

Ekonomi
Priten masa tjera pas 1 korrikut për hotelerinë
Published
4 years agoon
By
Betim GashiPërfaqësuesi i departamentit të estradës në Odën e Hotelerisë, Afrim Muçiqi deklaroi se pas datës 1 korrik pritet të ketë masa lehtësuese për sektorin e hotelerisë, por gjithmonë duke u bazuar në situatën epidemiologjike.
“Është lajm i gëzueshëm për sektorin që ne përfaqësojmë, dhe sado pak e ka kthyer atë shpresën e këtyre bizneseve që më në fund t’i kthehen një far lloje normaliteti pasi që masat janë më të mirat në rajon, nuk është ashtu siç e kemi pritur por 95% e atyre propozimeve ne si odë i kemi bërë ne kanë kaluar. Në takimin e parë që kemi pasur me zyrtarët e qeverisë jemi dakorduar që këtë manual deri me datën 1 korrik ta respektojmë varësisht prej rasteve epidemiologjikë në nivel vendi atëherë shpresoj që me 1 korrik të kemi masa të tjera dhe të shkojmë drejt normalitetit”, deklaroi ai.
Ndërsa, për pakon e rimëkëmbjes e cila shumë shpejt do të prezantohet nga Qeveria, Muçiqi tha se duhet të jenë të përfshirë edhe këta të fundit dhe me një vlerë më të madhe jo nga ajo që ka qenë prej 170 euro për punëtorët.
“Unë mendoj që është dashtë që ministria e Ekonomisë dhe e Financave të na kenë parasysh, mirëpo duhet të na kenë parasysh që të rritet kjo vlerë e rimëkëmbjes ekonomike”, deklaroi ai.
Në fund Muqiqi tha se për t’u rimëkëmbur ky sektor kërkon edhe dorën e shtetit.

Tregu global i artit ka shënuar një rënie prej 12% në vitin 2024, duke arritur në një vlerë prej 57.5 miliardë dollarësh, sipas raportit të publikuar nga banka zvicerane UBS dhe Art Basel.
Kjo rënie vjen pas një uljeje prej 4% të regjistruar në vitin 2023.
Raporti ia atribuon këtë tkurrje pasigurisë ekonomike globale dhe tensioneve në rritje gjeopolitike.
Kina, dikur kishte rol të fuqishëm në tregtinë ndërkombëtare të artit, ka pësuar rënien më të madhe, me një ulje prej 31% në shitjet vjetore.
Tashmë, Kina ka zbritur në vendin e tretë, pas Britanisë së Madhe, e njohur për shtëpitë e saj të ankandeve prestigjioze si Sotheby’s dhe Christie’s, transmeton albinfo.ch.
Shtetet e Bashkuara mbeten udhëheqësja dominuese, me 43% të pjesës së tregut botëror të artit.
Pas tyre renditet Britania e Madhe me 18%, ndërsa Kina ka rënë në 15%.
Ekonomi
Diaspora për dy muaj solli rreth 175 milionë euro në Kosovë
Published
3 weeks agoon
April 7, 2025
Banka Qendrore e Kosovës njoftoi se remitancat, si kategoria kryesore në kuadër të ardhurave dytësore, arritën vlerën 86.14 milionë euro në janar 2025, një vlerë afërsisht të njëjtë me periudhën e njëjtë të vitit 2024.
Sipas vlerësimeve preliminare, remitancat për shkurt 2025 arritën në 88.12 milionë euro, duke sjellë një total prej 174.26 milionë euro (preliminare) për dy muajt e parë të vitit 2025.
“Sipas vlerësimeve preliminare remitancat për shkurt 2025 ishin rreth 88.12 milionë euro, duke arritur vlerën 174.26 milion euro (preliminare) për dy muajt e parë të 2025. Prurjet më të mëdha edhe gjatë shkurtit 2025 kanë qenë përmes IFJB-ve me 62.65%, bankave komerciale me 16.45% dhe kanaleve tjera me 20.90%”, thuhet në raportin për statistikat e Sektorit të Jashtëm për tremujorin e katër 2024 dhe Bilancit të Pagesave për muajin janar 2025.
Sipas BQK-së, bilanci i pagesave në fund të janarit 2025 u karakterizua me deficit të llogarisë rrjedhëse në vlerë prej 21.36 milionë euro, i cili tregon thellim të deficitit krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar kur llogaria rrjedhëse kishte suficit prej 6.78 milionë euro.
Shkaktari kryesor i këtij deficiti është rritja e deficitit në bilancin tregtar. Investimet direkte në Kosovë për janar 2025 arritën në 90.96 milionë euro, duke shënuar një rritje prej 12.19% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, përderisa investimet direkte jashtë Kosovës arritën në 16.19 milionë euro, me një rritje prej 19.12% krahasuar me janar 2024.
“Asetet rezervë deri janar 2025 janë rritur për 45.95 milionë euro, kurse në periudhën e njëjtë të vitit paraprak ishin 15.21 milionë euro. Rritjes së aseteve rezervë i ka kontribuar rritja e depozitave për 45.95 milionë euro, nuk ka pas investime në letra me vlerë gjatë muajit janar 2025”, njofton tutje BQK-ja.

