Lajmet

Prej sot KEDS nis aplikimin e taksës për shkyçje të konsumatorëve që nuk e paguajnë borxhin brenda afatit ligjor

Published

on

KEDS ka njoftuar se nga 1 gushti (sot) do të fillojë aplikimi i taksës për shkyçje të konsumatorëve që nuk e paguajnë borxhin brenda afatit ligjor, konform metodologjisë.

KEDS bënë të ditur se vonesat mbi afatet e parapara nga 1 gushti i këtij viti do të kenë edhe kosto shtesë financiare. “Në këtë kontekst, konsumatorët do të paguajnë edhe një taksë neto prej 15 eurosh që, bashkë me TVSH-në, shkon në 17.7 euro, shumë e cila është e paraparë sipas Metodologjisë së Taksave të Kyçjes në Rrjetin e Shpërndarjes, po ashtu e aprovuar nga ZRRE-ja”, u tha në njoftim.

Tutje, në komunikatë thuhet se shkyçjet nuk janë të lidhura me një shumë të caktuar të borxhit, por me faturën specifike që ka afat kohor se kur duhet paguar.

Për njohësit e ekonomisë, Qeveria e Albin Kurtit dhe Vetëvendosjes përmes ZRRE-së po vazhdon t’ua bëjë jetën më të vështirë qytetarëve të Kosovës.

Ata thonë se nëpërmjet ngritjes së çmimit të rrymës shto këtu plus tarifën prej 17,7 euro për rikyçje qeveria po miraton këto vendime, që sipas tyre janë të paranueshme dhe të patolerueshme.

Lajmet

Sot nis gjyqi ndaj Fatmir Shehollit

Published

on

Sot do të mbahet seanca e parë gjyqësore ndaj Fatmir Shehollit, i cili përballet me aktakuzë për veprat penale “Spiunazh” dhe “Shantazh”.

Sipas aktakuzës së ngritur mw 25 gusht të këtij viti, Sheholli nga një datë e papërcaktuar e deri më 9 tetor 2025, në cilësinë e personit të rekrutuar nga Shërbimi Informativ i Serbisë, i njohur si “BIA”, e ka ndihmuar veprimtarinë e këtij shërbimi, duke vepruar sipas urdhrave dhe detyrave të zyrtarëve të tij.

“I pandehuri F.Sh. akuzohet se ka mbledhur, siguruar dhe përcjellë përmes mesazheve telefonike të dhëna, informacione dhe dokumente lidhur me aktivitetet politike, gjendjen e sigurisë dhe funksionimin e institucioneve të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftim.Po ashtu, F.Sh. akuzohet për veprën penale “Shantazh”, pasi gjatë vitit 2022 deri në dhjetor 2025, e ka shantazhuar të dëmtuarin A.J., duke e detyruar të veprojë në dëm të pasurisë së tij, në shumën që tejkalon 13,000.00 euro.

Sipas aktakuzës, F.Sh. i ka kërkuar të dëmtuarit para në emër të huazimit, duke e kërcënuar se, në rast të mosdhënies së parave, do të publikonte në media video-incizime dhe informacione që do t’i dëmtonin rëndë nderin, reputacionin dhe autoritetin e të dëmtuarit.

Rasti i ka kaluar për shqyrtim Gjykatës Themelore në Prishtinë, ndërsa i pandehuri ndodhet nën masën e paraburgimit.

Sheholli tash e disa muaj gjendet në paraburgim nën dyshimin për spiunazh te BIA serbe.

Policia e Kosovës në bashkëpunim të ngushtë me AKI-në dhe prokurorinë ka arrestuar me 9 tetor 2025 Fatmir Shehollin, me dyshimet e bazuara për përfshirje në spiunazh. /Kosovapress/A.K/

Continue Reading

Lajmet

Dy persona kapen duke kaluar ilegalisht kufirin në Han të Elezit

Published

on

Policia ka ndaluar dy persona në Han të Elezit, një shtetas të Maqedonisë së Veriut dhe një kosovar, të cilët dyshohet se kishin hyrë ilegalisht në territorin e Kosovës.

Rasti është evidentuar më 6 shtator rreth orës 17:45, gjatë vëzhgimit të vijës kufitare. Të dyshuarit janë intervistuar dhe, me vendim të prokurorit, janë liruar në procedurë të rregullt./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Pistoletë me pesë fishekë dhe thikë konfiskohen në Zhur

Published

on

Një pistoletë me pesë fishekë dhe një thikë janë gjetur dhe konfiskuar gjatë kontrollit të një automjeti në fshatin Zhur të Prizrenit.

Sipas Policisë, në automjet ndodheshin tre të dyshuar meshkuj kosovarë. Të tre janë intervistuar, ndërsa me vendim të prokurorit, dy prej tyre janë arrestuar dhe dërguar në mbajtje. I dyshuari i tretë është liruar në procedurë të rregullt./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Hetim i vdekjes në Rahovec

Published

on

Një burrë kosovar është dërguar në emergjencën e Spitalit Rajonal të Gjakovës, ku mjeku kujdestar ka konstatuar se ishte pa shenja jete.

Rasti është raportuar më 6 shtator në Rahovec. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse policore, të cilat kanë gjetur dhe konfiskuar prova materiale relevante për rastin. Hetimet po vazhdojnë./A.K/

Continue Reading

Të kërkuara