Lajmet

Presidentja Osmani: Ngritja e statusit të Kosovës në Frankofoni, triumf për vlerat frankofone

Published

on

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur sot në takim përfaqësuesin e Organizatës Ndërkombëtare të Frankofonisë për Evropën Qendrore dhe Lindore, Eric Pope, i cili viziton Kosovën pas aplikimit në këtë organizatë.

Presidentj ka riafirmuar përkushtimin e Kosovës ndaj vlerave frankofone, duke theksuar rëndësinë e ngritjes së statusit të Kosovës në ONF nga statusi i vëzhguesit në anëtar me të drejta të plota.

Osmani ka theksuar se Kosova është shembull i mbrojtjes dhe promovimit të të drejtave dhe lirive themelore të të gjithë qytetarëve pa dallim, forcimit të demokracisë dhe sundimit të ligjit.

“Rinia është potenciali më i madh i Kosovës dhe me talentin e dëshmuar në ndërmarrësi dhe inovacion, është shembull për rajon e më gjerë”, theksoi Presidentja Vjosa Osmani, duke e njoftuar Pope edhe për avancimin e agjendës për Gratë, Paqen dhe Sigurinë, ku Kosova është shndërruar në shembull pozitiv në nivel global.

Në këtë frymë, Osmani ka theksuar se përmes ngritjes së statusit të Kosovës në ONF, do të thellohet bashkëpunimi me shtete tjera anëtare në zhvillim të qëndrueshëm, promovimin e diversitetit kulturor e gjuhësor, arsim e hulumtime shkencore, si dhe në fusha tjera të interesit të ndërsjellë.

Osmani dhe Pope diskutuan edhe për samitin e Frankofonisë në tetor, ku Presidentja Osmani do ta përfaqësojë Republikën e Kosovës.

Lajmet

​Dybala mungon një muaj

Published

on

Sulmuesi argjentinas Paulo Dybala do të mungojë të paktën për një muaj pas dëmtimit muskulor që pësoi në ndeshjen kundër Milanit të dielën.

Sipas Sky Sport Italia, ekzaminimet mjekësore kanë zbuluar një dëmtim të shkallës në bicepsin femoris të majtë. “La Gazzetta dello Sport” shkruan se ai do të humbasë pesë ndeshjet e ardhshme të Romës.

Dybala pritet të mungojë në takimet kundër Rangers, Udinese, Cremonese, Midtjylland dhe, me shumë mundësi, Napoli.

Trajneri Gian Piero Gasperini shpreson ta ketë sulmuesin gati më 30 nëntor kundër Napolit, por rikthimi i tij duket më i mundshëm në ndeshjen ndaj Cagliarit më 7 dhjetor./S.K/KP/

Continue Reading

Lajmet

Ndalohet importi i shpezëve dhe produkteve të tyre nga Italia

Published

on

By

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë së Kosovës (AUV) ka njoftuar se ndalon përkohësisht importin e shpezëve, kafshëve të gjalla dhe produkteve të tyre me origjinë nga zonat e infektuara të Italisë.

Vendimi vjen pas raportimeve të Organizatës Botërore për Shëndetin e Kafshëve (WOAH) dhe Komisionit Evropian, të cilat konfirmojnë përhapjen e gripit të shpezëve (Avian Influenza – H5N1) në rajonet Emilia-Romagna dhe Lombardia.

Sipas AUV-së, importet lejohen vetëm nëse produktet vijnë nga ferma të pa prekura, të paktën 50 kilometra larg zonave të infektuara. Ndalesa hyn në fuqi menjëherë dhe do të qëndrojë aktive deri në një vlerësim të ri të situatës.

AUV njofton se po e monitoron nga afër situatën dhe do të informojë publikun dhe bizneset për çdo zhvillim të ri./EO

Continue Reading

Vendi

Ekipi përfaqësues i Kosovës merr dy çmime në garën botërore të robotikës FIRST Global Challenge në Panama

Published

on

Nga Panamaja, ekipi përfaqësues i Kosovës në garën botërore të robotikës FIRST Global Challenge u vlerësua për videon më të mirë prezantuese dhe për dokumentimin më të mirë të garës në rrjetet sociale në mesin e 190 shteteve pjesëmarrëse.

Ky sukses tregon angazhimin dhe kreativitetin e të rinjve kosovarë, të cilët përfaqësuan vendin me krenari në një nga garat më prestigjioze ndërkombëtare të robotikës.

Tema e garës së sivjetme kishte në fokus ruajtjen e ekuilibrit të biodiversitetit dhe luftën kundër ndryshimeve klimatike, duke inkurajuar të rinjtë nga e gjithë bota të zhvillojnë zgjidhje teknologjike për mbrojtjen e mjedisit.

Continue Reading

Lajmet

Kallas e fut Kosovën tek vendet për të cilat BE ka vlerësim të përzier, thotë se Serbia s’do të ndjekë rrugën negative

Published

on

By

Shefja e politikës së Jashtme e BE-së, Kaja Kallas, tha se “pushtimi i plotë i Rusisë në Ukrainë dhe ndryshimet gjeopolitike e bëjnë shumë të qartë argumentin për zgjerim”, por shton se BE-ja “nuk do të ndjekë rrugë të shkurtuara dhe nuk do të ofrojë përjashtime,” derisa procesin e anëtarësimit e cilëson si “një proces të drejtë, të rreptë dhe të bazuar në meritë”.

Ajo thotë se “anëtarësimi i i vendeve të reja me Bashkimin Europian deri në vitin 2030 është një qëllim realist”.

Ajo e përmbledh vlerësimin e BE-së si pozitiv për Shqipërinë, Moldavinë, Malin e Zi dhe Ukrainën, të përzier për Serbinë, Maqedoninë e Veriut, Kosovën, Bosnjën dhe Hercegovinën dhe Turqinë dhe negativ për Gjeorgjinë.

Ajo gjithashtu përsërit kritikat e forta ndaj Gjeorgjisë, duke thënë se ajo “nuk ka një rrugë të qëndrueshme drejt Bashkimit Europian në këtë fazë, përveç nëse kushtet ndryshojnë në mënyrë dramatike”.

Kallas u pyet gjithashtu për Serbinë dhe nëse ajo është në rrezik të bëhet “një kandidate vetëm në emër” duke pasur parasysh situatën në vend.

Ajo pranon se raporti është “kritik”, por thotë se BE-ja mbeti “në kontakt të vazhdueshëm me qeverinë, me presidentin dhe ata premtojnë se do t’i përmbushin [detyrimet e tyre]”.

Ajo këmbëngul se “nuk e sheh” Serbinë duke ndjekur të njëjtën rrugë negative si Gjeorgjia./EO

Continue Reading

Të kërkuara