Sport

Presidenti i Atleticos: Jemi me fat që e kemi Suarezin

Publikuar

Enrique Cerezo, presidenti i Atleticos së Madridit, në fund të ndeshjes që skuadra e tij e fitoi ndaj Valencias, foli për Movistar, duke theksuar se fati deshi që qendërsulmuesi më i mirë në Europë, Luiz Suarez, të bëhej pjesë e “Los Colchoneros”.

Uruguaiani, në fakt, duhet t’i këtë bërë të pendohen drejtuesit e Barcelonës, që ngulmuan ta largonin në merkaton e verës. 34-vjeçari kryeson listën e golashënuesve të LaLigas me 12 finalizime (sa En Nesyri i Sevillas), pa harruar faktin se ka dhënë edhe dy pasime vendimtare për gol.

“Ne gjithmonë kemi menduar se Luis Suárez ishte qendërsulmuesi më i mirë në Europë. Jemi me fat që ai është me ne dhe të gjithë janë të lumtur,” – deklaroi Cerezo.

Me 44 pikë të grumbulluara (7 më shumë se Reali) në 18 ndeshje (ka luajtur një më pak se “Los Blancos”), titullin kampion mund ta “dorëzojë” vetë Atletico.

“Mund ta humbësh apo fitosh, ne jemi në mes të LaLigas, janë shumë ndeshje për t’u zhvilluar. Jemi të parët, por është ende rrugë e gjatë. Kur të kenë mbetur tri javët e fundit mund ta them nëse do të jemi kampionë. Ekipi është i mirë dhe lojtarët e dinë se çfarë duhet të bëjnë, të shënojnë gola dhe fitojnë ndeshjet”, ka vazhduar presidenti i klubit madrilen.

Suarez po shënon gola të rëndësishëm, por po me kaq vlerë është edhe Joao Felix, të cilit nuk i pëlqeu vendimi i Simeones për ta zëvendësuar në sfidën e Valencian.

“Askush nuk dyshon që Joao Félix është një lojtar i shkëlqyeshëm. Nëse tekniku vendos ta zëvendësojë, do të ketë një arsye, por ai nuk ka pse të zemërohet apo mërzitet. As lojtarët, as trajneri, as tifozët nuk dëshirojnë të humbin, dhe kur humb çmendesh”, ka përfunduar Enrique Cerezo.

Sport

​“Yllin po e pret ferri”, mitrovicasit të bindur se Trepça shpallet kampion

Publikuar

nga

Pas një rrugëtimi të gjatë, ky edicion i Superligës së Kosovës në basketboll do të përfundojë sonte në Mitrovicë. Trepça dhe Golden Eagle Ylli do të ndeshen në sfidën vendimtare, dhe fituesi i kësaj ndeshje do të shpallet kampion i Kosovës.

Seria finale është 2:2, që ishte shumë interesante, kurse interesimi për finalen e pestë të “Play-offit”, është i jashtëzakonshëm. ‘Xehetarët’ fituan 77:68 dhe 85:78, derisa therandasit fituan 80:79 dhe 75:71.

Mitrovicasit duan titullin e pestë në histori të klubit, apo të parin që nga viti 2012, kurse therandasit të tretin, ku më 2021 dhe 2022 ishin shpallur kampionë të Kosovës.

Interesimi për të siguruar një biletë për këtë ndeshje është jashtëzakonisht i madh.

Që nga ora 6 e mëngjesit të sotëm, tek palestra “Minatori” janë krijuar radhë të gjata të tifozëve për të blerë një biletë.

Atmosfera pritet të jetë e zjarrtë gjatë gjithë ndeshjes, me mitrovicasit që do t’i japin mbështetje të fuqishme skuadrës së tyre me qëllimin e vetëm për t’u shpallur kampion të Kosovës.

Tifozi Deniz Meha i cili po priste në radhë për një biletë deklaroi për KosovaPress se lojtarët e Yllit po i pret ferri në “Minatori”

“Lojtarët e Yllit i pret ferri në “Minatori”. Loja e pestë është e jona pa asnjë dyshim. Trepça shpallet kampion, ata si të futen brenda do t’iu dridhen këmbët sepse do të mbizotërojë shumë atmosferë e zjarrtë këtu”, tha Meha.

Ndërsa i bindur se Trepça do të shpallet sonte kampion është shprehur tifozi tjetër Muharrem Vojvoda

“Trepçën e përcjellë që nga viti 1999 edhe zakonisht rivalët e përbetuar Trepça i ka pasur gjithmonë disa ekipe të tjera, Ylli nuk është rival i përbetuar, është ekip e re, mirëpo e ka krijuar ekipin, është i fortë, unë mendoj që e pret një atmosferë e jashtëzakonshme, është ndeshja vendimtare dhe është siç thotë populli e treta e vërteta, kësaj radhe shpresojë që do të jetë kampion. Bazuar në cilësitë që ka, unë besoj që Trepça do të jetë kampion”, theksoi Vojvoda.

Ballafaqimi ndërmjet Trepçës dhe Yllit do të nis nga ora 19:00.

