Lajmet

Presidentja Osmani takoi presidentin e Kroacisë: Kroacia, aleate e çmuar në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë rajonale

Published

on

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, e cila po qëndron në Bullgari për të përfaqësuar Republikën e Kosovës në Takimin e nivelit të lartë të Procesit Aqaba për Ballkanin III, ka realizuar një takim me Presidentin e Kroacisë, Zoran Milanoviq.

Në këtë takim, Presidentja Osmani theksoi rëndësinë e bashkëpunimit të ngushtë mes Kosovës dhe Kroacisë, duke e cilësuar Kroacinë si një aleate të çmuar të Kosovës, veçanërisht në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë rajonale. Ajo u shpreh se Kosova ka ndihmuar në konsolidimin e sigurisë dhe stabilitetit në rajon përmes bashkëpunimit të ngushtë me shtete të tilla si Kroacia, dhe se ky partneritet ka qenë shumë i rëndësishëm për forcimin e kapaciteteve mbrojtëse dhe të sigurisë për të dyja vendet.

“Me Kroacinë mbetet një bashkëpunim i shkëlqyer në fushat e mbrojtjes, ekonomisë dhe të tjera. Ky raport është i bazuar në besim reciprok, dhe kjo është arsyeja pse Kosova e konsideron Kroacinë si një mbështetës të fuqishëm dhe të besueshëm”, tha Presidentja Osmani pas takimit.

Ajo gjithashtu i përcolli urimet më të përzemërta Presidentit Milanoviq për rizgjedhjen e tij në këtë post, duke e cilësuar atë si një mik të çmuar dhe mbështetës të fuqishëm të Kosovës në periudha të ndryshme.

Në një postim në llogarinë e saj në rrjetet sociale, Presidentja Osmani theksoi se miqësia dhe bashkëpunimi me Kroacinë janë një burim i forcës për Kosovën, dhe se me aleatë të tillë, vendi do të bëhet çdo ditë e më i fortë dhe më i qëndrueshëm në sfidat e sigurisë dhe zhvillimit.

Takimi me Presidentin Milanoviq është një vazhdim i marrëdhënieve të ngushta dhe të shëndetshme mes dy shteteve, të cilat janë të përkushtuara të rrisin bashkëpunimin në të gjitha fushat e mundshme, përfshirë ato strategjike dhe diplomatike./UBTNews/

 

Continue Reading

Aktualitet

Gjendet pa shenja jete një person në një banesë pranë burgut në Mitrovicën e Veriut

Published

on

Një person është gjetur pa shenja jete në një banesë në afërsi të Qendrës së Paraburgimit në Mitrovicën e Veriut. Lajmin e ka konfirmuar zëvendësdrejtori i policisë atje, Veton Elshani.

Siç tha ai, nuk dihet ende shkaku i vdekjes së këtij personi, mirëpo i ndjeri ka jetuar i vetëm dhe ishte përdorues i narkotikëve.

“Rreth orës 14:30, policia është njoftuar për një trup të pajetë që ndodhej në një banesë në afërsi të Qendrës së Paraburgimit në Mitrovicën e Veriut. Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe ka hasur në trupin e pajetë, ndërsa shkaqet e vdekjes do t’i mësojmë pasi që në vend të ngjarjes të vijë Mjekësia Ligjore. Personi ka jetuar i vetëm dhe ishte i njohur për policinë si përdorues narkotikësh”, tha Elshani

Continue Reading

Aktualitet

Kurti takon Komisionerin e Lartë të OSBE-së për Pakicat Kombëtare

Published

on

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti ka takuar Komisionerin e Lartë të OSBE-së për Pakicat Kombëtare të cilin e falënderoi për angazhimin e gjatë të OSBE-së në Kosovë dhe theksoi përparimin e arritur në fushat e të drejtave të njeriut, demokratizimit dhe sigurisë.

