Bota

Presidenti i Haitit ‘gafë’ në OKB, pi ujë me brokë

Published

on

Kjo mund të jetë ndër gafat më të mëdha të regjistruara ndonjëherë në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së.

Siç shihet në video, presidenti i Haitit,  rrëmbeu një brokë (kanë) dhe e ngriti që ta pinte, në vend se të merrte një gotë me ujë. Për pasojë, uji i ka rënë në kostum dhe i është dashur që ta fshijë. Ky moment ka ndodhur kur ai po mbante fjalim në Asamblenë e Kombeve të Bashkuara./UBTNews/

 

Bota

Ish-futbollisti i kombëtares turke, Serhat Akın qëllohet me armë

Published

on

Ish-futbollisti i Fenerbahçes dhe kombëtares turke, Serhat Akın është qëlluar me armë zjarri në lagjen Beykoz të Stambollit.

Atentati ndaj sulmuesit të njohur që tashmë është i angazhuar si komentator u bë teksa po dilte nga një program sportiv në një kanal televiziv.

“Më qëlluan në këmbë pas programit, fjala jonë e fundit është Fenerbahçe”, shkroi Akin në një postim në rrjetin social Facebook pas sulmit.

Mediat turke sakaq shkruajnë se futbollisti është shtruar në spital dhe ndodhet në gjendje të mirë.Sulmi me armë ndaj Serhat Akın është regjistruar nga kamerat e sigurisë në zonë. Në pamjet filmike shihet se ish-sulmuesi është qëlluar me armë nga një person i cili ka dalë me vrap nga ndërtesa dhe më pas u largua me motor nga vendi i ngjarjes./UBTNews/

Continue Reading

Bota

NATO shumë më afër Rusisë: Finlanda propozoi vendosjen e selisë së forcave tokësore të aleancës në kufi

Published

on

Selia e forcave tokësore të NATO-s në Finlandë mund të vendoset në qytetin Mikkeli, i cili ndodhet rreth 300 kilometra larg Shën Petersburgut, tha në një deklaratë Ministria e Mbrojtjes e vendit.

“Ministria e Mbrojtjes ka propozuar vendosjen e selisë së Komandës së Komponentit Tokësor të NATO-s (MCLCC) në Mikkeli, ku tashmë ndodhet selia e Forcave të Mbrojtjes Finlandeze”, thuhet në njoftim.

Sipas kanalit televiziv finlandez MTV, ky propozim tashmë është miratuar. Gjithashtu u raportua se selia do të ishte në varësi të komandës së unifikuar të aleancës në Norfolk.

Finlanda u bashkua me NATO-n më 4 prill 2023, së bashku me Suedinë. Siç tha presidenti rus Vladimir Putin në një intervistë me Dmitry Kiselev, pranimi i këtyre vendeve në aleancë ishte një hap i pakuptimtë nga pikëpamja e sigurimit të interesave kombëtare – trupat ruse dhe sistemet e armëve do të shfaqen në kufijtë e tyre.

Rusia thekson aktivitetin e paprecedentë të NATO-s në kufijtë e saj perëndimorë. Aleanca po zgjeron iniciativat dhe e quan atë “frenim të agresionit rus”. Kremlini vuri në dukje se Rusia nuk kërcënon askënd, por nuk do të injorojë veprimet që janë potencialisht të rrezikshme për interesat e saj./ RIA Novosti./UBTNews/

 

Continue Reading

Bota

Kërkonin ar në minierë, 15 persona humbin jetën nga rrëshqitja e dheut në Indonezi

Published

on

Të paktën 15 njerëz janë vrarë, ndërsa me dhjetëra ende të nën baltë pasi një rrëshqitje dheu goditi groposi ndërsa po kryenin një operacion të paautorizuar të minierave të arit në ishullin Sumatra, thanë zyrtarët.

Ata po gërmonin për ar në lagjen e largët Solok të Sumatrës Perëndimore kur “goditi fatkeqësia”. Sipas Sky News, rreth 25 persona janë ende nën baltë, ndërsa tre persona janë nxjerrë të gjallë nga ekipet e shpëtimit. Edhe ata me lëndime të shumta./UBTNews/

Continue Reading

Bota

Turqia shpalos forcën, anijet luftarake parakalojnë në Bosfor

Published

on

Forcat Detare të Turqisë kanë bërë një parakalim force në ngushticën e Bosforit në kuadër të festimeve për 486 vjetorin e Fitores Detare të Prevezës dhe Ditës së Marinës.

Parada e organizuar nga Komanda e Forcave Detare përfshiu 16 mjete lundruese, mes tyre një aeroplanmbajtëse dhe anije luftarake.

Një helikopter i ngritur nga aeroporti ushtarak i Sancaktepes i çoi përfaqësuesit e medias në TCG Anadolu, e cila është anija e parë sulmuese amfibe e Turqisë, e ankoruar në detin e Zi dhe e gjithë parada u filmua nga ajri.

Parada madhështore nuk do të ndalet me kaq pasi 13 anije luftarake sot do të vizitojnë portet e ndryshme të Turqisë në kuadër të festimeve. Ato madje do të jenë të hapura për publikun nga ora 10:00 deri në orën 16:00, në mënyrë që qytetarët turq të kenë mundësinë të vëzhgojnë nga afër fuqinë detare të vendit të tyre./UBTNews/

Continue Reading

Të kërkuara