Lajmet

Presidentja e Maqedonisë së Veriut fal 10 të dënuar

Published

on

Presidentja e Maqedonisë së Veriut, Gordana Silanovska-Davkova, i ka falur të mërkurën dhjetë të burgosur, përfshirë edhe ish-kryetarin e Komunës së Manastirit, Vladimir Taleskin, duke ia hequr një vit nga dënimi me burg për keqpërdorim të detyrës.

Taleski ishte dënuar në mars 2020 me shtatë vjet burg për keqpërdorim të detyrës zyrtare në rastin “Transportuesi”, lidhur me organizimin e transportit të nxënësve në këtë komunë. Atij iu llogaritën në dënim edhe tri vjetët e kaluara në paraburgim para aktgjykimit të vitit 2020.

Taleski vlerësohet se kishte shkaktuar dëm të përgjithshëm prej rreth 360.000 eurosh. Sipas vendimit të publikuar në Gazetën Zyrtare, një ditë më parë, presidentja fali edhe nëntë persona tjera, duke zëvendësuar dhe shkurtuar dënimet e tyre me kusht. Në njoftim nuk janë dhënë detaje për veprat penale për të cilat ishin dënuar.

Silanovska-Davkova i fali ata për nder të festës së 23 Tetorit – Ditës së Luftës Revolucionare Maqedonase, një festë shtetërore në Maqedoninë e Veriut

Presidenti maqedonas zakonisht fal të burgosur gjatë festave shtetërore, ndërsa falja e tyre bazohet në arsye të ndryshme si, sjellja e mirë, shkaqe familjare, gjendja shëndetësore.

Në mesin e 10 të falurve nga presidentja është edhe Marjan Efremovi, i akuzuar në rastin “Spiuni”, i cili përfitoi një shkurtim të dënimit prej tre muajsh. Efremovit në vitin 2014 u dënua me 15 vjet burgim, nën akuzat për “shoqëri kriminale, spiunazh, keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe shantazh”. Efremov më herët kishte punuar në Agjencinë për Zbulim. Por, Silanovska-Davkova u kritikua për këtë vendim.

Lidhja Socialdemokrate (LSDM) në opozitë, vendimin e presidentes e cilësoi si “skandaloz dhe tronditës”, duke pretenduar se “janë falur kriminelë të dënuar, dhe anëtarë të klaneve të drogës”.

“Silanovska-Davkova ka mbrojtur kriminelët dhe narko-klanet me këto vendime. Kjo është një goditje ndaj drejtësisë dhe sigurisë së qytetarëve”, tha të mërkurën zëdhënësja e LSDM-së, Bogdanka Kuzevska, në një konferencë për media.

Edhe nga partia E Majta (Levica), vendimin e presidentes e quajtën “skandaloz”. Vendimi skandaloz i presidentes Silanovska të falë kriminelë të cilët janë pjesë të narko grupeve tregon se edhe pushteti i saj ka “borxhe” ndaj nëntokës kriminale”, thanë nga Partia E Majta, duke kërkuar nga presidentja që ta tërheqë vendimin.

Pas reagimeve në opinion, Silanovska-Davkova, në një deklaratë për TV21, tha se tani po e sheh se “personazhet janë me të vërtetë interesantë, në kuptimin negativ të fjalës”, por shtoi se “vendimet janë marrë mbi bazë të analizave së veprave për të cilat janë dënuar dhe jo të personave konkretë”.

Kujtojmë se në Maqedoninë e Veriut, vendimet për falje kalojnë në disa faza procedurale. Fillimisht, kërkesa për falje paraqitet në gjykatë, e cila më pas e dërgon në Ministrinë e Drejtësisë. Aty shqyrtohen të gjitha dokumentet dhe përgatitet një propozim që dorëzohet në Presidencë.

