Lajmet

Presidenti Biden niset për në Japoni, anulon pjesën tjetër të vizitës në Azi

Presidenti Biden anuloi një pjesë të udhëtimit që kishte planifikuar javën e ardhshme.

Published

on

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden u nis sot për në Japoni për të marrë pjesë në takimin e nivelit të lartë të Grupit të shtatë vendeve më të industrializuara në Hiroshimë. Presidenti Biden anuloi një pjesë të udhëtimit që kishte planifikuar javën e ardhshme, për të vazhduar bisedimet për tavanin e borxhit me udhëheqësit e kongresit. Shtetet e Bashkuara rrezikojnë të mos shlyejnë detyrimet e tyre financiare nëse Shtëpia e Bardhë nuk arrin marrëveshje me udhëheqjen republikane të Dhomës së Përfaqësuesve para 1 qershorit.

Presidenti amerikan, Joe Biden niset të mërkurën në mbrëmje për në Japoni për të marrë pjesë në takimin e nivelit të lartë të G7-ës që këtë radhë mbahet në qytetin Hiroshima. Megjithatë ai e ka të vendosur të kthehet të dielën në ShBA duke anuluar vizitën e parashikuar për në Papua Guinean e Re dhe Australi për javën e ardhshme.

Arsyeja për këtë është rreziku se Shtetet e Bashkuara mund të mos kenë mundësi të paguajnë detyrimet financiare, pasiqë ende nuk ka një marrëveshje për tavanin e borxhit mes Shtëpisë së Bardhë dhe Kongresit. Takimi i së martës mes udhëheqësve republikan të Dhomës së Përfaqësuesve dhe presidentit, dështoi.

“Jam i bindur se do të vazhdojmë të bëjmë përparim drejt shmangies së përmbushjes së përgjegjësisë së Amerikës si udhëheqës në skenën botërore. Megjithatë, po e shtyj pjesën e udhëtimit në Australi dhe ndalesën time në Papua Guinenë e Re, që të kthehem për negociatat përfundimtare me udhëheqësit e kongresit. Unë fola sot me kryeministrin e Australisë, Albanese dhe e njoftova se çfarë po ndodhte. Në takimin e fundit kishte një konsensus me udhëheqësit e kongresit se mospagimi i borxhit nuk duhet të ndodhë. Ekonomia jonë do të binte në recesion. Do të shkatërronte llogaritë e pensioneve, do të rriste koston e huamarrjes”, tha presidenti Biden.

Pas bisedës me zotin Biden, kryeministri i Australisë Anthony Albanese njoftoi se takimi i udhëheqësve të Japonisë, SHBA-së dhe Indisë, i cili do të mbahej në Sidni javën e ardhshme, është anuluar.

“Bllokimi dhe përçarja që po ndodh në politikën e brendshme në Shtetet e Bashkuara, me çështjen e tavanit të borxhit, do të thotë se kjo duhet të zgjidhet para 1 qershorit, përndryshe ka pasoja mjaft drastike për ekonominë amerikane, të cilat më pas do të kenë pësoja në ekonominë globale. Kuptohet që presidentit Biden i është dashur të marrë këtë vendim. Ai, megjithatë, tha se mezi priste të vinte për vizitë në një datë të ardhshme si dhe unë do të shkojë në Shtetet e Bashkuara për një vizitë shtetërore më vonë gjatë këtij viti”, tha Antohny Albanese, kryeministër i Australisë.

Presidenti Biden niset për në Hiroshima të mërkurën në mbrëmje për takime me udhëheqës nga vendet kryesore industriale të botës, duke përfshirë Kanadanë, Francën, Gjermaninë, Italinë, Japoninë, Mbretërinë e Bashkuar dhe Bashkimin Evropian.

Udhëheqësit do të përpiqen të gjejnë një mënyrë për t’iu kundërvënë shfrytëzimit nga Pekini të të ashtuquajtures “trysni ekonomike” apo praktika e kërcënimeve dhe investimeve ekonomike tek shtetet e treta me qëllim nënshtrimin e tyre ndaj vullnetit kinez.

