Magazinë
Princ William bën një rrëfim emocional për diagnozën e kancerit të Kate
Published
4 months agoon
By
UBT NewsPrinci William ka folur hapur për ndikimin që ka pasur diagnoza e kancerit e Kate Middleton mbi të dhe familjen e tyre.
Në një intervistë me aktorin Eugene Levy, për serialin e tij në Apple TV+, “The Reluctant Traveler” (Udhëtari Ngurrues), Princi i Uellsit, 43 vjeç, ndau emocionet dhe sfidat që ka përjetuar gjatë kësaj periudhe të vështirë.
Në një fragment të episodit të ardhshëm, me titull “Jeta Mbretërore në Mbretërinë e Bashkuar”, ai bisedon me aktorin 78-vjeçar për mënyrën se si jeta mund të ndryshojë brenda një çasti.
“Ne kemi qenë me shumë fat, nuk kemi pasur sëmundje të mëdha në familje për një kohë të gjatë. Gjyshërit e mi jetuan deri në mbi 90 vjeç,” tha William, duke iu referuar Mbretëreshës Elizabeth dhe Princit Philip.
“Ata ishin shembull i forcës, qëndrueshmërisë. Kur papritur kupton se gjithçka mund të të ndryshojë brenda momentit, atëherë e shikon jetën ndryshe. Mendon gjithmonë se nuk do të ndodhë me ty… derisa të ndodh. Dhe kjo të çon në vende të errëta, jo të këndshme,” shtoi ai.
Gjatë një shëtitjeje në kështjellën Windsor, princi bëri shaka me aktorin duke thënë: “Ofrojmë guida personale për të gjithë.”
I pyetur për kohën e lirë, ai iu përgjigj me humor: “Fle. Kur ke tre fëmijë të vegjël, gjumi është pjesa më e rëndësishme e jetës.”
Gjatë një ndalese, Levy dhe William diskutuan mbi vitet e fundit të mbushura me sfida. Përveç diagnozës së Kate, edhe babai i tij, Mbreti Charles, u përball me kancer. “Do të thosha se vitet 2023-2024 kanë qenë më të vështirat e jetës sime,” pranoi princi.
“Por jeta na vë në provë dhe mënyra se si i përballojmë këto sfida na formon si njerëz.”
Në mars 2024, Princesha e Uellsit bëri publike se po trajtohej për kancer dhe qëndroi jashtë vëmendjes gjatë kimioterapisë. Në shtator 2024, ajo konfirmoi se e kishte mposhtur sëmundjen.
“Teksa vera po mbyllet, nuk mund ta përshkruaj lehtësimin që ndjej, tani që kam përfunduar trajtimin. Nëntë muajt e fundit kanë qenë jashtëzakonisht të vështirë për familjen tonë. Jeta mund të ndryshojë brenda një çasti dhe ne kemi qenë të detyruar të gjejmë forcë për të kaluar këtë udhëtim të panjohur”, tha ajo.
Në janar 2025, Kate e përshkroi periudhën e rikuperimit si një moment “lehtësimi” dhe shtoi: “Siç e dinë të gjithë ata që përballen me kancerin, duhet kohë për t’u përshtatur me realitetin e ri. Por tashmë pres me padurim një vit të mbushur me gëzim. Ka kaq shumë arsye për të shpresuar. Faleminderit të gjithëve për mbështetjen e vazhdueshme.” /A.Z/UBT News/
- John F. Kennedy – U vra
- Abraham Lincoln – U vra
- Jawaharlal Nehru – shkaqe natyrore
- Lech Kaczyński – rrëzimi i avionit
- Mao Zedong – shkaqe natyrore
- Umaru Musa Yar’Adua – sëmundje
- Ebrahim Raisi – rrëzimi i helikopterit
- Franklin D. Roosevelt – shkaqe natyrore
- Lal Bahadur Shastri – shkaqe natyrore
- Kim Il-sung – shkaqe natyrore
- Kim Jong-il – shkaqe natyrore
- Ho Chi Minh – shkaqe natyrore
- Hugo Chávez – sëmundje
- John Atta Mills – sëmundje
- Georges Pompidou – sëmundje
- Bingu wa Mutharika – shkaqe natyrore
- John Magufuli – sëmundje
- Samora Machel – rrëzimi i avionit
- Kulla Eiffel – Francë
- Muri i Madh Kinez – Kinë
- Taxh Mahall – Indi
- Koloseu – Itali
- Machu Picchu – Peru
- Krishti Shëlbues – Brazil
- Petra – Jordani
- Chichen Itza – Meksikë
- Angkor Wat – Kamboxhia
- Piramidat e Gizës – Egjipt
- Statuja e Lirisë – Shtetet e Bashkuara
- Shtëpia e Operas në Sidnei – Australi
- Sagrada Familia – Spanjë
- Akropoli (Parthenoni) – Greqi
- Qyteti i Ndaluar – Kinë
- Muzeu i Luvrit – Francë
- Times Square – Shtetet e Bashkuara
- Bazilika e Shën Pjetrit – Qyteti i Vatikanit
- Pallati i Versajës – Francë
- Porta e Brandenburgut – Gjermani
- Ura e Portës së Artë – Shtetet e Bashkuara
- Kulla e Pjerrët e Pizës – Itali
- Mali Rushmore – Shtetet e Bashkuara
- Stonehenge – Mbretëria e Bashkuar
- Alhambra – Spanjë
- Kremlini- Rusi
- Moai i Ishullit të Pashkëve – Kili
- Ujëvarat e Niagarës – Shtetet e Bashkuara/Kanada
- Kështjella Neuschwanstein – Gjermani
- Kanioni i Madh – Shtetet e Bashkuara
Gangsterët janë njerëz në “anën tjetër” të ligjit. Por, me veprimet e tyre, ata gjithnjë kanë tërhequr vëmendjen e publikut. Për ta janë krijuar mite e rrëfime, janë shkruar libra e janë xhiruar filma.
