Lajmet

​Prishtina-Amsterdam, një lidhje e re fluturimi për qytetarët e Kosovës

Published

on

Qytetarët e Kosovës do të mund të udhëtojnë dy herë në javë direkt në Amsterdam, pasi që sot në Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari”, është përuruar fluturimi i parë.

Levent Kaylaj, drejtori i operimeve në Aeroportin Ndërkombëtare të Prishtinës, u shpreh i lumtur që po hapin porta të reja fluturimit.

Ai tha se kjo linjë është e rëndësishme që të rriten dhe ruhet marrëdhëniet Kosovë-Holandë.

Ky është fluturimi ynë i parë direkt nga Prishtina në Amsterdam. Jemi shumë të lumtur që hapim porta të reja dhe po planifikojmë të rritemi më shumë. Kjo është shumë e rëndësishme për ne që marrëdhëniet mes Holandës dhe Kosovës të rriten dhe të ruhen të gjitha marrëdhëniet e mira. Jemi shumë të lumtur që hapim fluturimin direkt. Do të jenë dy fluturime në javë, të hënën dhe të enjten, fluturimi sezonal, do të vazhdojë njësoj. Shpresojmë që të gjithë qytetarët tanë kosovarë dhe qytetarët holandezë të përfitojnë nga ky fluturim”, theksoi drejtori i operimeve në aeroportin ndërkombëtarë “Adem Jashari”.

Ambasadorja e Holandës në Kosovë, Karin Boven fillimin e udhëtimeve direkte Prishtinë-Amsterdam i konsideroi moment të madh dhe të mirë për marrëdhënie dypalëshe ndërmjet Kosovës dhe Holandës.

Jam shumë e lumtur që tashmë sot kemi një fluturim direkt ndërmjet Prishtinës dhe Schipholit, ndërmjet Kosovës dhe Holandës. Është një arritje kaq e mirë që të gjithë prapaskenës e kanë bërë këtë të ndodhë. Ne po festojmë sot me menaxherin e aeroportit, ministria është këtu, dhe stafi im është këtu, dhe kështu në ekuipazhin… është gjithashtu këtu për të festuar. Ky është me të vërtetë një moment i madh, i mirë për marrëdhëniet dypalëshe ndërmjet Kosovës dhe Holandës dhe shpresoj që pasagjerët të udhëtojnë shpesh për të vizituar dy vendet tona të bukura dhe shpresoj që edhe tregtia dhe investimet të rriten përmes kësaj mundësie të re të një fluturimi direkt”, tha ambasadorja holandeze në Kosovë.

Mundësia e fluturimeve nga Kosova drejt Amsterdamit dhe anasjelltas është mirëpritur edhe nga udhëtarët.

Nihal Shehu-Shurdhani e cila po udhëtonte nga Prishtina për në Amsterdam, u shpreh e gëzuar që udhëtimet ë saj me këtë linjë janë bërë më të lehta.

Shumë më lehtë shumë jemi gëzuar që është hap kjo lidhje e re dhe na lehtëson se na mundëson që mos të shkojmë më larg në Gjermani apo diku tjetër është një zgjidhje shumë e mirë, edhe koha e përshtatshme për të udhëtuar”, tha ajo.

Edhe Naim Sahatçiu e sheh hap pozitiv hapjen e linjës ajrore Prishtinë-Amsterdam.

Ai thotë se kjo linjë e shkurton edhe udhëtimin e udhëtarve.

Është shumë lehtë dhe shumë mirë për ne si pasagjerë sepse tani udhëtojnë direkt për Amsterdam, përndryshe udhëtonim nga Gjermania apo shtetet tjera tash e kemi direkt shumë më lehtë dhe shumë më mirë”, u shpreh ai.

Në ceremoninë e përurimit të fluturimit të parë Amsterdam-Prishtinë morën pjesë edhe përfaqësues nga Ministria e Punëve të Jashtëm dhe Diasporës të Kosovës.

Aktualitet

Vrasja e rëndë në Gjilan, shkon në tre numri i viktimave

Published

on

Rasti i rëndë i të shtënave me armë zjarri që ndodhi sot rreth orës 12:32 në rrugën “Ibrahim Rugova” në Gjilan ka marrë përmasa edhe më tragjike.

