Lajmet

Prishtina Weather paralajmëron stuhi në Kosovë

Sipas PW-së, kjo stuhi pritet të sjellë reshje më të mëdha të shiut, breshës apo edhe hove të erës edhe mbi 15/s.

Publikuar

Prishtina Weather ka njoftuar se një stuhi që po zhvillohet aktualisht në Bosnjë dhe Serbi parashihet të kalojë edhe kah Kosova.

Sipas PW-së, kjo stuhi pritet të sjellë reshje më të mëdha të shiut, breshës apo edhe hove të erës edhe mbi 15/s.

“17.06.2022, 13:45 – Një stuhi po zhvillohet tashmë orëve të pasdites nga pjesë perëndimore të Bosnjë dhe Serbia qëndrore, derisa mbi vendin tonë nga Dukagjini ka zhvillime të rrebesheve të shiut. Orëve vijuese kjo stuhi po parashihet të kaloj mbi vendin tonë, me mundësi që lokalisht të sjellë reshje më të mëdha të shiut, breshër apo edhe hove të erës edhe mbi 15m/s (60km/h)”, thuhet në njoftim.

Lajmet

Presidenti ukrainas shtyen vizitat jashtë vendit për shkak të situatës së vështirë në front

Publikuar

nga

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka shtyrë të gjitha takimet e planifikuara jashtë vendit, një shenjë që tregon për vështirësitë me të cilat po përballen forcat ukrainase kundër avancimit të Rusisë në rajonin verilindor të Kharkivit.

Ndërsa Ukraina nuk ka dhënë asnjë arsye specifike për shtyerjen e këtyre takimeve, por zëdhënësi i tij, Serhiy Nykyforov shkroi në platformën Facebook se Zelensky më 15 maj mbajti një takim me komandantët e tij, përfshirë edhe me komandantin e përgjithshëm, gjeneralin Oleksandr Syrskiy, dhe në atë takim është diskutuar situata në rajonin e Kharkivit.

Vovçansku është bërë epiqendër e ofensivës së fundit ruse, përderisa forcat e Kremlinit po tentojnë të marrin nën kontroll vendbanime në lindje të Kharkivit, që para luftës kishte afro 1.4 milion banorë.

Megjithatë një ditë më herët, Rusia prentendoi se ka marrë mbi kontrollin e tij fshatin kufitar, Buruvatka, por ky prentendim nuk është verifikuar ende në mënyër të pavarur.

Kryetari i Kharkivit, Ihor Terekhov, deklaroi se pavarësisht sulmeve të vazhdueshme ruse, nuk ka plane për evakuimin e qytetit./UBTNews/

Vazhdo të lexosh

Lajmet

Rusia bën të ditur se ka zmbrapsur një “sulm masiv” të Ukrainës mbi Krime

Publikuar

nga

Guvernatori i instaluar nga Moska në rajonin e pushtuar ukrainas të Krimesë, Mikhail Razvohayev, bëjnë të ditur se është zmbrapsur “një sulm masiv” ukrainas me raketa mbi qytetin e Sevastopolit.

Razvozhayev tha se disa raketa u rrëzuan mbi det dhe në zonën afër bazës ajrore të Belbekut. Megjithatë edhe më herët kjo bazë ajrore kishte qenë cak i sulmeve.

Më tutje, Ministria ruse e Mbrojtjes tha se mbrojtja ajrore ka rrëzuar dhjetë raketa me rreze të gjatë veprimi mbi Krime.

Në javën e fundit, Moska, pa ofruar dëshmi, ka akuzuar Ukrainën se ka nisur të përdorë sistemin raketor ATACMS, të prodhimit amerikan, derisa pushtimi rus i Ukrainës ka hyrë në vitin e tretë./UBTNews/

Vazhdo të lexosh

Lajmet

Erdogan: Turqia do të vazhdojë të qëndrojë në krah të Hamasit

Publikuar

nga

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan tha se Turqia “do të vazhdojë të qëndrojë pranë Hamasit, i cili po lufton për pavarësinë e tokës së vet dhe po mbron Anadollin”. Anadolli është gadishulli që sot përbën pjesën aziatike të Turqisë.

Hamasi ka një zyrë në Turqi që nga viti 2011, kur Turqia ndihmoi në sigurimin e marrëveshjes për grupin për të liruar ushtarin izraelit Gilad Shalit dhe Erdogan ka mbajtur lidhje me Ismail Haniyeh, udhëheqësin politik të grupit, i cili ka qenë një vizitor i shpeshtë.

Duke folur në një takim të grupit parlamentar në Ankara, Erdogan tha: “Izraeli nuk do të ndalet në Gaza dhe nëse nuk ndalet, ky shtet mashtrues përfundimisht do të synojë Anadollin me iluzionet e tij për tokën e premtuar”.

Ai tha se kryeministri izraelit Netanyahu dhe ata që janë bashkëpunëtorë në gjenocid do të mbajnë përgjegjësi, ne do të sigurojmë që ata të përballen me drejtësinë./UBTNews/

Vazhdo të lexosh

Lajmet

Fuqizimi i ushtrisë, Maqedonci viziton Mbretërinë e Bashkuar

Publikuar

nga

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka udhëtuar për vizitë pune në Mbretërinë e Bashkuar.

Në njoftimin e Ministrisë bëhet e ditur se në kuadër të vizitës së tij ku do të takohet me ministrin e Forcave të Armatosura të Mbretërisë së Bashkuar, do të nënshkruajë edhe marrëveshjen e bashkëpunimit.

“Gjatë qëndrimit, ministri Maqedonci do të ketë takim zyrtar me Ministrin e Forcave të Armatosura të Mbretërisë së Bashkuar, z. Leo Docherty, me të cilin, do të nënshkruajë edhe Marrëveshjen e përditësuar të Bashkëpunimit që synon thellimin e bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes”, thuhet në njoftim.

Ministri po ashtu do të ketë takime me zyrtarë të tjerë të lartë të Ministrisë së Mbrojtjes dhe Qeverisë britanike.

Në Ambasadën e Kosovës do të ketë takim me bashkatdhetarët si dhe do të vizitojë kontingjentin e FSK-së në kundër të operacionit Interflex që po trajnon trupat ukrainase.

Vazhdo të lexosh

Të kërkuara