Lajmet

Policia ndërhyn në aktivitetin e PSD-së, arrestohen Krasniqi, Hyseni dhe Nushi

Published

on

Policia e Kosovës ka ndërhyrë në aksionin e Partia Socialdemokrate pasi aktivistët e kësaj partie gjuajtën me ngjyrë ne drejtim të objektit të Qeverisë, raporton Ekonomia Online.

No description available.
No description available.
No description available.
No description available.
No description available.
No description available.
No description available.
No description available.
No description available.

Continue Reading

Lajmet

FFK pajtohet me vërejtjet e MKRS-s, Kuvendi i Punës do të përsëritet

Published

on

By

Federata e Futbollit të Kosovës do pa përsëris Kuvendin e Punës të mbajtur më 20 shkurt të këtij viti pasi Komisioni Vlerësues brenda Ministrisë së Sportit kishte gjetur parregullësi në këtë kuvend, me theks të veçantë në pjesëmarrjen e dy klubeve që nuk ishin të licencuara në këtë kuvend.

Si pasojë e këtyre shkeljeve, MKRS kishe pezulluar lëshimin e vërtetimeve nga Ligji i Sponsorizimeve për të gjitha klubet e futbollit, duke shkaktuar kështu dëm të madh financiar tek secila prej tyre.

Por, situata tashmë ka ndryshuar. Ekskluzivisht për KosovaPress, Kryesuesi i Komisionit për Licencim të Federatave Sportive, Fidan Shatri ka thënë se FFK është pajtuar që ta përsëris Kuvendin e Punës duke u pajtuar me gjetjet e shkeljeve nga ana e MKRS-së

Sipas zyrtarit të MKRS-së, Fatmir Shatri, një nga shkeljet më të theksuara ishte përfshirja e klubeve të palicencuara në procesin e vendimmarrjes, çka bie ndesh me Ligjin për Sport.

Rasti i Federatës së Futbollit të Kosovës ka qenë pas vlerësimit të komisionit mbi kuvendin e punës që është mbajtur në muajin shkurt, kanë qenë disa vërejtje të cilat kanë qenë edhe publike, dhe një nga vërejtjet kyçe ka qenë pjesëmarrja e klubeve të cilat nuk janë të licencuara në procesin e vendimmarrjes, pra pjesëmarrja në Kuvendin e Federatës së Futbollit. Në rastin e tillë është standard për të gjitha federatat që klubet të cilat nuk janë të licencuara nuk mund të jenë pjesë e vendimmarrjes dhe me strukturat e federatës përkatëse, në këtë rast FFK”, ka thënë fillimisht Shatri.

Shatri ka bërë të ditur se FFK është zotuar që Kuvendi i të mbahet gjatë muajit qershor

Pas vlerësimit të komisionit, kemi pasur disa takime me FFK-në ku me të gjitha federatat jemi të gatshëm të kontribuojmë në mundësinë e dhënies së propozimeve tona në lidhje me harmonizimin e të gjitha akteve pasi është ligj i ri i sportit dhe nuk është i njohur për të gjithë. Në këtë rast, Federata e Futbollit është pajtuar që të gjeturat që i ka dhënë komisioni në drejtim të federatës që këto të gjetura ku kanë marrë pjesë klubet e palicencuara është vërejtje e komisionit që nuk mund të jenë pjesë e kuvendit. Në këtë rast, janë zotuar që gjatë muajit qershor Federata e Futbollit do ta mbaj Kuvendin e Punës dhe në harmoni me Ligjin për Sport, udhëzimet dhe rekomandimet e komisionit të miratohen në kuvendin që do të mbahet në qershor”, ka bërë të ditur Shatri.

Ai ka shtuar në fund se në rast se FFK nuk e mban këtë zotim, atëherë mund të pezullohet sërish lëshimi i vërtetimeve të sponsorizimit për të gjitha klubet sportive që janë anëtare të FFK-së.

 

Continue Reading

Lajmet

​Kallas në Shkup: Plotësoni kushtet

Published

on

By

Shefja e diplomacisë së Bashkimit Evropian, Kaja Kallas pas takimit në Shkup me kryeministrin Hrisitjan Mickoski, paralajmëroi se ka mundësi për lëvizje, lidhur me bllokadën e rrugës së integrimit të Maqedonisë së Veriut në BE, për shkak të mosmiratimit të ndryshimeve kushtetuese, të cilat i kërkon Bullgaria.

Rruga deri në anëtarësim nuk është e lehtë dhe porosia e ime sot është që të mbeteni në të njëjtin drejtim. T’i ndërmerrni hapat e nevojshme për hapjen e bisedimeve hyrëse”, tha Kaja Kallas, përfaqësuese e BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri.

Është e qartë se duam që Maqedonia e Veriut me të vërtetë të lëvizë nëpërmjet kësaj rruge dhe e dimë se ka pengesa. Atë e diskutuam sot që të mundemi të gjejmë mekanizma që të tejkalohen ato pengesa. Gjithsesi kryeministri mund t’i sqarojë idetë e tij, por vlerësoj se ka hapësirë ku mundemi të bëjmë diçka, nuk do të hyja në detaje. Në qoftë se lëvizim, atëherë do ta publikojmë para mediave”, theksoi Kaja Kallas, përfaqësuese e BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, shkruan Alsat.