Burime të Telegrafit bëjnë të ditur se pas dy viktimave të vdekur në vendin e ngjarjes, ka humbur jetën edhe personi i tretë i cili ishte në mesin e dy të plagosurve.

Jozyrtarisht është raportuar se në vendin e ngjarjes kanë mbetur të vdekur babë e birë, S.H dhe E.H.

I dyshuari është në arrati dhe i njohur për policinë. Hetimet janë në zhvillim e sipër.

Në vendin e ngjarjes janë parë forca të shumta policore dhe ekipe forenzike.

Autoritetet kanë bllokuar zonën për disa orë, ndërsa Prokuroria ka nisur hetimet për zbardhjen e motivit të krimit.

Continue Reading

Lajmet

​OpenAI mposht Grok-in e Elon Musk në turneun e shahut me AI

Published

on

OpenAI, krijuesi i ChatGPT, ka mundur Grok-in e Elon Musk-ut në finalen e një turneu për të shpallur lojtarin më të mirë të shahut me inteligjencë artificiale (AI).

Historikisht, kompanitë teknologjike shpesh kanë përdorur shahun për të vlerësuar përparimin dhe aftësitë e një kompjuteri, me makinat moderne të shahut që janë praktikisht të pamposhtura edhe nga lojtarët më të mirë njerëzorë, raporton BBC.

Por kjo garë nuk përfshinte kompjuterë të dizajnuar posaçërisht për shah ai u zhvillua mes programeve të AI që janë krijuar për përdorim të përditshëm.

Modeli o3 i OpenAI doli fitues pa humbje në turne dhe mundi në finale modelin Grok 4 të xAI, duke shtuar tensionin në rivalitetin në vazhdim mes dy kompanive. Musk dhe Sam Altman, të dy bashkëthemelues të OpenAI, pretendojnë se modelet e tyre të fundit janë më të zgjuarat në botë.

Modeli Gemini i Google mori vendin e tretë në turne, pasi mundi një model tjetër të OpenAI.

Megjithatë, këto AI, edhe pse të talentuara në shumë detyra të përditshme, janë ende duke u përmirësuar në shah – me Grok që bëri disa gabime gjatë ndeshjeve të fundit, përfshirë humbjen e herë pas hershme të mbretëreshës së tij.

“Derisa arriti në gjysmëfinale, dukej sikur asgjë nuk do ta ndalë Grok 4 drejt fitimit të ngjarjes”, tha Pedro Pinhata, një gazetar i Chess.com, në mbulimin e tij.

“Pavarësisht disa momenteve të dobësisë, AI e X dukej larg më e fortë si lojtar shahu… Por iluzioni u shemb në ditën e fundit të turneut”.

Ai tha se loja “e pakonceptueshme” dhe “gabimet” e Grok i mundësuan o3 që të merrte një sërë fitoreve të bindshme.

“Grok bëri shumë gabime në këto ndeshje, por OpenAI jo”, tha mjeshtri i madh i shahut Hikaru Nakamura gjatë transmetimit të tij live në finalen.

Para finales së të enjtes, Musk kishte thënë në një postim në X se suksesi paraprak i xAI-së në turne ishte një “efekt anësor” dhe se ata “nuk kanë shpenzuar pothuajse aspak përpjekje për shah”.

Continue Reading

Aktualitet

Vendimi i gjykatës: Popoviq dëbohet nga Kosova

Published

on

By

Igor Popoviq është shpallur fajtor dhe është dënuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë me gjobë prej 3 mijë eurosh dhe me masën plotësuese të dëbimit nga territori i Kosovës për një periudhë dyvjeçare, pas arritjes së marrëveshjes për pranimin e fajësisë me Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës.

Sipas aktakuzës së ngritur më 4 gusht 2025 nga PSRK-ja , Igor Popoviq, ndihmësdrejtor në të ashtuquajturën Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, me dashje dhe me qëllim ka nxitur dhe përhapur publikisht urrejtje dhe mos durim midis grupeve etnike.

