Ekonomi

Primark do të hapë edhe katër dyqane tjera në Britani

Primark po planifikon të krijojë edhe vende pune.

Publikuar

Primark njoftoi rreth një investimi 140 milionë funta për hapjen e katër dyqaneve të reja dhe krijimin e së paku 850 vendeve të reja të punës.

Kompania mëmë Associated British Food tha se planifikon të bëjë investimin gjatë dy viteve të ardhshme në operacionet e saj në Mbretërinë e Bashkuar.

Dyqanet e reja do të rrisin hapësirën e shitjes me më shumë se 160 mijë metra katrorë.

Investimet po bëhen edhe në lokacionet ekzistuese, si dhe një hapësirë e dedikuar Primark Home do të hapet në Liverpool.

Krahas dyqaneve të reja, Primark do të zgjerojë dhe investojë në dyqanet ekzistuese dhe do të zhvendosë dyqanet e saj në Bradford dhe High Wycombe. Në Bradford, Primark do të lëvizë nga vendndodhja e saj ekzistuese e Qendrës Tregtare Kirkgate në The Broadway në qendër të qytetit./UBTNews/

Vazhdo të lexosh

Aktualitet

Iraku dhe Arabia Saudite flasin për të rritur bashkëpunimin ekonomik

Kjo përkatësisht në investime dhe energji elektrike.

Publikuar

nga

Ministri i Jashtëm i Irakut të enjten bëri thirrje për më shumë bashkëpunim ekonomik me Arabinë Saudite, përkatësisht në investime dhe energji elektrike, gjatë një vizite në Bagdad nga homologu i tij saudit.

Fuad Hussein nuk përmendi rifillimin e bisedimeve midis Arabisë Saudite dhe rivalit të përhershëm Iranit — të ndërmjetësuar më parë nga Iraku — gjatë një konference të përbashkët shtypi.

“Kjo vizitë e rëndësishme vjen në një kohë të shënuar nga sfida të mëdha, kështu që është thelbësore të bisedohet dhe të diskutohet për këto sfida që prekin rajonin në tërësi”, tha Hussein, së bashku me Ministrin e Jashtëm saudit, Princin Faisal bin Farhan.

Huseini përshëndeti “bashkëpunimin” me Arabinë Saudite për naftën, veçanërisht brenda kartelit të OPEC./UBTNews/

Vazhdo të lexosh

Ekonomi

Këtë vit ekonomia e Britanisë pritet të jetë më keq se në çdo vend tjetër në botën e zhvilluar

Kjo sipas Fondit Monetar Ndërkombëtar.

Publikuar

nga

Reputacionit ekonomik të Britanisë i është dhënë një goditje e mëtejshme pasi Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) parashikoi se këtë vit ekonomia e Mbretërisë së Bashkuar do të jetë më e keqe se çdo vend tjetër në botën e zhvilluar – përfshirë Rusinë.

FMN tha se priste që produkti i brendshëm bruto (PBB) i MB të tkurret me 0.6% në 2023.

Fondi tha se ndërsa ekonomia më e gjerë globale po ecën më mirë se sa pritej, me inflacionin që ka arritur kulmin dhe investimet që kanë filluar të kthehen, ekonomia e Mbretërisë së Bashkuar do të përballet me një ulje “duke reflektuar politikat më të shtrënguara fiskale dhe monetare dhe kushtet financiare dhe shitjen me pakicë të energjisë ende të lartë. Çmimet rëndojnë në buxhetet e familjeve”.

Mbretëria e Bashkuar ishte parashikuar më parë të rritet me 0.3% këtë vit dhe 0.6% vitin e ardhshëm.

Tani, tha FMN, duhet të presë -0.6% këtë vit dhe 0.9% rritje në 2024./UBTNews/

Vazhdo të lexosh

Ekonomi

Shtatë ekonomistët më të mëdhenj të historisë, dhe si ndikojnë ende sot idetë e tyre

Adam Smith është njëri prej tyre.

Publikuar

nga

Ekonomia ka imazhin e një “shkence” të mërzitshme. Por në mënyrën më elegante dhe bazike, ajo mund të jetë e paçmueshme, madje shumë zbuluese. Ja cilët janë disa nga ekonomistët e mëdhenj të të gjitha kohërave, dhe si gjenialiteti i tyre zbuloi mekanizmat shoqërorë që na lidhin të gjithëve.

