Sport

​Presidenti i FIBA Evropës: Nder i madh ta kemi Kosovën pjesë të familjes sonë

Published

on

Presidenti i FIBA Evropës, Jorge Garbajosa, po qëndron për vizitë në Kosovë, ku po zhvillon disa aktivitete dhe takime të rëndësishme që lidhen me zhvillimin e basketbollit.

Në një intervistë për KosovaPress, Garbajosa ka vlerësuar lart bashkëpunimin e Federatën e Basketbollit të Kosovës dhe zhvillimin e basketbollit në vendin tonë.

“Kur vjen në një vend, siç është Kosova, ka shumë gjëra për të bërë. Për shembull, dy gjërat kryesore ishin takimi i Komisionit të Rinisë dhe Takimi i Under-14, i cili është një nga programet kryesore për ne, sepse natyrisht për ne Eurobasketi për meshkuj, femra, seniorë janë shumë të rëndësishëm, por si FIBA Europe, si një ekip në Mynih, ne vendosim më shumë kohë dhe përpjekje tek të rinjtë, tek programi i rinisë, dhe Under-14 është aty ku fillon gjithçka. Po ashtu kemi edhe disa takime këtu, përfshirë një takim këtë mëngjes me Ministrinë, Ministrin e Sportit dhe Kulturës dhe ekipin e tij. Ka shumë gjëra për të bërë këtu, por për mua kjo nuk është aspak një përpjekje, sepse po vij për të bërë atë që dua dhe në një vend që dua gjithashtu”, u shpreh fillimisht Garbajosa.

Ai vlerësoi lart bashkëpunimin e FIBA Evropës me Federatën e Basketbollit të Kosovës, duke theksuar se përfshirja e Kosovës në këtë familje është një nder i vërtetë.

“Së pari, për mua, dhe mund të flas në emër të gjithë bordit të FIBA Europe, të kemi Kosovën si pjesë të ekosistemit tonë, si pjesë të familjes tonë, është një nder i vërtetë. Jo vetëm sepse kemi një marrëdhënie jashtëzakonisht të mirë me Presidentin Fetahu, që gjithashtu është anëtar i bordit të FIBA Europe, por niveli i bashkëpunimit, niveli i proaktivitetit. Kur je një federatë evropiane dhe dëshiron të bësh shumë gjëra, të duhen vende që bashkëpunojnë me ty. Dhe kur ke Kosovën gjithmonë të gatshme për të organizuar, në këtë rast Takimin Under-14 dhe komisionin e rinisë, por edhe shumë gjëra të tjera si Eurobasketi i rinisë dhe gjatë verës shumë aktivitete këtu, kjo është e mirë.”, shtoi ai.

Garbajosa tha se Evropa po kalon një periudhë të rëndësishme ristrukturimi në aspektin e garave, me qëllim që të krijohen më shumë mundësi zhvillimi për të gjitha klubet.

“Në fakt, natën e kaluar patëm një takim shumë të frytshëm me Presidentin dhe Sekretarin e Përgjithshëm z. Novak dhe gjithashtu znj. Dushku për mënyrën se si mund të krijojmë një skenar ku kombëtaret, federatat kombëtare dhe klubet të zhvillohen. Jemi në një moment shumë interesant në Evropë për atë që e quajmë ‘riformësim’ i piramidës së konkurrencës, jo vetëm në Evropë, por po flas specifikisht për Evropën, ku duhet t’u japim mundësi klubeve, klubeve jo tradicionale, të marrin pjesë në konkurrencë. Kam disa ish-lojtarë që tani janë miq të mirë dhe janë përgjegjës ose pronarë të klubeve. Ata më kërkojnë të njëjtën gjë: kjo nuk është vetëm për klubet kryesore; edhe klubet e klasës së mesme, ata që nuk marrin pjesë tradicionalisht në konkurrencën kombëtare, duhet të kenë mundësinë të zhvillohen. Ne po punojmë për këtë; komisioni i konkurrencës po punon për këtë. Ne jemi të bekuar dhe të lumtur të dimë që çdo vit duhet të zgjerojmë konkurrencat, për meshkuj dhe femra, sepse shumë vende duan të marrin pjesë. Nuk mund të izolojmë vetëm një vend; kjo po ndodh në të gjithë Evropën dhe duhet të marrim masat e duhura në të ardhmen e afërt”, tha në fund ai.