Në atë mënyrë që i njëjti me datën 18 korrik 2025, rreth orës 12:00 në Rahovec ka mbajtur një fjalim publik me të cilin i është drejtuar një mase të gjerë të qytetarëve, ku mes tjerash ka përdorur gjuhë me përmbajtje nxitëse dhe urrejtëse.

Kryetari i trupit gjykues, gjyqtari Kujtim Krasniqi, tha se i akuzuari Igor Popoviq, me është shpallur fajtor për veprën penale “nxitja e përçarjes dhe mosdurimit” nga neni 141, paragrafi 1 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Sipas tij, gjykata, në përputhje me dispozitat penale dhe procedurale, e ka dënuar Popoviqin me 6 muaj burgim, dënim i cili, me pëlqimin e të akuzuarit, zëvendësohet me gjobë në shumën prej 3 mijë eurosh.

Krasniqi tha se gjykata ka shqiptuar edhe dënim plotësues, dëbimin e Popoviqit nga territori i Republikës së Kosovës dhe ndalimin e hyrjes së tij për një periudhë prej dy vitesh.

I akuzuari Igor Popoviq me shënime personale si në shkresë të lëndës është fajtor për veprën penale nxitja e përqarjes dhe mos durimit nga neni 141, paragrafi 1 i kodit penal të Republikës së Kosovës. Andaj gjykata konform dispozitave penale dhe procedurale të njëjtin e gjykon me dënim me burgim me kohëzgjatje prej 6 muajve, i cili dënim me pëlqimin e të akuzuarit zëvendësohet me dënim me gjobë në shumën prej 3 mijë eurove… Koha e kaluar në masën e paraburgimet nga data 18.07.2025 deri më datën 08.08.2025 i llogaritet në dënimin me burgim të shqiptuar. Po ashtu, Gjykata i shqipton edhe dënim plotësues. Urdhërohet dëbimi i të pandehurit Igor Popoviq nga territori i Republikës së Kosovës dhe i ndalohet hyrja për dy vite”, tha Krasniqi.

Mëngjesin e sotëm, më 8 gusht, Prokuroria Speciale i propozoi gjykatës që ndaj Popoviqit të shqiptohet i njëjtit dënim, sipas marrëveshjes, për veprën penale për të cilën akuzohet, gjashtë muaj burgim, i cili të zëvendësohet me gjobë në shumën prej 3 mijë eurosh.

Sot, prokurorja e rastit, Fikrije Krasniqi-Zejnullahu i propozoi gjykatës që ndaj Popoviqit të shqiptohet edhe dënimi plotësues – dëbimi nga territori i Kosovës për një afat prej dy vitesh, për çka palët janë pajtuar.

Avokati i Popoviq, Millosh Delliviq tha se i qëndrojnë mbrapa marrëveshjes së arritur me Prokurorinë Speciale.

Kujtojmë se arrestimi i Popoviq ndodhi pas mbajtjes së një fjalimi në Hoçë të Madhe të Rahovecit, ku ai u shpreh kundër Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Prokuroria vlerësoi se përmes këtyre deklaratave, Popoviq ka ndikuar negativisht në marrëdhëniet ndërmjet komuniteteve, duke nxitur mosbesim dhe tensione ndëretnike, dhe duke rrezikuar bashkëjetesën në shoqërinë kosovare.

Continue Reading

Aktualitet

​Qeveria në detyrë merr këto vendime në mbledhjen e radhës

Published

on

By

Qeveria në detyrë e Kosovës ka mbajtur sot mbledhje elektronike në të cilën ka marrë disa vendime.

Kabineti qeveritar në detyrë ka miratuar vendimin për shqyrtim të mëtejmë të kërkesës me vetiniciativë për shpronësim për interes publik të pronave të paluajtshme të cilat janë të nevojshme për realizimin e Projektit Infrastrukturor për Interes Publik- Ndërtimi i Urës mbi lumin Ibër që lidh Mitrovicën e veriut dhe Mitrovicën e jugut.

Po ashtu, janë caktuar zonat e shërbimit për ofruesit e shërbimeve të ujit në Kosovë, si dhe është miratuar ndryshimin e Statutit të Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit “Mitrovica” sipas vendimit të bordit të drejtorëve.

Continue Reading

Të kërkuara