Lajmet

Presidentja Osmani dhe kryeministri i Kuvajtit diskutojnë për praninë e ushtarëve të FSK-së në këtë shtet

Po ashtu, Presidentja ka zhvilluar edhe disa takime tjera të rëndësishme.

Published

on

Në ditën e tretë të qëndrimit në Shtetet e Bashkuara, në margjinat e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, Presidentja Vjosa Osmani, ka zhvilluar një takim me  kryeministrin e Kuvajtit, Sheikh Sabah Al-Khaled Al-Hamad Al-Sabah.

Në këtë takim, Presidentja thotë se kanë diskutuar për thellimin e marrëdhënieve me Kuvajtin, praninë e ushtarëve të FSK-së në misionin paqeruajtës në Kuvajt, si dhe projektet e bashkëpunimit në të ardhmen.

Po ashtu, Presidentja ka zhvilluar edhe disa takime tjera të rëndësishme

“Presidentit të Senegalit, Macky Sall, ia shpreha mirënjohjen e popullit të Kosovës për mbështetjen e Senegalit dhe gatishmërinë e institucioneve të Kosovës për ta vazhduar edhe më tej bashkëpunimin. Kryesimi i Unionit Afrikan nga Senegali, vitin e ardhshëm, do të jetë edhe një mundësi më shumë për ta zgjeruar dialogun me vendet e kësaj organizate”. 

“Në takimin me presidentin e Guinea Bisaut, Umaro Sissoco Embaló, vlerësuam se ka potencial për bashkëpunim ndërmjet dy vendeve dhe identifikim të mundësive për bashkëpunim ekonomik dhe fusha të tjera”.

“Me gjeneralin  Wesley K. Clark, biseduam për arritjet e deritashme të Kosovës, veprimet tona për forcimin e shtetit të Kosovës dhe forcimin e subjektivitetit ndërkombëtar të vendit tonë”. UBTNEWS

Continue Reading

Lajmet

Osmani pas takimit me Rutte: Riafirmuam partneritetin tonë me Aleancën më të fuqishme të sigurisë në botë

Published

on

By

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, pas takimit me shefin e NATO’s, Mark Rutte, ka thënë se kanë riafirmuar partneritetin me Aleancën.

Osmani ka thënë se synimi i Kosovës është anëtarësimi në NATO.

“Kosova në NATO nuk është vetëm përcaktim strategjik – por domosdoshmëri për paqen. Në takim me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, riafirmuam partneritetin tonë me Aleancën më të fuqishme të sigurisë në botë. Si vend që ka tejkaluar objektivin e NATO-s për investime në mbrojtje prej 2% të GDP-së dhe po ndërton një forcë moderne të sigurisë, në përputhje me standardet e Aleancës, synimi ynë është i qartë: anëtarësimi në NATO si një kontribuues i palëkundur për sigurinë rajonale dhe globale”, ka shkruar ajo.

Continue Reading

Lajmet

Sekretari Rutte pritet nga Kurti

Published

on

By

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në takim Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte.

Rutte është takuar me Kurtin pas takimi dhe konferencës që ka mbajtur me presidenten Vjosa Osmani.

Takimi i Kurtit me Rutte është duke u zhvilluar në objektin e Qeverisë.

Continue Reading

Lajmet

​“Palët duhet të bëjnë kompromise”, Rutte për dialogun Kosovë-Serbi

Published

on

By

Shefi i NATO-s, Mark Rutte tha se do të vazhdojnë të mbështesin procesin e normalizimit të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.

Për ta shtyrë përpara këtë dialog, të dyja palët duhet të bëjnë kompromise. Kjo kërkon vendime të vështira, normalizomi sjell stabilitet më të madh dhe siguri me afatgjatë për gjithë rajonin. Ky është mesazhi që unë do të vazhdojë te theksojë para të gjitha palëve në rajon“, tha Rutte të martën në konferencë për media me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani.

Prania e sotme këtu është një demonstrim i qartë i përkushtimit për siguri afatgjatë në Kosovë. NATO ka mbështetur paqen dhe stabilitetin në Ballkanin Perëndimor. Ekipet e ndërlidhjes së KFOR-it vazhdojnë të mbështesin institucionet e tjera të sigurisë. Një rajon më i sigurt nënkupton më shumë siguri për zonën e NATO-s. NATO do të vazhdojë të luaj rolin e vet, këtë e bëjmë në bashkërendim me Policinë dhe Eulexin”, tha ai.

Continue Reading

Lajmet

​“Palët duhet të bëjnë kompromise”, Rutte për dialogun Kosovë-Serbi

Published

on

By

Shefi i NATO-s, Mark Rutte tha se do të vazhdojnë të mbështesin procesin e normalizimit të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.

“Për ta shtyrë përpara këtë dialog, të dyja palët duhet të bëjnë kompromise. Kjo kërkon vendime të vështira, normalizomi sjell stabilitet më të madh dhe siguri me afatgjatë për gjithë rajonin. Ky është mesazhi që unë do të vazhdojë te theksojë para të gjitha palëve në rajon”, tha Rutte të martën në konferencë për media me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani.

“Prania e sotme këtu është një demonstrim i qartë i përkushtimit për siguri afatgjatë në Kosovë. NATO ka mbështetur paqen dhe stabilitetin në Ballkanin Perëndimor. Ekipet e ndërlidhjes së KFOR-it vazhdojnë të mbështesin institucionet e tjera të sigurisë. Një rajon më i sigurt nënkupton më shumë siguri për zonën e NATO-s. NATO do të vazhdojë të luaj rolin e vet, këtë e bëjmë në bashkërendim me Policinë dhe Eulexin”, tha ai.

Continue Reading

Të kërkuara