

Kulturë
Policia nuk gjeti asnjë plagë te Amber Heard, pas përleshjes me Johnny Depp në 2016-ën
Heard ka thënë se Depp e sulmoi në apartament atë ditë.
Published
3 years agoon
By
UBT newsOficerët e policisë dëshmuan të mërkurën në gjyqin civil të Johnny Depp për shpifje kundër ish-gruas Amber Heard, se nuk mund të kuptonin nëse ajo ishte viktimë e dhunës në familje, kur iu përgjigjën një zënke që çifti pati në vitin 2016.
William Gatlin, një oficer që bëri një vizitë pas përleshjes, tha se ai nuk vuri re ndonjë lëndim, por shtoi se takimi i tij me Heard ishte i shkurtër dhe ai nuk iu afrua më shumë se 10 metra.
Tyler Haddon, oficeri që iu përgjigj thirrjes origjinale, tha se as ai nuk vuri re ndonjë lëndim te Heard.
Haddon tha se Heard kishte qarë dhe kishte “fytyrë të skuqur”.
Depp ishte larguar nga banesa e tyre në Los Anxhelos, në kohën kur oficerët arritën për të intervistuar Heard.
Heard ka thënë se Depp e sulmoi në apartament atë ditë. Avokatët e Heard kanë sugjeruar se ajo mund të kishte mbuluar me grim mavijosjet e supozuara, përcjell Klankosova.tv
Dëshmia pasoi depozitimin e oficeres së policisë së Los Anxhelosit, Melissa Saenz, e cila tha se nuk e identifikoi Heardin “si viktimë e dhunës në familje”. Saenz tha se ajo nuk ka paraqitur një kallëzim, por e përmendi incidentin si të mbyllur, sepse sipas saj, nuk kishte ndodhur asnjë krim.
Dëshmia e oficerëve erdhi në ditën e 10-të të gjykimit. Avokatët e Heard thanë se klientja e tyre kishte kërkuar të mbronte Depp gjatë asaj kohe dhe e minimizuan dhunën ndaj saj.
Depp ka paditur ish-gruan e tij, duke pretenduar se ajo shkatërroi karrierën e tij pasi tha se ishte viktimë e dhunës në familje gjatë martesës së tyre.
Magazinë
Shtëpia e fundit e Marilyn Monroe në rrezik shembjeje! Pronarët kërkojnë prishjen
Published
2 hours agoon
September 1, 2025By
UBT News
Shtëpia ku Marilyn Monroe kaloi ditët e fundit të jetës së saj në lagjen Brentwood të Los Anxhelosit është në rrezik të shembet, pasi pronarët aktualë, Brinah Milstein dhe Roy Bank, kanë kërkuar leje për ta rrënuar atë.
Blerë në vitin 2023 për 8.4 milionë dollarë, shtëpia është e vendosur ngjitur me rezidencën e çiftit.
Pas blerjes, siguruan leje për prishjen, por konservatorët kulturorë arritën të bindin autoritetet lokale për ta shpallur ndërtesën si monument historik, duke e ndaluar ndërtimin përkohësisht.
Tani, Milstein dhe Bank presin vendimin e Gjykatës së Lartë të Qarkut të Los Anxhelosit për të ditur nëse do të mund të vazhdojnë planet e tyre për të bashkuar shtëpinë me pronën ekzistuese. Statusi si monument historik kufizon mundësitë e tyre si pronarë të pronës.
Avokati Peter Sheridan tha se Kalifornia ka shtëpi ku kanë jetuar, por kjo nuk do të thotë që ato duhet të shpallen si monumente. Ajo bleu shtëpinë më 1962 për 75.000 dollarë, ndërsa gjatë qëndrimit fitoi një Golden Globe dhe u bë e famshme për performancën “Happy Birthday, Mr. President” për John F. Kennedy. Pas vdekjes së saj, shtëpia ka kaluar në duar të ndryshme, duke pësuar ndryshime të shumta.
Në një përpjekje për të ruajtur ndërtesën, Milstein dhe Bank kanë propozuar që ajo të zhvendoset në një vend publik, pasi privatësia e tyre është cënuar nga turistët dhe përdorimi i dronëve për fotografi.
Kulturë
Ndahet nga jeta në moshën 89-vjeçare regjisori i shquar, Dhimitër Anagnosti
Published
3 hours agoon
September 1, 2025By
UBT News
Është ndarë nga jeta në moshën 89-vjeçare një prej figurave më të shquara të kinematografisë shqiptare, regjisori i madh Dhimitër Anagnosti.
Lajmin e ka bërë me dije vajza, Juna Anagnosti përmes një postimi në rrjet, e cila ka shkruar se pas një lëngimi të gjatë, iu bind ligjit të jetës.
Anagnosti ishte një nga mjeshtrat më të mëdhenj të kinematografisë shqiptare. Në karrierën 40-vjeçare ka realizuar 14 filma artistikë, 10 filma dokumentarë, fitoi mjaft çmime në konkurse të ndryshme kombëtare e ndërkombëtare.
Është autor i 15 skenarëve dhe pothuajse në të gjithë filmat e tij skenarin e ka shkruar vetë. Ai është regjisor i filmave që kanë lënë gjurmë të pashlyeshme në kujtesën e qytetarëve si “Lulëkuqet mbi mure”, “Përrallë nga e kaluara”, “Gjoleka, djali i Abazit”, dhe shumë të tjerë.
Anagnosti kishte pasion edhe letërsinë. Ai botoi dy libra, romanin “Koburja nga Europa” (2017) dhe “Ulliri pema e dhembjes” (2019), në të cilin, i cili zbulon dy jetët e tij, atë të shkrimtarit dhe kineastit.