G7-a pritet ta bëjë këtë përmes kontrolleve të eksportit dhe kufizimeve në investimet nga vendet e tyre në Kinë, ndërkohë që përpiqet të ngadalësojë përparimin teknologjik të Kinës dhe të zvogëlojë dominimin e saj në zinxhirin global të furnizimit.

lajme

78-vjeçari nga Prishtina ende i zhdukur

Published

on

By

Xhafer Raçi, 78-vjeçar nga Prishtina, vazhdon të jetë i zhdukur, familja e tij ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për të mësuar për vendndodhjen e tij.

Raçi, i lindur më 18 shkurt 1948, është larguar nga shtëpia më 2 korrik 2026, rreth orës 08:00, dhe që nga ajo kohë nuk është kthyer në shtëpi.

Sipas familjes, herën e fundit ai është parë në lagjen Bregu i Diellit në Prishtinë. Familjarët kanë bërë të ditur se 78-vjeçari vuan nga demenca, duke shtuar shqetësimin për gjendjen dhe sigurinë e tij.

Familja u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve që mund të kenë ndonjë informacion për vendndodhjen e Xhafer Raçit që ta lajmërojnë autoritetet.

Informacionet mund të dërgohen në stacionin më të afërt policor ose përmes numrave 192 dhe 038 550 999, si dhe në adresën elektronike [email protected].

Çdo informacion, sado i vogël, mund të ndihmojë në gjetjen e 78-vjeçarit.

Continue Reading

Vendi

Shtyhet sërish seanca konstituive, s’ka dakordim për votimin e nënkryetarëve

Published

on

Albulena Haxhiu është rizgjedhur kryetare e Kuvendit me 62 vota. Megjithatë, seanca konstituive u shty sërish. Kësaj radhe për shkak të mosdakordimit për votimin e nënkryetarëve. Seanca u shty për në orën 11:00 të premten.

Continue Reading

Vendi

Simiq propozoi “në emër të popullit serb” në Kuvendin e Kosovës – reagime të ashpëra

Published

on

Gjatë seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës, deputeti i Listës Serbe, Igor Simiq ka propozuar Slavko Simiqin për pozitën e nënkryetarit të Kuvendit.

Simiq tha se kandidatura është bërë në emër të popullit serb, me nënshkrimet e 9 nga 10 deputetët që mbajnë vendet e rezervuara për komunitetin serb.
“Në emër të popullit serb, me nënshkrimet e shumicës së deputetëve që mbajnë vendet e rezervuara për komunitetin serb, përkatësisht 9 nga 10 deputetë, propozojmë zotin Slavko Simiq si kandidat për nënkryetar të Kuvendit”, deklaroi ai.

Ky propozim ka nxitur reagime të shumta nga deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje.

Ministrja në detyrë e Drejtësisë, Donika Gërvalla, ka reaguar duke thënë se deputeti i Listës Serbe, sipas saj, ka sulmuar Kushtetutën dhe Republikën nga foltorja e Kuvendit.

“E tash pritini këta që na tregojnë që nuk paska rëndësi që deputeti i Listës Serbe sulmon Kushtetutën dhe Republikën nga foltorja e Kuvendit”, ka shkruar Gërvalla.

Edhe deputeti i LVV-së, Andin Hoti, ka reaguar ndaj deklaratës së Simiqit, duke thënë se Lista Serbe nuk përfaqëson të gjithë popullin serb në Kosovë.

Continue Reading

Lajmet

UBT dhe Instituti Yunus Emre nënshkruajnë marrëveshje bashkëpunimi

Published

on

By

UBT dhe Instituti Yunus Emre në Kosovë kanë nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi, me qëllim të promovimit dhe avancimit të mësimdhënies së gjuhës turke, si dhe organizimit të aktiviteteve të përbashkëta akademike dhe kulturore.

Marrëveshja u nënshkrua nga Rektori i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi, dhe Drejtori i Institutit Yunus Emre, Ramazan Yılmaz.

Në kuadër të bashkëpunimit parashihet organizimi i kurseve të gjuhës turke, punëtorive, ligjëratave të hapura dhe aktiviteteve kulturore, duke krijuar mundësi të reja për studentët, stafin akademik dhe komunitetin.

Një fokus i veçantë do t’i kushtohet Institutit të Gjuhëve të Huaja në UBT, përmes të cilit synohet zgjerimi i mundësive për mësimin dhe certifikimin e gjuhës turke.

Continue Reading

Të kërkuara