Lajmet

Presidenti ukrainas do t’i drejtohet parlamentit australian

Australia ka furnizuar Ukrainën me ndihma urgjente humanitare me vlerë 65 milionë dollarë.

Published

on

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky do t’i drejtohet të enjten parlamentit australian nëpërmjet një videoje. Kështu tha Ministri i Punësimit i Australisë, Stuart Robert, teksa shton se Ukraina po tregon guxim të jashtëzakonshëm karshi agresioni rus.

“Ukraina po tregon guxim dhe elasticitet të jashtëzakonshëm teksa duron luftën e paprovokuar të Rusisë”, tha ai.

Australia ka furnizuar Ukrainën me ndihma urgjente humanitare me vlerë 65 milionë dollarë. Gjithashtu është premtuar pajisje mbrojtëse me vlerë 91 milionë dollarë, shkruan BBC.

Zelensky iu është drejtuar tubimeve të brendshme dhe ndërkombëtare të liderëve politikë, nga OKB-ja dhe Kongresi i SHBA-së deri te parlamenti japonez.

Fjalimet e tij, të cilat shpesh kanë përfunduar me ovacione për të, janë përshkruar si një “luftë informative” për të mbledhur mbështetje për Ukrainën në Perëndim dhe gjetkë.

“Ai di të mishërojë frymën e kombit – jo vetëm në të folur, por edhe në mënyrën se si ai shfaqet, në sfondin e tij, ku flet”, tha një ekspert për BBC së fundmi.

Lajmet

Armë, granata dhe municion sekuestrohen në Pejë e Deçan

Published

on

Policia e Kosovës ka raportuar për dy raste të ndara të armëmbajtjes pa leje në Pejë dhe Deçan.

Në Pejë, gjatë kontrollit të një lokacioni më 23 shtator, janë gjetur një armë AK-47, dy mitralozë të lehtë, një pushkë përsëritëse, pesë granata dore, shtatë karikatorë dhe rreth 510 fishekë. Armët dhe municioni janë tërhequr nga njësiti i FSK-së për shkatërrim.

Ndërsa në Deçan, një person është identifikuar pasi në një video-incizim shihet duke shtënë me armë zjarri në ajër. Gjatë kontrollit në shtëpinë e tij është sekuestruar një armë AK-47 me një karikator të zbrazët.

Të dyja rastet janë iniciuar në konsultim me prokurorin dhe mbeten në procedurë hetimore./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Aksident fatal në Prizren, humb jetën drejtuesi i motoçikletës

Published

on

Një person ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti trafiku mes një veture dhe një motoçiklete në Prizren.

Aksidenti ka ndodhur më 23 shtator rreth orës 18:20. Vdekja e drejtuesit të motoçikletës është konstatuar nga ekipi mjekësor në Spitalin e Prizrenit.

Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, ndërsa drejtuesja e dyshuar e veturës është arrestuar dhe dërguar në mbajtje./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Tentim-vrasje në Obiliq, i dyshuari në kërkim policor

Published

on

Një person dyshohet se ka shtënë me armë zjarri në drejtim të një personi tjetër në Obiliq, më 23 shtator rreth orës 18:20.

Sipas Policisë së Kosovës, njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku kanë gjetur tri gëzhoja.

Në konsultim me prokurorin, është kontrolluar edhe shtëpia e të dyshuarit, i cili aktualisht ndodhet në kërkim policor.

Rasti është duke u hetuar për veprat penale “Vrasje në tentativë”, “Kanosje” dhe “Armëmbajtje pa leje”./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Tre persona arrestohen në Prishtinë për fajde dhe kanosje

Published

on

Tre persona janë arrestuar në Prishtinë nën dyshimin se kanë kryer veprat penale “Fajde” dhe “Kanosje”.

Sipas Policisë së Kosovës, hetimet lidhen me periudhën 2021–2026, ndërsa arrestimi i të dyshuarve është bërë më 23 shtator 2026.

Gjatë kontrolleve në dy lokacione, policia ka sekuestruar tre telefona celularë dhe prova të tjera materiale që do të përdoren në procedurën penale.

Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje./A.K/

Continue Reading

Të kërkuara