Për cilësitë e tij të rralla artistike, qëndrimin qytetar si dhe për veprat e tij dinjitoze është nderuar me titullin “Artist i Popullit” dhe është vlerësuar me dekoratat “Nderi i Kombit” dhe “Gjergj Kastrioti Skënderbeu”.
Përveç artit, ka dhënë kontribut dhe në politikë. Në fillim të viteve të 90-ta, u angazhua edhe në politikë, duke shërbyer si deputet i PD-së (1991-1996). Në 12 prill 1992 u emërua ministër i Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, post që e mbajti deri në 4 dhjetor 1994, ku dha dorëheqjen.
Anagnosti ishte ideator dhe kryetar i Fondacionit për Artin dhe Kulturën “Fan Noli”, duke mbështetur intelektualët më aktivë, duke u impenjuar në forcimin e kulturës shqiptare në vend e në botë.
Anagnosti ishte i martuar me aktoren e mirënjohur të skenës dhe ekranit shqiptar, “Artisten e Merituar” Roza Anagnosti.
Magazinë
Markle thotë se fëmijët kopjojnë theksin e babait të tyre
Published
5 hours agoon
September 1, 2025By
UBT News
Ish-aktorja Meghan Markle ka ndarë detaje interesante nga jeta familjare me Princ Harryn e fëmijët, Princ Archie, 6 vjeç, e Princesha Lilibet, 4 vjeçe, në sezonin e dytë të serisë në Netflix, “With Love, Meghan”, që u publikua më 26 gusht.
44-vjeçarja, e cila jeton në Montecito të Kalifornisë, tregoi se fëmijët, edhe pse kanë theks amerikan, përdorin fjalë me shqiptim britanik.
“Disa nga fjalët që ata i thonë ende me theks britanik… Ata thonë ‘Ze-bra’ dhe ka edhe të tjera. Kanë këto momente të vogla ku shfaqet [theksi britanik] dhe unë mendoj se është shumë e ëmbël”, tha ajo në dokumentar.
Këto komente përputhen me ato që Markle kishte bërë më herët këtë vit në emisionin “The Drew Barrymore Show”, ku tregoi se disa shprehje të Archiet dhe Lilibet e kujtojnë për burrin e saj, Harryn.
“Ndonjëherë thonë ‘Ze-bra’… është shumë e ëmbël,” kishte thënë ajo.
Në serinë dokumentare, Meghan ka folur edhe për ndryshimet në shqiptimin e fjalëve mes saj dhe Princit Harry.
“Bashkëshorti qesh kur them ‘herbs’ – ai më korrigjon: ‘Herbs? Ti je kaq amerikane – ‘Erbs, ‘erbs.’”
Harry dhe Meghan hoqën dorë nga detyrat mbretërore më 2020 dhe u zhvendosën në Kaliforni, ku më pas u vendosën në Montecito. Vajza e tyre, Lilibet, lindi atje në vitin 2021. Në një intervistë Meghan tha se komuniteti ku jetojnë u ka ofruar ndjenjën e përkatësisë e privatësisë.
“Besoj se njerëzit duan që ne të kemi të njëjtën normalitet si prindërit e tjerë, pavarësisht situatës sonë të veçantë”, tha ajo.
Ajo shtoi se familja e tyre e kalon kohën së bashku në vendet e lagjes: “Shkojmë shpesh për darka – jo vetëm në shtëpitë e miqve apo dhoma private – thjesht në restorante. Më pëlqen shumë që mund të argëtohemi.”
Sezoni i dytë i “With Love, Meghan” përfshin tetë episode dhe mysafirë të njohur si Chrissy Teigen, Tan France, Jay Shetty, Radhi Devlukia, José Andrés, Clare Smyth, David Chan dhe Samin Nosrat, përveç miqve të Meghanit si Jamie Kern Lima, Heather Dorak dhe Daniel Martin.
Këtë muaj, çifti konfirmuan vazhdimin e bashkëpunimit me Netflix përmes marrëveshjes shumëvjeçare për projekte filmike dhe televizive.
Aktualitet
5 specializime në programin Muzika Moderne në UBT – edhe pak vende të lira për regjistrim
Published
21 hours agoon
August 31, 2025By
Driton Iseni
Kanë mbetur edhe pak vende të lira në programin në Muzikë Moderne, Prodhim Digjital dhe Menaxhment, në UBT, një program që ndërthur artin muzikor me teknologjinë digjitale dhe menaxhimin profesional.
Ky program ofron një mundësi unike për studentët që synojnë të zhvillojnë aftësi praktike dhe të përgatiten për sfidat e tregut muzikor kombëtar dhe ndërkombëtar.
Programi përfshin 5 specializime, duke i hapur studentëve rrugën drejt një karriere të suksesshme si:
- 𝐌𝐞𝐧𝐚𝐱𝐡𝐦𝐞𝐧𝐭 𝐌𝐮𝐳𝐢𝐤𝐨𝐫
- 𝐏𝐞𝐫𝐟𝐨𝐫𝐦𝐚𝐧𝐜𝐞̈ 𝐧𝐞̈ 𝐈𝐧𝐬𝐭𝐫𝐮𝐦𝐞𝐧𝐭
- 𝐀𝐮𝐝𝐢𝐨 𝐏𝐫𝐨𝐝𝐮𝐤𝐬𝐢𝐨𝐧
- 𝐊𝐞̈𝐧𝐠𝐞̈𝐬𝐡𝐤𝐫𝐢𝐦
- 𝐏𝐞𝐫𝐟𝐨𝐫𝐦𝐚𝐧𝐜𝐞̈ 𝐕𝐨𝐤𝐚𝐥𝐞
Studentët do të kenë mundësinë të punojnë me teknologjitë më të fundit digjitale, softuerët më inovativë për prodhimin muzikor, si dhe të përfitojnë nga mentorimi i profesionistëve të njohur në fushën e muzikës dhe menaxhimit.
Ky program vjen si një nga ofertat më të mira të UBT-së, duke i dhënë studentëve një avantazh të madh në tregun e punës dhe duke i përgatitur ata të jenë liderë të industrisë muzikore, kombëtare dhe ndërkombëtare.

