Lajmet

Presidenti i Iranit u thotë udhëheqësve të OKB-së se sulmet e Izraelit në Liban nuk mund të mbeten pa përgjigje

Published

on

Presidenti Iranian, Masoud Pezeshkian i tha Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara të martën se sulmet e fundit të Izraelit në Liban nuk mund të mbeten pa përgjigje dhe paralajmëroi për një përshkallëzim të mundshëm në rajon. 

“Është e domosdoshme që komuniteti ndërkombëtar të ndalojë menjëherë dhunën dhe të sjellë një armëpushim të përhershëm në Gaza dhe t’i japë fund barbarizmit të dëshpëruar të Izraelit në Liban përpara se të përfshijë rajonin dhe botën”, tha Pezeshkian.

Izraeli ka goditur objektivat e lidhur me grupin e mbështetur nga Irani Hezbollah në Liban prej ditësh, duke lënë qindra të vdekur. Dhjetra nga të vdekurit ishin gra dhe fëmijë, sipas ministrisë së shëndetësisë të Libanit./UBTNews/

Lajmet

Pesë të lënduar në aksidentin mes katër veturave në Klinë

Published

on

Pesë persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti trafiku të ndodhur të hënën në Rixhevë të Klinës. Aksidenti ka përfshirë katër automjete dhe ka shkaktuar dëme të konsiderueshme, ndërsa të lënduarit janë dërguar menjëherë për trajtim mjekësor.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, ka konfirmuar ngjarjen dhe ka dhënë detaje mbi aksidentin. Ai ka njoftuar se aksidenti ka ndodhur rreth orës 10:10 të mëngjesit, kur policia është njoftuar për incidentin. Gashi theksoi se pesë persona kanë marrë lëndime dhe aktualisht po marrin trajtim në spital.

Ndërkaq, hetimet për shkaqet e aksidentit janë duke u zhvilluar, ndërsa autoritetet po punojnë për të sqaruar rrethanat që çuan në këtë përplasje. Policia po bën apel për kujdes të shtuar në rrugë dhe për respektimin e rregullave të trafikut për të parandaluar aksidente të tjera./UBTNews/

Continue Reading

Lajmet

ZRRE-ja paralajmëron se tarifat e reja të rrymës pritet të hyjnë në fuqi më 1 maj

Published

on

By

Zyra e Rregullatorit të Energjisë e Kosovës (ZRRE) ka thënë të hënën se tarifat e reja të rrymës pritet të hyjnë në fuqi më 1 maj, në pritje të marrjes së vendimit për shtrenjtimin e rrymës me 15 për qind.

Vendimi për rritje do të merret nga mesi i këtij muaji, ndërsa tarifat e reja do nisin të aplikohen nga data 1 maj të këtij viti,” tha Petrit Pepaj nga ZRRE-ja gjatë një takimi me gazetarë.

Rregullatori i energjisë propozoi muajin e kaluar shtrenjtimin e çmimit të energjisë elektrike në vend për rreth 15 për qind, duke nxitur reagime dhe protesta.

Bordi i ZRRE-së pritet të marrë vendim për çmimin e rrymës më 11 prill.

Shtrenjtimi i rrymës u kundërshtua nga Presidenca dhe nga qytetarë që protestuan të shtunën në kryeqytet.

ZRRE-ja bën shqyrtimin dhe caktimin e përvitshëm të tarifave të rrymës, të cilat shpallen çdo vit më 1 prill dhe vlejnë deri më 31 mars të vitit pasues.

Javë më parë, tri kompanitë e sektorit të energjisë në Kosovë i kërkuan rregullatorit të energjisë rritjen e çmimit të tarifave të rrymës.

Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut [KOSTT], Kompania për Distribuim të Energjisë Elektrike në Kosovë [KEDS] dhe Kompania Kosovare për Furnizim me Energji Elektrike [KESCO] kërkuan ngritjen e çmimit të tarifave të rrymës për shkak të importit të energjisë elektrike.

ZRRE-ja ka argumentuar se rritja e tarifave këtë vit është e domosdoshme, për shkak të uljes së prodhimit të energjisë, rritjes së konsumit dhe varësisë së madhe nga importet me çmime të larta.

Kosova nuk mund ta sigurojë energjinë e nevojshme për mbi 1.6 milion banorët e saj vetëm me prodhimin nga Korporata Energjetike e Kosovës (KEK).

Një nga arsyet është vjetërsia me dekada e termocentraleve “Kosova A” dhe “Kosova B”.

Prodhim ka edhe përmes burimeve të ripërtërishme, por në sasi më të vogla.

