Lajmet

Infantino: Shqipëria vetëm dy fitore larg skenës më të madhe të futbollit në botë

Published

on

Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, me anë të një videomesazhi vlerësoi progresin e futbollit shqiptar në Mbrëmjen Gala “Topi i Artë 2025”.

Ai përgëzoi Kombëtaren për kualifikimin për herë të parë në fazën play-off të Kupës së Botës FIFA 2026, si dhe organizimin e suksesshëm të Kampionatit Europian U-17 “Shqipëri 2025”.

Presidenti Infantino përgëzoi FSHF-në për investimet në infrastrukturë, “Shtëpinë e Futbollit” dhe rritjen e numrit të futbollistëve, duke uruar Presidentin Armand Duka, stafin dhe fituesit e mbrëmjes për kontributin e tyre në futbollin shqiptar, transmeton ATSH.

Më poshtë mesazhi i plotë i presidentit të FIFA-s, Gianni Infantino:

“Të dashur miq të futbollit, mirëmbrëma! Mirëmbrëma i dashur Armand, mirëmbrëma të gjithëve.

Është kënaqësi t’iu drejtohem figurave dhe drejtuesve të futbollit shqiptar me rastin e veçantë të ceremonisë Gala të Topit të Artë.

Kjo ceremoni është kthyer shumë shpejt në një ngjarje e rëndësishme të kalendarit të futbollit me ndjesinë e një eventi tradicional dhe prestigjioz.

Kjo është dëshmi e kreativitetit dhe përkushtimit, pa harruar rritjen mbresëlënëse të lojës së bukur në vendin tuaj të bukur.

Kishte shumë gjëra për t’u duartrokitur gjatë vitit 2025. Pas paraqitjes impresionuese në EURO 2024, ekipi juaj kombëtar i meshkujve u rendit i dyti në grupin sfidues të Kupës së Botës FIFA 2026 dhe me meritë siguroi një vend në play-off.

Vetëm dy fitore larg skenës më të madhe të futbollit!

Ndërkohë, organizimi juaj i suksesshëm i Kampionatit Evropian U-17 Shqipëri 2025 tërhoqi vlerësime të larta dhe shumë spektatorë.

Ishte edicioni më i ndjekur që nga viti 2008, dhe tërhoqi mbi 10,000 tifozë në finalen e luajtur në “Arenën Kombëtare” spektakolare në Tiranë.

Pata privilegjin ta vizitoja stadiumin më 2022, kur po ashtu mora pjesë në përurimin e selisë tuaj “Shtëpia e Futbollit”, e cila u ndërtua në partneritet me FIFA-n.

Përkushtimi juaj për bashkëpunim dhe për të përmirësuar infrastrukturën futbolli ka dhënë rezultate të matshme, nga më shumë spektatorë në stadiume te rritja e numrit të futbollistëve.

Urime presidentit Armand Duka, kolegëve dhe stafit që punojnë me përkushtim për të promovuar dhe lartësuar futbollin shqiptar! Dhe sigurisht urime fituesve të mbrëmjes së sotme për arritjet tuaja, dhe për kontributin tuaj në një vit të paharrueshëm për lojën tonë të dashur!”, tha presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino./S.K/KP/

Continue Reading

Vendi

Arrestohet një person në Podujevë, dyshohet për dhunim

Published

on

By

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës, bëhet e ditur se është arrestuar një person në Podujevë nën dyshimin për veprën penale të dhunimit.

Sipas policisë, rasti dyshohet të ketë ndodhur muaj më parë, ndërsa i dyshuari tashmë është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se muaj më parë ka kryer veprën e cekur ndaj viktimës femër kosovare. Viktima është dërguar në IML për ekzaminime mjekësore, ndërsa i dyshuari pas intervistimit, me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë.

Continue Reading

Vendi

Gjendet një person pa shenja jete në Fushë Kosovë

Published

on

By

Në raportin njëditor të Policisë së Kosovës, bëhet e ditur se në Fushë Kosovë është gjetur një person pa shenja jete.

Ekipi mjekësor ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka konstatuar vdekjen e personit, ndërsa me vendim të prokurorit trupi i pajetë u dërgua në Institutin e Mjekësisë Ligjorë për obduksion.

“Raportohet se është gjetur pa shenja jete viktima mashkull kosovar. Ekipi mjekësor ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raport.

Continue Reading

Vendi

Filharmonia e Kosovës performon për herë të parë në Korçë

Published

on

Filharmonia e Kosovës do të mbajë për herë të parë koncert në Korçë më 16 maj, në ora 19:30, në një mbrëmje që synon të forcojë lidhjet kulturore mes Kosovës dhe Shqipërisë.

Ngjarja organizohet nga Bashkia Korçë, Këshilli i Qarkut Korçë dhe Qendra e Kulturës dhe Inovacionit, duke sjellë në skenë një kombinim të traditës, identitetit dhe artit simfonik.

Koncerti cilësohet si një urë kulturore mes Prishtinës dhe Korçës.

Continue Reading

Lajmet

Dje u mbajt punëtoria për Strategjinë e Drejtësisë Tranzicionale

Published

on

Dje u mbajt një punëtori tematike në kuadër të promovimit dhe zbatimit të Strategjisë së Drejtësisë Tranzicionale, me fokus në rolin e institucioneve kulturore dhe bashkëpunimin ndërinstitucional.

Në trajnim mori pjesë edhe stafi i Bibliotekës Kombëtare të Kosovës, ku u diskutua për rëndësinë e dokumentimit, qasjen në burime dhe promovimin e së vërtetës përmes aktiviteteve edukative dhe ndërgjegjësuese, si dhe mbështetjen për viktimat.

 

Continue Reading

Të kërkuara