Adam Smith

Ekonomist dhe filozof skocez i shekullit XVIII-të. I konsideruar gjerësisht si “Babai i Ekonomisë”, libri i tij “Studim mbi natyrën dhe shkaqet e pasurimit të kombeve” është padyshim libri më me ndikim në historinë e kësaj fushe. Ai e shihte ndarjen e punës si shtytësin kryesor të produktivitetit, që nga ana e tij ishte i nxitur nga konkurrenca.

Ndërsa ishte skeptik për virtytet e interesit vetjak , ai pohoi se në një sistem tregu, e ashtuquajtura “dora e padukshme” priret të drejtojë kanalizimin e qëllimeve egoiste drejt së mirës së përbashkët. Ai trajtoi konceptet bazë të ofertës dhe kërkesës, tendencën e tregjeve për të ecur drejt ekuilibrit dhe teorinë e vlerës së punës.

Dejvid Rikardo

Ishte ekonomist britanik dhe deputet i parlamentit. Plotësoi konceptin e Smith se vlera e një produkti ishte e lidhur ngushtë me sasinë e punës që kryhej për prodhimin e tij, por duke theksuar rëndësinë e faktorëve të tjerë, si vështirësia e punës së përfshirë dhe mjetet e nevojshme për të realizuar punën.

Ai këshillonte vendet të maksimizonin prodhimin në industritë ku kishin disa avantazhe, dhe të importonin gjërat e tjera që u nevojiteshin, duke ilustruar teorinë e tij me shembullin e tregtisë së rrobave dhe verës midis Anglisë dhe Portugalisë. Ky argument është përpunuar, kritikuar dhe ri–interpretuar gjatë 2 shekujve të fundit. Por ideja bazë, pra që tregtia është përgjithësisht e mirë edhe kur dy vendet e përfshira nuk janë shumë të ngjashme, pranohet gjerësisht.

Karl Marks

“Babai” i komunizmit ishte filozof, ekonomist, gazetar, historian dhe revolucionar. Vepra e tij kryesore “Kapitali: Një kritikë e ekonomisë politike” , u fokusua kryesisht tek ekonomitë kapitaliste. Ai shkroi rreth 10.000 faqe për ekonominë, por si rezultat i metodave të tij të punës shpeshherë rastësore dhe i projekteve të papërfunduara, vetëm një pjesë e ideve të tij kanë mbijetuar deri më sot.

Ai e zgjeroi teorinë e punës së vlerës në mënyra që shkuan përtej ideve të Rikardo dhe Smith. Marksi thoshte se disa nga problemet që preknin në atë kohë kapitalizmin – përqendrimi i pasurisë në pak duar, pagat e ulëta, recesionet e mëdha pas lulëzimit dhe kushtet e tmerrshme në vendet e punës – ishin veçori dhe jo defekte të sistemit. Disa nga idetë e tij, si qëndrimet ndaj ciklit të biznesit, janë rishikuar dhe shihen si përshkrues të dobishëm të funksionimit të kapitalizmit, ndonëse ekonomistët marksistë nuk janë sot dhe aq popullorë.

Xhon Mejnard Kejnes

Është e pamundur të flitet për ekonominë moderne kapitaliste pa u ndalur tek Xhon MejnardKejnes. Shumë aktiv gjatë Depresionit të Madh, ai u përpoq të shpjegonte se çfarë kishte shkuar keq me ekonominë globale, dhe si dilej nga kriza. Për pasojë, Revolucioni Kejnesiannë ekonomi ndihmoi në dhënien fund të krizës së madhe dhe në nxitjen e bumit të pasluftës që zgjati disa dekada.

Kejnes thoshte se ishte kërkesa agregate – pra i gjithë shpenzimi për mallra dhe shërbime në një shoqëri – forca kryesore që e çonte përpara një ekonomi. Përpara tij, shumica e ekonomistëve shqetësoheshin për ofertën, me idenë se rritja e ofertës do të ulte çmimet dhe do të stimulonte kërkesën ndërsa mallrat do të bëheshin më të lira. Ai u bë i famshëm edhe sepse u fokusua pothuajse ekskluzivisht në ekonominë në terma afatshkurtër. Sepse siç e deklaroi me një batutë të tijën: ”Në planin afatgjatë, ne të gjithë do të kemi vdekur!”.

Pol Samuelson

Është ekonomist amerikan, fitues i Çmimin Nobel në Ekonomi në vitin 1970. Samuelsonndihmoi në hedhjen e themeleve matematikore moderne për ekonominë. Qasja e tij matematikore ndaj ekonomisë, ndihmoi në përmirësimin e nivelit të analizës përmes mënyrave për të përfaqësuar teoritë dhe problemet.

