Lajmet

Pozitë e opozitë s’gjejnë pajtueshmëri për numrin e ekspertëve, dështon votimi i tyre në Komisionin Hetimor

Published

on

Komisioni Hetimor Parlamentar lidhur me nivelin e menaxhimit të marrëdhënies së punës të anëtarëve të Shërbimit të Jashtëm dhe zyrtarëve të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, nuk ka arritur t’i votojë ekspertët që do të angazhohen për hetime.

Arsyeja e këtij dështimi ishte mospajtueshmëria ndërmjet pozitës dhe opozitës për numrin e saktë të ekspertëve. Pozita kërkoi dy ekspertë, ndërsa nga opozita u kërkuan të jenë tre ekspertë.

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ariana Musliu-Shoshi, tha se emrat e propozuar janë gati veçse kërkojnë miratimin e deputetëve.

“Ne e kemi dorëzuar CV-në e anëtarëve, janë të printuara nëse është nevojshme edhe me emër mundem por mendoj qe duhet t’i votojmë në pako të tre ekspertet ashtu siç jemi marr vesh në mbledhjen kaluar”, tha ajo.

Por për numrin e ekspertëve nuk u pajtua Lëvizja Vetëvendosje. Deputetja e kësaj partie, Fitore Pacolli, kërkoi që të mos jenë më shumë se dy ekspertë.

“Çdo vendim që merret në komision është vendim që votohet nuk kemi votuar të kemi tre ekspertë, mendojmë që propozimi ynë është të shkojmë me dy ekspert, një propozim i juaj si opozitë e një ne si pozitë”, tha Pacolli.

Votim sa më të shpejtë të ekspertëve kërkoi edhe deputetja e Lidhjes Demokratike e Kosovës, Vlora Dumoshi.

“Unë mendoj që tre ekspertë nuk janë shumë, e dimë që ka një punë të madhe. Ne kemi ardh me një ekspert, me një emër të ekspertit të pavarur dhe propozojmë në pako t’i votojmë ne po i dorëzojmë CV-të e tyre dhe të mos jetë problematikë, një apo dy ekspertë”, tha Dumoshi.

Ndonëse ky diskutim zgjati për një orë, votimi i tyre u shtye për një mbledhje tjetër.

Lajmet

Kurti takon kryetaren e Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës

Published

on

By

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, priti në takim kryetaren e Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës, Justina Shiroka Pula, me të cilën diskutoi për punën dhe prioritetet e institucionit.

Gjatë takimit u theksua rëndësia e bashkëpunimit ndërmjet Qeverisë dhe Akademisë, veçanërisht në fushën e arsimit dhe zhvillimit të vendit. Palët u dakorduan për komunikim të rregullt dhe thellim të bashkëpunimit në të ardhmen.

Në takim ishte i pranishëm edhe zëvendësministri i Arsimit dhe Shkencës, Përparim Kryeziu, si dhe nënkryetari i Akademisë, Fejzullah Krasniqi, dhe sekretari shkencor, Bardh Rugova.

Continue Reading

Lajmet

Supremja lë në fuqi burgimin e përjetshëm për Dardan Krivaqën

Published

on

By

Gjykata Supreme ka vërtetuar dënimin me burgim të përjetshëm ndaj Dardan Krivaqës për vrasjen e Marigona Osmanit, duke lënë në fuqi vendimet e shkallës së parë dhe të dytë.

Sipas Supremes, gjykatat më të ulëta kanë analizuar në detaje të gjitha provat, përfshirë dëshmitë, raportet e ekspertizës, provat materiale dhe video-incizimet nga banesa ku qëndronin i akuzuari dhe viktima. Nga këto prova është konstatuar se viktima kishte pësuar lëndime të rënda si pasojë e dhunës së ushtruar nga i akuzuari.

Raporti i autopsisë dhe ekspertët mjeko-ligjorë kanë vërtetuar se vdekja erdhi si pasojë e lëndimeve të shumëfishta trupore të shkaktuara me mjet të fortë, duke mbështetur kualifikimin e veprës si vrasje e kryer në mënyrë mizore.

Gjykata Supreme rrëzoi edhe pretendimet e mbrojtjes për parregullsi procedurale, ekspertizë psikiatrike dhe ndikim të substancave narkotike, duke theksuar se i akuzuari ka qenë i aftë të kuptojë veprimet e tij në momentin e kryerjes së krimit.

Continue Reading

Lajmet

Humb jetën një punëtor i KEK-ut në Termocentralin “Kosova B”

Published

on

By

Vdes një punëtor i Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK sh.a.) sot, në një incident të rëndë në Termocentralin “Kosova B” në Obiliq. Punëtori 55 vjeç, u përfshi nga një mjet transportues kamion dhe pësimi i lëndimeve të rënda rezultoi fatal.

Në vendngjarje menjëherë kanë dalë zyrtarët e KEK-ut, Policia e Kosovës dhe ekipet mjekësore, të cilat konfirmuan vdekjen e të ndjerit.

KEK sh.a. shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes së viktimës, kolegëve dhe bashkëpunëtorëve të tij. Autoritetet po e trajtojnë rastin në përputhje me procedurat ligjore.

Ky informacion është bërë i ditur nga vetë Korporata Energjetike e Kosovës.

Continue Reading

Lajmet

Konjufca bisedon me shefin e misionit të Luksemburgut për thellimin e bashkëpunimit

Published

on

By

Ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, takoi dje Shefin e Misionit të Ambasadës së Luksemburgut në Kosovë, Eric Dietz.

Në takim, Dietz e uroi Konjufcën për mandatin e ri dhe riafirmoi gatishmërinë për të vazhduar bashkëpunimin e ngushtë mes dy vendeve.

Diskutimet u fokusuan tek forcimi i marrëdhënieve bilaterale, koordinimi për procesin e integrimit evropian dhe zgjerimi i bashkëpunimit ekonomik, thuhet në njoftimin e MPJD-së.

Konjuca është shprehur se Kosova mbetet e përkushtuar për thellimin e mëtejshëm të partneritetit me Luksemburgun.

Continue Reading

Të kërkuara