Lajmet

Presidenti i Iranit viziton Irakun në udhëtimin e parë jashtë vendit

Published

on

Presidenti iranian, Masoud Pezeshkian, mbërriti në Bagdad të mërkurën për një vizitë zyrtare në Irak, një aleat strategjik i Teheranit dhe Uashingtonit, tha media shtetërore iraniane.

Iraku pret disa parti dhe grupe të armatosura të lidhura me Iranin, pasi Teherani ka rritur vazhdimisht ndikimin e tij në prodhuesin kryesor të naftës, që kur një pushtim i udhëhequr nga SHBA rrëzoi armikun e tij Sadam Husein më 2003.

Iraku është një partner i rrallë i Shteteve të Bashkuara dhe Iranit. Iraku pret 2,500 trupa amerikane dhe ka milici të mbështetur nga Irani të lidhura me forcat e tij të sigurisë. Shtetet e Bashkuara dhe Iraku kanë arritur një mirëkuptim për planet për tërheqjen e forcave të koalicionit të udhëhequr nga SHBA nga Iraku.

Pezeshkian tha: “Ne po planifikojmë të nënshkruajmë disa marrëveshje dhe do të takojmë zyrtarë të lartë irakianë në Bagdad”. Ai gjithashtu ka në plan të vizitojë Kurdistanin irakian, një rajon ku Irani ka kryer sulme në të kaluarën.

Ministri i Jashtëm i Iranit, Abbas Araqchi, tha: “Ne kemi disa fusha bashkëpunimi, duke përfshirë çështjet politike, rajonale … dhe të sigurisë”.

Bagdadi është përpjekur të trajtojë shqetësimet iraniane për grupet separatiste rajonale, duke lëvizur për të zhvendosur disa anëtarë në një pakt sigurie të vitit 2023 me Teheranin.  Grupet e milicisë të lidhura me Iranin në Irak kanë sulmuar vazhdimisht trupat amerikane në Lindjen e Mesme, që nga fillimi i luftës në Gaza./Reuters/

Lajmet

Përleshen tetë të mitur në Prizren, tre në spital, dy në mbajtje

Published

on

By

Një përleshje mes tetë të miturve ka ndodhur në Prizren të mërkurën, ndërkaq raportohet se dy prej tyre janë dërguar në mbajtje.

Policia rastin e ka cilësuar si lëndim i rëndë trupor. Sipas raportit 24-orësh, rasti ka ndodhur pas një mosmarrëveshje mes të dyshuarve.

Tre prej tyre kanë pranuar tretman mjekësor.

Raportohet se pas një mosmarrëveshje janë rrahur mes veti tetë të dyshuar të mitur dhe si pasojë, tre prej tyre kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë pranuar tretman mjekësor. Të dyshuarit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit dy prej tyre janë arrestuar dhe dërguar në mbajtje ndërsa të tjerët janë liruar”, thuhet në njoftim./D.B/EO

Continue Reading

Lajmet

Nën ndikim të alkoolit një person sulmon zyrtarët policorë në Prishtinë

Published

on

By

Një person dyshohet se nën ndikimin e alkoolit ka sulmuar zyrtarët policorë.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës i dyshuari kishte tentuar që të largohet nga stacioni policor, pasi që zyrtarët policorë kishin ndaluar të dyshuarin për të ikur i njëjti i kishte sulmuar ata dhe u kishte shkaktuar lëndime të lehta trupore.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit dërgohet në mbajtje për 48 orë.

Raportohet se i dyshuari mashkull kosovar, nën ndikim të alkoolit ka sulmuar zyrtarët policorë, i njëjti është sjellë për intervistim në stacionin policor. Derisa zyrtarët policor kanë qenë duke u marrë me të dyshuarin, ky i fundit kishte tentuar që të largohet nga stacioni policor, pasi që zyrtarët policorë kishin ndaluar të dyshuarin për të ikur i njëjti i kishte sulmuar ata dhe u kishte shkaktuar lëndime të lehta trupore. Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit dërgohet në mbajtje për 48 orë“, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës/D.B/KP

Continue Reading

Lajmet

Osmani pret në takim komandantin e ri të KFOR-it, gjeneralmajor Ozkan Ulutas

Published

on

By

Pas marrjes së detyrës së komandantit të KFOR-it, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur dje në takim gjeneralmajor Ozkan Ulutaş.

Me këtë rast, Osmani e uroi për marrjen e detyrës së komandantit të KFOR-it dhe për rikthimin e tij në Kosovë duke shprehur besimin e plotë për vazhdim të bashkëpunim të ngushtë në funksion të përmbushjes së synimeve të përbashkëta për paqen dhe sigurinë në Kosovë dhe rajon, transmeton KosovaPress.

Në këtë frymë, ajo ritheksoi mirënjohjen e saj për angazhimin dhe përkushtimin e të gjithë ushtarakëve që shërbejnë në kuadër të KFOR-it.

Duke diskutuar për zhvillimet në fushën e sigurisë, si dhe kërcënimet që vijnë nga Serbia, përfshirë kërcënimet me fokus të veçantë te përdorimi i dronëve, Osmani potencoi rëndësinë e koordinimit dhe bashkëpunimit të KFOR-it me institucionet vendore të sigurisë me qëllim të parandalimit të taktikave destabilizuese të Serbisë./D.B/KP

Continue Reading

Lajmet

Arrestohet në Prishtinë i dyshuari për vrasje në tentativë

Published

on

By

Policia e Kosovës ka njoftuar se mbrëmë nga njësitë policore të stacionit Veriu në Prishtinë, është arrestuar personi i dyshuar që ishte në kërkim për rastin Vrasje në Tentativë, të ndodhur me datë 23.04.2025 në rrugën Rexhep Krasniqi.

Arrestimi i të dyshuarit; V. S, mashkull, 28 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, i shpallur në kërkim, erdhi si rezultat i ndërmarrjes së veprimeve operativo-policore, në kuadrin e procesit hetimor të këtij rasti.

Përderisa ndaj të dyshuarit policia vijon hetimin në drejtim të veprës penale Vrasja në tentativë, me aktvendim mbi ndalimin e personit të dyshuar, të nxjerrë nga ana e prokurorit të shtetit, të njëjtin e ka dërguar në mbajtje prej 48 orësh./D.B/KP

Continue Reading

Të kërkuara