Sport

Premier Liga angleze, këto janë ndeshjet e sotme

Dy ndeshje janë pezulluar për shkak të rasteve me Covid-19.

Published

on

Premier Liga angleze rikthehet sot me disa ndeshje interesante, të vlefshme këto për xhiron e 19 të sezonit 2021/22.

Në kuadër të programit të sotëm, dy ndeshje janë pezulluar për shkak të rasteve me Covid-19, respektivisht përballjet mes Arsenalit e Wolverhamptonit dhe Leeds e Aston Villa.

Ndërkaq, ndeshja më interesante e ditës së sotme do të zhvillohet në stadiumin “King Power”, ku skuadra e Leicester Cityt pret në shtëpi gjigandin anglez Liverpool.

Momentalisht, tabelën e kryeson kampioni aktual Manchester City, i cili pas 19 ndeshjeve ka arkëtuar 47 pikë, gjashtë sosh më shumë se vendi i dytë Liverpooli, por që ky i fundit ka një ndeshje më pak të zhvilluar, kurse Top 4 e mbyllin Chelsea me 41 pikë dhe Arsenali me 35 sosh.

Në anën tjetër, në fundin e tabelë gjenden skuadrat si Burnley dhe Newcastle me nga 10 pikë, dhe Norwich në vendin e 20 me vetëm 10 pikë të tubuara.

Programin e plotë të ndeshjeve të sotme në Premier Ligën angleze e gjeni më poshtë:

E pezulluar, Arsenal – Wolverhampton

E pezulluar, Leeds United – Aston Villa

16:00 Crystal Palace – Norwich City (Stadiumi Selhurst Park)

16:00 Southampton – Tottenham (Stadiumi St. Mary’s)

16:00 Watford – West Ham United (Stadiumi Vicarage Road)

21:00 Leicester City – Liverpool (Stadiumi King Power)

Sport

Gruda vendimtar për Leipzigun, shënon golin e fitores ndaj PSV-së

Published

on

By

Futbollisti shqiptar, Brajan Gruda, ka qenë protagonisti kryesor në fitoren minimale 1:0 të Leipzigut ndaj PSV-së, në kuadër të xhiros së dytë të fazës së ligës në Ligën e Kampionëve.

Gruda, i cili ishte ndër lojtarët më të dalluar në fushë, realizoi golin e vetëm të takimit në minutën e 75-të, duke i siguruar skuadrës gjermane një fitore të rëndësishme.

Takimi u zhvillua të martën mbrëma në Leipzig, ku vendasit arritën të triumfojnë falë golit vendimtar të futbollistit shqiptar.

D.L

Continue Reading

Sport

Rrahmani shënon, por Napoli mposhtet nga Villarreali në Ligën e Kampionëve

Published

on

By

Napoli ka pësuar humbje me rezultat 3:1 ndaj Villarrealit, në kuadër të xhiros së dytë të fazës së ligës në Ligën e Kampionëve, pavarësisht golit të hershëm të mbrojtësit kosovar, Amir Rrahmani.

Rrahmani kaloi skuadrën italiane në epërsi në minutën e tetë, por vendasit reaguan shpejt, duke përmbysur rezultatin me dy gola të shënuar në minutat 23 dhe 26, për ta mbyllur pjesën e parë me epërsi 2:1.

Në pjesën e dytë, Villarreali arriti ta ruante avantazhin, ndërsa në minutën e 86-të realizoi edhe golin e tretë, duke vulosur fitoren 3:1 ndaj Napolit.

D.L

Continue Reading

Sport

Barcelona përmbys Galatasarayn, triumfon bindshëm në Stamboll

Published

on

By

Barcelona ka shënuar fitore bindëse ndaj Galatasarayt me rezultat 4:1 në Stamboll, në kuadër të xhiros së dytë të fazës së ligës në Ligën e Kampionëve.

Skuadra turke kaloi e para në epërsi me golin e Aleksey Batrakovit në minutën e 28-të, ndërsa Joao Cancelo riktheu baraspeshën në minutën e 43-të, duke bërë që pjesa e parë të përfundonte 1:1.

Në pjesën e dytë, Barcelona mori kontrollin e ndeshjes, duke realizuar tre gola të tjerë. Fermin Lopez përmbysi rezultatin në minutën e 50-të, ndërsa Anthony Gordon thelloi epërsinë vetëm tre minuta më vonë.

Fitoren e thellë të gjigantit spanjoll e vulosi Karim Adeyemi, i cili shënoi në minutën e 65-të për rezultatin përfundimtar 4:1.

D.L

Continue Reading

Sport

Fanella e Michael Jordan shitet për 14 milionë dollarë në ankand

Published

on

By

Një fanellë e legjendës së basketbollit, Michael Jordan, e veshur gjatë finaleve të NBA-së në vitin 1998, është shitur në ankand për 14 milionë dollarë.

Bëhet fjalë për fanellën që Jordan e kishte veshur në ndeshjen e dytë finale ndaj Utah Jazz, në sezonin e njohur si “The Last Dance”, kur Chicago Bulls siguruan titullin e gjashtë në histori.

Ankandi u organizua nga shtëpia “Hunt Auctions”, ndërsa fanella u ble nga një investitor i pasurive të paluajtshme nga Miami.

Në finalet e vitit 1998, Jordan regjistroi mesatarisht 33.5 pikë për ndeshje dhe u shpall lojtari më i vlefshëm i serisë finale, duke udhëhequr Chicagon drejt titullit.

Pavarësisht shumës së lartë, fanella nuk e ka thyer rekordin për artikullin sportiv më të shtrenjtë të shitur në ankand. Ky rekord vazhdon të mbahet nga fanella e legjendës së bejsbollit, Babe Ruth, e shitur për 24.12 milionë dollarë në vitin 2024.

Kjo është fanella e tretë e Jordanit nga finalet e vitit 1998 që shitet për mbi 10 milionë dollarë, duke konfirmuar vlerën historike të trashëgimisë së tij në basketboll.

D.L

Continue Reading

Të kërkuara