Le të shohim cilët janë 20 më të përmendurit në histori:
- All Kapone (1920-1931)
- Pablo Eskobar (1970-1993)
- Joaquin “El Chapo” Guzman (1980-2016)
- Çarli “Lucky”’ Luciano (1920–1962)
- Xhon Goti (1970-1992)
- Majer Lanski (1920-1970)
- Salvatore Rina (1970-1993)
- Griselda Blanko (1970-2004)
- Bagzi Sigel (1920-1947)
- Davud Ibrahim (1970-ende)
- Frank Lukas (1960-1970)
- Semion Mogileviç (1980-ende)
- Bulgeri Bardhë (1970-1995)
- Bernardo Provenzano (1960-2006)
- Xhon Dilinxher (1930-1934)
- Miguel Trevinjo Morales (2000-2013)
- Vito Gjenovese (1930-1969)
- Albert Anastasia (1930-1957)
- Carlo Gambino (1930-1976)
- Frank Kostello (1930-1957)
Magazinë
Cili shtet ka më së shumti të burgosur?
Published
2 weeks agoon
January 21, 2026By
UBTnews
“Burgjet janë për burra”, kanë thënë te ne një kohë. Por, ishte kohë pushtimi dhe kushdo që e luftonte atë pushtim, ose vritej ose burgosej.
Tash, burgjet janë për ata që kanë shkelur ligjin. E të tillë në botë ka shumë. E qartë që për nga numri i të burgosurve prijnë shtetet që kanë ligje më të forta apo numër më të madh të banorëve:
1. SHBA – 1,808,100
2. Kina – 1,690,000
3. Brazili – 850,377
4. India – 573,220
5. Rusia – 433,006
6. Turqia – 362,422
7. Tailanda – 274,277
8. Indonezia- 273,541
9. Meksiko – 233,687
10. Irani – 189,000
11. Afrika e Jugut – 157,056
12. Egjipti – 120,000
13. Argjentina – 117,810
14. El Salvadori – 109,519
15. Pakistani – 87,712
16. Bangladeshi – 84,851
17. Nigeria – 84,767
18. Franca – 78,509
19. Polonia – 70,927
20. Arabia Saudite – 68,056
21. Venezuela – 67,200
22. Italia – 61,758
23. Gjermania – 57,955
24. Spanja – 56,698
25. Koreja e Jugut – 52,940
26. Japonia – 45,714
27. Ukraina – 44,024
28. Australia – 41,929
29. Japonia – 40,881
30. Kanadaja – 35,485
31. Izraeli – 19,756
32. Afganistani – 19,000
33. Portugalia – 12,339
34. Belgjika – 12,316
35. Holanda – 11,537
36. Greqia – 10,242
37. Suedia – 10,175
38. Emiratet e Bashkuara Arabe – 9,826
39. Singapori – 9,536
40. Austria – 9,275
41. Zvicra – 6,881
42. Danimarka – 4,083
43. Norvegjia – 3,052
44. Finlanda – 2,912
45. Luksemburgu – 600
46. Sejshelet – 474
47. Monako – 31
48. Lihtenshtajni – 14
49. Vatikani — 0
Aktgjykimi i Kushtetueses: Nënkryetari serb i Kuvendit propozohet nga shumica e deputetëve serbë
Presidentja Osmani takon presidentin e Etiopisë, shtet ky që ende nuk e ka njohur Kosovën
DW: Serbia: “Diktatura e hapur” në drejtësi
Një muaj kohë për presidentin e ri, Haradinaj ‘‘sfidon’’ Osmanin e ‘‘pasigurt’’
Radio Evropa e Lirë: Çfarë dihet për pjesëmarrjen e FSK-së në Forcën Ndërkombëtare Stabilizuese për Gazën?
Në Pejë e në Obiliq, disa persona intervistohen për manipulim me vota
MAShT cakton datat e provimit të maturës shtetërore
Osmani takon Presidenten e Tanzanisë në Samitin Botëror të Qeverisjes
Suspendohen nga puna dy kirurgët, që u rrahën pak ditë më parë në QKUK
Të kërkuara
-
Rajoni3 months agoProfesorët e UBT-së publikojnë studim shkencor mbi cilësinë e ujërave nëntokësore në Komunën e Suharekës
-
Rajoni2 months agoMe shumicë votash, Vesa Shatri zgjidhet Kryetare e re e Këshillit Studentor të UBT-së
-
Lajmet nga UBT3 months agoFushata e klikimeve dhe e votave: Kur rrjetet sociale nuk përputhen me kutitë e votimit
-
Aktualitet3 months agoNga klasa në praktikë! Studentët e drejtimit Media dhe Komunikim vizitojnë shtypshkronjën e UBT-së
