Kronikë e zezë

Policia konfiskon tri armë brenda 24 orëve në rajonin e Prishtinës, arrestohet një person

Published

on

Brenda 24 orëve të fundit, Policia e Kosovës ka realizuar tri aksione të ndara në rajonin e Prishtinës, të cilat kanë rezultuar me konfiskimin e tri armëve të zjarrit dhe shoqërimin e personave të dyshuar për “Armëmbajtje pa leje”.

Rastet kanë ndodhur në lokacione të ndryshme, ku në dy prej tyre armët u gjetën gjatë kontrolleve në komunikacion, ndërsa rasti i tretë lidhet me përdorimin e armës në një festë.

Në Obiliq gjatë një kontrolli të një veture në lëvizje, policia ka ndaluar të dyshuarin mashkull, të cilit në brez i është gjetur një pistoletë e tipit cal-9×19 mm me shtatë fishekë. Me vendim të prokurorit, ky person është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Në Prishtinë njësitet policore kanë ndaluar një tjetër veturë për kontroll rutinë, ku kanë gjetur dhe sekuestruar një pistoletë me gas që përmbante tre fishekë. Pas intervistimit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

Në Podujevë Policia ka ndërhyrë pasi është raportuar për të shtëna në një aheng familjar. I dyshuari ka dorëzuar vullnetarisht armën me gas me të cilën kishte shtënë. Edhe pas kontrollit të shtëpisë së tij, nuk u gjetën sende të tjera të dyshimta dhe ai u lirua në procedurë të rregullt.

 

Continue Reading

Kronikë e zezë

Sekuestrohen narkotikë dhe pajisje për paketim në Suharekë, arrestohen dy persona

Published

on

By

Policia ka ndaluar një veturë në Suharekë, ku gjatë kontrollit janë gjetur substanca të dyshuara narkotike dhe pajisje që dyshohet se janë përdorur për përpunimin dhe paketimin e tyre.

Rasti është regjistruar më 3 tetor 2026. Në veturë ndodheshin tre persona të dyshuar.

Gjatë kontrollit, policia ka sekuestruar 25.86 gramë substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë dhe 0.83 gramë substancë të dyshuar narkotike të llojit kokainë.

Po ashtu, janë gjetur dhe sekuestruar dy peshore për matjen e substancave narkotike, një grinder për bluarjen e marihuanës, një brisk dhe 63 qese të vogla, të cilat dyshohet se shërbenin për paketimin e narkotikëve.

Në cilësi të provave materiale janë sekuestruar edhe tre telefona celularë dhe një shumë parash të gatshme.

Pas intervistimit dhe me vendim të prokurorit, dy nga të dyshuarit janë arrestuar dhe janë dërguar në mbajtje, ndërsa personi i tretë është liruar dhe rasti ndaj tij do të procedohet në procedurë të rregullt.

Rasti mbetet nën hetim nga organet kompetente.

D.L

Continue Reading

Kronikë e zezë

Prishtinë: Një i dyshuar shoqërohet në Polici për ngacmim

Published

on

By

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, në Prishtinë është raportuar një rast i veprës penale “Ngacmim”, ku i një i dyshuar burrë ka ngacmuar një viktimë grua.

I dyshuari është shoqëruar në stacionin policor dhe pas intervistimit, me vendim të prokurorit kujdestar, është liruar në procedurë të rregullt. /E.A/

Continue Reading

Kronikë e zezë

Aksident me fatalitet në Prishtinë, viktima ndërron jetë në QKUK

Published

on

By

Një person ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra në një aksident trafiku në Prishtinë.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, aksidenti është raportuar më 3 tetor 2026. Viktima, ishte duke u trajtuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), pasi ishte goditur nga një veturë.

Policia ka njoftuar se viktima ka ndërruar jetë më 4 tetor, gjatë kohës sa ishte duke marrë trajtim mjekësor.

Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion.

Rasti është duke u hetuar nga organet kompetente.

D.L

Continue Reading

Kronikë e zezë

Raportohet për dhunim në Obiliq, i dyshuari në kërkim policor

Published

on

By

Një rast i rëndë është raportuar në Obiliq, ku një person dyshohet se ka kryer veprën penale të dhunimit ndaj një gruaje.

Sipas të dhënave të Policisë së Kosovës, rasti është raportuar për periudhën 4 tetor 2026, nga mesnata deri në orën 09:00. I dyshuari është mashkull, shtetas i Kosovës, ndërsa viktima është femër, po ashtu shtetase e Kosovës.

Për rastin është njoftuar prokurori kompetent, ndërsa i dyshuari aktualisht ndodhet në kërkim policor.

Policia ka bërë të ditur se rasti është duke u hetuar dhe se procedurat hetimore janë në zhvillim.

D.L

Continue Reading

Të kërkuara