Lajmet

Policia nigeriane arreston myslimanët që nuk agjërojnë gjatë Ramazanit

Kano ka një popullsi shumicë myslimane, ku një sistem ligjor islam – Sheriati – vepron së bashku me ligjin laik.

Published

on

Policia islamike në shtetin verior të Nigerisë, Kano, arrestoi 11 myslimanë të martën, të cilët u panë duke ngrënë ushqim gjatë muajit të Ramazanit.

Kano ka një popullsi shumicë myslimane, ku një sistem ligjor islam – Sheriati – vepron së bashku me ligjin laik.

Policia islamike, e njohur gjerësisht si Hisbah, kryen kontrolle të restoranteve dhe tregjeve çdo vit gjatë Ramazanit.

Të dhjetë burrat dhe një grua u liruan pasi u betuan se nuk do të humbnin më qëllimisht agjërimin.

“Ne arrestuam 11 persona të martën, duke përfshirë një zonjë që shiste kikirikë, e cila u pa duke ngrënë nga mallrat e saj dhe disa persona na lajmëruan”, i tha BBC-së zëdhënësi i Hisbah, Lawal Fagge.

“Dhjetë të tjerët ishin burra dhe u arrestuan në të gjithë qytetin, veçanërisht pranë tregjeve ku ndodhin shumë aktivitete”.

Ai shtoi se operacionet e kërkimit do të vazhdojnë, por tha se jomyslimanët janë të përjashtuar.

“Ne nuk i arrestojmë jomyslimanët sepse kjo nuk i shqetëson ata dhe e vetmja herë që ata mund të jenë fajtorë për një krim është kur zbulojmë se ata gatuajnë ushqim për t’ua shitur myslimanëve që supozohet se janë duke agjëruar”, deklaroi ai tutje.

Lidhur me të arrestuarit, ai tha se ata u liruan pasi u premtuan se do të fillonin agjërimin tani e tutje.

Agjërimi është një nga pesë shtyllat e Islamit, i cili vendos bazën për mënyrën se si u kërkohet myslimanëve të jetojnë jetën e tyre.

Ramazani pritet të zgjasë 30 ditë, ku agjërimi fillon të hënën më 11 mars dhe parashikohet të përfundojë të martën më 9 prill./BBC/

Lajmet

Presidentja Shiroka Pula takon ambasadoren zvicerane, diskutojnë thellimin e bashkëpunimit

Published

on

Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka pritur në takim ambasadoren e Zvicrës në Kosovë, Anne-Lise Cattin Hennin, me të cilën ka diskutuar për marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve dhe mundësitë për thellimin e bashkëpunimit.

Gjatë takimit, Shiroka Pula ka vlerësuar raportet e mira ndërmjet Kosovës dhe Zvicrës, duke e cilësuar këtë shtet si një nga partnerët e rëndësishëm të Kosovës në aspektin politik, ekonomik dhe zhvillimor.

Ajo ka shprehur mirënjohje për mbështetjen shumëvjeçare të Zvicrës në procesin e shtetndërtimit dhe në rrugëtimin evropian të Kosovës.

Presidentja ka theksuar gjithashtu rëndësinë e mërgatës shqiptare në Zvicër dhe kontributin e saj në forcimin e marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve.

Në takim është diskutuar edhe për kontributin e Forcave të Armatosura të Zvicrës përmes kontingjentit Swisscoy, pjesë e misionit paqeruajtës të KFOR-it që nga viti 1999.

Shiroka Pula ka theksuar se bashkëpunimi me Zvicrën do të vazhdojë të thellohet dhe se ky shtet do të mbetet një nga partnerët e rëndësishëm të Kosovës./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Kuvendi i Kosovës mblidhet nesër në seancë të jashtëzakonshme për Raportin e Progresit

Published

on

By

Kuvendi i Kosovës do të mbajë nesër një seancë të jashtëzakonshme, e cila është caktuar të nisë në orën 13:00.

Në qendër të këtij takimi të jashtëzakonshëm të deputetëve do të jetë debati parlamentar lidhur me Raportin e Progresit të Komisionit Evropian, dokument ky që i është dorëzuar zyrtarisht institucioneve të Kosovës para pak ditësh.

Përfaqësuesit e popullit pritet të diskutojnë gjetjet kryesore, të arriturat dhe sfidat e evidentuara nga Bashkimi Evropian sa i përket përmbushjes së reformave dhe standardeve evropiane në vend. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Aktakuzë ndaj një personi për sulmet ndaj KFOR-it dhe Policisë në Zveçan më 29 maj 2023

Published

on

Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë ndaj një personi me inicialet A.S., nën dyshimin për sulm ndaj personave zyrtarë dhe pjesëmarrje në turmë që kryen vepër penale dhe huliganizëm, gjatë trazirave të 29 majit 2023 në Zveçan.

Sipas Prokurorisë, i pandehuri dyshohet se në bashkëpunim me persona të tjerë ka marrë pjesë në sulmet pranë objektit të Komunës së Zveçanit, nga ora 06:00 deri në orët e mbrëmjes.

Në aktakuzë thuhet se A.S., në bashkëkryerje me persona të tjerë nga Kosova dhe Serbia, ka sulmuar pjesëtarët e misionit paqeruajtës të KFOR-it, duke përdorur mjete të forta, mjete shpërthyese të improvizuara dhe armë zjarri.

Si pasojë e sulmeve, janë lënduar disa pjesëtarë të Policisë së Kosovës dhe të paktën 30 pjesëtarë të KFOR-it, tre prej të cilëve kanë pësuar lëndime të rënda.

Gjatë trazirave, sipas Prokurorisë, janë sulmuar edhe automjetet e gazetarëve që po raportonin nga vendi i ngjarjes.

Prokuroria Speciale ka bërë të ditur se po vazhdon të ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore për zbardhjen e plotë të sulmeve ndaj Policisë së Kosovës, KFOR-it dhe gazetarëve më 29 maj 2023./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Presidentja Shiroka Pula takon shefin e EULEX-it, diskutojnë sundimin e ligjit

Published

on

Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka pritur në takim shefin e Misionit të Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX), Antero Lopes.

Gjatë takimit, Shiroka Pula ka theksuar rëndësinë e bashkëpunimit me partnerët ndërkombëtarë për forcimin e rendit dhe ligjit, funksionimin e institucioneve dhe garantimin e sigurisë për të gjithë qytetarët.

Ajo ka riafirmuar përkushtimin e institucioneve të Kosovës për sundimin e ligjit, pavarësinë dhe profesionalizmin e institucioneve të drejtësisë, si dhe mbrojtjen e të drejtave dhe lirive themelore./A.K/

Continue Reading

Të kërkuara