Lajmet

Presidenti i Azerbajxhanit: Nafta dhe gazi janë dhuratë prej Zotit

Published

on

Presidenti i Azerbajxhanit, Ilham Aliyev, shteti i të cilit është nikoqir i Konferencës së Kombeve të Bashkuara për Klimën (COP29), ka thënë të martën se nafta, gazi dhe burimet tjera natyrore janë “dhuratë prej Zotit”.

Teksa ka tentuar të mbrojë vendin e tij kundër atyre që i ka cilësuar “lajme të rreme” dhe “fushatë e koordinuar mirë e sulmeve dhe shpifjeve”, Aliyev ka thënë se kombet nuk duhet të gjykohen për burimet e tyre natyrore dhe mënyrën e përdorimit të tyre.

Më citoni kur them se kjo është dhuratë prej Zotit, dhe dua ta përsëris këtë sot para audiencës”, u ka thënë ai delegatëve përgjatë konferencës që po mbahet në Baku.

Nafta, gazi, era, dielli, ari, argjendi, bakri, të gjitha… janë burime natyrore dhe shtetet nuk duhet të fajësohen pse i kanë, dhe nuk duhet të fajësohen për nxjerrjen e këtyre burimeve në treg, sepse tregu ka nevojë për to”.

Njerëzit kanë nevojë për to”.

Azerbajxhani ka rezerva të naftës ekuivalente me shtatë miliardë fuçi, dhe është një prej vendeve të para në botë që ka nisur të merret me prodhim komercial të naftës.

Prej pavarësimit nga Bashkimi Sovjetik më 1991, Azerbajxhani ka prodhuar 1.05 miliard tonë të naftës dhe pritet të rrisë prodhimin e gazit natyror edhe më tepër në dekadën e ardhshme.

Të hyrat prej prodhimit të naftës dhe gazit përbëjnë 35 për qind të ekonomisë shtetërore.

Rreth 75 për qind e eksporteve të energjisë prej këtij shteti shkojnë në tregjet evropiane.

Më 2022, Komisioni Evropian e ka nënshkruar një marrëveshje me Bakunë për t’i dyfishuar importet e gazit nga ky shtet, me qëllim të uljes së varësisë ndaj gazit rus – marrëveshje që Aliyev e ka përkrahur gjatë fjalimit të tij.

Nuk ka qenë ide nga ana jonë. Na kanë kërkuar ndihmë, u kemi thënë mirë, do t’i ndihmojnë Evropës në siguri energjetike”.

Aliyev dhe shteti i tij kritikohen vazhdimisht për historikun e respektimit të të drejtave të njeriut dhe shkeljeve të shumta në fushën e lirisë së shprehjes, dhe disa organizata kanë thënë se përmes organizimit të ngjarjes kryesore për klimën, po mëton të përmirësojë imazhin shtetëror./REL/

Vendi

Takimet me LDK e PDK, Kurti: Nuk priten zgjedhje të reja

Published

on

By

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pas takimit me kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka thënë se ka konstatuar gatishmëri për zgjedhjen e presidentit, por se bashkëpunimi mes LVV dhe LDK nuk garanton automatikisht përfundimin e këtij procesi.

Sipas Kurtit, të dy partitë politike disponojnë 81 vota, dhe nga ky numër mund të bjerë vetëm një deputet, por jo më pak se 80. Ai ka vlerësuar takimet me Abdixhikun dhe me Bedri Hamza nga PDK-ja si konstruktive dhe me përmbajtje pozitive.

“Zellë për zgjedhje të reja nuk shoh as te LDK, as te PDK, dhe kjo më jep shpresë që nuk do të ketë zgjedhje të reja,” tha kryeministri.

Ndërkaq, kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, e ka konsideruar takimin mbi dyorësh me Kurtin si konstruktiv dhe me përmbajtje të qartë. Ai ka shtuar se për zgjedhjen e presidentit nevojitet një marrëveshje klasike mes partive ose konsensus mbi një kandidat të vetëm, dhe se LDK nuk ka plan të hyjë në qeveri./Kosovapress/

 

Continue Reading

Vendi

Kurti takon Përfaqësuesin e UNDP-së, rikonfirmohet bashkëpunimi strategjik

Published

on

By

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, priti sot në takim Përfaqësuesin e Përhershëm të Programit të Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP), Nuno Queirós.