Në një klimë globale gjithnjë e më të paqëndrueshme ekonomikisht dhe ambientalisht, çmimet e produkteve ushqimore kanë filluar të shfaqin një tendencë të qëndrueshme në rritje gjatë vitit 2024, me projeksione që sugjerojnë një vazhdimësi të kësaj rritjeje edhe në 2025.
Burime të ndryshme, si “The Wall Street Journal”, “Reuters” dhe raportet nga bursat ndërkombëtare sinjalizojnë se kjo nuk është një lëvizje e përkohshme, por pjesë e një cikli më të gjerë me shkaqe të shumta.
Kafeja në fokus: Arabica dhe Robusta në çmime të reja rekorde
Ndër produktet më të ndjeshme ndaj kësaj rritjeje është kafeja – si Arabica, e cila tregtohet në New York Stock Exchange (NYSE), ashtu edhe Robusta, e cila ndjek bursën e Londrës. Të dhënat e fundit nga tregjet tregojnë një ngjitje të fortë të çmimeve:
Arabica: nga rreth 3,637 dollarë/ton në janar 2024 në mbi 6,062 dollarë/ton në mars 2025, një rritje mbi 60%
Robusta: nga 2400 dollarë/ton në mbi 3500 dollarë/ton, një rritje mbi 45% në të njëjtën periudhë.
Grafiku më sipër tregon qartë se si kjo lëvizje është përshpejtuar në muajt e fundit, duke reflektuar ndikimet e faktorëve të jashtëm, si: thatësira në Brazil, reshjet e dendura në Vietnam, ndërprerjet në zinxhirët e furnizimit dhe rritja e kostove të punës dhe energjisë.
Produkte të tjera në rritje të çmimit:
Kafeja nuk është rasti i vetëm. Tregjet globale kanë shënuar rritje çmimesh edhe për:
Drithërat (gruri, orizi) – të ndikuar nga luftërat dhe kufizimet në eksport
Qumështi dhe produktet e tij – për shkak të kostove më të larta të transportit dhe ushqimit për bagëtitë
Yndyrat bimore (vaj luledielli, vaj palme) – të ndikuara nga krizat klimatike në vendet prodhuese.
Sipas raportimeve të fundit të “Bloomberg”, çmimet e këtyre produkteve pritet të vazhdojnë të jenë në nivele të larta për pjesën e parë të vitit 2025, me disa sinjale që kjo mund të jetë “normalja e re” në tregun global.

Banka Qendrore e Republikës së Kosovës (BQK), njofton se parashikimet e saj sugjerojnë se norma e përgjithshme e inflacionit pritet të jetë rreth 1.8% në vitin 2025.
“Presionet inflacioniste në çmimet e ushqimit në tregun vendor mbeten një nga faktorët kryesorë përcaktues të ecurisë së inflacionit; megjithëse, rënia e parashikuar e çmimeve të ushqimeve në tregjet ndërkombëtare mund të ushtrojë presion për rishikim të inflacionit për poshtë”, thuhet në raportin e BQK-së për vlerësimin tremujor të ekonomisë.
Sipas raportit, përkundër kësaj, ecuria e inflacionit vazhdon të minohet kryesisht nga goditjet potenciale si pasojë e tensioneve gjeopolitike, kufizimeve tregtare dhe kushteve klimatike.

Instagrami lanson veçorinë që i lidh më tepër ndjekësit

Parashikimi i motit për ditën e premte

Çdo ditë bëni këtë gabim derisa i lani dhëmbët, prandaj ju bëhen të verdhë!

Babai i Lindsay Lohan dënohet me nëntë muaj burg për ryshfet dhe shkelje të kushtit

Rektori Hajrizi vizitoi Panairin Ndërkombëtar të Farmacisë dhe Kozmetikës “Cosmofarma Exhibition” në Bolonja

UBT në krye të fuqizimit të vajzave në ICT

Rektori Hajrizi takohet me Alessandro Alberanin, ish-presidentin e Interportos dhe Acer-it

Rektori Hajrizi në takim me kontabilistin e njohur arbëresh, Luigi Laffusa

Rektori Hajrizi viziton fabrikën “Pensi” në Bolonja – shembull suksesi i diasporës shqiptare në Itali
Të kërkuara
-
Bota3 months ago
Marrëveshja për pranimin e pakufizuar të emigrantëve, Shtëpia e Bardhë tërhiqet nga tarifat ndaj Kolumbisë
-
Bota3 months ago
Shtëpia e Bardhë: Armëpushimi në Liban do të zgjatet deri më 18 shkurt
-
Lajmet nga UBT2 months ago
Përgatituni për të udhëhequr politikën e të ardhmes me Fakultetin e Shkencave Politike në UBT
-
Lajmet2 weeks ago
Studentët e Psikologjisë në UBT zhvilluan një vizitë studimore në qendrën psikologjike “Radix” dhe Asociacionin Kosovar për Psikoterapi Trupore