Kronikë e zezë

Policia në Pejë e Gjakovë, shkatërron bimë kanabisi

Në aksionin e parë, sipas policisë, katër të arrestuarit dyshohen për trafikim me armë.

Published

on

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se janë arrestuar pesë persona pas dy aksioneve të ndara në Pejë e Gjakovë

Në aksionin e parë, sipas policisë, katër të arrestuarit dyshohen për trafikim me armë, ku gjatë kontrollit në shtëpitë dhe objektet përcjellëse janë gjetur dhe konfiskuar një AK-47 dhe katër revole, një predhë trombloni dhe dyqind fishekë e dëshmi të tjera.

Ndërsa, në operacionin e zhvilluar në Gjakovë është arrestuar një person pasi i njëjti në një zonë malore në fshatin Lug-Bunar kishte kultivuar bimë narkotike të llojit ‘kanabis sativa’, ku janë gjendur bimë me gjatësi prej 2.5 metra.

Njoftimi i plotë:

Prishtinë, 25 gusht 2022

Policia e Kosovës, hetuesit policorë nga Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar në koordinim dhe bashkëpunim me Prokurorinë e Shtetit, më 25.08.2022 ka zhvilluar operacione policore në rajonin e Pejës dhe në rajonin e Gjakovës.

Operacioni policor i zhvilluar në rajonin e Pejës, ka ardhur si rezultat i zhvillimit të hetimeve intensive me qëllim të zbardhjes së veprimtarive kriminale ku të përfshirë kanë qenë disa persona të dyshuar për trafikim të armëve. Gjatë operacionit policor janë identifikuar dhe arrestuar katër të dyshuar meshkuj kosovarë.

Gjatë zhvillimit të këtij operacioni janë kryer kontrolle të shtëpive dhe objekteve përcjellëse prona të të dyshuarve me qëllim të mbledhjes së provave dhe dëshmive ku janë gjetur dhe konfiskuar:

• Pesë armë (një AK-47 dhe katër revole),

• Një predhë trombloni,

• Dyqind fishekë të kalibrave të ndryshëm dhe dëshmi tjera.

Operacioni policor i zhvilluar në rajonin e Gjakovës, njësitë policore nga Drejtoria e Hetimit të Trafikimit me Narkotik e asistuar nga Njësia e Reagimit të Shpejtë dhe Njësia e Krim Teknikës, në fshatin Lug-Bunar – Gjakovë kanë realizuar një operacion policor.

Këtij operacioni policorë i kanë paraprirë procedurat e aplikimit të masave të fshehta të hetimit në kuadër të parandalimit dhe luftimit të dukurisë së kultivimit të bimëve narkotike. Si rezultat i zhvillimit të këtij plani operativ është identifikuar një person i dyshuar mashkull/kosovar, i cili është arrestuar pasi i njëjti në një zonë malore të lokacionit të lartpërmendur kishte kultivuar bimë narkotike të llojit ‘kanabis sativa’ ku janë gjetur gjithsej njëqind e shtatë bimë të llojit të lartcekur me një gjatësi prej 2.5m të cilat me udhëzim të prokurorit kompetent janë shkatërruar, ndërsa një pjesë e tyre janë marrë për ekzaminim.

Si rezultat, në shtëpinë dhe objektet përcjellëse pronë e tij është kryer kontroll ku janë gjetur dhe konfiskuar:

• Një armë automatike AK-47 me karikator dhe shtatëmbëdhjetë fishekë,

• Një karikator i revoles me njëmbëdhjetë fishekë

Në lidhje me rastet e cekura për të gjitha veprimet e marra është njoftuar prokurori kompetent me aktvendim të së cilit ndaj të dyshuarave është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.

Lajmet

Plagoset me armë zjarri një person në Pejë

Published

on

Policia e Kosovës ka njoftuar se është plagosur me armë zjarri një person mbrëmë në Pejë.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, i cili bëri të ditur se dyshohet që kjo ka ndodhur aksidentalisht.

Ai bëri të ditur se në bazë të informacioneve, i plagosuri është jashtë rrezikut për jetë.

“Pas orës 19:00 policia është njoftuar nga Spitali i Pejës se një person ka shkuar atje i lënduar nga arma e zjarrit. Ai dyshohet se është plagosur aksidentalisht nga një person. I plagosuri është jashtë rrezikut për jetë”, thuhet në konfirmim.

Gashi gjithashtu tha se i dyshuari është shoqëruar për në stacion policor./S.K/EO/PK/

Continue Reading

Lajmet

Vetëplagoset me armë zjarri një 50-vjeçar në Lipjan

Published

on

Një burrë është vetëplagosur me armë zjarri në fshatin Mirenë të Lipjanit, ku viktima, 50-vjeçar, u dërgua fillimisht për trajtim në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Drenas, ndërsa më pas u transferua në QKUK për kujdes të specializuar.

Drejtori i Emergjencës Naser Syla, deklaroi se gjendja e tij ishte stabile.

“Janë kryer ekzaminimet e nevojshme,pasi ishte në sallën operative të Emergjencës duke u intervenuar nga ekipët e anestezionit dhe urologjisë, pas operacionit u transferua në Klinikën e Urologjisë për trajtim të metutjeshëm”, deklaroi Syla.

Rreth ngjarjes u deklarua edhe Policia e Kosovës.

Zëdhënësja për rajonin e Prishtinës Flora Ahmeti, deklaroi se në koordinim me Prokurorin e Shtetit po hetohen të gjitha rrethanat që lidhen me rastin.

“Rreth orës 12:00,   policia është njoftuar se në fshatin Mirenë të Lipjanit, një  person (mashkull) është plagosur me armë zjarri. Njësitet  policore kanë dalë në vendngjarje dhe në koordinim me Prokurorin e shtetit,janë duke u marrë me hetimin e të gjitha rrethanave që lidhen me rastin, ndërkohë që personi i lënduar është dërguar për tretman mjekësor”, tha Ahmeti./S.K/EO/PK/

Continue Reading

Lajmet

Vdes 26 vjeçari që u aksidentua në Leposaviq

Published

on

Personi që ishte në gjendje të rëndë pas aksidentit mes dy veturave në Leposaviq ka vdekur njoftoi Policia e Kosovës.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës së Veriut, Erduan Baliqi.

Ai bëri të ditur se viktima është nga Leposaviqi me inicialet M.Dh, i lindur në vitin 1999.

“Personi që ka qenë në gjendje kritike ka vdekur. Viktima është nga Leposaviqi me inicialet M.Dh, i lindur në vitin 1999.”, tha Baliqi.

Continue Reading

Lajmet

Policia shqipton mbi 1 mijë e 800 gjoba trafiku brenda 24 orëve të fundit

Published

on

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka shqiptuar 1855 gjoba për kundërvajtësit e trafikut vetëm brenda 24 orëve të fundit.

Brenda kësaj periudhe gjithashtu janë raportuar 22 aksidente trafiku me dëme materiale, kurse 9 aksidente trafiku kanë përfunduar me të lënduar.

Policia e Kosovës po ashtu arrestuar 5 persona nga të cilët 3 janë dërguar në mbajtje./S.K/PK/

Continue Reading

Të kërkuara