Milot Rashica po largohet nga Besiktashi, nuk është për shije të trajnerit të ri

Këto ushqime rikthejnë energjinë brenda një ore

Mos lini fatura në makinë – ja rreziku që ju kanoset

Putin thotë se ka arritur “dakordim” me Trump për përfundimin e luftës në Ukrainë

LDK nuk do të marrë pjesë në mbledhjen e kryesisë së Kuvendit, Lushaku: Partitë t’i kthehen veprimeve kushtetuese

Lëvizja 5-minutëshe që ul sheqerin në gjak pas ushqimit

Osmani uron për fillimin e vitit të ri shkollor: Qoftë i mbushur me dije e suksese

Kryekuvendari Basha uron fëmijët për fillimin e vitit të ri shkollor

Shtëpia e fundit e Marilyn Monroe në rrezik shembjeje! Pronarët kërkojnë prishjen
Të kërkuara
-
Lajmet nga UBT3 months ago
UBT organizon debat rreth zgjerimit të BE-së dhe ruajtjes së vlerave evropiane
-
Lajmet nga UBT3 months ago
UBT – Institucioni privat me më së shumti programe të akredituara nga Agjencia e Akreditimit të Kosovës
-
Lajmet nga UBT3 months ago
UBT rilicencohet nga MAShTI për ofrimin e arsimit profesional në katër drejtime të rëndësishme shëndetësore
-
Kërkime2 months ago
Profesori i UBT-së, Musa Sabedini, publikon punim shkencor në revistën ndërkombëtare JGPSCD në SHBA