Brenda Presidencës, Komisioni për Falje shqyrton secilën kërkesë, së bashku me rekomandimet e Ministrisë së Drejtësisë, dhe vendos me shumicën e votave. Propozimi i komisionit i paraqitet presidentit, i cili merr vendimin përfundimtar bazuar në këtë rekomandim dhe propozimin e Ministrisë së Drejtësisë.

Lajmet

Ky është rezultati nga rinumërimi i 120 vendvotimeve

Published

on

By

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka rinumëruar 120 vendvotime nga 914 gjithsej.

Bazuar në përditësimin e fundit, VV ka fituar 46.19% të votave.

PDK renditet e dyta me 21.42%, LDK e treta me 14.40% dhe AAK ka marrë plot 7.21% të votave, deri më tani gjatë procesit të rinumërimi.

Continue Reading

Lajmet

Hykmete Bajrami jep dorëheqje nga pozita e nënkryetares së LDK-së, kërkon edhe dorëheqjen e Abdixhikut

Published

on

By

Hykmete Bajrami ka dhënë dorëheqje të parevokueshme nga pozita e nënkryetares së Lidhjes Demokratike (LDK), dhe në të njëjtën kohë ka kërkuar dorëheqjen e kryetarit të partisë, Lumir Abdixhiku, kanë thënë dy burime të ndryshme brenda kryesisë së kësaj partie.

Sipas këtyre burimeve, Bajrami e ka prezantuar vendimin e saj në takimin joformal të strukturave drejtuese të LDK-së, që është mbajtur të martën pasdite.

“Znj. Bajrami ka dorëzuar dorëheqjen e parevokushme nga pozita e nënkryetares dhe ka kërkuar që njëjtë të veprojnë edhe kryetari Abdixhiku dhe kryesia e ngushtë. Ajo ka këmbëngulur se struktura drejtuese ka humbur legjitimitetin, pas rezultatit të LDK-së në zgjedhjet e parakohshme të 28 dhjetorit si dhe ka kërkuar të veprohet konform standardit të krijuar në LDK”, ka thënë një nga pjesëmarrësit në takim.

Bajrami arsyet i ka listuar në një letër që e ka deponuar në parti.

Para takimit të së martës, ajo refuzoi të deklarohet për media dhe tha se qëndrimin do ta japë pas takimit. Por, deri tash nuk e ka bërë këtë.

Në zgjedhjet e fundit, LDK-ja ka siguruar vetëm 13.23 për qind të votave, 5 pikë të përqindjes më pak se në zgjedhjet e shkurtit të 2025-s.

Në legjislaturën e dhjetë, LDK-ja do të përfaqësohet me 15 deputetë, 5 më pak se në parapraken. Nga kandidatët e LDK-së, Bajrami u rëndit e dyta me 57 mijë vota.

Continue Reading

Lajmet

Workshop Online për validimin e profileve profesionale në sistemin e drejtësisë së të miturve

Published

on

By

Në kuadër të projektit CORE-ED ACADEMY, UBT, në bashkëpunim me universitete të tjera partnere, organizoi një workshop online për diskutimin dhe validimin e profileve profesionale në sistemin e drejtësisë së të miturve.

Workshopi u moderua nga Prodekanja Prof. Asoc. Egzone Osmanaj dhe pati pjesëmarrjen e përfaqësuesve nga:

  • Shërbimi Korrektues i Kosovës
  • Shërbimi Sprovues i Kosovës
  • Profesorë nga Fakulteti Juridik në UBT, etj.

Ky aktivitet synon të përmirësojë praktikën profesionale në trajtimin e çështjeve të të miturve dhe të fuqizojë bashkëpunimin ndërinstitucional në këtë fushë.

Continue Reading

Lajmet

PDK në ora 17:00 mban konferencë për media

Published

on

By

Partia Demokratike e Kosovës do të mbajë sot konferencë për media sot në ora 17:00.

Nëpërmjet një komunikate për media, nuk janë bërë të ditura arsyet.

Continue Reading

Të kërkuara