Lajmet

Presidentja Osmani takohet me kryeministrin Justin Trudeau

Osmani: Hapen kapituj të ri të bashkëpunimit me Kanadanë.

Published

on

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka takuar kryeministrin e Kanadasë, Justin Trudeau, me të cilin ka biseduar për thellimin e bashkëpunimit ndërshtetëror.

Kryeministri Trudeau ka përgëzuar Presidenten Osmani për mandatin që ka për të shtyer përpara shumë nga vlerat që kanë rëndësi për Kanadanë. Tutje, ai theksoi se qëndrimi i vendosur i Presidentes për demokracinë dhe kundër korrupsionit, pikëpamjet progresive qoftë për mjedisin apo për fuqizimin e grave, janë fusha në të cilat Kanada pret të punojë me Kosovën.

Presidentja Osmani ka potencuar shumë fusha në të cilat mund të hapen kapituj të ri të bashkëpunimit me Kanadanë, nga fusha e mbrojtjes e diplomacisë e deri tek tregtia e arsimi. Sipas saj, Kosova mund të përfitojë nga përvoja kanadeze, posaçërisht sa i përket përfshirjes së grave në vendimmarrje.

Gjatë takimit, Presidentja Osmani ka falënderuar kryeministrin Trudeau për mbështetjen e Kanadasë ndaj Kosovës në periudha të ndryshme kohore. Në këtë kontekst, Presidentja Osmani i ka vlerësuar si të shkëlqyeshme marrëdhëniet me Kanadanë dhe ka përmendur se në këtë frymë gjatë kësaj vizite ka  dekoruar Forcat e Armatosura të Kanadasë me Medaljen Presidenciale Ushtarake për kontributin e tyre në kuadër të forcave të NATO-s, gjatë intervenimit në Kosovë, më 1999 si dhe për shërbimin e tyre në Kosovë mbi dy dekada. 

Presidentja Osmani mori mbështetjen e kryeministrin kanadez për përpjekjet e Kosovës për anëtarësim në organizata ndërkombëtare dhe për procesin e njohjeve, duke theksuar se synimi i Kosovës është integrimi në strukturat euro-atlantike. Presidentja Osmani ka theksuar se Kosova po zbaton reforma gjithpërfshirëse, të cilat synojnë forcimin e rendit dhe ligjit, por edhe krijimin e një mjedisi të favorshëm për investime të huaja dhe për krijimin e vendeve të reja të punës.

Duke folur për gjendjen aktuale në rajon, Presidentja Osmani ka theksuar se diskursi nxitës nga Serbia i mbështetur edhe nga shtrirja e ndikimit rus në rajon, paraqesin rrezik potencial për destabilizim të rajonit dhe janë në kundërshtim me vlerat euroatlantike.

Lajmet

Diell, vranësira dhe reshje shiu sot në Kosovë

Published

on

By

Sipas njoftimit të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, gjatë ditës pritet shtim i vranësirave, të cilat mund të sjellin reshje shiu të shoqëruara me shkarkime rrufesh.

Në disa zona nuk përjashtohet mundësia e paraqitjes së breshrit.

Temperaturat minimale do të sillen ndërmjet 10 dhe 13 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale do të arrijnë nga 22 deri në 26 gradë Celsius.

“Era do të fryjë nga drejtimi verilindor me shpejtësi prej 1 deri në 12 metra në sekondë”, ka bërë të ditur IHMK.

Continue Reading

Lajmet

Sulm masiv rus ndaj Ukrainës, 10 të vrarë

Published

on

By

Të paktën 10 persona kanë humbur jetën dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur pas një vale të gjerë sulmesh ruse me raketa dhe dronë në Ukrainë, në atë që cilësohet si një nga ofensivat më të mëdha të Moskës gjatë muajve të fundit, raporton BBC.

Sipas autoriteteve ukrainase, gjashtë persona u vranë në Dnipro dhe katër të tjerë në kryeqytetin Kiev. Mes të plagosurve ka edhe fëmijë. Sulmet goditën ndërtesa banimi në disa zona, ndërsa ekipet e emergjencës vazhdojnë kërkimet për persona që dyshohet se kanë mbetur të bllokuar nën rrënoja.

Gjatë orëve të para të mëngjesit, në Kiev u dëgjuan shpërthime të shumta dhe zhurma e dronëve që fluturonin mbi qytet. Sulmet shkaktuan zjarre pranë një stacioni karburanti, në një kantier ndërtimi, në disa blloqe banimi dhe në dy shtëpi private. Në pjesë të ndryshme të kryeqytetit u raportuan edhe ndërprerje të energjisë elektrike.

Kryetari i Kievit, Vitali Klitschko, u bëri thirrje qytetarëve të qëndrojnë në strehimore, ndërsa kreu i Administratës Ushtarake të qytetit, Tymur Tkachenko, deklaroi se Rusia po përdor raketa balistike kundër objektivave në kryeqytet.