Përfaqësuesit e bizneseve kanë thënë më herët për Radion Evropa e Lirë se rritja eventuale e çmimit të rrymës do të rriste kostot operative të bizneseve. Kjo më pas do të detyronte bizneset që të rrisnin çmimin e produkteve dhe shërbimeve të tyre, duke i bëra ato më pak konkurruese në treg.

Kosova, viteve të fundit, është përballur me rritje të vazhdueshme të çmimeve të produkteve dhe shërbimeve.

Shtrenjtimi ka nisur në kohën e pandemisë COVID-19 në vitin 2020 dhe ka marrë hov pasi Rusia ka nisur pushtimin e Ukrainës, më 2022.

Vitin e kaluar, ZRRE-ja e uli çmimin për konsumatorët komercialë dhe industrialë për 3 për qind.

Por, një vit më herët, më 2023, tarifat u rritën për 15 për qind për të gjitha kategoritë e konsumatorëve.

Aktualisht, për konsumatorët që shpenzojnë deri në 800 kilovatë në orë brenda një muaji, çmimi i rrymës gjatë ditës është 7.79 centë për kilovat, ndërsa për ata që shpenzojnë më shumë se 800 kilovatë, pjesa mbi këtë u llogaritet me çmim prej 14.45 centësh.

Nga ora 22:00 deri në 7:00 të mëngjesit, çmimi për kilovat është 3.34 centë për ata që shpenzojnë deri në 800 kilovatë dhe 6.81 centë për ata që shpenzojnë më shumë./REL/

Continue Reading

Lajmet

Osmani bisedon me Prattipatin për sigurinë në Kosovë, pas ndalimit të disa serbëve

Published

on

By

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka zhvilluar një takim me të ngarkuarën me punë në Ambasadën amerikane në Prishtinë, Anu Prattipati, në lidhje me zhvillimet e fundit në vend, përfshirë situatën e sigurisë në Kosovë dhe në rajon.

Takimi i tyre vjen një ditë pasi autoritetet kosovare njoftuan se kishin ndaluar 16 serbë në jug dhe jugperëndim të vendit, para se t’i lironin shumicën prej tyre.

Duke folur për situatën e sigurisë dhe zhvillimet në këtë sferë, Presidentja Osmani theksoi tendencat e vazhdueshme të Serbisë për destabilizimin e Kosovës dhe të të gjithë rajonit përmes veprimeve të mirëkoordinuara me struktura ilegale dhe banda kriminale serbe”, tha Presidenca e Kosovës në Facebook.

Në bisedën me Prattipatiin, Osmani tha se serbët e arrestuar në Gjakovë dhe në Prizren “kishin ndërlidhje me strukturat e inteligjencës ushtarake serbe si dhe me anëtarë të grupit terrorist të Banjskës, sipas hetimeve fillestare”.

Presidentja theksoi se ky veprim është pjesë e një përpjekjeje të vazhdueshme nga Serbia për destabilizimin e Kosovës, përmes kërcënimeve dhe dhunës. Sipas Presidentes, kjo përbën një ndërhyrje të papranueshme në sovranitetin shtetëror të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftim.

Për katër të ndaluarit në Gjakova, prokuroria ka kërkuar një muaj paraburgim, duke i akuzuar për shkelje të ligjit të armëve.

Ndërsa, 10 prej 12 të arrestuarve në Prizren janë liruar tashmë. Dy të tjerët me inicialet L.S. dhe S.R. po mbahen në paraburgim.

Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme i Kosovës, Xhelal Sveçla, tha të dielën se ndalimi i tyre u bë gjatë një operacioni të zhvilluar në dy ditët e fundit, duke shtuar se të ndaluarit po udhëtonin me katër automjete të ndara me targa nga Kragujevci, qytet në Serbi.

Sveçla shtoi se, sipas të dhënave fillestare, dyshohej se këto grupe “kishin për qëllim mbledhjen e informacioneve për caqe të mundshme, pasi janë gjetur dëshmi të ndërlidhjes me strukturat e inteligjencës ushtarake serbe si dhe me anëtarë të grupit terrorist të Banjskës”.

Beogradi e ka mohuar këtë, me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, që tha se personat e ndaluar po vizitonin manastiret përreth Prizrenit./REL/

Continue Reading

Lajmet

Pesë të lënduar në aksidentin mes katër automjeteve në Klinë

Published

on

By

 Pesë persona kanë pësuar lëndime trupore si pasojë e një aksidenti trafiku mes katër automjeteve në Rixhevë të Klinës.

Lajmin e ka konfirmuar për “Betimi për Drejtësi“, zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

Rreth orës 10:10 policia është njoftuar për një aksident në Rixhevë të Klinës, ku janë përfshirë katër automjete dhe janë lënduar pesë persona, të cilat janë duke marrë trajtim mjekësor”, tha ai.

Continue Reading

Të kërkuara