Lajmet

Princi i Lihtenshtajnit akuzohet për vrasjen e ariut më të madh në Evropë

Published

on

Grupi mjedisor “Agent Green” pretendon se Princi Emanuel von und zu Liechtenstein mori një leje për të qëlluar një ari femër, por se në vend të saj qëlloi një ari 17-vjeçar që me gjasë llogaritet ariu më i madh në BE

Aktivistët e mjedisit dyshojnë se princi i Lihtenshtajnit vrau ndoshta ariun më të madh në Bashkimin Evropian gjatë një ekspedite gjuetie në Rumani në mars të këtij viti, transmeton Anadolu Agency (AA).

Grupi mjedisor “Agent Green” pretendon se Princi Emanuel von und zu Liechtenstein mori një leje për të qëlluar një ari femër, por se në vend të saj qëlloi një ari 17-vjeçar, që me gjasë llogaritet ariu më i madh në BE, shkruan BBC.

Zyra e Princit të Lihtenshtajnit tha se ata nuk e dinin prapavijën e kësaj “çështje private dhe personale”. Por, theksuan se natyra është “një nga shqetësimet themelore të familjes së tij dhe element qendror i angazhimit të tyre për qëndrueshmërinë mjedisore dhe sociale”.

Nuk është konfirmuar që princi të kishte leje gjuetie, por “Agent Green” tregoi një dokument që duket të jetë një leje qeveritare për shoqatën e gjuetisë në Covasna, në të cilën princit i jepen disa ditë në mars për gjueti dhe ku potencohet vdekja e një ariu në fshati Oidula në Transilvani.

Organizata mjedisore kombëtare e Rumanisë ka nisur një hetim mbi vrasjen e ariut.

Gjuetia e arinjve ngjyrë kafe u ndalua në Rumani në vitin 2016 sepse kjo kafshë mbrohet sipas një direktive të BE-së. Megjithatë, gjuetia për arinjtë “problematikë” që shkaktojnë dëm është e lejuar dhe aktivistët thonë se problemi nuk zgjidhet me të shtëna.

“Për të marrë leje, duhet të provoni se keni plotësuar të gjitha kushtet e nevojshme. Sapo të hiqni arinjtë e mëdhenj nga popullata, filloni të destabilizoni popullsinë, ashtu që ky ari ka luajtur një rol vendimtar. Pa arinj si Arthuri, ekziston rreziku i çiftëzimit të të afërmve të ngushtë”, shpjegoi Gabriel Paun nga grupi mjedisor “Agent Green”.

Continue Reading

Lajmet

Termokos njofton konsumatorët: Për shkak të rënies së Bllokut 1, furnizimi me ngrohje me kapacitet të kufizuar

Published

on

By

NP “Termokos” SH.A. njofton konsumatorët se, për shkak të rënies nga funksioni të Bllokut 1 të Termocentralit Kosova B, furnizimi me energji termike, aktualisht, po realizohet me kapacitet të kufizuar.

Kjo situatë ka ndikuar në uljen e cilësisë ngrohjes për disa objekte banesore në lagjet “Mati 1” dhe “Bregu i Diellit”.

Por, sipas paralajmërimeve nga KEK-u, Blloku 1 pritet të rikthehet në funksion gjatë ditës së nesërme, gjë që do të mundësojë furnizimin me energji termike me kapacitet maksimal, përkatësisht përmirësimin e plotë të furnizimit me ngrohje.

“Deri në stabilizimin e plotë të furnizimit me ngrohje, NP “Termokos” kërkon mirëkuptimin e gjithë konsumatorëve”, thuhet në njoftim.

Continue Reading

Lajmet

Orav: Zgjedhjet treguan që demokracia formëson politika për komunitetin

Published

on

By

Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Aivo Orav, është takuar të martën me ministrin në Detyrë të Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi.

Sipas njoftimit, në takim është diskutuar për rolin e qeverisjes vendore të fortë dhe të përgjegjshme në zbatimin e reformave.