Mickoski, nga ana tjetër theksoi se vendi është i gatshëm për zgjidhje të ngërçit me Bullgarinë, megjithatë ajo duhet të jetë e qëndrueshme dhe e dinjitetshme.

Sot, kërkova trajtim korrekt. Kërkova qëndrueshmëri. Evropa të tregojë lidership, i cili do të sjellë diçka me vlerë për qytetarët në realitet. Të kthehet besimi në idenë evropiane, veçanërisht te të rinjtë”, u shpreh Hristijan Mickoski, kryeministër.

Dora jonë mbetet e shtrirë. Ne jemi të hapur për miqësi, dialog dhe bashkëpunim. Por ne qëndrojmë të vendosur, të drejtë dhe dinjitoz – me porosi të qartë: jemi gati. Evropa mund të mbështetet te ne – dhe tani është koha që ne të fillojmë të mbështetemi te Evropa”, theksoi Hristijan Mickoski, kryeministër, transmeton KosovaPress.

Kallas gjatë ditës ka realizuar takime edhe me ministrin e Jashtëm Timço Mucunski dhe atë të Mbrojtjes, Vllado Misajllovski. Kallas viziton Shkupin, derisa ende nuk ka një strategji të qartë se vendi do ta tejkalojë veton e Bullgarisë për fillimin e negociatave, e cila kërkon që të futen bullgarët në Kushtetutën e Maqedonisë së Veriut.

Ky kusht, është pjesë e kornizës negociuese, ndërsa Bullgaria këmbëngul që për të nuk ka çfarë të rinegociohet. Megjithatë, Maqedonia e Veriut kërkon garanci që të mos përsëritet ngecja, me ndonjë veto tjetër eventuale në lidhje me çështjet bilaterale.

Continue Reading

Lajmet

Kallas në veri: E rëndësishme ta shohim vetë se çfarë po ndodh në terren

Published

on

By

Shefja e diplomacisë së Bashkimit Evropian, Kaja Kallas, në përfundim të vizitës së saj në Kosovë të premten, e vizitoi edhe Mitrovicën e Veriut, ku u ndal në zyrën e EULEX-it dhe u takua me përfaqësues të arsimit dhe sistemit të drejtësisë.

Në një deklaratë të shkurtër për media në Mitrovicën e Veriut, Kallas tha se ishte e rëndësishme shkuarja në pjesën veriore të Kosovës, sepse “atje dëgjohen narrative të ndryshme”.

Është e rëndësishme ta shohim vetë se çfarë po ndodh në terren dhe çfarë thonë njerëzit. Vizitova gjykatën që funksionon dhe që po pret kthimin e gjyqtarëve serbë. Gjithashtu u takova me përfaqësues të shkollave këtu për të kuptuar më mirë situatën, për të biseduar me qytetarët dhe për të parë me sytë e mi se çfarë ndodh në këtë pjesë”, deklaroi ajo.

Qindra pjesëtarë të komunitetit serb në veri dhanë dorëheqje nga institucionet e Kosovës, përfshirë komunat, policinë, gjykatat dhe prokurorinë, në nëntor të vitit 2022, pas një vendimi të Qeverisë së Kosovës për t’i zëvendësuar targat serbe të makinave me targa të Kosovës.

Nga ajo kohë, kryetarët e komunave Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq, u zëvendësuan me udhëheqës shqiptarë, pasi komuniteti shumicë serb në zonë i bojkotoi zgjedhjet.

Në gjykata, prokurori dhe polici, punonjësit serbë nuk u kthyen më.

Në një postim në Instagram, të shoqëruar me video nga takimi në gjykatë, Kallas shkroi se Bashkimi Evropian mbetet i mendimit se “kthimi i gjyqtarëve, prokurorëve dhe stafit serb të Kosovës është thelbësor për drejtësinë, stabilitetin dhe bashkëjetesën shumetnike”.

Në Mitrovicën e Veriut, Kallas shtoi gjithashtu se forcat ndërkombëtare ofrojnë një pasqyrë të qartë dhe reale të situatës në terren, për të cilën “njëra palë thotë një gjë, ndërsa pala tjetër diçka tjetër.”

Është thelbësore të flitet me njerëzit në terren për të parë se çfarë mund të bëjmë më shumë që e ardhmja të jetë e sigurt dhe e begatë për të gjithë në Kosovë”, përfundoi ajo./REL/

Continue Reading

Lajmet

​Kurti jep detaje nga darka me Kallas

Published

on

By

Në darkën e shtruar për shefen e diplomacisë evropiane Kaja Kallas, kryeministri në detyrë Albin Kurti tha se diskutuan për marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian, progresin në reforma, demokraci dhe ekonomi, bashkëpunimin reciprok dhe e integrimit evropian të vendit tonë.

Në një postim në Facebook, Kurti ka shprehur mirënjohje për angazhimin e Kallas për largimin e masave kufizuese dhe njoftimin se ato kanë nisur të largohen gradualisht.

Ky është hap pozitiv dhe një lajm i mirë për vendin, edhe pse masat janë vendosur padrejtësisht dhe se ato duhet të largohen plotësisht”, ka shkruar Kurti.

Institucionet e Kosovës janë të përkushtuara dhe angazhohen çdo ditë për sundim të ligjit, siguri publike dhe mirëqenie e shërbime për qytetarët tanë, pa dallim, tha Kurti.

Continue Reading

Të kërkuara