Kulturë

Princi Harry largohet për në Amerikë – aludohet se do të rikthehet sërish në Mbretërinë e Bashkuar me Meghanin në shtator

Published

on

Princi Harry do të kthehet në Mbretërinë e Bashkuar brenda disa javësh për të marrë pjesë në një tjetër ngjarje që lidhet me Princeshën Diana – dhe madje mund të sjellë me vete gruan e tij, Meghan.

Duka i Sussex-it bëri një vizitë këtë javë për të marrë pjesë në zbulimin e memorialit të nënës së tij së bashku me Princin William, shkruan DailyMail.

Shpresohej që ngjarja të ndihmonte ‘për të shëruar përçarjen e tyre vëllazërore’ por burimet thonë se nuk kishte kohë për të adresuar mosmarrëveshjen në vazhdim.

Pas një pritje të shkurtër në Pallatin Kensington, Harry u kthye në Frogmore Cottage, Windsor, ku ai kishte qëndruar para se të nisej për në aeroport.

Ngjarja, e mbajtur në 60 vjetorin e lindjes Dianës, parashikohej të mirëpriste rreth 100 të ftuar, por duhej të zvogëlohej në mënyrë dramatike për shkak të COVID-19.

Dhe ndërsa William dhe Harry u panë duke ecur së bashku dhe duke zhvilluar biseda me të afërmit gjatë ngjarjes përkujtimore, Harry u largua 20 minuta më vonë.

Sidoqoftë Pallati Kensington ka ambicie për një ngjarje tjetër më të madhe që do të mbahet në shtator që mund të mirëpresë donatorët e projektit dhe udhëheqësit e organizatave bamirëse.

Shpresohet se Harry mund të marrë pjesë me gruan Meghan, gjithashtu burimet thonë se data mund të jetë akoma shumë herët, vetëm treimuaj pas lindjes së fëmijës së tyre të dytë Lilibet.

Një burim i tha The Sun se asnjë ‘bisedë paqeje’ nuk ishte mbajtur midis vëllezërve gjatë vizitës së Harryt por mund të ishin të mundshme në shtator.

“Është një hap përpara, por nuk ishte koha apo vendi”, thanë ata. “Shtatori është një datë e shënuar për një festim më të gjerë të statujës dhe Harry do të dëshirojë të kthehet”.

Harry kishte kaluar një javë në Mbretërinë e Bashkuar para ngjarjes edhe pse shumica e qëndrimit të tij ishte në karantinë, duke zbatuar urdhrat nga qeveria në Frogmore Cottage.

Ka të ngjarë që ai të jetë takuar me gjyshen e tij, Mbretëreshën, pak gjatë qëndrimit të tij.

Por të mërkurën, kur ai u largua nga karantina, madhëria e saj ishte në Skoci.

Kur u kthye në Windsor të enjten ajo u drejtua drejt për në shfaqjen e saj të dashur, Royal Windsor Horse.

Ajo ishte atje përsëri dje, si dhe po përgatitej të takonte kancelaren gjermane Angela Merkel.

Çdo mundësi që Mbretëresha dhe Harry të ishin së bashku do të ishte minimale, pavarësisht pretendimeve që ajo e kishte ftuar princin për drekë.

Babai i tij, Princi Charles ishte në Skoci këtë javë dhe nuk e pa djalin e tij.

Archie nuk i ka parë të afërmit e tij britanikë që kur ishte foshnjë në krahë.

Lajmet

Haxhiu merr pjesë në hapjen e ekspozitës “Sy më Sy”

Published

on

Ushtruesja e Detyrës së Presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka marrë pjesë në hapjen e ekspozitës “Sy më Sy”, e cila trajton rrëfimet dhe përvojat e të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë.

Në fjalën e saj, Haxhiu tha se irisi, i vendosur në qendër të ekspozitës, paraqet një shenjë unike të identitetit njerëzor dhe simbolizon praninë, dinjitetin dhe historinë personale të secilit individ.

Ajo vlerësoi punën e Qendrës Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës dhe organizatës “Pro Peace”, duke theksuar rëndësinë e rrëfimeve të të mbijetuarve dhe nevojën për t’u përballur me stigmën që ka përcjellë shumë prej tyre pas luftës.

Sipas Haxhiut, personat e dhunuar seksualisht gjatë luftës janë pjesë e historisë së Kosovës dhe meritojnë njohje, kujdes, drejtësi dhe jetë me dinjitet.

Ekspozita “Sy më Sy” synon të nxisë reflektimin dhe ndërgjegjësimin mbi përvojat e të mbijetuarve, duke sjellë para publikut histori që për vite të tëra kanë mbetur në heshtje.

/A.K/

Continue Reading

Lajmet

Biblioteka Kombëtare organizon aktivitet për 90-vjetorin e Rexhep Qosjes

Published

on

Biblioteka Kombëtare e Kosovës “Pjetër Bogdani” do të organizojë më 25 qershor një takim nderues me rastin e 90-vjetorit të lindjes së akademikut dhe shkrimtarit Rexhep Qosja.

Në kuadër të këtij aktiviteti do të mbahet ligjërata me titull “Fjalim për njeriun e fjalës”, e cila do të prezantohet nga Ag Apolloni.

Takimi do të zhvillohet më 25 qershor, duke filluar nga ora 11:00, në ambientet e Bibliotekës Kombëtare të Kosovës në Prishtinë.

Aktiviteti synon të nderojë jetën, veprën dhe kontributin e Rexhep Qosjes në letërsinë, kulturën dhe mendimin shqiptar, me rastin e jubileut të 90-vjetorit të lindjes së tij.

/A.K/

Continue Reading

Lajmet

Dua Lipa rekomandon pesë libra për adhuruesit e leximit

Published

on

Përveç suksesit në muzikë, Dua Lipa vazhdon të promovojë kulturën e leximit përmes rekomandimeve të saj letrare.

Këngëtarja shqiptare me famë botërore ka ndarë pesë libra që i konsideron të veçantë dhe që, sipas saj, meritojnë vëmendjen e çdo lexuesi. Në listën e saj përfshihen “Bad Feminist”, “The Handmaid’s Tale”, “Flesh”, “Small Boat” dhe “Crying in H Mart”.

Këto vepra trajtojnë tema të ndryshme si identiteti, barazia, përvojat personale dhe sfidat shoqërore, duke nxitur reflektim dhe diskutim mbi çështje të rëndësishme kulturore.

Përmes këtyre rekomandimeve, Dua Lipa dëshmon se interesat e saj shtrihen përtej muzikës, ndërsa fansat dhe komuniteti i lexuesve i kanë mirëpritur sugjerimet e saj letrare./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Dita e dytë e “Javës së Kulturës së Kosovës në Berlin”

Published

on

Në kuadër të “Javës së Kulturës së Kosovës në Berlin”, më 16 qershor është shfaqur filmi “The Beauty of the Donkey” i regjisores Dea Gjinovci.

Filmi dhe mesazhi i tij kanë përcjellë emocione të forta te publiku, duke trajtuar plagët e luftës në Kosovë dhe përjetimet e familjeve që kanë humbur të dashurit e tyre, si dhe çështjen e personave të zhdukur gjatë luftës.

Në shfaqje kanë marrë pjesë përfaqësues të institucioneve gjermane, ambasadorë, trupi diplomatik, gazetarë, artdashës dhe bashkatdhetarë nga diaspora, duke krijuar një atmosferë të veçantë dhe emocionale.

Ky aktivitet është organizuar në bashkëpunim me Qendrën Kinematografike të Kosovës dhe Albanian Film Festival Berlin.

/A.K/

Continue Reading

Të kërkuara