Vazhdo të lexosh

Sport

​Sonte mësohet kampioni i Kosovës në basketboll

Publikuar

nga

Pas një rrugëtimi të gjatë, ky edicion i Superligës së Kosovës në basketboll do të përfundojë sonte në Mitrovicë. Trepça dhe Golden Eagle Ylli do të ndeshen në sfidën vendimtare, ku kush fiton do të shpallet kampion i Kosovës.

Seria finale është 2:2, që ishte shumë interesante, kurse interesimi për finalen e pestë të “Play-offit”, është i jashtëzakonshëm. ‘Xehetarët’ fituan 77:68 dhe 85:78, derisa therandasit fituan 80:79 dhe 75:71.

Mitrovicasit duan titullin e pestë në histori të klubit, apo të parin që nga viti 2012, kurse therandasit të tretin, ku më 2021 dhe 2022 ishin shpallur kampionë të Kosovës.

‘Xehetarët’ synojnë trofeun e katërt këtë edicion, pasi kanë fituar Kupën, Superkupën dhe Ligën Unike.

Trepça në gjysmëfinale eliminoi Sigal Prishtinën 3:0, derisa Golden Eagle Ylli, në çerekfinale mundi Bashkimin 2:0 dhe Pejën në gjysmëfinale 3:2.

Mitrovicasit në edicionin e rregullt përfunduan në vendin e parë me 25 fitore e tri humbje, kurse therandasit në vendin e tretë me pikë të barabarta me Pejën që ishte e dyta me 19 fitore e nëntë humbje.

Në garat e rregullta të elitës, të dy skuadrat kishin nga dy fitore ndaj njëra tjetrës, derisa mitrovicasit triumfuan edhe në Ligën Unike ndaj therandasve dhe në gjysmëfinale të Kupës.

Vazhdo të lexosh

Sport

Gjimshiti: E pabesueshme çfarë kemi arritur

Publikuar

nga

Berat Gjimshiti iu bashkua Atalantës kur ata luftonin për të shmangur rënien dhe tani është një fitues i Ligës së Evropës. “La Dea” ishte në statusin e “skuadrës së dobët” që shkoi në finalen e Ligës së Evropës në Dublin të mërkurën në mbrëmje, pasi Bayer Leverkusen ishte i pamposhtur në 51 ndeshje dhe fitoi titullin e kampionit në Bundesligë.

Megjithatë, ishte një paraqitje totalisht dominuese, pasi het-triku i Ademola Lookman vulosi një fitore 3-0. “Është e vështirë të gjesh fjalët në këtë moment, vështirë se mund ta kuptoj se çfarë bëmë”, tha Gjimshiti për “ pas ndeshjes.

Një sukses kaq i madh, veçanërisht pasi humbëm finalen e Kupës së Italisë një javë më parë dhe disponimi ynë nuk ishte i mirë, pasi nuk luajtëm mirë. Megjithatë, për momentin nuk më intereson që i humbëm ato tre finalet e tjera, sepse fituam këtë!”, shtoi reprezentuesi shqiptar.

Edhe pse ai ishte kapiten atë natë, Gjimshiti ia dorëzoi trofeun Marten de Roonit dhe Rafael Toloit për ta ngritur.

Kam qenë këtu për tetë vjet dhe kam qenë kapiten sonte, por Toloi dhe De Roon janë përpara meje. Isha krenar të dija se do të mbaja shiritin sot, por të gjithë japin gjithçka. Ne luajtëm kaq mirë sonte dhe e merituam plotësisht, nuk kishte asnjë dyshim këtë mbrëmje. Ndoshta motoja e tifozëve ‘përtej rezultatit’ ishte sepse nuk fituam kurrë! Por ata na mbështetën vazhdimisht, edhe në finalet e humbura, dhe të gjithë e meritojnë këtë sukses”.

Ka qenë një proces i jashtëzakonshëm për Atalantën, e cila është transformuar totalisht nga trajneri Gian Piero Gasperini që nga ardhja e tij në vitin 2016.

Kur erdha për herë të parë, Atalanta po luante për të shmangur rënien”, përfundoi Gjimshiti.

Vazhdo të lexosh

Sport

Ylli gjerman me origjinë shqiptare bie në radarët e Liverpool

Publikuar

nga

“Sport Bild” bën të ditur se anësori i Mainz, Brajan Gruda është duke tërhequr vëmendjen e disa klubeve nga Bundesliga dhe nga jashtë Gjermanisë.

Liverpooli, Bayer Leverkusen, Borussia Dortmund, RB Leipzig, Aston Villa dhe Newcastle kanë shprehur interesim në Grudën, që me prejardhje është shqiptar. Thuhet se transfeirmi i mundshëm i Grudës do të kushtojë plot 20 milionë euro.

Ky sezon ka qenë sezoni debutues i Grudës, por ai i ngriti performancat e tij me ardhjen e Bo Henriksen si trajner. Në sezonin e tij të parë, Gruda ka katër gola dhe tre asistime në 28 ndeshje dhe e ndihmoi Mainzin të mbijetojë në Bundesliga në ditën e fundit./UBTNews/

Vazhdo të lexosh

Të kërkuara