavës, Kushtrim Kokallës dhe Tom Dodajt. Të akuzuarit ngarkohen për vrasjen e Liridona Ademajt më 29 nëntor 2023.
Sipas aktakuzës Murseli, Plava dhe Kokalla ishin dakorduar që vrasja të kryhej nga i akuzuari Granit Plava me marrëveshje që bashkëshorti i Liridona Ademaj, Naim Murseli t’ia paguante atij 30 mijë euro.
“Don Kishoti”, përsëri në shqip 100 vjet pas përkthimit të Nolit
Rrjeti global i arsimit kosovar po rritet, UBT hap degë në Londër
Pini qumësht me çokollatë pas ushtrimeve
Profesorët e UBT-së Çadraku, Selimi dhe Xhafaj me kontribut shkencor për “Kornizën ligjore të ujit në Kosovë”
FSK pjesë e ushtrimit “Cyber Unity 25”
30 vajza nga komuniteti Rom, Ashkali dhe Egjiptian fitojnë aftësi profesionale në teknologji nga UBT
IPK-ja lë fajtor policin për aksidentin tragjik me 3 viktima
Irani teston raketa të pajisura me inteligjencë artificiale
Në mungesë së pajisjes me shkresa të lëndës, shtyhet seanca për vrasjen e Liridona Ademajt
Të kërkuara
-
Bota3 months ago
Trump premton paqe në Liban nëse rikthehet në Shtëpinë e Bardhë
-
Bota3 months ago
Koreja e Veriut rrit frikën në botë, lëshon raketën e re balistike ndërkontinentale
-
Bota3 months ago
“Ethet” e kthimit të Trump! Takohen Macron e Starmer, zbardhet fokusi i diskutimeve
-
Lajmet2 months ago
Rektori Hajrizi: Çdo sukses i joni është një sukses për Kosovën!