Ai theksoi zhvillimin e vendit si një nga demokracitë më të avancuara në Ballkanin Perëndimor dhe përkushtimin ndaj rritjes ekonomike dhe mirëqenies sociale dhe sigurisë.

Më tej, kryeministri në detyrë Kurti nënvizoi kornizën kushtetuese dhe ligjore të Republikës së Kosovës që garanton të drejta dhe përfaqësim për komunitetet, përtej standardeve ndërkombëtare, duke theksuar nevojën që këto të drejta të shfrytëzohen për integrim.

Ai shprehu gatishmërinë e Qeverisë së Republikës së Kosovës për të forcuar bashkëpunimin me OSBE-në.

Continue Reading

Aktualitet

Urat e reja, Policia: Qytetarët e veriut të ndihen të sigurt

Published

on

Janë hapur për qarkullim urat të cilat pretendojnë se lidhin qytetin e Mitrovicës, megjithatë ura kryesore e Ibrit mbetet sërish e mbyllur.

Mbi rastin e punimeve dhe hapjes së urave të reja për qarkullim, zëvendësdrejtori i policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani, u shpreh se Policia e Kosovës, gjendet kudo për sigurinë e secilin në mënyrë që të zbatohen ligjet e Republikës.

”Unë nuk merrem shumë me politikë, unë e di që në momentin që qeveria e shtetit tim e merr një vendim për me ndërtu një urë dhe e liron për qarkullim ne jemi aty për sigurinë dhe zbatimin e ligjit”.Edhe nëse vjen vetura nga jugu ka me shku në rreth nga jugu, politikisht po mundohemi mos me u përzi shumë në politikë”.

Elshani thotë se shqiptarët nuk kanë më nevojë për urrejtje, por atdhedashuri.

”Shqiptarët nuk kanë nevojë me urrejtë as serbin as Serbinë, shqiptarët kanë nevojë me dashtë vendin e vet. Nga ky moment që kjo urë është lëshuar sot, Policia e Kosovës është përgjegjëse për sigurinë sikur për urën në Gjakovë”, tha ai.

 

Continue Reading

Aktualitet

Aktakuzë ndaj katër personave për trafikim me njerëz, shfrytëzim seksual dhe grabitje

Published

on

F.C. dhe B.B. akuzohen për veprat penale: “Pjesëmarrja ose organizimi i grupit kriminal të organizuar”, në lidhje me veprën penale “Trafikim me njerëz”. Gjithashtu, B.B. akuzohet edhe për veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

Sipas aktakuzës, të pandehurit F.C. dhe B.B. akuzohen se nga viti 2019 deri më 29 korrik 2024, duke vepruar si pjesë e një grupi të organizuar kriminal, së bashku me persona të tjerë, me dashje dhe me qëllim përfitimi financiar, kanë organizuar, rekrutuar, transportuar, transferuar dhe strehuar gra dhe vajza nga Amerika Latine dhe shtete të tjera në Republikën e Kosovës.

Tutje në aktakuzë thuhet se përmes kanosjes, përdorimit të forcës apo formave të tjera të shtrëngimit, viktimat janë detyruar të ofrojnë shërbime seksuale me pagesë.

Ndërsa, të pandehurit L.J. dhe E.L. akuzohen për veprat penale “Shërbimet seksuale të viktimës së trafikimit” dhe “Grabitja”.

Sipas aktakuzës, L.J. dhe E.L më 29 korrik 2024, me qëllim të shfrytëzimit të shërbimeve seksuale me pagesë, përmes përdorimit të forcës dhe kanosjes, i kanë sulmuar viktimat e trafikimit dhe u kanë përvetësuar një shumë të parave në mënyrë të kundërligjshme.

Prokuroria Speciale i ka propozuar Gjykatës Themelore në Prishtinë që, pas shqyrtimit gjyqësor, të pandehurit të shpallen fajtorë për veprat penale që u vihen në barrë, dhe ndaj tyre të shqiptohen dënime konform ligjeve në fuqi.

Continue Reading

Të kërkuara