Një objekt industrial në Zaporizhia u godit gjithashtu gjatë sulmeve, ndërsa alarmet për sulme ajrore u aktivizuan në pjesën më të madhe të territorit ukrainas.

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, kishte paralajmëruar një ditë më parë për mundësinë e një sulmi të madh rus. Në një fjalim me video, ai tha se shërbimet e inteligjencës kishin sinjalizuar përgatitje të Rusisë për një ofensivë të gjerë ajrore.

“Paralajmërimet e inteligjencës për sulme ruse mbeten në fuqi. Një sulm masiv është i mundshëm, ata e kanë përgatitur atë”, deklaroi Zelensky.

Sulmet vijnë në një kohë tensionesh të shtuara mes dy vendeve. Javën e kaluar, Moska paralajmëroi se do të kryente “sulme sistematike” ndaj Ukrainës si përgjigje ndaj një sulmi ukrainas me dron në rajonin e pushtuar të Luhanskut, ku sipas autoriteteve ruse humbën jetën 21 persona.

Nga ana tjetër, ushtria ukrainase ka pranuar se kreu një operacion pranë Starobilskut më 21-22 maj, por ka theksuar se objektivi ishte një njësi ushtarake ruse dhe jo një objekt civil.

Ndërkohë, edhe Rusia raportoi një sulm me dron në rajonin e Krasnodarit. Autoritetet lokale njoftuan për një zjarr në rafinerinë e naftës Ilsky, por thanë se nuk pati viktima.

Kievi i ka cilësuar kërcënimet ruse si “shantazh të paturpshëm” dhe u ka bërë thirrje aleatëve perëndimorë të shtojnë presionin ndaj Moskës, ndërsa lufta mes dy vendeve vazhdon të përshkallëzohet./BBC/

Continue Reading

Lajmet

Talenti kosovar i Bayern Munich, Erblin Osmani, viziton FFK-në dhe ndjek stërvitjen e Kombëtares

Published

on

By

Futbollisti i ri dhe premtues kosovar, Erblin Osmani, i cili është pjesë e klubit gjerman Bayern Munich, ka vizituar sot Federatën e Futbollit të Kosovës (FFK).

Osmani, i cili po qëndron në Kosovë për pushimet verore, u prit në ambientet e FFK-së, ku pati rastin të njihet më nga afër me aktivitetet e federatës dhe të ndjekë seancën stërvitore të Kombëtares së Kosovës në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Sipas FFK-së, vizita e tij përfaqëson lidhjen e fortë që talentët kosovarë, të cilët po zhvillojnë karrierën e tyre në klubet më të njohura evropiane, vazhdojnë ta ruajnë me vendlindjen.

Erblin Osmani konsiderohet një nga talentët e rinj që po ndërton karrierën e tij në futbollin evropian, ndërsa Federata e Futbollit e Kosovës e vlerësoi si pjesë të gjeneratës së re që po promovon Kosovën në arenën ndërkombëtare të futbollit.

FFK i ka uruar Osmanit suksese të mëtejshme dhe arritje të reja në karrierën e tij sportive.

 

Continue Reading

Lajmet

Irani ndërpret komunikimet me SHBA-në, paralajmëron bllokimin e Ngushticës së Hormuzit

Published

on

 Irani ka vendosur të ndërpresë shkëmbimin e mesazheve me Shtetet e Bashkuara të Amerikës përmes ndërmjetësve, mes përshkallëzimit të tensioneve në rajon dhe sulmeve të fundit në Liban sipas nje raportimi të Reuters.

Agjencia iraniane e lajmeve Tasnim ka bërë të ditur se ekipi negociator i Teheranit ka ndaluar komunikimet indirekte me Uashingtonin, duke e lidhur këtë vendim me zhvillimet e fundit në Liban, teksa përpjekjet diplomatike për t’i dhënë fund konfliktit vazhdojnë.

Tasnim raporton gjithashtu se Irani dhe i ashtuquajturi “Boshti i Rezistencës”, ku përfshihen aleatët e tij në Liban, Irak dhe Jemen, kanë hartuar një plan që parasheh bllokimin e plotë të Ngushticës së Hormuzit dhe aktivizimin e fronteve të tjera strategjike, përfshirë Ngushticën Bab el-Mandeb.

Sipas raportimit, këto masa synojnë “ndëshkimin e Izraelit dhe mbështetësve të tij”, ndërsa autoritetet iraniane kanë theksuar se nuk do të ketë negociata derisa të ndalen operacionet ushtarake izraelite në Liban dhe Gaza.

Ngushtica e Hormuzit konsiderohet një nga rrugët më të rëndësishme detare për transportin global të naftës dhe gazit, ndërsa çdo bllokim i saj mund të ketë ndikim të madh në tregjet ndërkombëtare të energjisë.

Continue Reading

Të kërkuara