Lajmet

Presidenti i Izraelit takohet me partitë, Netanyahu pritet të formojë qeverinë

Konsultimet partiake të presidentit do të vazhdojnë deri të premten.

Published

on

Presidenti i Izraelit filloi bisedimet me liderët e partive të mërkurën për koalicionin e ri qeverisës që do të drejtohet nga Benjamin Netanyahu.

Zgjedhjet e përgjithshme të këtij muaji dhanë një fitore të qartë për Netanyahun, i cili ka shërbyer si kryeministër më gjatë se kushdo tjetër në historinë 74-vjeçare të Izraelit.

Konsultimet partiake të presidentit do të vazhdojnë deri të premten.

Zyra e Herzog tha se presidenti “do të caktojë detyrën e formimit të një qeverie këtë të dielë që vjen”.

Netanyahu ka të ngjarë të përballet me kërkesat e aleatëve të tij të së djathtës ekstreme për angazhime politike dhe poste në kabinet, por nuk pritet të përballet me sfida të pakapërcyeshme gjatë negociatave të koalicionit./UBTNews/

Lajmet

Dështon sërish seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës, 33-të herë pa sukses

Published

on

By

Seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës ka dështuar sërish, duke shënuar herën e 33-të që legjislatura e nëntë nuk arrin të konstituohet.

Kryesuesi i seancës, Avni Dehari, nisi mbledhjen me kërkesën për emrat e komisionit, por PDK, LDK dhe AAK nuk i dhanë ato. Më pas u hodh në votim komisioni, i cili mori vetëm 51 vota për, një kundër dhe asnjë abstenim.

Për shkak të mungesës së konsensusit, seanca u ndërpre dhe do të vazhdojë më 19 qershor në orën 10:00.

Derisa Lëvizja Vetëvendosje, Guxo dhe Alternativa nuk kanë arritur të sigurojnë votat e nevojshme për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit, dështimet vazhdojnë. Albulena Haxhiu ka dështuar gjashtë herë në garën për kryeparlamentare, ndërsa mbi njëzet herë është bllokuar formimi i komisionit për mbikëqyrjen e procesit të fshehtë të votimit.

Partitë opozitare PDK, LDK, AAK dhe NISMA kundërshtojnë mënyrën e fshehtë të votimit dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka dorëzuar kërkesë për interpretim në Gjykatën Kushtetuese lidhur me këtë proces.

Sipas rregullores, vazhdimi i seancës konstituive duhet të mbahet çdo dyzetetetë orë derisa të konfirmohet përbërja e re e Kuvendit.

Continue Reading

Lajmet

Limaj: Çdo zhvillim tjetër përveç marrëveshjes, është skandaloz për Kosovën

Published

on

By

Lideri i Nismas Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka deklaruar se subjekti që ai përfaqëson ndihet më i përgjegjshëm për shkak se ka ofruar një opsion për zgjidhje politike, duke bërë thirrje për një marrëveshje gjithëpërfshirëse ndërmjet partive politike në vend.

“Kjo është skandaloze, çka po ndodhë. Ne që nga fillimi kemi ftuar për marrëveshje politike. Kjo situatë na bën të ndihemi përgjegjës, pasi kemi dhënë një opsion. Çdo gjë tjetër që po ndodh këtu, është skandaloze,” tha Limaj.

Ai theksoi se drejtuesit politikë në vend duhet të jenë më konstruktivë, pasi bota po përballet me ndryshime drastike, dhe çdo shmangie nga përgjegjësia mund t’i kushtojë Kosovës shumë.

“Nëse lejohet që çdo dy muaj të shkohet në zgjedhje, atëherë krejt çka mund të them është se nuk e meritoni besimin e qytetarëve të Kosovës,” përfundoi Limaj.

Continue Reading

Lajmet

Vlora Çitaku kritikon Albin Kurtin: Kosova nën sanksione pas 26 vitesh liri

Published

on

By

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka komentuar qëndrimin e presidentit amerikan Donald Trump ndaj Kosovës, duke theksuar se vendi duhet të jetë i përgatitur për të përballuar një botë në ndryshim të vazhdueshëm.

Në fjalën e saj, Çitaku shprehu kritika ndaj kryeministrit Albin Kurti, duke e akuzuar atë se ka sjellë sanksione ndaj Kosovës pas 26 vitesh liri dhe pavarësi.

“Me administratën e parë të Trump, Kosova arriti të transformojë Forcën e Sigurisë në ushtri dhe mori njohjen nga Izraeli,” tha ajo.

“Fatkeqësisht, deputetit Albin Kurti nuk i bën përshtypje kjo. Për shkak të politikave të tij, Kosova po ndodhet sot nën sanksione nga vendet që dikur e ndihmuan në procesin e pavarësisë dhe lirisë,” shtoi Çitaku.

Continue Reading

Lajmet

Abelard Tahiri: Kosova duhet qeveri të re, jo më me Albin Kurtin

Published

on

By

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Abelard Tahiri, ka theksuar se Kosova duhet të sigurojë sa më shpejt formimin e një qeverie të re dhe të mos vazhdojë më me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti.

Tahiri argumenton se kjo është e nevojshme për shkak të rekordit të dëmshëm që Kurti ka krijuar në raport me administratën e parë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës nën udhëheqjen e Donald Trumpit.

“Kosova duhet që sa më shpejt të sigurohet që të ketë një qeveri të re dhe të mos vazhdojë më tutje me Kurtin në krye. Kurti ka një rekord të dëmshëm në raport me administratën e parë të Trump. Nëse deri më tani ka pasur dyshime për vazhdimësinë e tij, pavarësisht se VV ka dalë si parti fituese në zgjedhje, paralajmërimi i ish-presidentit Trump na jep një mesazh të qartë: të angazhohemi maksimalisht të gjitha partitë opozitare për t’i dhënë vendit një qeveri të re, pa përfshirjen e Kurtit dhe Lëvizjes Vetëvendosje,” tha Tahiri.

Ai shtoi se përfshirja e Vetëvendosjes në qeveri do të jetë e dëmshme për marrëdhëniet me administratën amerikane dhe për interesat e Kosovës në përgjithësi.

Continue Reading

Të kërkuara