Sport

​Policia thotë se ndeshja Kosovë-Izrael kaloi pa incidente

Published

on

Ndeshja ndërmjet Kosovës dhe Izraelit, e vlefshme për kualifikimet për në Kampionatin Evropian dhe e cila u zhvillua të dielën në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë ka kaluar pas asnjë incident.

Kështu ka bërë të ditur Policia e Kosovës përmes një komunikate të lëshuar sot për media.

“Mbarëvajtja e ndeshjes sportive “Kosova vs Izraeli”, në aspektin e sigurisë ka kaluar e qetë dhe pa incidente Ndeshja sportive, e luajtur mbrëmë, në mes të kombëtares së Kosovës dhe Izraelit për kualifikime në EURO2024, vlerësuar në aspektin e sigurisë, ka kaluar e qetë dhe pa ndonjë incident që ka cenuar sigurinë publike dhe mbarëvajtjen e ndeshjes sportive. Policia e Kosovës, në bashkëpunim dhe koordinim me FFK-në dhe akterët relevantë, ashtu siç e ka bërë të ditur me kohë, ka bërë planifikimet e saja operacionale për menaxhimin dhe mbarëvajtjen sa më të mirë të kësaj ndeshje sportive, duke u kujdesur për ofrimin e sigurisë që nga ardhja e kombëtares së Izraelit në Republikën e Kosovës e deri në kthimin e saj për në Izrael”, thuhet në komunikatën e policisë.

Kosova mposhti Izraelin me rezultat 1-0 me golin e realizuar na Milot Rashica në pjesën e parë.

Sport

Njëri u largua, tjetri erdhi! Qëndrim Kida, trajner i Prishtinës së Re

Published

on

Continue Reading

Sport

​Rikthehet Championsi, derbi i madh zhvillohet në “Stamford Bridge”

Published

on

By

Sonte zhvillohen disa sfida tejet interesante në kuadër të fazës së ligës së Ligës Kampionëve, duke sjellë përballje mes klubeve më të mëdha të Europës. Dita e Champions League hapet në orën 18:45 me dy takime: një përballje klasike mes dy skuadrave me histori, Ajax kundër Benfica, si dhe sfida mes Galatasaray dhe Royale Union SG.

Më pas, në orën 21:00, vëmendja do të zhvendoset te supersfidat e mbrëmjes. Padyshim, kryendeshja është ajo mes Chelsea dhe Barcelona, një përballje mes dy gjigantëve që premton emocione të forta.

Në të njëjtën kohë, Manchester City pret në shtëpi Bayer Leverkusen, ndërsa Juventus udhëton në veri për të luajtur kundër Bodo/Glimt. Takime të tjera me peshë përfshijnë duelin mes Dortmund dhe Villarreal, si dhe përballjen mes Marseille dhe Neëcastle.

Së fundi, Napoli kërkon fitoren kundër Qarabag, ndërsa Slavia Prague do të masë forcat me Ath Bilbao./KP

Continue Reading

Sport

Shpëtim Babaj jep dorëheqje nga KF Prishtina e Re

Published

on

Shpëtim Babaj nuk do të vazhdojë të jetë trajner i KF Prishtina e Re. Lajmin e bëri të ditur vet Babaj përmes një postimi në profilin e tij në Facebook.

Aktualisht, Prishtina e Re gjendet në vendin e fundit të renditjes dhe është skuadra më e rrezikuar për t’u larguar nga Superliga këtë sezon.

Reagimi i plotë i Babajt: Sot jap dorëheqjen e parevokueshme nga detyra e kryetrajnerit të KF Prishtina e Re. Ky vendim vjen pas një analize të situatës aktuale dhe pas ndeshjes së fundit, duke konsideruar të gjitha aspektet profesionale të punës sime. Edhe pse dorëheqjen e kam paraqitur më herët (dy herë), këtë herë vendimi është përfundimtar. Gjatë periudhës së angazhimit tim kam punuar me seriozitet të lartë, përkushtim të plotë dhe profesionalizëm maksimal, pavarësisht sfidave të shumta dhe faktorëve të ndryshëm që kanë ndikuar në dinamikën e punës. Në çdo moment kam vepruar me integritet dhe me synim të vetëm për të kontribuar në zhvillimin e ekipit .

Falenderoj drejtuesit për besimin qe kishin e vazhdonin ta kishin te une, dhe të gjithë futbollistat që kanë kontribuar pozitivisht gjatë kësaj periudhe. KF Prishtina e Re ka potencial te madhe për të arritur objektivat, nëse sigurohet qartësi, stabilitet e bashkimi në të gjitha strukturat. Dorëheqja ime është një akt profesional dhe i menduar me përgjegjësi të plotë, me bindjen se ky ndryshim do t’i shërbejë energjisë së re e progresit të klubit. Falenderim i veqant shkon për kryetarin Rrustem Pacollin e gjithe kryesin e klubit. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Sport

​FC Prishtina mbyll bashkëpunimin me trajnerin Arsim Thaqi

Published

on

By

FC Prishtina ka konfirmuar sot përfundimin e bashkëpunimit me trajnerin Arsim Thaqi, një vendim i arritur me marrëveshje të përbashkët mes palëve. Klubi kryeqytetas e ka falënderuar Thaqin për kontributin e dhënë dhe ka theksuar se dyert mbeten të hapura për bashkëpunime të mundshme në të ardhmen.

Arsim Thaqi mori drejtimin e skuadrës në prill të vitit të kaluar, duke e udhëhequr Prishtinën drejt triumfit në Kupën e Kosovës dhe sigurimit të pjesëmarrjes në arenën evropiane. Nën drejtimin e tij në këtë sezon, pas 14 xhirove, FC Prishtina kryeson renditjen e Superligës me 26 pikë, tre më shumë se ndjekësi më i afërt.

Klubi bardhekaltër i ka uruar trajnerit Thaqi suksese në karrierën e tij të ardhshme profesionale dhe personale./KP

Continue Reading

Të kërkuara