Po ashtu ai nxiti dhe e zgjeroi idenë e Kurbës së Filipsit, pra vëzhgimit që normat e inflacionit dhe të papunësisë priren të lëvizin në drejtime të kundërta. Shkolla neokejnesianee mendimit u shkri me ide të ndryshme neoklasike për t’u bërë sot teoria kryesore e ekonomisë.

Milton Fridman

Bashkë–fitues i Çmimit Nobel në Ekonomi në vitin 1976, këshilltar i dy presidentëve dhe injë kryeministri, dhe përkrahësi kryesor i Shkollës Ekonomike të Çikagos, Milton Fridmanështë më i famshëm për teorinë e tij monetariste. Ai dhe pjesëtarët e tjerë të kësaj shkolle,argumentojnë se madhësia e ofertës monetare, është aspekti më i rëndësishëm që ndikon në normën e inflacionit dhe kërkesën agregate.

Sipas Fridman ekziston një “normë natyrore papunësie”, nën të cilën inflacioni i lartë ështëkrejtësisht i pashmangshëm. Po ashtu ai dha një shpjegim për stagflacionin (kombinimi i inflacionit të lartë dhe papunësisë). Tezat e tij u bënë shumë popullore pas dështimit të ekonomistëve më konservatorë për të shpjeguar krizën ekonomike globale të viteve 1970.

Edhe pse gjatë dekadës së fundit ka një tendencë drejt mendimit kejnesian, idetë e tij mbeten me ndikim. Po ashtu, Fridman propozoi versionin e tij të një plani mbi të ardhurat egarantuara.

Amartja Sen

Ekonomist dhe filozof indian. Sen bashkë-krijoi Qasjen e Kapacitetit në ekonomi me filozofen Marta Nusbaum. Kjo metodë shqyrton jo vetëm mënyrën se si lëvizin paratë në një ekonomi, por çfarë mund të bëjnë njerëzit në atë ekonomi me to. Në këtë mënyrë, ideja e tij ezhvendos fokusin e ekonomisë nga burimet tek njerëzit.

Sen përdor shembullin e dy individëve që fitojnë të njëjtën shumë parash, por me dy nivele të ndryshme aftësie fizike. Ndërsa ata mund të jenë të barabartë në disa mënyra, shoqëria e tyre mund t’i bëjë ata të pabarabartë në të tjerat, për shembull duke mos siguruar rampa për karriget me rrota.

Mendimi i Sen ka të bëjë me atë lloj jete që një person mund të shpresojë të jetojë, dhe jo vetëm sesa të ardhura raporton. Kjo teori është baza e Indeksit të Zhvillimit Njerëzor, tëbashkë-hartuar nga Sen dhe Mahbub ul Ha, i cili përdoret nga Kombet e Bashkuara për të vlerësuar vendet për karakteristika të tilla si jetëgjatësia, arsimi dhe standardi i jetesës. / BigThink – Bota.al

Vazhdo të lexosh

Ekonomi

Më shumë se 550 kompani globale vazhdojnë të bëjnë biznes në Rusi, shumë prej tyre nga Evropa

Nga këto, 223 kompani konsiderohen se po kryejnë “biznesin si zakonisht”.

Publikuar

nga

Sipas një raporti të ri të Universitetit Yale, më shumë se 550 kompani ndërkombëtare, shumë prej tyre nga Evropa, janë ende duke bërë biznes në Rusi në një masë më të vogël ose më të madhe, pas presionit publik për t’u larguar nga vendi pas pushtimit të Ukrainës, përcjell UBT News.

Nga këto, 223 kompani konsiderohen se po kryejnë “biznesin si zakonisht”, duke përfshirë kompanitë kryesore në Itali (Bogie, Benetton, Calcedonia), Francë (Clarins, Atom, Lacoste), Gjermani (Siemens Healthiners, B. Braun) dhe Holandë (Philips).

Lista e “biznesit si zakonisht” përfshin disa firma të njohura amerikane si Tom Ford, Tupperware dhe TGI Fridays, si dhe disa ndërmarrje kineze si Alibaba, Tencent dhe ZTE, dhe transportues ajror të pasagjerëve si Emirates Airlines, EgyptAir, China Airlines, Qatar Airways dhe Turkish Airlines./Euronews/

Vazhdo të lexosh

Të kërkuara