Perfaqwsuesi Queirós e uroi Kryeministrin Kurti për mandatin e tij të ri dhe kabinetin qeveritar.

Ndërkaq, Kryeministri Kurti falënderoi Queirós për bashkëpunimin e vazhdueshëm ndërmjet Qeverisë së Kosovës dhe UNDP-së, duke theksuar se UNDP mbetet një partner strategjik në forcimin e institucioneve dhe në zbatimin e reformave me rezultate konkrete për qytetarët.

Në takim u rikonfirmua gatishmëria për bashkëpunim në fusha me prioriet si lufta kundër korrupsionit dhe sundimi i ligjit, mbrojtja e trashëgimisë kulturore, dokumentimi dhe adresimi i krimeve të luftës, mbrojtja e mjedisit dhe tranzicioni i gjelbër, si dhe reforma në arsim dhe ngritja e kapaciteteve institucionale.

Kryeministri Kurti theksoi rëndësinë e reformës në prokurimin publik, me fokus në rritjen e transparencës, digjitalizimin e proceseve dhe forcimin e mekanizmave mbrojtës kundër keqpërdorimit të fondeve publike.

Ai bëri me dije se qeveria do të vazhdojë me miratimin e strategjisë anti-korrupsion dhe ligjit për Byronë Shtetërore për Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme.

Të dy palët theksuan se bashkëpunimi i deritanishëm ka dhënë rezultate të prekshme dhe shprehën përkushtimin për ta thelluar më tej partneritetin në funksion të zhvillimit të qëndrueshëm dhe forcimit të institucioneve të Republikës së Kosovës.

 

Continue Reading

Vendi

Dialogu Kosovë-Serbi nën udhëheqjen e Konjufcës

Published

on

By

Zëvendëskryeministri i Parë dhe Ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, priti sot Përfaqësuesin Special të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sørensen, ku diskutuan mbi zhvillimet e fundit në dialog dhe mënyrën e avancimit të tij.

Gjatë takimit, Konjufca informoi  Sørensen se nga tani procesi i dialogut do të udhëhiqet nga ai personalisht, përmes Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës. U shkëmbyen pikëpamje mbi momentumin aktual të dialogut dhe parimet që mund të sigurojnë një proces më efektiv dhe të qëndrueshëm.

Konjufca theksoi se Kosova mbetet e përkushtuar që dialogun ta shohë si mundësi për përmirësimin e marrëdhënieve fqinjësore me Serbinë, si dy shtete sovrane në rrugën e tyre drejt integrimit evropian.

Konjufca dhe Sørensen u pajtuan mbi rëndësinë e bashkëpunimit të ngushtë midis Kosovës dhe Bashkimit Evropian për një dialog konstruktiv dhe të rezultateve konkrete.

Continue Reading

Lajmet

Haxhiu dhe ambasadori britanik diskutojnë zgjedhjen e Presidentit

Published

on

By

Kryetarja e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, priti sot Ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves, ku biseduan mbi marrëdhëniet e mes dy vendeve, zhvillimet aktuale institucionale dhe proceset lidhur me Presidencën.

Gjatë takimit, Kryetarja Haxhiu shprehu mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme të Mbretërisë së Bashkuar ndaj Kosovës, veçanërisht në faza kyçe të zhvillimit të saj, duke theksuar progresin e arritur në konstituimin e institucioneve dhe në kalimin e fazave të rëndësishme.

Ambasadori Hargreaves e përgëzoi Kryetaren Haxhiu për zgjedhjen në detyrë dhe vlerësoi përparimin e shpejtë të Kuvendit në miratimin e marrëveshjeve ndërkombëtare dhe buxhetit për vitin 2026. Ai gjithashtu diskutoi me Kryetaren për zgjedhjet e ardhshme presidenciale dhe shprehu pritshmëri për bashkëpunim të ngushtë mes parlamenteve të Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar.

Në këtë takim u ritheksua nga të dy palët gatishmëria për thellimin e bashkëpunimit dhe forcimin e partneritetit ndërmjet dy vendeve, duke përfshirë edhe intensifikimin e shkëmbimeve parlamentare që lidhen me institucionet e larta të shtetit.

Continue Reading

Të kërkuara