Lajmet

​Presidentja Osmani udhëton drejt Brukselit

Do ta përfaqësojë Republikën e Kosovës në samitin e liderëve të Bashkimit Evropian dhe Ballkanit Perëndimor.

Published

on

Me ftesë të Presidentit të Këshillit Evropian, Charles Michel, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka udhëtuar për në Bruksel, ku do ta përfaqësojë Republikën e Kosovës në samitin e liderëve të Bashkimit Evropian dhe Ballkanit Perëndimor.

Në takimin e liderëve të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor, Presidentja Osmani do të diskutojë nevojën e përshpejtimit të procesit të integrimit në dritë të sfidave të vazhdueshme të sigurisë në rajon dhe më gjerë, duke filluar me mbështetjen për statusin e vendit kandidat për Republikën e Kosovës.

Bëhet e ditur se liderët të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor në Bruksel ndër të tjera do të diskutojnë për procesin e zgjerimit dhe perspektivën evropiane të vendeve të Ballkanit Perëndimor, bashkërendimin me politikën e përbashkët të jashtme dhe të sigurisë të BE-së, si dhe tejkalimin e sfidave të përbashkëta.

Në kuadër të samitit, Presidentja Osmani po ashtu do t’i informojë krerët e shteteve dhe të BE-së lidhur me situatën e sigurisë në vend, pas sulmit të agresionit të Serbisë më 24 shtator, përfundon njoftimi.

Vendi

Arrestohet një person në Prishtinë për ngacmim seksual

Published

on

By

Në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës është bërë e ditur se është arrestuar një person në Prishtinë, nën dyshimin për veprën penale të ngacmimit seksual.

Sipas Policisë, i dyshuari ka ngacmuar seksualisht viktimën, ndërsa detajet e mëtejshme rreth rrethanave të ngjarjes nuk janë bërë të ditura.

Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje për procedura të mëtejshme ligjore.

Continue Reading

Vendi

Studentët e UBT-së prezantojnë punim shkencor në International Student Congress 2026 në Graz

Published

on

By

UBT vazhdon të dëshmojë përkushtimin e tij ndaj ekselencës akademike dhe promovimit të studentëve në arenën ndërkombëtare, pasi punimi shkencor i studenteve Tringa Muhadri nga Fakulteti i Stomatologjisë dhe Ornela Lezi nga Fakulteti i Teknikës Dentare është pranuar për prezantim në edicionin e 12-të të International Student Congress (ISC MedUni Graz), i cili do të mbahet nga 3 deri më 6 qershor 2026 në Graz, Austri.

Punimi me titull “Digital vs Conventional Impressions: Accuracy, Patient Comfort, and Comparison – Paper Review”, i realizuar nën mentorimin akademik të Prof. Asst. Genc Demjaha dhe Dr. Spec. Krenare Mehmeti, ka marrë vlerësim pozitiv nga Këshilli Organizativ i kongresit, duke u përzgjedhur për prezantim në një platformë prestigjioze ndërkombëtare që mbledh studentë, hulumtues dhe profesionistë të rinj nga fusha të ndryshme të shkencave shëndetësore.

Për të katërtin vit radhazi, studentët e UBT-së po marrin pjesë dhe prezantojnë punimet e tyre shkencore në International Student Congress në Graz, duke dëshmuar vazhdimësinë e suksesit dhe përfaqësimit dinjitoz në një nga platformat më prestigjioze akademike ndërkombëtare. Ky sukses përfaqëson jo vetëm një arritje të rëndësishme për studentet, por edhe një dëshmi të cilësisë akademike dhe përgatitjes profesionale që ofrojnë Fakulteti i Stomatologjisë dhe Fakulteti i Teknikës Dentare në UBT.

Përmes këtij punimi, studentet do të prezantojnë analiza mbi krahasimin ndërmjet metodave digjitale dhe konvencionale të impresioneve dentare, duke trajtuar elemente kyçe si saktësia, komoditeti i pacientit dhe përparësitë e teknologjive moderne në praktikën stomatologjike.

ISC MedUni Graz konsiderohet një nga platformat më të rëndësishme ndërkombëtare për studentët e shkencave shëndetësore, me fokus në promovimin e bashkëpunimit ndërdisiplinor, shkëmbimin e njohurive shkencore, ndërtimin e rrjeteve profesionale dhe avancimin e dialogut akademik global.

Pjesëmarrja e studenteve të UBT-së në këtë kongres prestigjioz konfirmon edhe një herë orientimin ndërkombëtar të institucionit dhe angazhimin e tij për të krijuar mundësi konkrete për studentët që të kontribuojnë në zhvillimin shkencor dhe profesional përtej kufijve vendorë.

Ky përfaqësim dinjitoz në Graz është një tjetër dëshmi se UBT po vazhdon të ndërtojë gjenerata profesionistësh dhe hulumtuesish të aftë për të konkurruar dhe kontribuar në skenën globale akademike.

Continue Reading

Vendi

Vrasje në tentativë në Prishtinë, të shtëna me armë zjarri drejt dy personave

Published

on

By

Policia e Kosovës ka nisur hetimet për një rast të vrasjes në tentativë në Prishtinë, ku një person ka shtënë me armë zjarri në drejtim të dy të tjerëve. Sipas raportit zyrtar, nuk ka persona të lënduar, përveç dëmtimeve materiale që ka pësuar vetura e viktimave.

Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar katër gëzhoja, ndërsa njësitet relevante po punojnë për zbardhjen e rrethanave të rastit

“Është raportuar se i dyshuari mashkull kosovar ka shtënë me armë zjarri në drejtim të dy viktimave meshkuj kosovarë. Përveç dëmtimeve të veturës viktimat nuk janë lënduar. Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar 4 gëzhoja. Rasti është duke u hetuar”, sipas raportit të Policisë.

 

Continue Reading

Lajmet

Kurti falënderon kryeministrin finlandez, Orpo, për mbështetjen në Këshillin e Evropës

Published

on

By

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka takuar në Jerevan edhe homologun e tij nga Finlanda, Petteri Orpo.

Në qendër të bisedës ishte mbështetja e Finlandës për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës dhe rrugëtimi drejt marrjes së statusit të vendit kandidat në Bashkimin Evropian.

Kurti vlerësoi lart ndihmën e Finlandës në luftimin e dezinformimit dhe veçoi modelin finlandez të “mbrojtjes gjithëpërfshirëse”, të cilin Qeveria e Kosovës tashmë e ka miratuar si koncept për organizimin e sigurisë shtetërore.

Lidhur me rëndësinë e luftimit të fushatave dezinformuese, gjatë takimit u diskutua edhe për mundësit e bashkpunimit në shumë fusha.

“Bashkëpunimi dhe ndihma e Finlandës në luftimin e dezinformimit është një element kyç për mbrojtjen e hapësirës demokratike dhe informimit publik të saktë”, shprehet Kurti.

Të dy udhëheqësit e mbyllën takimin duke riafirmuar gatishmërinë për thellimin e marrëdhënieve dypalëshe, veçanërisht në fushat që prekin sigurinë dhe stabilitetin rajonal.

 

Continue Reading

Të kërkuara