Lajmet

Prishtinës do t’i shtohen tri shkolla të reja

Lagjet përfituese të këtij projekti janë Sofalia, Mati dhe Veterniku, ndërsa projekti do të jetë dyvjeçar.

Published

on

Komuna e Prishtinës ka nënshkruar marrëveshje partneriteti me kompaninë “Bau Scholl” për ndërtimin e tri shkollave të reja në vlerë prej mbi 13 milionë euro. Lagjet përfituese të këtij projekti janë Sofalia, Mati dhe Veterniku, ndërsa projekti do të jetë dyvjeçar.

I pari i kryeqytetit, Përparim Rama tha se ndërtimi këtyre shkollave do të mundësojë që 2 mijë e 500 nxënës të vijojnë mësimin në periferi të kryeqytetit. Madje tha se edhe qendra do të lirohet nga makinat.

“I kemi tri shkolla në periferi të Prishtinës. Në Sofali, në Mat dhe në Veternik. Do të mundësojë që 2 mijë e 500 nxënës të vijojnë mësimin në këto shkolla. Me ndërtimin e këtyre shkollave do të ketë 2 mijë e 500 makina më pak që do të kenë nevojë me ardh në qendër të Prishtinës. Kostoja është pak më shumë se 13 milionë për tri shkolla dhe kostoja është e vitit 2020 dhe kemi pas mirëkuptim që të mbesin kostot siç kanë qenë”, tha Rama.

Pajtim Jakupi nga “Bau Schooll” tha se projekti do të jetë në shërbim të qytetarëve.

“Shpresojmë që këtë që e nënshkruam së bashku me kryetarin do të jetë në të mirë të banorëve të Prishtinës. Do të ndërtohen tri shkolla në tri lokacione të ndryshme dhe do të mundohemi që të jetë në shfrytëzim të mirë të qytetarëve”, tha ai.

Vendi

Raportohet zhdukja e dy personave në Viti

Published

on

By

Në të dhënat e raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës raportohet se kanë nisur hetimet se dy persona janë larguar nga shtëpia e tyre dhe nuk dihet asgjë për vendndodhjen e tyre.

Rasti po trajtohet nga njësitet përkatëse policore. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Vazhdojnë punimet e Kongresit të 67-të të EOQ-së në UBT: Ekspertët vendorë dhe ndërkombëtarë diskutojnë për të ardhmen e cilësisë

Published

on

By

Në Parkun Shkencor, Inovativ dhe Teknologjik të UBT-së edhe sot do vazhdojnë punimet e Kongresit të 67-të të Organizatës Evropiane për Cilësi (EOQ), ngjarja më e madhe ndërkombëtare e këtij fusha që po mbahet për herë të parë në Kosovë.

Dita e sotme po shoqërohet me sesione të ngjeshura tematike, ku ekspertë të njohur vendorë dhe ndërkombëtarë, akademikë e profesionistë po paraqesin punimet dhe hulumtimet e tyre. Diskutimet kryesore po përqendrohen në transformimin e menaxhimit të cilësisë në epokën e Inteligjencës Artificiale, ruajtjen e besimit institucional, inovacionin e qëndrueshëm dhe integrimin e vlerave njerëzore në zhvillimin teknologjik.

Kjo ngjarje pason hapjen zyrtare nga Rektori i UBT-së Edmond Hajrizi, njëherësh edhe Zëvendëspresident i EOQ-së, i cili u shpreh se cilësia duhet të transformohet nga një koncept tradicional certifikimi në një forcë strategjike për zhvillim e inovacion.

“Cilësia duhet të bëhet një kapacitet strategjik dhe të mbetet e lidhur ngushtë me vlerat njerëzore, sepse përparimi teknologjik pa besim është i brishtë, ndërsa inovacioni pa përgjegjësi është i paplotë,” theksoi Rektori Hajrizi.

Punimet e kongresit do të vazhdojnë përgjatë gjithë ditës me panele diskutimi dhe tryeza të rrumbullakëta, duke shërbyer si një platformë kyçe për shkëmbimin e përvojave evropiane dhe avancimin e standardeve të cilësisë në Kosovë e më gjerë.

Continue Reading

Vendi

Hetim mbi vdekjen e një personi në Prishtinë

Published

on

By

Policia e Kosovës ka nisur hetimet për një rast të cilësuar si “Hetim mbi vdekjen”.

Ngjarja ka ndodhur pasi një person është dërguar në gjendje të rëndë shëndetësore në QKUK.

Ekipi mjekësor ka konstatuar më pas vdekjen e tij. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion. Kjo bëhet e ditur në raportin 24-orësh të Policisë. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Konfiskohet lëndë narkotike dhe armë në Podujevë, arrestohet një i dyshuar

Published

on

By

Siç bëhet e ditur në raportin 24-orësh të policisë, një person është arrestuar gjatë kontrollit në një objekt në Podujevë, ku janë gjetur dhe sekuestruar 428 gramë marihuanë, 0.3 gramë kokainë, 18 cigare elektrike me përmbajtje THC, si dhe një pistoletë me dy fishekë dhe një peshore. 3

I dyshuari është dërguar në mbajtje me vendim të prokurorit. /E.A/

Continue Reading

Të kërkuara