Gjatë ditës, Presidenti i FIBA Evropës, Jorge Garbajosa, së bashku me Drejtorin Ekzekutiv të FIBA Evropës Kamil Novak, si dhe drejtuesit e FBK-së, Kryetari Arben Fetahu dhe Sekretarja e Përgjithshme, Elvira Dushku u pritën sot nga Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, zëvendësministrja Daulina Osmani, Sekretari i Përgjithshëm Bislim Bislimi dhe Fidan Shatri, Kryeshef i Agjencisë së Sportit të Kosovës./KP

Lajmet

Përzgjedhësi i Izraelit, Ben Shimon: Kosova ka ekip të mirë, jemi në nivel të përafërt

Published

on

By

Përzgjedhësi i Kombëtares së Izraelit, Ran Ben Shimon, ka vlerësuar lart përfaqësuesen e Kosovës në konferencën për media para përballjes së nesërme ndërmjet dy kombëtareve, duke deklaruar se të dyja ekipet kanë nivel të përafërt.

Tekniku izraelit e cilësoi Kosovën si një kundërshtar cilësor, ndërsa shtoi se bilanci i takimeve të kaluara nuk do të luajë rol përcaktues në këtë sfidë.

“Mendoj që Kosova dhe Izraeli pak a shumë e kanë nivelin e njëjtë. Mund të them që të dyja janë ekipe relativisht të vogla. Sa i përket rezultateve të së kaluarës, nuk bazohemi te historia. Kosova me të vërtetë ka një ekip të mirë, por do të shohim se çfarë do të ndodhë”, tha Ben Shimon.

Ndeshja ndërmjet Kosovës dhe Izraelit zhvillohet nesër, ku të dyja përfaqësueset synojnë rezultat pozitiv. Deri më tani, nga tri përballjet e ndërsjella, Kosova ka arritur të shënojë një fitore. /E.A/

Continue Reading

Sport

Anglia triumfon ndaj Kroacisë dhe mban hapin me Spanjën

Published

on

By

Anglia ka regjistruar një fitore të rëndësishme me rezultat 2-1 kundër Kroacisë, në një ndeshje të mbushur me emocione dhe ndërhyrje të sistemit VAR.

Anglezët kaluan të parët në epërsi në minutën e 24-të me anë të Morgan Rogers.

Kroacia u kundërpërgjigj në pjesën e dytë, duke barazuar shifrat në 1-1 në minutën e 59-të përmes Petar Sucic.

Megjithatë, Anglia fitoi një penallti pas rishikimit me VAR, të cilën kapiteni Harry Kane e shndërroi në gol në minutën e 64-t për 2-1. Në fund, anglezëve iu anulua edhe një gol i James Garner për pozicion jashtë loje.

Pas kësaj fitoreje, Anglia renditet në vendin e dytë të Grupit 3 me 12 pikë, duke ndjekur nga afër lideren Spanja. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Spanja mposht Çekinë dhe mbetet e pamposhtur në krye të grupit

Published

on

By

Spanja ka vazhduar rrugëtimin e shkëlqyer në Ligën e Kombeve, duke shënuar fitore minimale 1-0 ndaj Republikës së Çekisë në kuadër të Grupit 3 të Ligës A.

Kampionia e Evropës kaloi në epërsi në minutën e 39-të përmes Alex Baenës, i cili realizoi një gol të saktë. S

panja rrezikoi sërish me Fabian Ruiz, ndërsa një gol i Yeremy Pinos në fillim të pjesës së dytë u anulua nga VAR-i për pozicion jashtë loje. Çekët e patën edhe më të vështirë nga minuta e 72-të, kur Ladislav Krejci u ndëshkua me karton të kuq pas rishikimit të një ndërhyrjeje në sistemin VAR.

Me këtë triumf, Spanja forcon pozitat në vendin e parë të grupit me 15 pikë të tubuara, pa pësuar asnjë humbje deri më tani. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Italia përmbys Francën 3-1 dhe merr kreun e grupit

Published

on

By

Kombëtarja e Italisë ka regjistruar fitoren e tretë radhazi, duke mposhtur Francën me rezultat 3-1 pas një përmbysjeje dhe duke u ngjitur në vendin e parë të grupit me 10 pikë, aq sa kanë edhe “Gjelat”.

Ndeshja nisi më mirë për francezët, të cilët kaluan në epërsi në minutën e 10-të me golin e Michael Olise, i cili përfitoi nga një gabim i portierit Gianluigi Donnarumma. Megjithatë, skuadra e drejtuar nga Roberto Mancini reagoi shpejt dhe barazoi shifrat në minutën e 26-të përmes Francesco Pio Espositos, pas asistimit nga Nicolo Cambiaghi.

Në pjesën e dytë, italianët shpërdoruan një rast të artë për të kaluar në epërsi, pasi Sebastiano Esposito humbi penalltinë në minutën e 60-të. Por vetëm tri minuta më vonë, Davide Frattesi realizoi për 2-1 pas një asistimi të Federico Dimarcos.

Fitoren e Italisë e vulosi sërish Francesco Pio Esposito në minutën e 75-të, duke u treguar i saktë nga pika e bardhë pas një penalltie të shkaktuar nga Dayot Upamecano, për rezultatin përfundimtar 3-1. /E.A/

Continue Reading

Të kërkuara