Zgjedhjet e fundit në Kosovë tregojnë se si demokracia vendore angazhon njerëzit dhe formëson politikat që pasqyrojnë nevojat e komunitetit përmes vendimmarrjes pranë tyre”, ka thënë Orav.

Continue Reading

Aktualitet

Studentët e vitit të parë të Menaxhmentit, Biznesit dhe Ekonomisë në UBT trajnohen në QuickBooks nga ekspert i fushës

Published

on

By

Studentët e vitit të parë, në kuadër të lëndës Hyrje në Kontabilitetin Financiar në Fakultetin Menaxhment, Biznes dhe Ekonomi në UBT, nën udhëheqjen e profesorit Mic Ukaj realizuan një ligjëratë praktike mbi aplikimin e softuerëve të kontabilitetit, me ligjërues mysafir Taulant Murati, kontabilist i certifikuar me përvojë shumëvjeçare në fushën e kontabilitetit, financave dhe auditimit.

Përmes softuerit Quickbooks, studentët patën mundësinë të njihen nga afër me proceset kryesore të përdorimit të softuerëve te kontabilitetit, duke filluar nga krijimi i politikave kontabël, regjistrimi i klientëve dhe furnitorëve, evidentimi i blerjeve dhe shitjeve, e deri te reflektimi i këtyre transaksioneve në pasqyrat financiare. Ligjërata u karakterizua nga një qasje shumë interaktive, me përfshirje aktive të studentëve në përdorimin praktik të softuerit.

UBT mbetet e përkushtuar në vazhdimin e misionit të saj për të ndërthurur dijen teorike me përvojën praktike, duke u ofruar studentëve mundësi konkrete për të zhvilluar kompetenca profesionale që përputhen me kërkesat e tregut të punës.

Continue Reading

Lajmet

Profesori i UBT-së, Kujtim Thaçi publikon artikull shkencor në revistën prestigjioze Frontiers in Immunology

Published

on

By

Profesori i UBT-së, Prof. Dr. Kujtim Thaçi, ka publikuar një artikull shkencor në revistën ndërkombëtare shumë prestigjioze Frontiers in Immunology, e cila renditet në Q1, me Impact Factor 5.9 dhe CiteScore 10.6, si dhe është e indeksuar në Web of Science dhe Scopus.

Artikulli është realizuar në bashkëpunim me Qendrën për Imunologji dhe Sëmundje Inflamatore të Spitalit të Massachusettsit dhe Fakultetin e Mjekësisë të Universitetit të Harvardit. Ky bashkëpunim shënon herën e parë të një bashkëpunimi shkencor ndërmjet Fakultetit të Mjekësisë të Universitetit të Harvardit dhe UBT-së, duke përfaqësuar një arritje të rëndësishme për UBT-në dhe komunitetin akademik në Kosovë.

Në këtë artikull shkencor, autorët theksojnë se funksioni i IgE-së dhe efekti i saj sinjalizues përmes receptorëve FcεR shtrihet përtej sëmundjeve klasike atopike, duke luajtur rol të rëndësishëm edhe në shumë mjedise inflamatore jo-atopike dhe në sëmundjet e ndërmjetësuara nga imuniteti. Një fokus i veçantë i studimit është ndryshimi i glikozilimit në vende specifike të molekulës së IgE-së, ndryshime që mund të ndihmojnë në karakterizimin molekular të sëmundjeve, në stratifikimin e pacientëve dhe në identifikimin e mundësive të reja terapeutike.

Ky hulumtim ka rëndësi të veçantë, pasi shumë strategji imunomoduluese dështojnë për shkak se pacientët, pavarësisht dallimeve molekulare, trajtohen si një grup homogjen. Zgjerimi i kuptimit të biologjisë së IgE-së përtej atopisë kontribuon në riformulimin e konceptit të sëmundjeve inflamatore dhe hap rrugë për ndërhyrje klinike më të targetuara dhe më efektive.

Artikulli i plotë mund të lexohet në linkun zyrtar të revistës Frontiers in Immunology.

Continue Reading

Të kërkuara