Sport

Policia nis hetimet për ndeshjen mes Cityt dhe Liverpoolit, kjo është arsyeja

Hetimet po ndodhin pas lëndimeve që pësoi një 15-vjeçare gjatë ndeshjes.

Published

on

Policia është duke e hetuar një rast ku një vajzë 15-vjeçare u lëndua në ndeshjen e Carabao Cup mes Manchester Cityt dhe Liverpoolit.

Vajza në fjalë më pas ka marrë tretmanin nga stafi mjekësor për shkak të lëndimeve në kokë në stadiumin “Etihad”.

Policia e Manchesterit tha se janë gjithashtu duke zhvilluar hetime për një sulm në kryqëzimin e Ashton New Road dhe Alan Turing Way. Po ashtu, një burrë ishte arrestuar për një fyerje racore.

Dy burra të tjerë u arrestuan nën dyshimet se po përpiqeshin të fusnin një mjet piroteknik në fushë.

Manchester City e fitoi ndeshjen me rezultat të ngushtë 3:2, kështu duke eliminuar nga gara kampionin aktual të Carabao Cup.

Sport

Kosova U16 fiton ndaj Andorrës

Published

on

Përfaqësuesja U16 e Kosovës në futboll e ka fituar edhe ndeshjen e dytë në kuadër të turneut zhvillimor të UEFA-s, që po mbahet në Tiranë.

Kosova U16 të martën fitoi ndaj Andorrës me rezultatin 2:1. “Dardanët” e rinj ditë më parë e mposhtën San Marinon me rezultat shumë të thellë, 7:0.

Unejs Mustafa i realizoi dy golat për fitoren e Kosovës U16. Mustafa golin e parë e shënoi në minutën e 41-të kurse golin e dytë e realizoi në minutën e 48-të.

Ndërkohë golin e vetëm për Andorrën e realizoi Oëen Soriano në minutën e 90-të.

Të përzgjedhurit e selektorit, Mehmed Kurda, ndeshjen e fundit në kuadër të turneut zhvillimor e zhvillojnë të premten ndaj Shqipërisë.

 

Continue Reading

Sport

Pesë vjet pa e fituar titullin, Ronaldos s’i mjaftojnë golat

Published

on

Cristiano Ronaldo po shkon drejt sezonit të pestë radhazi pa e fituar titullin e kampionit.

Për herë të fundit, legjenda portugeze e kishte fituar një titull kampioni të shtetit në vitin 2020 me Juventusin, ndërsa më pas e pati një eksperiencë të shkurtër në Angli, ku u rikthye te Manchester United para se të përfundonte në Arabinë Saudite.

Humbja e fundit e zbriti Al Nassrin në pozitën e katërt në Saudi Pro League, duke bërë që titulli i kampionit në këtë sezon të jetë pothuajse i pamundur.

Në moshën 40 vjeçare, Cristiano mbetet golashënuesi më i mirë i ligës, duke kontribuuar në 45% të golave në ligë për Al Nassr në këtë sezon.

Përkundër shkëlqimit të tij individual, futbolli është një sport ekipor dhe sukseset kolektive kanë qenë të pakapshme për “CR7” në këtë periudhë pesë vjeçare.

Kontrata e Ronaldos me Al Nassr do të skadojë në qershor të këtij viti, por flitet se ai do ta vazhdojë atë për një vit tjetër, deri në qershor 2026.

 

Continue Reading

Sport

Trajneri portugez: Duhet të fokusohemi në Ligën e Evropës

Published

on

Trajneri portugez, Ruben Amorim, ka bërë të ditur se Manchester United tashmë do ta përqendrojë vëmendjen tërësisht në Ligën e Evropës – kompeticionin e dytë më të rëndësishëm për klube në kontinent.

“Djajtë e Kuq” aktualisht gjenden në pozitën e 14-të në Premier League dhe me këtë formë, rrezikojnë ta përfundojnë sezonin në pjesën e poshtme të tabelës.

Megjithatë, në Evropë gjërat po shkojnë ndryshe për ekipin nga Old Trafford, që ka siguruar një vend në gjysmëfinale të Ligës së Evropës.

Një triumf në këtë garë do t’u siguronte atyre një biletë për në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm.

Pas fitores kundër Lyonit në çerekfinale, trajneri Amorim theksoi se ky është objektivi kryesor i skuadrës në vazhdim.

“Ne me të vërtetë duhet të fokusohemi në Ligën e Evropës dhe ndonjëherë të rrezikojmë me fëmijë në Ligën Premier. Tifozët duhet të kuptojnë se ne duhet të fokusohemi në Ligën e Evropës”, ka thënë Amorim.

Continue Reading

Sport

Shkak konflikti me vëllain? Ndërron jetë futbollisti i njohur Boupendza, ra nga kati i 11-të

Published

on

Sulmuesi gabonez Aaron Boupendza ka ndërruar jetë në moshën 28 vjeçare, si pasojë e rënies nga kati i 11-të nga një ndërtesë banimi në Kinë.

Raportohet se Boupendza ka rënë nga banesa ku po banonte, i njëjti ishte duke luajtur për ekipin Zheijang FC në Superligën kineze. Autoritetet kanë nisur hetimet rreth arsyes së incidentit me fatalitet, njoftojnë mediat kineze.

Policia kineze i ka përpara tre skenarë të mundshëm: vetëvrasja, rënia aksidentale dhe vrasja. Bëhet e ditur se vëllai i Boupendzas ishte prezent në apartament në momentin e incidentit dhe raportohet se të dy e kishin një fjalosje.

Autoritetet po e shqyrtojnë mundësinë nëse kjo zënkë ishte arsyeja që e shtyu Boupendzan të kërcente. Pritet që vëllai të merret në pyetje rreth asaj që i ndodhi atij.

Boupendza mungoi në stërvitjen e fundit të ekipit pa arsye dhe drejtuesit e Zhejiang FC thanë se ishte e pamundur të binin në kontakt me të para se ta merrnin lajmin për vdekjen e tij.

28 vjeçari ishte bërë i famshëm kur me Hataysporin në Turqi i kishte realizuar 22 gola në 36 ndeshje gjatë sezonit 2020/21, duke e fituar titullin e golashënuesit më të mirë të vitit në Superligën turke.

Gjatë karrierës së tij ka luajtur për klube të ndryshme përfshirë këtu: CF Mounana, Bordeaux, Pau FC, Ajaccio, Tours FC, Feirense, Al-Arabi, Al-Shabab, FC Cincinnati, Rapid Bucharst dhe së fundmi në Zhejing FC.

Autoritetet kineze shumë shpejt pritet t’i bëjnë të ditura shkaqet e vdekjes së futbollistit.

Continue Reading

Të kërkuara